{"id":71338,"date":"2022-06-13T21:25:37","date_gmt":"2022-06-13T19:25:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-bevis-shehaj-jep-shpjegime-per-denoncimet-e-reja-ne-veting\/2022\/06\/13\/"},"modified":"2023-04-06T16:08:28","modified_gmt":"2023-04-06T14:08:28","slug":"gjyqtari-bevis-shehaj-jep-shpjegime-per-denoncimet-e-reja-ne-veting","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-bevis-shehaj-jep-shpjegime-per-denoncimet-e-reja-ne-veting\/2022\/06\/13\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Bevis Shehaj jep shpjegime p\u00ebr denoncimet e reja n\u00eb veting"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Vlor\u00eb, Bevis Shehaj u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 13 qershor me gjetjet e reja t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, t\u00eb konstatuara pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimit p\u00ebr shkak t\u00eb denoncimeve t\u00eb kryera pas seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e zhvilluar m\u00eb 10 mars, KPK ngriti pik\u00ebpyetje p\u00ebr vendime t\u00eb gjyqtarit Shehaj t\u00eb marra n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor apo n\u00eb kushtet e konkfliktit t\u00eb interesit, konstatime q\u00eb u kund\u00ebrshtuar nga subjekti. Po ashtu, Shehajt ju b\u00ebn\u00eb pyetje mbi balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr pasurit\u00eb e krijuara prej prind\u00ebrve, p\u00ebrpara se ai t\u00eb em\u00ebrohej si gjyqtar.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Bevis Shehaj po kryhet nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb Tonci Petkovic.<\/p>\n<p><strong>Denoncimi p\u00ebr pasurin\u00eb e babait<\/strong><\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb denoncimi t\u00eb ri t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb KPK, babai i subjektit \u00ebsht\u00eb pronar i nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 300 m2 dhe t\u00eb nj\u00eb objekti t\u00eb gjendur aty, me sip\u00ebrfaqe 70 m2 n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Vlor\u00ebs. Relatori Komici sqaroi se subjekti ka shpjeguar se pasuria \u00ebsht\u00eb e trash\u00ebguar nga babai dhe familjar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Gjyqtari Shehaj parashtroi fillimisht n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb h\u00ebn\u00ebs q\u00ebndrimin e tij lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e relatimit t\u00eb komisionerit Olsi Komici. Sipas tij, n\u00eb relatim nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh prap\u00ebsimet e tij dhe e cil\u00ebsoi si tendencioz e jo e drejt\u00eb. Ai pretendoi se n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr subjekt rivler\u00ebsimi, relatimi p\u00ebr denoncimet kishte qen\u00eb m\u00eb i p\u00ebrmbledhur.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, relatori Komici deklaroi se nuk ka pasur asnj\u00eb lloj tendence karshi Shehajt dhe sqaroi se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb e konsoliduar e KPK-s\u00eb q\u00eb paraqiten konstatimet dhe n\u00eb vijim subjekti jep shpjegime. \u201cJo pa q\u00ebllim n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do pike thuhet se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohen p\u00ebrpara marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar\u201d, sqaroi Komici.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Shehaj e cil\u00ebsoi si tendencioze pyetjen e KPK-s\u00eb p\u00ebr mosdeklarimin e truallit dhe objektit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait. Ai pretendoi se nuk ka pasur detyrimin p\u00ebr t\u00eb deklaruar pasurit\u00eb e t\u00eb atit apo t\u00eb ndonj\u00eb personi tjet\u00ebr. \u201cM\u00eb duket e \u00e7uditshme se asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb keni th\u00ebn\u00eb t\u00eb listoja pasurit\u00eb e prind\u00ebrve. Nuk mund ti deklaroja se nuk i dija pasurit\u00eb e prind\u00ebrve. Duhej t\u00eb deklaroheshin nga ata. Por m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb shije t\u00eb keqe pyetja se p\u00ebrse nuk e kam deklaruar\u201d, theksoi Shehaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai u ndal n\u00eb gjetjet e m\u00ebparshme p\u00ebr pasurin\u00eb. Shehaj pretendoi se nuk ishin p\u00ebrllogaritur drejt t\u00eb ardhurat e tij n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA duke deklaruar se kishte siguruar nga puna atje 17 mij\u00eb USD dhe jo 5000 USD sa kishte p\u00ebrllogaritur Komisioni. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se p\u00ebrfshirja e gjith\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb fituara nga puna n\u00eb SHBA mbulonin nj\u00eb balanc\u00eb negative t\u00eb konstatuar p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Ford Focus.<\/p>\n<p>Po ashtu, Shehaj deklaroi se Komisioni kishte p\u00ebrllogaritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ardhurat e tij nga puna si pedagog duke pretenduar se n\u00eb total jan\u00eb 1.4 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga sa jan\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb analiz\u00ebn paraprake.<\/p>\n<p>Shehaj pretendoi se KPK nuk zbaton t\u00eb nj\u00ebjtin standart p\u00ebr gjetjet. Sipas tij, p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb dhuruar nga i ati, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar vlera e deklaruar prej tij p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, por ajo e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb. \u201cKurse p\u00ebr pagat u referoheni t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb bank\u00ebs dhe jo kontrat\u00ebs s\u00eb pun\u00ebsimit\u201d, deklaroi Shehaj dhe argumentoi se legjilsacioni q\u00eb detyroi pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr kryerjen e pagesave vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs, kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 2016. \u201cKam marr\u00eb pagesa edhe dorazi. Ju lutem t\u00eb aplikoni t\u00eb nj\u00ebjtin standart\u201d, k\u00ebrkoi Shehaj.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar p\u00ebr krijimin e pasurive nga prind\u00ebrit e tij para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, duke shpjeguar se jan\u00eb p\u00ebrllogaritur disa her\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat vlera q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb bank\u00eb dhe depozituar n\u00eb tjetr\u00ebn. Shehaj k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit p\u00ebr familjen e origjin\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e motr\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb jeton dhe punon n\u00eb Gjermani, duke v\u00ebrejtur se edhe ajo ishte pjes\u00eb e certifikat\u00ebs familjare.<\/p>\n<p><strong>Denoncimi p\u00ebr kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Komici tha se Komisioni ka verifikuar nj\u00eb denoncim ndaj subjektit ku pretendohet p\u00ebr kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb tij me xhaxhan\u00eb q\u00eb hetohet p\u00ebr shp\u00ebrndarje narkotik\u00ebsh. Sipas tij, n\u00eb denoncim \u00ebsht\u00eb pretenduar p\u00ebr udh\u00ebtim n\u00eb Rom\u00eb t\u00eb subjektit me kush\u00ebrinjt\u00eb e tij dhe takim me xhaxhain.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se lidhur me k\u00ebt\u00eb denoncim ka paraqitur gjetje edhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nga \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar se \u00e7\u00ebshtj ka kaluar p\u00ebr shqyrtimin e provave. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruar nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM, ndalimi \u00ebsht\u00eb kryer pasi dyshohet se xhaxhai i subjektit u ka dh\u00ebn\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb 980 gram\u00eb cannabis sativa.<\/p>\n<p>Relatori Komici pohoi se nga hetimi paraprak duket se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast subjekti ka pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Gjyqtari Shehaj deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se xhaxhai \u00ebsht\u00eb ndaluar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb mbajtjes s\u00eb narkotik\u00ebve. \u201cJu thoni trafikim t\u00eb narkotik\u00ebve. Duket tendencioze pyetja\u201d, rip\u00ebrs\u00ebriti Shehaj vler\u00ebsimin e tij p\u00ebr pyetjet q\u00eb i ishin drejtuar nga Komisioni lidhur me denoncimet e kryera.<\/p>\n<p>\u201cSe ku doli xhaxhai i proceduar p\u00ebr trafikim, nuk e di pasi u kap n\u00eb mes t\u00eb Rom\u00ebs p\u00ebr mbajtje\u201d, shpjegoi Shehaj dhe shpjegoi se kishte verifikuar edhe fjalorin e Gjuh\u00ebs Shqipe, ku sipas tij trafikim konsiderohej kalimi i paligjsh\u00ebm t\u00eb sasive t\u00eb drog\u00ebrave nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se xhaxhain e kishte takuar n\u00eb nj\u00eb banket familjar ku gjendeshin rreth 30 t\u00eb af\u00ebrm e familjar\u00eb. Ai pretendoi se nuk e dinte q\u00eb do t\u00eb vinte dhe xhaxhai dhe deklaroi se kishte mbajtur distanc\u00eb. \u201cT\u00eb konsiderohet si takim rast\u00ebsor\u201d, k\u00ebrkoi Shehaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Shehaj sqaroi se policia kishte kapur me l\u00ebnd\u00eb narkotike dy persona, t\u00eb cil\u00ebt kishin pretenduar se i\u2019ua kishte dh\u00ebn\u00eb xhaxhai dhe nj\u00eb person tjet\u00ebr. Sipas Shehajt, personi tjet\u00ebr q\u00eb ishte me xhaxhan\u00eb ishte shpallur i pafajsh\u00ebm me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, me arsyetimin se nuk e kishte kryer faktin. Subjekti pohoi se dhe avokati i xhaxhait kishte siguruar se do t\u00eb merrej pafaj\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsoj se sinqeritti im n\u00eb deklarim, tregon se jam i ndersh\u00ebm. E kam deklaruar para jush se xhaxhai im \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb vitin 2019 dhe ju nuk me keni b\u00ebr\u00eb pyetje\u201d, v\u00ebrejti Shehaj dhe k\u00ebrkoi q\u00eb analiza e k\u00ebsaj situate t\u00eb b\u00ebhej bazuar n\u00eb rastet e lidhjeve t\u00eb gjakut dhe lidhjeve t\u00eb krushqis\u00eb. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb xhaxhai t\u00eb mos konsiderohet si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm duke argumentuar se vepra penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb ndaluar nuk p\u00ebrb\u00ebn krim t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p><strong>Denoncimet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Shehaj u p\u00ebrball edhe me gjetje t\u00eb reja t\u00eb Komisionit lidhur me denoncime t\u00eb kryera p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuara prej tij. Komici konstatoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh, ku subjekti ka vendosur gjoba ndaj pal\u00ebve padit\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb konstatuar se pala padit\u00ebse \u00ebsht\u00eb gjobitur dy her\u00eb nga Shehaj p\u00ebr padi t\u00eb paplot\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosplot\u00ebsimit t\u00eb adres\u00ebs s\u00eb sakt\u00eb dhe padi ndaj nj\u00eb personi q\u00eb kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se vendimarrjet p\u00ebr gjobat jan\u00eb t\u00eb pargumentuara, pasi adresa ka rezultuar e plot\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK ka gjetur t\u00eb paqart\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ka marr\u00eb dijeni subjekti se nj\u00eb prej shtat\u00eb t\u00eb paditurve kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe p\u00ebrse nuk mund t\u00eb vazhdohej gjykimi p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Po ashtu, p\u00ebrcaktimi n\u00eb vendim q\u00eb gjoba t\u00eb ekzekutohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur prej Komisionit n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Gjyqtari Shehaj deklaroi se kishte kryer njoftim me shkrim p\u00ebr plot\u00ebsimin e t\u00eb metave dhe nuk kishte pasur reagim. Ai shpjegoi se n\u00eb rastet e bashk\u00ebnd\u00ebrgjyq\u00ebsive, kur nj\u00eb prej t\u00eb paditurve ka nd\u00ebrruar jet\u00eb para kryerjes s\u00eb padis\u00eb, at\u00ebher\u00eb padia kthehet p\u00ebr t\u2019u plot\u00ebsuar. Subjekti deklaroi se k\u00ebt\u00eb fakt e kishte m\u00ebsuar n\u00eb seanc\u00eb nga avokatja e nj\u00eb prej t\u00eb paditurve.<\/p>\n<p>Ai shtoi se pala padit\u00ebse kishte kryer padi t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb edhe n\u00eb gjykat\u00ebn e rrethit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte qen\u00eb i detyruar ta pushonte dhe t\u00eb gjobiste padit\u00ebsin p\u00ebr padi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur. Shehaj shpjegoi se n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve administrative p\u00ebrcaktohet m\u00ebnyra e ekzekutimit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb konstatuar konflikt interesi n\u00eb nj\u00eb vendimarrje, p\u00ebr pezullimin e veprimeve p\u00ebrmbarimore, pasi p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i pal\u00ebs s\u00eb paditur kishte qen\u00eb avokat i babait t\u00eb Shehajt. Po ashtu, vendimarrja e subjektit \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimarrjet e tij p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Shehaj deklaroi se nuk e kishte rr\u00ebzuar padin\u00eb p\u00ebr ekzekutimin e veprimeve p\u00ebrmbarimore, por se e kishte pezulluar pasi pala e paditur kishte dokumentuar se nuk kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr ekzekutim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe mund t\u00eb sillte d\u00ebme t\u00eb pariparueshme ndaj saj.<\/p>\n<p>Shehaj \u00ebsht\u00eb denoncuar dhe nga nj\u00eb ish-shok shkolle, q\u00eb sipas Komicit kishte qen\u00eb drejtor i ALUIZN-it Vlor\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur pretendohet se \u00ebsht\u00eb kryer shkelja prej subjektit. Denoncuesi ka pretenduar se Shehaj duhej t\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e tij, pasi kishte komunikuar me t\u00eb atin e subjektit p\u00ebr legalizimin e nj\u00eb prone.<\/p>\n<p>Ai ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit edhe mesazhe telefonike q\u00eb ka pretenduar se i ka shk\u00ebmbyer me Shehajn. Sipas Komicit, gjuha e p\u00ebrdorur n\u00eb komunikimet telefonike duket jasht\u00eb etik\u00ebs s\u00eb magjistratit dhe se gjykimi i \u00e7\u00ebshtjes ishte kryer n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, pasi njihej me denoncuesin. \u201cDuket se ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia\u201d, pohoi Komici dhe v\u00ebrejti konstatime p\u00ebr sjellje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera duke c\u00ebnuar besimin e publikut.<\/p>\n<p>\u201cThot\u00eb se ka legalizuar nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb babait dhe se i kam rr\u00ebzuar padin\u00eb. K\u00ebtu duket se nuk ka konlfikt interesi,\u201d argumentoi Shehaj dhe shtoi se q\u00ebndrimi i tij provonte se ishte i pandikuar. Shehaj pretendoi se denoncuesi kishte marr\u00eb dy telefona dhe kishte shkruar \u00e7far\u00eb kishte dashur vet\u00eb, e m\u00eb pas i kishte sjell\u00eb si prova.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, subjekti ka c\u00ebnuar t\u00eb drejtat e pal\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet vendosjes s\u00eb gjobave ndaj nj\u00eb punonj\u00ebseje t\u00eb tatimeve, megjith\u00ebse vendimarrja e par\u00eb e tij p\u00ebr sanksionin ishte rr\u00ebzuar nga nj\u00eb trup\u00eb tjet\u00ebr gjykuese. Shehaj shpjegoi se kishte vendosur gjob\u00eb ndaj juristes, pasi faji kishte rezultuar t\u00eb ishte e personit n\u00eb fjal\u00eb dhe jo e institucionit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb konstatuar se ka vendosr gjob\u00eb ndaj nj\u00eb personi q\u00eb nuk ka qen\u00eb pal\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb konstatuar se ka zvarritur gjykimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb gjyqtari.<\/p>\n<p>Nj\u00eb denoncim ndaj Shehajt \u00ebsht\u00eb kryer dhe nga ish-kancelarja e gjykat\u00ebs, prej nga ka rezultuar se subjekti e ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb disa raste si pal\u00eb n\u00eb proces dhe e ka urdh\u00ebruar t\u00eb kryej\u00eb veprime.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e verifikuar nga Komisioni ka rezultuar subjekti ka k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin nga \u00e7\u00ebshtja t\u00eb nj\u00eb avokati dhe t\u00eb sekretares, pasi kjo e fundit rezultonte t\u00eb kishte marr\u00ebdh\u00ebnie krushqie me pal\u00ebn padit\u00ebse. Po ashtu, subjekti i \u00ebsht\u00eb drejtuar prokuroris\u00eb duke k\u00ebrkuar q\u00eb punonj\u00ebsen e IT-s\u00eb s\u00eb gjykat\u00ebs ta deklaroj\u00eb si bashk\u00ebpun\u00ebtore t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb rr\u00ebfente veprimet e ish-kancelares dhe t\u00eb nj\u00eb gjyqtari. Sipas Komicit, duket se k\u00ebto veprime c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Gjytqari Bevis Shehaj deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se padit\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritura kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Sipas tij, kryheshin nga tre padi nj\u00ebkoh\u00ebsisht me t\u00eb nj\u00ebjtin objekt, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i bjer\u00eb edhe gjyqtarit q\u00eb duan. \u201cPal\u00ebt e forta ekonomikisht blejn\u00eb shortin q\u00eb t\u00eb zgjedhin gjyqtarin dhe pala e paditur shkon si \u2018cjapi tek kasapi\u2019. Prandaj i aplikoj gjobat, p\u00ebr padit\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritura\u201d, deklaroi Shehaj dhe v\u00ebrejti se p\u00ebr subjektet e tjer\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk lexohen prej Komisionit t\u00eb gjitha denoncimet.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Shehaj k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 15 qershor, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Vlor\u00eb, Bevis Shehaj u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 13 qershor me gjetjet e reja t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, t\u00eb konstatuara pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimit p\u00ebr shkak t\u00eb denoncimeve t\u00eb kryera pas seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb d\u00ebgjimore. N\u00eb seanc\u00ebn e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71339,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[231,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Bevis-Shehaj-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Bevis Shehaj pas nj\u00eb seance n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71338"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71338"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71338\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71340,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71338\/revisions\/71340"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71339"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71338"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71338"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71338"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}