{"id":71380,"date":"2022-06-06T12:39:45","date_gmt":"2022-06-06T10:39:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-ankimin-ndaj-konfirmimit-te-rilinda-selimit\/2022\/06\/06\/"},"modified":"2023-04-06T16:10:52","modified_gmt":"2023-04-06T14:10:52","slug":"kpa-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-ankimin-ndaj-konfirmimit-te-rilinda-selimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-ankimin-ndaj-konfirmimit-te-rilinda-selimit\/2022\/06\/06\/","title":{"rendered":"KPA mbyll hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr ankimin ndaj konfirmimit t\u00eb Rilinda Selimit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 6 qershor t\u00eb mbylli hetimin gjyq\u00ebsor lidhur me ankimin e institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Rilinda Selimi. Mbyllja e shqyrtimit gjyq\u00ebsor u vendos pasi trupa e KPA administroi si prova aktet e dor\u00ebzuara nga Selimi p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar ankimin e ngritur ndaj saj.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e Komisioneres Publike Irena Nino p\u00ebr marrjen e informacioneve shtes\u00eb lidhur me shkaqet e ngritura n\u00eb ankim, u cil\u00ebsua e panevojshme p\u00ebr hetimin gjyq\u00ebsor me argumentin se aktet e administruara jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes. Nino nuk pati q\u00ebndrim lidhur me provat e subjektit dhe vendimarrjen e KPA-s\u00eb p\u00ebr administrimin e tyre, nd\u00ebrsa gjyqtarja Selimi k\u00ebrkoi mbylljen e hetimit gjyq\u00ebsor, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb u pranua nga trupa gjykuese.<\/p>\n<p>Pasi komisionerja Nino k\u00ebrkoi koh\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare, KPA vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 20 qershor, n\u00eb or\u00ebn 14:00.<\/p>\n<p>Rilinda Selimi u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb 14 dhjetor 2020 nga trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit drejtuar nga Pamela Qirko, me relator Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtar Olsi Komici. Por Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM rekomandoi menj\u00ebher\u00eb apelimin e vendimit, duke arsyetuar se KPK nuk kishte hetuar apo kishte hetuar sip\u00ebrfaq\u00ebsisht disa prej problemeve t\u00eb gjyqtares q\u00eb preknin t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rekomandim, ish-komisioneri Darjel Sina ankimoi \u00e7\u00ebshtjen dhe k\u00ebrkoi rihetim t\u00eb Selimit n\u00eb t\u00eb tri kriteret. Sipas Sin\u00ebs, edhe n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb gjendjes q\u00eb jan\u00eb aktet, subjekti nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn parardh\u00ebse m\u00eb 19 maj, Nino u q\u00ebndroi gjat\u00eb parashtrimeve shkaqeve t\u00eb ankimit. Nd\u00ebrsa Selimi e ndau mbrojtjen n\u00eb disa pjes\u00eb dhe fillimisht foli mbi shkaqet e ankimit p\u00ebr pasurin\u00eb e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Ajo evidentoi se nj\u00eb shum\u00eb prej 8 mij\u00eb euro nga shitja e nj\u00eb makine, q\u00eb k\u00ebrkohej t\u00eb hetohej s\u00ebrish nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare n\u00eb KPK dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte rezultuar me nj\u00eb bilanc negativ. Ajo po ashtu p\u00ebrs\u00ebriti se nuk kishte pasur detyrim ligjor t\u00eb paguante tatime p\u00ebr shitjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Selimi k\u00ebmb\u00ebnguli se dyshimet mbi kontrat\u00ebn e dh\u00ebnies me qira t\u00eb nj\u00eb pike karburanti nuk q\u00ebndronin. Duke iu referuar pretendimit t\u00eb Komisionerit Publik p\u00ebr paraleliz\u00ebm mes k\u00ebsaj kontrate dhe asaj t\u00eb lidhur nga ish-prokurori Besnik Cani, Selimi tha se rasti nuk ishte i ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi pretendimet p\u00ebr p\u00ebrfitime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb kontratat e qiras\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb karburant duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ato ishin t\u00eb diktuara nga tregu dhe nga vendi ku ndodhej karburanti.<\/p>\n<p>Gjyqtarja kund\u00ebrshtoi p\u00ebrfshirjen n\u00eb hetim si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur t\u00eb vjehrrit t\u00eb saj. Ajo i tha trup\u00ebs se ai nuk plot\u00ebsonte asnj\u00eb nga kriteret p\u00ebr t\u2019u cil\u00ebsuar i till\u00eb dhe se bashk\u00ebpunimi i tij me bashk\u00ebshortin ishte ortak\u00ebri, ku pal\u00ebt kishin ndar\u00eb detyrimet dhe p\u00ebrfitimet.<\/p>\n<p>Selimi po ashtu mbrojti pozicionin e saj sa i p\u00ebrket mospages\u00ebs s\u00eb tatimeve p\u00ebr disa transaksione, cil\u00ebsuar nga Komisioneri si shkelje e etik\u00ebs. Selimi k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur detyrim p\u00ebr k\u00ebto pagesa dhe pretendoi se Komisioneri Publik kishte ngat\u00ebrruar n\u00eb ankim konceptet mes tatimit dhe taksave.<\/p>\n<p>Lidhur me kriterin e figur\u00ebs, Selimi pretendoi se F.D., nj\u00eb person q\u00eb konsiderohej si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm i saj, nuk ishte i till\u00eb pasi ishte d\u00ebnuar vet\u00ebm p\u00ebr \u201cmoskall\u00ebzim krimi\u201d.<\/p>\n<p>Ajo iu kthye nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb bashk\u00ebshortit Shk\u00eblzen Selimi, ish-gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, i cili u shkarkua nga institucionet e rivler\u00ebsimit p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Selimi vuri n\u00eb dukje se nd\u00ebrsa bashk\u00ebshorti ishte shkarkuar p\u00ebr shkak t\u00eb pretendimit t\u00eb ONM-s\u00eb se kishte ndikuar n\u00eb mos-ekstradimin e nj\u00eb personi me inicialet A.I, i k\u00ebrkuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh nga nj\u00eb vend fqinj, gjyqtarja q\u00eb kishte vendosur lirimin e tij ishte konfirmuar nga KPK dhe vendimi nuk ishte ankimuar.L<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 6 qershor t\u00eb mbylli hetimin gjyq\u00ebsor lidhur me ankimin e institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Rilinda Selimi. Mbyllja e shqyrtimit gjyq\u00ebsor u vendos pasi trupa e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71381,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[145,107,112,239],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Rilinda-Selimi-ne-KPA-1.jpg","fifu_image_alt":"Rilinda Selimi n\u00eb KPA | Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71380"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71380"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71380\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71382,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71380\/revisions\/71382"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71381"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71380"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71380"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71380"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}