{"id":71359,"date":"2022-06-08T18:10:35","date_gmt":"2022-06-08T16:10:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/enkela-vlora-bajo-jep-shpjegime-per-pasurine\/2022\/06\/08\/"},"modified":"2023-04-06T16:09:50","modified_gmt":"2023-04-06T14:09:50","slug":"enkela-vlora-bajo-jep-shpjegime-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/enkela-vlora-bajo-jep-shpjegime-per-pasurine\/2022\/06\/08\/","title":{"rendered":"Enkela Vlora (Bajo) jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Enkela Vlora (Bajo) u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 8 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku dha shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe kriterin profesional.<\/p>\n<p>Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Vlora ka deklaruar nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 56 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me prind\u00ebrit, t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit n\u00eb vitin 1994, si dhe nj\u00eb shtes\u00eb n\u00eb proces legalizimi. Ajo ka shpjeguar se p\u00ebr shtes\u00ebn \u00ebsht\u00eb shpenzuar vlera 100 mij\u00eb lek\u00eb me burim t\u00eb ardhurat nga pagat e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs deri n\u00eb vitin 1997. Relatorja Zhegu pohoi se KPK ka konstatuar balanc\u00eb negative p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtes\u00ebs, gjetje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Vlora shpjegoi se shtesa ishte vet\u00ebm 6 m2 dhe ishte kryer nga i ati p\u00ebr nevoja ekstreme p\u00ebr strehim. Ajo v\u00ebrejti se balanca negative n\u00eb shum\u00ebn 87 mij\u00eb lek\u00eb ishte konstatuar vet\u00ebm p\u00ebr vitin 1997. Subjekti deklaroi se babai ka qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 1995-1997 dhe se kishte arritur t\u00eb identifikonte subjektin pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, por p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt dhe situat\u00ebs n\u00eb ato vite kishte qen\u00eb e pamundur p\u00ebr t\u00eb siguruar gjith\u00eb dokumentacionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr v\u00ebrtetimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb t\u00eb atit. Ajo pretendoi se nga t\u00ebr\u00ebsia e t\u00eb ardhurave v\u00ebrtetohej mund\u00ebsia financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtes\u00ebs.<\/p>\n<p>Vlora solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit faktin se kur ishte nd\u00ebrtuar shtesa, ajo nuk e ushtronte detyr\u00ebn e gjyqtares. \u201cDuke pasur parasysh koh\u00ebn dhe faktin se ajo pasuri i p\u00ebrket babait, rezulton se nuk ka lidhje t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb me mua,\u201d deklaroi subjekti.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb automjet tip \u201cVolkswagen\u201d bler\u00eb n\u00eb vitin 2015 kundrejt vler\u00ebs 300 mij\u00eb lek\u00eb nga bashk\u00ebshorti i subjektit, Komisioni konstaton se ata kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie. Si burim \u00ebsht\u00eb deklaruar e ardhura e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb mjeti tjet\u00ebr me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim.<\/p>\n<p>Por sipas relatores Zhegu, nga hetimi ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs n\u00eb vitin 2004, \u00e7mimi i shitjes s\u00eb t\u00eb cil\u00ebs ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e mjetit n\u00eb 2015-\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Vlora sqaroi se n\u00eb n\u00eb vitin 2003 kishte deklaruar t\u00eb ardhurat dhe se kursimet i kishte konsideruar se ishin pasqyruar aty. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se nga analiza financiare e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, rezultonte se kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e automjetit.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga v\u00ebllai i subjektit n\u00eb vitin 2009 kundrejt vler\u00ebs 6000 USD, prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare. Sipas relatores, Vlora ka shpjeguar se p\u00ebr blerjen e mjetit ka kontribuar ajo dhe e motra.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se nuk q\u00ebndronte balanca negative n\u00eb shum\u00ebn 205 mij\u00eb lek\u00eb e konstatuar n\u00eb blerjen e makin\u00ebs nga v\u00ebllai. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se s\u00eb bashku me motr\u00ebn q\u00eb jetonte dhe punonte n\u00eb Zvic\u00ebr, kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb blerjen e automjetit p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb. Sipas subjektit, p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt kishte qen\u00eb e pamundur t\u00eb gjenin dokumentet p\u00ebr t\u00eb ardhurat e motr\u00ebs n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>Po ashtu, Vlora pretendoi se v\u00ebllai ishte i shk\u00ebputur nga trungu familjar dhe nuk mund t\u00eb konsiderohej person i lidhur, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishte detyrim t\u00eb provonte burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb automjetit.<\/p>\n<p>Hetimit t\u00eb KPK i \u00ebsht\u00eb n\u00ebshtruar edhe nj\u00eb apartament \u201cduplex\u201d i nd\u00ebrtuar prej bashk\u00ebshortit para martes\u00ebs. Nga verifikimet ka rezultuar se procedura e aplikimit p\u00ebr legalizim \u00ebsht\u00eb kryer nga bashk\u00ebshorti i subjektit dhe motra e tij, si dhe \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre n\u00eb vitin 2013. Sipas KPK, objekti p\u00ebrb\u00ebhet nga dy kate + verand\u00eb.<\/p>\n<p>Nga pamjet ajrore t\u00eb siguruara gjat\u00eb hetimit \u00ebsht\u00eb konkluduar se nd\u00ebrtimi ka qen\u00eb i p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2007, por veranda ka qen\u00eb e hapur. Sipas pamjeve t\u00eb viteve 2015 dhe 2018, ka rezultuar se veranda \u00ebsht\u00eb mbuluar me \u00e7ati dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb banuar.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti dhe motra e tij jan\u00eb dakort\u00ebsuar q\u00eb kjo e fundit t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb apartamentin fillestar q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi. Bashk\u00ebshorti i subjektit ka p\u00ebrfituar apartamentin duplex t\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i Vlor\u00ebs ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs nga pronat e trash\u00ebguara, si dhe pagat e tij dhe t\u00eb motr\u00ebs. Sipas Komisionit ka rezultuar se ka munges\u00eb dokumentacioni ligjor p\u00ebr t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs nga pronat dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtes\u00ebs. Zhegu tha se analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 140 mij\u00eb lek\u00eb edhe p\u00ebr investimin e kryer p\u00ebr mbulimin e verand\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni i ka kalur Vlor\u00ebs barr\u00eb prove p\u00ebr pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e k\u00ebsaj pasurie, pasi n\u00eb deklaratat periodike ka sh\u00ebnuar apartament duplex, nd\u00ebrsa n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d ka deklaruar edhe verand\u00ebn.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar deklarim i pasakt\u00eb dhe p\u00ebr vlerat e shpenzuara.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Vlora solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se edhe KPK kishte konstatuar se ky apartament \u00ebsht\u00eb pasuri e bashk\u00ebshortit e krijuar para martes\u00ebs. \u201c\u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb diskutohet n\u00eb lidhje me mua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr marrjen e mas\u00ebs disiplinore. \u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb kem kontribuar dhe t\u00eb kem efekte nga kjo pasuri,\u201d pohoi subjekti.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se investimi ishte kryer me t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit, t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00ebp\u00ebrmjet trash\u00ebgimis\u00eb nga babai i saj. Vlora deklaroi se kishte vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb KPK-s\u00eb dokumente q\u00eb v\u00ebrtetonin se vjehrra kishe p\u00ebrfituar nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme nga shk\u00ebmbimi i nj\u00eb trualli q\u00eb mbulonte shpenzimet e kryera. Ajo v\u00ebrejti se kjo prov\u00eb duhej t\u00eb ishte reflektuar n\u00eb analiz\u00ebn e KPK-s\u00eb dhe shtoi se kiste dor\u00ebzuar dokumentacion edhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat e vjehrr\u00ebs nga pensioni.<\/p>\n<p>Vlora i kund\u00ebrshtoi konstatimet p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta. Ajo shpjegoi se n\u00eb vitin 2016 kishte kryer deklarimin duke iu referuar dokumentacionit t\u00eb ALUIZNI-t q\u00eb e kishte p\u00ebrcaktuar dhe verand\u00ebn. Sipas saj, nuk q\u00ebndronte as mosp\u00ebrputhja p\u00ebr \u00e7mimin, pasi p\u00ebrllogaritjet sipas Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB nuk ishin reale. Subjekti shpjegoi se shtesa e duplex-it nuk kishte themele pasi ishte nd\u00ebrtuar me struktur\u00eb t\u00eb leht\u00eb metali dhe druri. \u201cKurse EKB e vler\u00ebson dhe me themele,\u201dpohoi Vlora dhe shtoi se shtesa ishte nd\u00ebrtuar me pun\u00ebtor\u00eb dhe kishte pasur kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Duke iu referuar parimit t\u00eb proporcionalitetit, subjekti theksoi se rivler\u00ebsimi i saj nuk mund t\u00eb afektohej nga nj\u00eb nd\u00ebrtim i b\u00ebr\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara lidhjes s\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK konstaton se Vlora nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike dhe n\u00eb at\u00eb veting nj\u00eb objekt me sip\u00ebrfaqe 1025 m2 q\u00eb sipas dokumenteve gjendet n\u00eb nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 1179 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfituar me vendimin t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit t\u00eb Pronave nga familja Vlora, ku bashk\u00ebshorti zot\u00ebron pjes\u00eb takuese 1\/28-\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje, subjekti shpjegoi se ajo dhe bashk\u00ebshorti nuk kishin pasur dijeni p\u00ebr situat\u00ebn e truallit t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja Vlora dhe pas verifikimeve kishin konstatuar se fabrika nuk ekziston. Vlora pohoi se kishte shkuar n\u00eb terren s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb truall gjendeshin nd\u00ebrtime q\u00eb mund t\u00eb ishin pa leje. Ajo pohoi se banor\u00ebt e zon\u00ebs u kishin treguar pjes\u00eb t\u00eb mureve q\u00eb mund t\u00eb ishin t\u00eb fabrik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, p\u00ebrfituesit e truallit i ishin drejtuar gjykat\u00ebs p\u00ebr korrigjimin e vendimit t\u00eb Komisionit, pasi n\u00eb truall gjendeshin edhe pallate dhe rrug\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ishte p\u00ebrcaktuar se cila ishte pjesa ku nuk kishte nd\u00ebrtime me leje. \u201cNuk kemi lidhje me at\u00eb pasuri,\u201d deklaroi Vlora.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarja Vlora \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb seanc\u00eb u evidentuan disa gjetje p\u00ebr profesionalizmin. Sipas relatores, nga dosjet e shqyrtuara ka rezultuar se subjekti ka qen\u00eb pjes\u00ebrisht eficente. &#8220;N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve jan\u00eb p\u00ebrfunduar jasht\u00eb afatit,&#8221; pohoi Zhegu.<\/p>\n<p>Sipas saj, \u00ebsht\u00eb evidentuar se veprimet p\u00ebrgatitore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore jan\u00eb formale dhe jo efikase. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se regjistrimi audio i seancave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur fare pak.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtares Vlora jan\u00eb depozituar 12 denoncime nga publiku, nga t\u00eb cilat subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime vet\u00ebm p\u00ebr tre prej tyre.<\/p>\n<p>KPK ka verifikuar edhe nj\u00eb artikull t\u00eb publikuar n\u00eb nj\u00eb media, ku sipas relatores Zhegu, pala padit\u00ebse ka ngritur pretendime p\u00ebr zvarritje t\u00eb procesit dhe favorizim t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr. Komisioni konstaton se n\u00eb akte gjendet nj\u00eb procesverbal me shkrim dore q\u00eb \u00ebsht\u00eb i palexuesh\u00ebm. Gjykimi ka p\u00ebrfunduar 3 muaj jasht\u00eb afatit dhe nuk gjendet regjistrimi audio.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Vlora deklaroi se kishte punuar me p\u00ebrkushtim, ndershm\u00ebri e profesionaliz\u00ebm. Ajo v\u00ebrejti se nuk kishte pasur ndonj\u00eb mas\u00eb disiplinore ndaj saj. \u201cP\u00ebr profesionalizmin nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove, por kam dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr konstatimet,\u201d pohoi Vlora dhe paraqiti q\u00ebndrimin e saj lidhur me gjetjet.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimet p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb organizative, subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje rregullat dhe procedurat n\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit 2013-2016. Ajo v\u00ebrejti se seancat p\u00ebrgatitore kan\u00eb qen\u00eb detyruese, nd\u00ebrsa deklaroi se regjistrimi audio i seancave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Vlora shpjegoi se ka qen\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb regjistroheshin gjith\u00eb seancat gjyq\u00ebsore, pasi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs ushtronin funksionin shum\u00eb gjyqtar\u00eb nd\u00ebrsa sallat q\u00eb ofronin mund\u00ebsin\u00eb teknike t\u00eb regjistrimit ishin t\u00eb pakta.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr denoncimet dhe u ndal tek \u00e7\u00ebshtja e trajtuar n\u00eb media. Vlora deklaroi se pretendimi i padit\u00ebsit mb\u00ebrrinte deri n\u00eb absurditet dhe se kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb gabim q\u00eb ai vet\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti pranoi se nuk kishte regjistrim audio. Ajo shpjegoi se vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb, p\u00ebr tre or\u00eb, kishte mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrdorte sall\u00eb me regjistrim audio dhe se u jepej p\u00ebrpar\u00ebsi \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kishin konflikt ose kur pal\u00ebt b\u00ebnin k\u00ebrkes\u00eb. \u201cPadit\u00ebsi nuk ka pasur k\u00ebrkesa,\u201d pohoi Vlora.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim subjekti u ndal n\u00eb gjetjet p\u00ebr afatet. Ajo u shpreh se respektimi i afateve \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por shtoi se konkurronin parimet e tjera q\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb vendimarrje t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Enkela Vlora (Bajo) k\u00ebrkoi konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 10 qershor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Enkela Vlora (Bajo) u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 8 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku dha shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe kriterin profesional. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71360,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Enkela-Vlora-pas-seances-111.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Enkela Vlora (Bajo) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71359"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71359"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71359\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71361,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71359\/revisions\/71361"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71360"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71359"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71359"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71359"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}