{"id":71353,"date":"2022-06-09T20:37:30","date_gmt":"2022-06-09T18:37:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-gerd-hoxha-pretendoi-se-kishte-njeanshmeri-ne-analizen-financiare-te-kolegjit\/2022\/06\/09\/"},"modified":"2023-04-06T16:09:21","modified_gmt":"2023-04-06T14:09:21","slug":"gjyqtari-gerd-hoxha-pretendoi-se-kishte-njeanshmeri-ne-analizen-financiare-te-kolegjit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-gerd-hoxha-pretendoi-se-kishte-njeanshmeri-ne-analizen-financiare-te-kolegjit\/2022\/06\/09\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Gerd Hoxha pretendoi se kishte nj\u00ebanshm\u00ebri n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Kolegjit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Gerd Hoxha, e cil\u00ebsoi t\u00eb enjten t\u00eb kund\u00ebrligjshme dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me precedent\u00ebt e vendosur nga vet\u00eb Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPA, q\u00eb si\u00e7 u kuptua e nxirrte at\u00eb me diferenca negative.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb b\u00ebnte kund\u00ebrshtimet ai i k\u00ebrkoi Kolegjit ta cil\u00ebsonte analiz\u00ebn t\u00eb pavlefshme, duke th\u00ebn\u00eb se ajo thjesht\u00eb kishte p\u00ebrkthyer n\u00eb shifra dhe tabela parashtrimet e Komisionerit dhe ironizoi se KPA kishte ndihmuar Komisionerin n\u00eb ankim. Hoxha i k\u00ebrkoi KPA ta rib\u00ebnte analiz\u00ebn duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe q\u00ebndrimet e tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Komisionerja Publike Irena Nino, tha se e rezervonte t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur q\u00ebndrim mbi analiz\u00ebn n\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare. Nino megjithat\u00eb mbrojti n\u00eb seanc\u00eb q\u00ebndrimin e m\u00ebparsh\u00ebm se ankimi i b\u00ebr\u00eb p\u00ebrfshinte edhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hetuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb shume prej 5 milion lek\u00ebsh t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes gjyqtares Elbana Lluri. \u201cKuptohet leht\u00ebsisht se p\u00ebrfshin t\u00eb gjitha burimet e deklaruara\u201d, tha Nino duke iu referuar k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr hetimin e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>Seanca ndaj Hoxh\u00ebs filloi vet\u00ebm nj\u00eb or\u00eb pasi Kolegji zhvilloi seanc\u00ebn ndaj ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb tij gjyqtares Elbana Lluri. T\u00eb dy gjyqtar\u00ebt u konfirmuan n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, por pas rekomandimeve t\u00eb ONM-s\u00eb dhe ankimit t\u00eb Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme \u00a0Kolegji vendosi t\u00eb pranoj\u00eb nj\u00eb opinion t\u00eb ONM p\u00ebr bashkimin e fashikujve t\u00eb dy \u00e7\u00ebshtjeve. T\u00eb enjten kryesuesja Rezarta Schuetz tha se pal\u00ebt ishin njohur me p\u00ebrmbajtjen e dosjeve.<\/p>\n<p>Hoxha i filloi kund\u00ebrshtimet e tij duke cil\u00ebsuar t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj pretendimet e Komisioneres se ankimi p\u00ebrfshinte shum\u00ebn 5 milion lek\u00eb. Ai tha se p\u00ebrfshirja e k\u00ebsaj shume n\u00eb ankim dhe p\u00ebrfshirja e saj n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPA-s\u00eb, c\u00ebnonte parimin e siguris\u00eb juridike dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi procesin ndaj tij.<\/p>\n<p>Ai tha se nj\u00eblloj Komisioneri Publik mund t\u00eb ngrinte pretendime t\u00eb ngjashme dhe e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb jo normale.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn e KPA, e cil\u00ebsoi at\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb dhe referoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendimesh t\u00eb Kolegjit n\u00eb t\u00eb cilat sipas tij procesi ishte trajtuar ndryshe. Hoxha tha se n\u00eb rastin e tij Kolegji kishte marr\u00eb parashtrimet Komisionerit Publik dhe i kishte p\u00ebrkthyer ato n\u00eb tabela e shifra, pa marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb q\u00ebndrimet e tij. Hoxha tha se n\u00ebse q\u00ebndronte kjo analiz\u00eb, trupa e kishte paragjykuar rastin e tij.<\/p>\n<p>Ai i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb ta rr\u00ebzonte analiz\u00ebs dhe ta rib\u00ebnte duke marr\u00eb parasysh pretendimet e tij. Kolegji pasi u t\u00ebrhoq n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi p\u00ebr rreth 1 or\u00eb e 30 minuta, me shumic\u00eb votash i rr\u00ebzoi t\u00eb dy k\u00ebrkesat.<\/p>\n<p>M\u00eb pas Hoxha tha se ishte i detyruar t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste ato q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb parashtrime. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se qoft\u00eb vet\u00eb, po ashtu edhe ish-bashk\u00ebshortja kishin pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Hoxha megjithat\u00eb paraqiti disa versione mbrojtjeje p\u00ebr pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb analiz\u00ebs. P\u00ebr sa i p\u00ebrket shum\u00ebs prej 5 milion lek\u00ebsh t\u00eb ish bashk\u00ebshortes, ai k\u00ebmb\u00ebnguli se ajo nuk ishte pjes\u00eb e ankimit fillestar dhe nuk duhej t\u00eb mbahej n\u00eb konsiderat\u00eb.\u00a0 Ai po ashtu pretendoi se ai nuk mund t\u00eb mbahej p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb q\u00eb ish-bashk\u00ebshortja e kishte pasur para martese. Megjithat\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb parashtrime se shuma n\u00eb fjal\u00eb kishte burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj ai justifikoi edhe nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb ish-bashk\u00ebshortja kishte marr\u00eb hua nga prind\u00ebrit e saj. Pasi e distancoi veten nga shuma dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk mund t\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb saj, gjyqtari k\u00ebmb\u00ebnguli se ish-vjehrri i tij dhe ish-vjehrra kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme. Ai paraqiti disa versione t\u00eb kursimeve t\u00eb tyre, q\u00eb sipas tij, i nxirrnin me burime t\u00eb ligjshme. Nd\u00ebrsa pretendoi se analiza e b\u00ebr\u00eb nga KPA u llogariste prind\u00ebrve t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes shpenzime m\u00eb t\u00eb larta se ato q\u00eb llogariteshin bazuar n\u00eb standardin e ILDKPKI-s\u00eb. Ai tha se shumat e dhuruara p\u00ebr prind\u00ebrit nga vajza e madhe e tyre nuk mund t\u00eb konsideroheshin t\u00eb shpenzuara.<\/p>\n<p>Hoxha dhe versione t\u00eb dyfishta mbrojtje edhe sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb s\u00eb tij. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nj\u00eb shum\u00eb prej 1.5 milion lek\u00ebsh ishte krijuar n\u00eb disa vite dhe po ashtu i tha Kolegjit se kishte punuar gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs. \u201cNuk e kam p\u00ebr turp q\u00eb kam punuar kamerier\u201d, tha ai dhe shtoi se donte q\u00eb modeli i tij i studentit q\u00eb punon dhe mbulon shpenzimet e studimit t\u00eb ndiqej nga t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se analiza e Kolegjit kishte l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb disa burime t\u00eb ligjshme t\u00eb pasuris\u00eb dhe pretendoi se n\u00ebse merreshin parasysh q\u00ebndrimet e tij, n\u00eb p\u00ebrfundim ai rezultonte me situat\u00eb financiare pozitive.<\/p>\n<p>Hoxha u ndal gjat\u00eb edhe sa i p\u00ebrket nj\u00eb makine t\u00eb bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 37 mij\u00eb dollar\u00eb nga babai i tij, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur t\u00eb vet\u00eb gjyqtarit. Hoxha fillimisht k\u00ebmb\u00ebnguli se akti i p\u00ebrdorimit nuk e b\u00ebnte babain e tij person t\u00eb lidhur. Ai iu referua disa vendimeve t\u00eb Kolegjit n\u00eb t\u00eb cilat sipas tij p\u00ebrdorimi i pasuris\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve prej magjistrat\u00ebve nuk ishte konsideruar nga Kolegji si veprim q\u00eb i b\u00ebnte ata persona t\u00eb lidhur. \u201cK\u00ebto ishin sht\u00ebpi. Ishin pasuri m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u201d, tha Hoxha duke referuar vendimet e KPA p\u00ebr disa subjekte.<\/p>\n<p>Por ai k\u00ebmb\u00ebnguli edhe se Kolegji nuk kishte kryer nj\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb prind\u00ebrve. Ai tha se nd\u00ebrsa nuk kishte detyrim t\u00eb shpjegohej, kishte sjell\u00eb informacion t\u00eb plot\u00eb dhe pretendoi se analiza e KPA kishte l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb disa t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb familjes. Nd\u00ebr t\u00eb tjera ai vuri n\u00eb dukje nj\u00eb shum\u00eb prej 400 mij\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb tha se ishte e ardhur e t\u00eb motr\u00ebs prokurore. Ai tha se ishte konsideruar e ligjshme n\u00eb KPK dhe nuk ishte ankuar as nga ONM dhe as nga Komisioneri, por q\u00eb nuk ishte n\u00eb analiz\u00ebn e tij. \u201cKjo (e ardhur) konsiderohet gj\u00eb e gjykuar\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Hoxha pretendoi q\u00eb KPA duhej t\u00eb njihte si t\u00eb ardhura t\u00eb familjes edhe ato t\u00eb fituara prej tij dhe prej motr\u00ebs tjet\u00ebr mjeke. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00ebse merreshin parasysh pretendimet e tij analiza financiare e familjes s\u00eb babait rezultonte pozitive me nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme. Seanca p\u00ebr konkluzionet p\u00ebrfundimtare u caktua n\u00eb 22 qershor.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Gerd Hoxha, e cil\u00ebsoi t\u00eb enjten t\u00eb kund\u00ebrligjshme dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me precedent\u00ebt e vendosur nga vet\u00eb Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPA, q\u00eb si\u00e7 u kuptua e nxirrte at\u00eb me diferenca negative. Para se t\u00eb b\u00ebnte kund\u00ebrshtimet ai i k\u00ebrkoi Kolegjit ta cil\u00ebsonte analiz\u00ebn t\u00eb pavlefshme, duke th\u00ebn\u00eb se ajo [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71354,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[206,111,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gerd-Hoxha-pas-KPK-se-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Gerd Hoxha pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK-n\u00eb. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71353"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71353"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71353\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71355,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71353\/revisions\/71355"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71354"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71353"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71353"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71353"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}