{"id":71344,"date":"2022-06-13T11:29:12","date_gmt":"2022-06-13T09:29:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-matilda-shallen-per-balanca-negative-ne-vlera-te-medha\/2022\/06\/13\/"},"modified":"2023-04-06T16:08:49","modified_gmt":"2023-04-06T14:08:49","slug":"kpk-e-shkarkoi-matilda-shallen-per-balanca-negative-ne-vlera-te-medha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-matilda-shallen-per-balanca-negative-ne-vlera-te-medha\/2022\/06\/13\/","title":{"rendered":"KPK e shkarkoi Matilda Shall\u00ebn p\u00ebr balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Fierit, Matilda Shalla u shkarkua nga detyra m\u00eb 28 prill, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ajo kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb e krijuara gjat\u00eb martes\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPK p\u00ebr dy apartamente, nj\u00eb garazh, nj\u00eb automjet si dhe p\u00ebr shpenzimet e tjera t\u00eb deklaruara, ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative totale n\u00eb vler\u00ebn 57.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr gjyqtaren Shalla u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtar Roland Ilian, q\u00eb vendosi ta p\u00ebrmbyll\u00eb hetimin administrativ vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Matilda Shalla p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2008 dhe punoi fillimisht si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit. Prej vitit 2009 dhe deri n\u00eb shkarkimin nga detyra, ajo e ushtroi funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK konstatohet se balancat negative m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha kan\u00eb rezultuar p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb provuar me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat e ish-bashk\u00ebshortit nga shoq\u00ebrit\u00eb ku ai rezultonte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ortakut. Sipas Komisionit, nga hetimi ka rezultuar se shoq\u00ebrit\u00eb nuk kan\u00eb ndar\u00eb dividend dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk jan\u00eb konsideruar si burim t\u00eb ardhurat e deklaruara. KPK e ka shtrir\u00eb analiz\u00ebn financiare vet\u00ebm n\u00eb burimet e pasurive t\u00eb krijuara gjat\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 136 m2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2013 nga \u201cRaiffeisen Bank\u201d, subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d se ka parapaguar 80 mij\u00eb euro ish-bashk\u00ebshorti. N\u00eb seksionin e detyrimeve financiare ndaj personave juridik\u00eb dhe fizik\u00eb Shalla ka deklaruar dhe kredi bankare n\u00eb shum\u00ebn 95 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2013, po nga \u201cRaiffeisen Bank\u201d, me objekt \u201cblerje sht\u00ebpie\u201d. Si kolateral \u00ebsht\u00eb vendosur apartamenti i bler\u00eb me sip\u00ebrfaqe 136 m2. Po ashtu, ka sh\u00ebnuar se gjendja e detyrimit t\u00eb mbetur pa shlyer \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 92 mij\u00eb e 122 euro.<\/p>\n<p>Kjo pasuri rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Shall\u00ebs dhe ish-bashk\u00ebshortit, por \u00ebsht\u00eb vendosur si kolateral prej k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb prej shoq\u00ebrive q\u00eb administronte. Pasi ka d\u00ebshtuar t\u00eb shlyej\u00eb kredin\u00eb, apartamenti \u00ebsht\u00eb kaluar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vendimi t\u00eb p\u00ebrmbaruesit gjyq\u00ebsor t\u00eb n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2013 dhe nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb ribler\u00eb nga subjekti.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me riblerjen e k\u00ebsaj pasurie nga \u201cRaiffeisen Bank\u201d n\u00eb vitin 2013, Komisioni konkludon se subjekti nuk arriti t\u00eb provonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb shum\u00ebs prej 80 mij\u00eb euro, t\u00eb paguar si k\u00ebst paraprak nga ish-bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb sqaruar burimin e shum\u00ebs 80 mij\u00eb euro, gjyqtarja Shalla ka referuar nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai shprehet se t\u00eb ardhurat kan\u00eb qen\u00eb nga bizneset e tij. Sipas deklarat\u00ebs, vlera 80 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb kthyer mbrapsht nga nj\u00eb komapni dhe p\u00ebrfaq\u00ebson pages\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr t\u00eb porositur pas martes\u00ebs nga ish-bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar lidhur me porosin\u00eb e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2010. Sipas KPK, ish-bashk\u00ebshorti i subjektit ka porositur n\u00eb vitin 2010 nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 163.43 m2 p\u00ebr vler\u00ebn 294 mij\u00eb euro dhe duke qen\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb shlyhet gjith\u00eb \u00e7mimi, n\u00eb vitin 2013 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjidhja e kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se ish-bashk\u00ebshorti ka paguar n\u00eb vitin 2010 shum\u00ebn totale 130 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 163.43 m2 dhe pas prishjes s\u00eb kontrat\u00ebs i \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb llogarin\u00eb e tij vlera 70 mij\u00eb euro. Pagesat e kryera n\u00eb vitin 2010 nuk jan\u00eb deklaruar nga subjekti dhe as prej ish-bashk\u00ebshortit. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar pak\u00ebsimi i k\u00ebsaj pasurie n\u00eb 2013-\u00ebn.<\/p>\n<p>Shalla ka pretenduar se nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre transaksioneve dhe as nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb ishte n\u00eb dijeni p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs me personin e lidhur, fakt t\u00eb cilin subjekti ka pretenduar se e ka deklaruar n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Por, KPK v\u00ebren se nd\u00ebrprerja e bashk\u00ebjetes\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb legjislacionin e familjes si institut ligjor q\u00eb shkarkon bashk\u00ebshort\u00ebt nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tyre kundrejt pasurive t\u00eb krijuara nga martesa dhe v\u00ebr\u00ebn se zgjidhja ligjore e martes\u00ebs \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb ish-bashk\u00ebshorti i subjektit t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar dividend nga shoq\u00ebrit\u00eb tregtare ku ka qen\u00eb ortak, t\u00eb ardhurat nga bizneset e tij t\u00eb deklaruara si burim p\u00ebr pagesat e kryera p\u00ebr apartamentin e porositur n\u00eb vitin 2010 nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare dhe ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 19.3 milion\u00eb p\u00ebr shlyerjen e shum\u00ebs 130 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00eb shuma 80 mij\u00eb euro e pretenduar si e kthyer mbrapsht, e deklaruar se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr parapages\u00ebn e apartamentit 136 m2 t\u00eb ribler\u00eb nga \u201cRaifeisen Bank\u201d n\u00eb vitin 2013. P\u00ebr parapages\u00ebn e vler\u00ebs 80 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2013, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 33.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Komisioni konstaton se subjekti nuk ka deklaruar burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi me sip\u00ebrfaqe 22.6 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2012, kundrejt \u00e7mimit 22 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pasi \u00ebsht\u00eb pyetur nga Komisioni, Shalla ka referuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn deklarat\u00eb t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga bizneset n\u00eb t\u00eb cilat ai \u00ebsht\u00eb ortak, por p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ka rezultuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura n\u00eb form\u00eb dividendi.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare, subjekti ka rezultuar n\u00eb pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb hollash n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb dat\u00ebn e blerjes s\u00eb garazhit.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs subjekti ka shpjeguar se n\u00eb deklarimin e vitit 2007, p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, ka deklaruar raportin dhe burimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr apartamentin dhe garazhin q\u00eb disponon aktualisht. KPK v\u00ebren se n\u00eb kontrat\u00eb rezulton q\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrcaktuar se p\u00ebr shum\u00ebn e p\u00ebrgjithshme prej 127 mij\u00eb e 300 eurosh, subjekti p\u00ebrfiton pron\u00ebsin\u00eb n\u00eb lidhje me nj\u00eb apartament dhe garazh.<\/p>\n<p>Shalla ka pretenduar se e ka konsideruar t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimin, n\u00eb momentin q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarimi i kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Por sipas KPK, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka pasur q\u00ebllim deklarimin e t\u00eb drejtave t\u00eb fituara nga kontrata e sip\u00ebrmarrjes s\u00eb dat\u00ebs 4 maj 2007, por ka deklaruar shprehimisht apartamentin prej 117,5 m2 q\u00eb m\u00eb von\u00eb, me ndryshimet e objektit nga ana e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar duke mb\u00ebrritur me sip\u00ebrfaqe 136 m2.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00ebse do t\u00eb ishte pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e par\u00eb, subjekti i kishte t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ta sakt\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb deklarim p\u00ebr sa i takon pasuris\u00eb &#8216;garazh&#8217; n\u00eb deklarat\u00ebn vijuese t\u00eb vitit 2012, p\u00ebr arsye se subjekti kishte detyrimin ligjor t\u00eb deklaronte ndryshimin e \u00e7do pasurie n\u00eb vetvete, apo t\u00eb drejtave reale mbi t\u00eb, sikurse parashikohet n\u00eb ligjin nr. 9049\/2003, \u2018P\u00ebr deklarimin e pasurive\u2019, i ndryshuar&#8221;, arsyeton Komisioni dhe shton se n\u00eb deklarat\u00ebn &#8220;veting&#8221;, Shalla e ka deklaruar garazhin t\u00eb bler\u00eb me kontrat\u00ebn e vitit 2012.<\/p>\n<p>KPK vler\u00ebson se subjekti nuk arriti t\u00eb provonte se pasuria \u201cgarazh\u201d, e fituar para detyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb fituar n\u00eb vitin 2012 dhe e pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb provuar ndarjen e dividendit nga shoq\u00ebrit\u00eb ku bashk\u00ebshorti ka qen\u00eb ortak, ka sjell\u00eb pamjaftueshm\u00ebri financiare dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr \u00e7mimin 23 mij\u00eb e 200 euro.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Fierit, Matilda Shalla u shkarkua nga detyra m\u00eb 28 prill, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ajo kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb e krijuara gjat\u00eb martes\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha. Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPK p\u00ebr dy apartamente, nj\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71345,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[208,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Matilda-Shalla-pas-vendimit.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Matilda Shalla pas shpalljes s\u00eb vendimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71344"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71344"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71344\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71346,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71344\/revisions\/71346"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71344"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71344"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71344"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}