{"id":71341,"date":"2022-06-13T16:48:06","date_gmt":"2022-06-13T14:48:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pas-nje-bresherie-kerkesash-shtyhet-serish-seanca-per-gjyqtarin-andri-ymerin\/2022\/06\/13\/"},"modified":"2023-04-06T16:08:36","modified_gmt":"2023-04-06T14:08:36","slug":"pas-nje-bresherie-kerkesash-shtyhet-serish-seanca-per-gjyqtarin-andri-ymerin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pas-nje-bresherie-kerkesash-shtyhet-serish-seanca-per-gjyqtarin-andri-ymerin\/2022\/06\/13\/","title":{"rendered":"Pas nj\u00eb \u201cbresh\u00ebrie\u201d k\u00ebrkesash, shtyhet s\u00ebrish seanca p\u00ebr gjyqtarin Andri Ymerin"},"content":{"rendered":"<p>Menj\u00ebher\u00eb sapo mori fjal\u00ebn pas p\u00ebrsh\u00ebndetjeve t\u00eb kortezis\u00eb, gjyqtari Andri Ymeri i vuri n\u00eb dukje trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb se kishte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash paraprake.<\/p>\n<p>\u201cI doni nj\u00eb e nga nj\u00eb apo me bresh\u00ebri,\u201d tha Ymeri duke iu drejtuar kryesueses s\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Pamela Qirko. Pas disa v\u00ebrejtjesh p\u00ebr shpejt\u00ebsin\u00eb e leximit, Qirko ia la n\u00eb dor\u00eb atij t\u00eb zgjidhte.<\/p>\n<p>Ymeri m\u00eb pas lexoi nj\u00eb material t\u00eb detajuar nga lap topi q\u00eb e mbante t\u00eb hapur mbi tavolin\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin ngriheshin dyshime mbi nj\u00ebanshm\u00ebrin\u00eb e trup\u00ebs dhe aft\u00ebsin\u00eb e saj. Ai po ashtu lexoi t\u00eb plota disa nene p\u00ebr mosdiskriminimin, ku tha se kishte b\u00ebr\u00eb me \u201cbold\u201d fjal\u00ebn vendbanim.<\/p>\n<p>Gjyqtari i Shkodr\u00ebs pretendoi se KPK padrejt\u00ebsisht i kishte mohuar t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb kishte avokat t\u00eb v\u00ebllan\u00eb dhe i p\u00ebrmendi Komisionit tre raste kur subjektet ishin mbrojtur nga t\u00eb af\u00ebrmit e tyre.<\/p>\n<p>Pasi Ymeri p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb emrat e dy prokuror\u00ebve dhe nj\u00eb gjyqtareje q\u00eb ishin mbrojtur nga t\u00eb af\u00ebrmit e tyre, kryesuesja i t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen t\u00eb p\u00ebrdorte inicialet. Por Ymeri kund\u00ebrshtoi, nd\u00ebrsa tha se t\u00eb p\u00ebrmendurit ishin gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb dhe se bazuar n\u00eb ligjin p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit emrat e tyre nuk kishte pse t\u00eb anonimizoheshin. Kjo u kund\u00ebrshtua nga kryesuesja, q\u00eb i k\u00ebrkoi atij t\u00eb zbatonte rregulloren e KPK p\u00ebr p\u00ebrmendjen e t\u00eb tret\u00ebve. N\u00eb fund, Ymeri i k\u00ebrkoi Komisionit t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb edhe nga Etleda \u00c7iftja an\u00ebtare dhe Roland Ilia relator, ta revokonte vendimin dhe t\u2019i jepte mund\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait q\u00eb ta mbronte.<\/p>\n<p>E t\u00ebrhequr n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, trupa vendosi t\u00eb pranonte k\u00ebrkes\u00ebn. Qirko lexoi se duke qen\u00eb se vendimi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar v\u00ebllan\u00eb si avokat ishte marr\u00eb para nj\u00eb vendimi q\u00eb e p\u00ebrjashtonte at\u00eb si d\u00ebshmitar, trupa e lejonte v\u00ebllan\u00eb e gjyqtarit t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e mbrojtjes.<\/p>\n<p>Ky vendim u duk i papritur p\u00ebr Ymerin. Gjyqtari dhe tashm\u00eb dy mbrojt\u00ebsit e tij, Arben Llangozi n\u00eb t\u00eb majt\u00eb dhe Gerti Ymeri n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, k\u00ebrkuan pes\u00eb minuta p\u00ebr t\u2019u koordinuar mes tyre.\u00a0 Por seanca d\u00ebgjimore, e dyta n\u00eb rradh\u00eb p\u00ebr Ymerin, u duk qart\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb niste as pas k\u00ebtij pushimi.<\/p>\n<p>Pas pushimit, Ymeri tha se do t\u00eb depozitonte k\u00ebrkes\u00ebn paraprake num\u00ebr 6. \u201cKaloj te 6-ta, se nuk e prisja k\u00ebt\u00eb vendim,\u201d tha ai, duke iu referuar pranimit nga KPK t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Brenda k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb re q\u00eb u lexua po nga vet\u00eb gjyqtari kishte disa k\u00ebrkesa, p\u00ebrfshi pyetje t\u00eb Ymerit se p\u00ebrse trupa kishte shkelur rregulloren, koh\u00ebn q\u00eb kishte marr\u00eb relatori p\u00ebr t\u00eb lexuar p\u00ebrgjigjet e tij dhe relacion e p\u00ebrgatitur prej Ilias.<\/p>\n<p>Ymeri i k\u00ebrkoi trup\u00ebs t\u00eb shprehej po ashtu mbi paanshm\u00ebrin\u00eb dhe elemente t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebrkuara prej ligjit, por n\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs me aludime, ai k\u00ebrkoi ndjes\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebrkesat ishin p\u00ebrgatitur prej avokat\u00ebve me pritshm\u00ebrit\u00eb q\u00eb trupa do refuzonte k\u00ebrkes\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>E mbledhur s\u00ebrish n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, trupa u kthye me p\u00ebrgjigje p\u00ebr secil\u00ebn pyetje. Qirko tha se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebrkesave t\u00eb subjektit ishin parashikuara n\u00eb ligj dhe se trupa e zbatonte ligjin. Ajo i vui n\u00eb dukje Ymerit se p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb zvarritur seanc\u00ebn nuk e pengonin trup\u00ebn t\u00eb kryente pun\u00ebn e saj. \u201cKemi koh\u00eb mjaftuesh\u00ebm,\u201d tha komisionerja.<\/p>\n<p>Kjo nuk i ndaloi k\u00ebrkesat paraprake. T\u00eb tret\u00ebn n\u00eb radh\u00eb e lexoi v\u00ebllai i subjektit, q\u00eb i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb dhe ONM-s\u00eb informacion n\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb ai iu referua si \u201cshorti special\u201d dhe q\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn list\u00eb gjyqtarin dhe t\u00eb motr\u00ebn, prokuroren Ajola Pren\u00e7i (Ymeri), q\u00eb u shkarkua nga KPK n\u00eb n\u00ebntor 2021.<\/p>\n<p>Pas t\u00ebrheqjes n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, trupa i vuri n\u00eb dukje subjektit se kjo k\u00ebrkes\u00eb ishte \u201ck\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion\u201d dhe nuk ishte formalisht k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr veprimet procedurale apo seanc\u00ebn d\u00ebgjimore. Pas rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese, avokati tjet\u00ebr i subjektit Arben Llangozi tha se ai kishte nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt q\u00eb nuk ishte me shkrim, por q\u00eb po e paraqiste me goj\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati fillimisht foli mbi lirin\u00eb dhe nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb si\u00e7 parashikohen n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe parashtroi edhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e komisioneres Etleda \u00c7iftja, p\u00ebr faktin se ajo ishte sipas tij e marr\u00eb e pandehur. Ai m\u00eb pas shtoi se po p\u00ebrfaq\u00ebsonte n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Posa\u00e7me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj komisionerit Roland Ilia, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se ky i fundit mund t\u00eb ishte n\u00eb konflikt me t\u00eb.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb debati n\u00ebse kishte apo jo konflikt interesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, vet\u00eb Ymeri shtoi se ai kishte shqyrtuar n\u00eb gjykat\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cilat Ilia kishte qen\u00eb avokat. Ymeri tha se nj\u00eb nga vendimet e kishte sjell\u00eb n\u00eb KPK p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit profesional dhe aludoi se Ilia duhej t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, pasi do i duhej t\u00eb vler\u00ebsonte nj\u00eb vendim n\u00eb t\u00eb cilin kishte qen\u00eb pal\u00eb.<\/p>\n<p>Por kryesuesja i tha gjyqtarit se trupa nuk e kishte shqyrtuar profesionalizmin e tij dhe se p\u00ebr pasoj\u00eb, komisioneri nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij vendimi. Qirko polemizoi me gjyqtarin duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ai duhej t\u00eb kishte njoftuar trup\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konflikt interesi, kur ishte njohur me p\u00ebrb\u00ebrjen e saj.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupa tha se nuk ishte e qart\u00eb p\u00ebr baz\u00ebn ligjore t\u00eb dy k\u00ebrkesave q\u00eb u paraqit\u00ebn me goj\u00eb me disa nd\u00ebrhyrje dhe i k\u00ebrkoi Ymerit t\u2019i paraqiste ato me shkrim. KPK fillimisht vendosi afat or\u00ebn 17.00 t\u00eb pasdites. Pasi avokati Llangozi k\u00ebrkoi m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb edhe \u201cp\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb drek\u00eb\u201d, kryesuesja Qirko, q\u00eb ironizoi se dreka nuk ishte \u201cpushim procedural i njohur\u201d, tha se k\u00ebrkesat mund t\u00eb paraqiteshin t\u00eb mart\u00ebn deri n\u00eb or\u00ebn 12.00.<\/p>\n<p>Kjo solli nj\u00eb mosdakord\u00ebsi mes Ymerit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve, q\u00eb u kujtuan se e marta \u00ebsht\u00eb dit\u00eb greve p\u00ebr ta si avokat\u00eb. Pas paqart\u00ebsis\u00eb q\u00eb u krijua, Qirko nd\u00ebrhyri duke u b\u00ebr\u00eb me dije avokat\u00ebve se k\u00ebrkesa mund t\u00eb dor\u00ebzohej nga vet\u00eb subjekti: \u201cK\u00ebshtu q\u00eb ju nuk b\u00ebheni grev\u00ebthyes\u201d, tha ajo. Seanca u mbyll pa l\u00ebn\u00eb nj\u00eb or\u00eb apo nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, e cila do t\u00eb caktohet pas shqyrtimit t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Menj\u00ebher\u00eb sapo mori fjal\u00ebn pas p\u00ebrsh\u00ebndetjeve t\u00eb kortezis\u00eb, gjyqtari Andri Ymeri i vuri n\u00eb dukje trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb se kishte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash paraprake. \u201cI doni nj\u00eb e nga nj\u00eb apo me bresh\u00ebri,\u201d tha Ymeri duke iu drejtuar kryesueses s\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Pamela Qirko. Pas disa v\u00ebrejtjesh p\u00ebr shpejt\u00ebsin\u00eb e leximit, Qirko ia la n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71342,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[132,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Andri-Ymeri-pas-seances-222.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Andri Ymeri pas seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71341"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71341"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71341\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71343,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71341\/revisions\/71343"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71341"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71341"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71341"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}