{"id":71398,"date":"2022-06-01T16:58:06","date_gmt":"2022-06-01T14:58:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/saktesimi-i-fakteve-kpa-degjon-gjyqtaren-anila-guri\/2022\/06\/01\/"},"modified":"2023-04-06T16:16:36","modified_gmt":"2023-04-06T14:16:36","slug":"saktesimi-i-fakteve-kpa-degjon-gjyqtaren-anila-guri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/saktesimi-i-fakteve-kpa-degjon-gjyqtaren-anila-guri\/2022\/06\/01\/","title":{"rendered":"Sakt\u00ebsimi i fakteve, KPA d\u00ebgjon gjyqtaren Anila Guri"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Anila Guri (Kristani) k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, gjat\u00eb seanc\u00ebs publike p\u00ebr ankimin e saj ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, i cili e ka shkarkuar nga detyra n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2019, se nuk kishte pasuri t\u00eb tjera ve\u00e7 nj\u00eb makine dhe kursimeve t\u00eb deklaruara dhe se ishte mbajtur padrejt\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebse nga KPK p\u00ebr pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit para martese.<\/p>\n<p>Si\u00e7 doli n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore Guri, gjyqtare n\u00eb Gjykjat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, pretendonte se ishte cil\u00ebsuar pa drejt\u00ebsisht me munges\u00eb burimesh dhe deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm sa i p\u00ebrket nj\u00eb sht\u00ebpie q\u00eb ajo tha se kishte p\u00ebrfunduar s\u00eb nd\u00ebrtuari 2 vjet para fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs me bashk\u00ebshortin. Guri po ashtu pretendoi pasakt\u00ebsi n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Komisioni dhe k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb KPA q\u00eb t\u00eb merreshin parasysh pretendimet e saj.<\/p>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit njoftoi se ankimi n\u00eb fjal\u00eb ishte kaluar n\u00eb seanc\u00eb publike pas shqyrtimit fillestar n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi \u201cMe q\u00ebllim konstatimin e drejt\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb shqyrtim\u201d.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Anila Guri (Kristani) e ka nisur karrier\u00ebn e saj n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1996 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, ku ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr 23 vite.<\/p>\n<p>Guri, e cila u shqyrtua me p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb veting p\u00ebr shkak se kandidoi p\u00ebr vendet vakante n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, u shkarkua nga KPK p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare n\u00eb disa vite n\u00eb vler\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb, deklarime t\u00eb pasakta dhe munges\u00eb burimesh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine.<\/p>\n<p>Si\u00e7 del nga vendimi i KPK, por edhe nga relatimi i Gurit n\u00eb KPA dhe pyetje-p\u00ebrgjigjet me an\u00ebtar\u00ebt, nj\u00eb pjes\u00eb e problemeve lindin nga plot\u00ebsimi i deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb vitit 2003, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Guri deklaron se ka investuar n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi tre kat\u00ebshe. Guri pretendoi m\u00eb pas n\u00eb KPK dhe n\u00eb KPA se ky deklarim ishte i pasakt\u00eb dhe b\u00ebr\u00eb prej saj n\u00eb nxitim.<\/p>\n<p>Guri tha n\u00eb seanc\u00eb se kishte sjell\u00eb prova mjaftuesh\u00ebm, q\u00eb pavar\u00ebsisht k\u00ebtij gabimi provonin se ajo nuk kishte investuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1998.<\/p>\n<p>E pyetur nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe m\u00eb pas gjyqtarja Mulaj, Guri k\u00ebmb\u00ebnguli se parat\u00eb q\u00eb ajo kishte sjell\u00eb me vete n\u00eb familje dhe dhurata q\u00eb ajo kishte marr\u00eb nga familja e saj adoptive dhe biologjike ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr rregullime t\u00eb vogla, por q\u00eb ajo nuk i mbante mend sa kishin kushtuar.<\/p>\n<p>Gjyqtarja tha se sht\u00ebpia ishte ende e pap\u00ebrfunduar edhe gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb saj n\u00eb KPA, nd\u00ebrsa pranoi se ajo kishte deklaruar pasakt\u00ebsisht vler\u00ebn e saj n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare duke mos qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb punimeve dhe as t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tjera. Disa her\u00eb ajo p\u00ebrs\u00ebriti se nd\u00ebrtesa ishte e bashk\u00ebshortit dhe se ajo nuk kishte pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Guri po ashtu kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit, q\u00eb sipas saj kishte ulur t\u00eb ardhurat e saj dhe bashk\u00ebshortit dhe kishte rritur shpenzimet n\u00eb disa prej udh\u00ebtimeve. E pyetur n\u00eb Kolegj gjyqtarja k\u00ebmb\u00ebnguli se faturat e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb dhe t\u00eb birin n\u00eb SHBA ishin paguar nga t\u00eb af\u00ebrmit e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Ajo megjithat\u00eb pranoi se nuk kishte dokumentacion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dhe se nuk kishte mundur t\u00eb siguronte informacion se sa kishte qen\u00eb pagesa e kryer.<\/p>\n<p>Gjyqtarja k\u00ebrkoi t\u00eb rishihej analiza, duke k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit n\u00eb vite kishin qen\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga ato t\u00eb marra n\u00eb konsiderat\u00eb nga KPK. Ajo po ashtu pretendoi n\u00eb gabime materiale t\u00eb b\u00ebra nga KPK.<\/p>\n<p>Guri mohoi problemet n\u00eb blerjen e dy makinave dhe munges\u00ebn e burimeve p\u00ebr k\u00ebto blerje. Ajo tha se KPK nuk kishte llogaritur t\u00eb ardhurat e saj nga puna p\u00ebr disa vite.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs avokati Julian M\u00ebrtiri i tha Kolegjit se ata k\u00ebrkonin prishjen e vendimit dhe konfirmim n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares. Vet\u00eb Guri n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim shtes\u00eb i tha KPA-s\u00eb se ajo nuk e shihte jet\u00ebn e saj t\u00eb lidhur me pun\u00ebn e gjykat\u00ebses, por ishte aty p\u00ebr hir t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb saj dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Guri tha se kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb modeste dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se fakti q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb problem n\u00eb kriteret e profesionalizmit dhe figur\u00ebs, duhej t\u00eb ndikon KPA p\u00ebr t\u00eb par\u00eb me sy tjet\u00ebr edhe pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet e saj vjetore, t\u00eb cilat sipas saj ishin p\u00ebrdorur si argumente n\u00eb shkarkimin e saj.<\/p>\n<p>Trupa e kryesuar nga Mimoza Tasi, me relator Sokol \u00c7omon dhe an\u00ebtar\u00eb Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Natasha Mulaj, njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin n\u00eb dat\u00ebn 10 qershor.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Anila Guri (Kristani) k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, gjat\u00eb seanc\u00ebs publike p\u00ebr ankimin e saj ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, i cili e ka shkarkuar nga detyra n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2019, se nuk kishte pasuri t\u00eb tjera ve\u00e7 nj\u00eb makine dhe kursimeve t\u00eb deklaruara dhe se ishte mbajtur padrejt\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebse nga KPK [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71399,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[334,111,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Gjyqtarja-e-Anila-Guri-dhe-avokati-Julian-Mertiri-duke-dale-nga-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Anila Guri dhe avokati Julian M\u00ebrtiri duke dal\u00eb nga KPA | Foto: V. Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71398"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71398"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71398\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71400,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71398\/revisions\/71400"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71399"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71398"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71398"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71398"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}