{"id":71386,"date":"2022-06-04T11:11:41","date_gmt":"2022-06-04T09:11:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-erjon-shehaj-do-te-perballet-me-kolegjin-per-problemet-profesionale\/2022\/06\/04\/"},"modified":"2023-04-06T16:11:16","modified_gmt":"2023-04-06T14:11:16","slug":"prokurori-erjon-shehaj-do-te-perballet-me-kolegjin-per-problemet-profesionale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-erjon-shehaj-do-te-perballet-me-kolegjin-per-problemet-profesionale\/2022\/06\/04\/","title":{"rendered":"Prokurori Erjon Shehaj do t\u00eb p\u00ebrballet me Kolegjin p\u00ebr problemet profesionale"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa njoftoi t\u00eb premten ankimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Erjon Shehaj, duke k\u00ebrkuar shkarkimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr problemet e kriterit profesional.<\/p>\n<p>Shehaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 1 prill 2022, pasi trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit u bind nga shpjegimet dhe provat e tij p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb dhe p\u00ebr konstatimet n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Por komisioneri Ballhysa pretendon se nga shqyrtimi i vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Shehajn dhe aktet e administruara, paraqiten gjetje dhe rrethana t\u00eb tilla ligjore e faktike q\u00eb nuk p\u00ebrmbushin kriteret dhe standardet e etik\u00ebs dhe rregullat e sjelljes, q\u00eb garantojn\u00eb mbrojtjen dhe forcimin e besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim v\u00ebrehet fakti se KPK ka evidentuar gjetje n\u00eb t\u00eb gjitha burimet e vler\u00ebsimit t\u00eb kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, si n\u00eb raportin e hartuar nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, KLP; n\u00eb raportin e p\u00ebrdit\u00ebsuar t\u00eb organeve ndihm\u00ebse; ankesat dhe kall\u00ebzimet e regjistruara ndaj tij; si dhe n\u00eb denoncimet nga publiku, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove e k\u00ebrkuar shpjegime.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni q\u00eb nuk i ka vler\u00ebsuar penalizuese gjetjet, komisioneri \u00e7mon se problemet e verifikuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e analizuara, jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb konkluzionin se subjekti arrin nivel minimal kualifikues n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>\u201cReferuar rezultateve t\u00eb hetimit administrativ mbi k\u00ebto akte, Komisioneri Publik \u00e7mon se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime bind\u00ebse, si dhe nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, mbi gjetjet e rezultuara nga burimet e administruara, t\u00eb cilat duhet t\u00eb merren n\u00eb shqyrtim nga ana e Kolegjit,\u201d konstaton Ballhysa dhe rendit gjetjet e tij p\u00ebr secil\u00ebn prej \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2014 t\u00eb regjistruar p\u00ebr veprat penale \u201cgoditje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\u201d dhe \u201ckanosje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, t\u00eb hetuar nga subjekti, i d\u00ebmtuari ka qen\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs policie nd\u00ebrsa autori ka rezultuar person me preceden\u00eb penal\u00eb t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga verifikimi dosjes \u00ebsht\u00eb konstatuar se Shehaj ka zgjatur afatet e hetimit dy her\u00eb, me q\u00ebllim kryerjen e veprimeve t\u00eb reja hetimore. Megjith\u00ebse disa veprime nuk jan\u00eb kryer, subjekti ka vendosur pushimin e procedimit penal me argumentin se fakti nuk p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale. Ai ka arsyetuar se nga provat e admnistruara ka rezultuar se punonj\u00ebsi i policis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb goditur.<\/p>\n<p>Drejtuesi i prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr pushimit t\u00eb procedimit, duke theksuar se nuk \u00ebsht\u00eb kryer asnj\u00eb veprim hetimor procedural pas dat\u00ebs s\u00eb kontrollit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni ka konstatuar se veprimet hetimore t\u00eb kryera nga prokurori Shehaj, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar n\u00eb pushimin e procedimit penal, por duke u bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit, ka \u00e7muar se gjetjet nuk mund ta penalizojn\u00eb at\u00eb dhe e ka transferuar p\u00ebr inspektim n\u00eb ILD.<\/p>\n<p>Ballhysa vler\u00ebson se subjekti nuk i ka kund\u00ebrshtuar dot gjetjet e konstatuara n\u00eb KPK. \u201cKomisioneri Publik, p\u00ebr sa ka rezultuar nga hetimi i Komisionit, vler\u00ebson se moskryerja e t\u00eb gjitha veprimeve hetimore t\u00eb nevojshme, m\u00ebnyra jo e sakt\u00eb e vler\u00ebsimit t\u00eb fakteve dhe provave, argumentimi jo i plot\u00eb dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat ligjore, bien ndesh me kriteret e parashikuara n\u00eb nenin 73, pikat 2 dhe 3, dhe 74, pika 4 e ligjit nr. 96\/2016, dhe duhen t\u00eb merren nga Kolegji n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes\u201d, citohet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb procedim tjet\u00ebr t\u00eb vitit 2014, t\u00eb regjistruar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cplagosja e leht\u00eb me dashje\u201d, Shehaj ka konkluduar me vendim pushimi duke argumentuar se \u00e7\u00ebshtja mund t\u00eb ndiqej me ankim n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim thuhet se subjekti i \u00ebsht\u00eb referuar n\u00eb vendimarrje nj\u00eb akt ekspertimi t\u00eb nj\u00eb procedimi tjet\u00ebr penal n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit shtetas. Po ashtu, n\u00eb vendimin e pushimit nuk \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar vepra penale \u201cd\u00ebmtime t\u00eb tjera me dashje\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn prokuroria nuk ka m\u00eb kompetenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb vijuar hetimet.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti, n\u00eb shpjegimet e tij, ka pranuar vet\u00eb se nuk ka kryer sakt\u00ebsisht cil\u00ebsimin juridik t\u00eb vepr\u00ebs penale n\u00eb vendimin e pushimit t\u00eb procedimit, por Komisioni ka vler\u00ebsuar se kjo pasakt\u00ebsi nuk e penalizon subjektin, pasi shkaku p\u00ebr t\u00eb cilin ka pushuar procedimin dhe baza ligjore e p\u00ebrdorur ka qen\u00eb e sakt\u00eb,\u201d v\u00ebren Ballhysa dhe shton se KPK i ka vler\u00ebsuar bind\u00ebse shpjegimet e subjektit n\u00eb lidhje me p\u00ebrdorimin e nj\u00eb akt ekspertimi teknik q\u00eb i p\u00ebrkiste nj\u00eb tjet\u00ebr procedimi penal.<\/p>\n<p>\u201cArsyetimi i subjektit mbi p\u00ebrdorimin e nj\u00eb akt ekspertimi q\u00eb i p\u00ebrket nj\u00eb procedimi tjet\u00ebr, m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm n\u00eb koh\u00eb, mbi nj\u00eb mjet t\u00eb pretenduar se mund t\u00eb jet\u00eb kryer vepra penale, nuk mb\u00ebshtetet nga rrethanat, deklarimet dhe aktet n\u00eb dosje, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrmbajtja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb k\u00ebtyre akteve procedurale, mbi natyr\u00ebn e mjetit (arm\u00eb e ftoht\u00eb) \u00ebsht\u00eb kontradiktore\u201d, konstaton Ballhysa.<\/p>\n<p>Komisioneri ndan q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm edhe lidhur me ndryshimin e cil\u00ebsimit t\u00eb vepr\u00ebs penale, duke argumentuar se n\u00eb aktet e hartuara nga subjekti i rivler\u00ebsimit mungon arsyetimi ligjor p\u00ebr t\u00eb kaluar nga \u201cplagosje e leht\u00eb me dashje n\u00eb bashk\u00ebpunim\u201d ku \u00ebsht\u00eb bazuar regjistrimi i procedimit n\u00eb at\u00eb p\u00ebr \u201cd\u00ebmtime t\u00eb tjera me dashje\u201d me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb vendosur pushimi.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto mang\u00ebsi n\u00eb kryerjen e veprimeve hetimore dhe arsyetimin e akteve procedurale, duket kan\u00eb sjell\u00eb pasoja n\u00eb mbrojtjen e posa\u00e7me ligjore t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve juridiko-shoq\u00ebrore t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme (sh\u00ebndetit t\u00eb shtetasve), si dhe eventualisht n\u00eb t\u00eb drejtat procedurale t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit nga kryerja e vepr\u00ebs penale\u201d, vler\u00ebson Ballhysa dhe k\u00ebrkon q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb kryhet vler\u00ebsimi t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb raport me \u201ctreguesit e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb analiz\u00ebs dhe argumentimit logjik t\u00eb prokurorit\u201d.<\/p>\n<p>Shehaj ka kryer veprimet hetimore n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2015, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201ckanosja e gjyqtarit\u201d, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb regjistruar pas mb\u00ebrritjes n\u00eb prokurori t\u00eb nj\u00eb zarfi me mesazhe k\u00ebrc\u00ebnuese ndaj tij dhe ndaj drejtuesit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni ka konstatuar se subjekti kishte detyrimin t\u00eb hiqte dor\u00eb pasi kishte interes t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb, pas shpjegimeve t\u00eb subjektit, bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit ka konkluduar se k\u00ebto rrethana nuk e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr kriterin profesional. KPK e bazon k\u00ebt\u00eb argument edhe n\u00eb faktin se subjekti n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr ka marr\u00eb masa p\u00ebr heqje dor\u00eb duke e transferuar p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb prokurorin\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Komisioneri vler\u00ebson se Shehaj nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs dhe ndryshe nga KPK q\u00eb e ka transferuar p\u00ebr inspektim, \u00e7mon se ky procedim i vitit 2015 \u00ebsht\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb afateve ligjore dhe nuk duhej t\u00eb ishte d\u00ebrguar n\u00eb ILD.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar nga subjekti p\u00ebr veprat penale \u201cdrejtim automjeti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt\u201d n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe \u201cmosbindje ndaj urdhrit t\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Rendit Publik\u201d, Komisioni i ka kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr moskryerjen e nj\u00eb hetimi t\u00eb plot\u00eb n\u00eb lidhje me faktet e dokumentuara dhe se duket se ka leht\u00ebsuar pozit\u00ebn e t\u00eb pandehurit. Kjo, pasi i pandehuri \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjyq vet\u00ebm p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cdrejtimi i automjeteve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt\u201d.<\/p>\n<p>\u201cRegjistrimi i procedimit penal, me cil\u00ebsim ndryshe nga veprat penale t\u00eb referuara nga Policia e Rrethit, Lezh\u00eb, duket se kan\u00eb mund\u00ebsuar leht\u00ebsimin e pozit\u00ebs procedurale t\u00eb shtetasit ***.***\u201d, konstaton Ballhysa dhe e quan t\u00eb pabazuar konkluzionin e Komisionit se subjekti ka qen\u00eb bind\u00ebs n\u00eb shpjegimet e tij.<\/p>\n<p>Komisioneri k\u00ebrkon q\u00eb Kolegji t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2020 e regjistruar p\u00ebr \u201cvrasje me paramendim\u201d dhe \u201cmbajtje pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb shqyrtim.<\/p>\n<p>KPK i ka kaluar fillimisht Shehajt barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr disa gjetje, mes t\u00eb tjerave edhe p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pushimin e hetimeve ndaj nj\u00eb personi t\u00eb dyshuar megjith\u00ebse nuk dukej q\u00eb t\u00eb kishte kryer ndonj\u00eb veprim hetimor q\u00eb t\u00eb justifikonte mbylljen e hetimeve. Po ashtu, ka rezultuar se Shehaj nuk ka arsyetuar mbi rrethanat mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb bazuar p\u00ebr ndryshimin e cil\u00ebsimit t\u00eb vepr\u00ebs penale nga \u201cvrasje me paramendim\u201d n\u00eb \u201cvrasje me dashje\u201d, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb njoftuar babai i viktim\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrfundimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Subjekti ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos vler\u00ebsohet p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb shqyrtim, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur e bazuar dhe prej Komisionit.<\/p>\n<p>Por komisioneri duke u bazuar n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit, ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe \u00e7\u00ebshtjet e pap\u00ebrfunduara q\u00eb jan\u00eb verifikuar gjat\u00eb hetimit administrativ nga Komisioni lidhur me veprimet procedurale t\u00eb kryera nga subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Komisioneri konstaton probleme dhe n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb cilat i k\u00ebrkon Kolegjit q\u00eb t\u2019i shqyrtoj\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim, Ballhysa vler\u00ebson se t\u00eb metat e konstatuara n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb trajtuara gjat\u00eb procesit, duhet t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb procedurave t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe k\u00ebrkon shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit Erjon Shehaj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa njoftoi t\u00eb premten ankimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Erjon Shehaj, duke k\u00ebrkuar shkarkimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr problemet e kriterit profesional. Shehaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 1 prill 2022, pasi trupa e Komisionit t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71387,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2,115],"tags":[101,119,299],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/Erion-Shehaj-duke-kale-nga-seanca-degjimore-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Erjon Shehaj (djathtas) duke dal\u00eb nga KPK | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71386"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71386"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71386\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71388,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71386\/revisions\/71388"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71387"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71386"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71386"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71386"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}