{"id":71404,"date":"2022-05-31T19:40:43","date_gmt":"2022-05-31T17:40:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisionerja-publike-i-kerkon-kolegjit-qe-te-konfirmoje-gjyqtaren-irena-gjoka\/2022\/05\/31\/"},"modified":"2023-04-06T16:17:02","modified_gmt":"2023-04-06T14:17:02","slug":"komisionerja-publike-i-kerkon-kolegjit-qe-te-konfirmoje-gjyqtaren-irena-gjoka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisionerja-publike-i-kerkon-kolegjit-qe-te-konfirmoje-gjyqtaren-irena-gjoka\/2022\/05\/31\/","title":{"rendered":"Komisionerja Publike i k\u00ebrkon Kolegjit q\u00eb t\u00eb konfirmoj\u00eb gjyqtaren Irena Gjoka"},"content":{"rendered":"<p>Komisionerja publike, Irena Nino rr\u00ebzoi t\u00eb mart\u00ebn gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare shkaqet e ankimit t\u00eb paraardh\u00ebsit t\u00eb saj, Darjel Sina ndaj konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Irena Gjoka.<\/p>\n<p>Nino u t\u00ebrhoq edhe nga q\u00ebndrimi i saj i mbajtur n\u00eb seanc\u00ebn e 27 majit, kur k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares Gjoka p\u00ebr \u2018deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb si dhe p\u00ebr munges\u00eb burimesh n\u00eb krijimin e tyre\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb konkluzioneve t\u00eb saj, komisionerja Nino tha se bazuar n\u00eb provat e reja t\u00eb paraqitura n\u00eb Kolegj nga subjekti, rezulton se kjo e fundit \u201cka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb\u201d. Ajo k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb konfirmimit p\u00ebr gjyqtaren Gjoka.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Irena Gjoka e konsideroi gjithashtu t\u00eb pabazuar ankimin e Komisionerit Publik n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb saj ligjore, Romina Zano. Gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare, ajo k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Irena Gjoka u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2020. Sipas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb, pasakt\u00ebsit\u00eb, mosp\u00ebrputhjet n\u00eb deklarime dhe nj\u00eb balanc\u00eb e vog\u00ebl negative n\u00eb analiz\u00ebn financiare nuk u konsideruan penalizuese.<\/p>\n<p>Gjoka u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Vendimi p\u00ebr Gjok\u00ebn u ankimua nga ish-Komisioneri Publik, Darjel Sina p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare t\u00eb mart\u00ebn, komisionerja Nino renditi shkaqet e ngritura n\u00eb ankimin e Sin\u00ebs si dhe pretendimet e gjyqtares Gjoka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur p\u00ebr secilin shkak dhe pasuri t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim, por nuk paraqiti arsyetim lidhur me ndryshimin e q\u00ebndrimit. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, komisionerja v\u00ebrejti se q\u00ebndrimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjasht\u00eb shkaqe t\u00eb ndryshme t\u00eb ngritura nga Komisioneri, ishte i nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, n\u00eb ankimin e Sin\u00ebs \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se dokumentacioni i paraqitur nga subjekti gjat\u00eb hetimit n\u00eb Komision p\u00ebr justifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 71 m2, nuk mund t\u00eb konsiderohet i plot\u00eb dhe se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, Gjoka ka deklaruar nj\u00eb hua nga v\u00ebllai n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe kursimet nga pagat nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, gjyqtarja Gjoka ka mbajtur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimeve t\u00eb kursimeve cash n\u00eb vitet 2004 dhe 2005, si dhe me disponimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ligjshme me burim nga paga.<\/p>\n<p>Komisionerja shtoi se p\u00ebr mospasqyrimin n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d t\u00eb kursimeve n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro t\u00eb vitit 2005, subjekti ka pretenduar se nuk mund t\u00eb konsiderohet si pasakt\u00ebsi p\u00ebr sa koh\u00eb jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr apartamentin t\u00eb ardhurat nga pagat.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti mbajti t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim edhe n\u00eb lidhje me faktin se shuma prej 15 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shuma 1.7 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka si burim shumat e t\u00ebrhequra n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2005 nga nj\u00eb depozit\u00eb, t\u00ebrhequr nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara blerjes s\u00eb apartamentit,\u201d deklaroi Nino. Po ashtu, ajo paraqiti pretendimet e Gjok\u00ebs se nuk ka mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve, pasi e nj\u00ebjta shum\u00eb e kursyer nga paga ka p\u00ebsuar transformime t\u00eb ndryshme dhe se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb gjith\u00e7ka, edhe burimin e krijimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr burimin tjet\u00ebr t\u00eb apartamentit, depozit\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 23 mij\u00eb USD, Nino v\u00ebrejti se subjekti ka pretenduar se deklarimet kontradikore jan\u00eb pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb njohurive n\u00eb plot\u00ebsimin e k\u00ebtyre deklaratave dhe se burimi i k\u00ebsaj depozite ishin t\u00eb ardhurat nga puna nd\u00ebr vite, qysh prej vitit 1993 kur bashk\u00ebjetonte me prind\u00ebrit n\u00eb kushtet e nj\u00eb ekonomie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt familjare.<\/p>\n<p>Nino paraqiti po ashtu pretendimet e subjektit n\u00eb parashtrime se, n\u00eb analiz\u00ebn e burimeve t\u00eb depozit\u00ebs 23 mij\u00eb USD duhet t\u00eb rishikohen t\u00eb ardhurat familjare; t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat e babait nga shitja e nj\u00eb ngastre toke; ato nga bujq\u00ebsia; t\u00eb ulen shpenzimet e jetes\u00ebs; si dhe t\u00eb moskonsiderohen\u00a0 shpenzimet e t\u00eb v\u00ebllait p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>P\u00ebr burimin tjet\u00ebr q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit, huan\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga v\u00ebllai, Nino v\u00ebrejti se subjekti ka pretenduar se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nga t\u00eb ardhurat nga emigracioni dhe nga bujq\u00ebsia. Sipas Ninos, gjyqtarja Gjoka paraqiti akte dhe prova t\u00eb reja mbi mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb familjar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbuluar me burime t\u00eb ligjshme shumat e p\u00ebrdorura p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Nino paraqiti n\u00eb konkluzione shkaqet e ankimit dhe pretendimet e subjektit edhe lidhur me mospasqyrimin n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb pjes\u00ebs takuese n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb qytetin e Patosit, t\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi; p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 66 m2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshorti i Gjok\u00ebs; p\u00ebr dy garazhe me sip\u00ebrfaqe 14 m2 secili po n\u00eb Tiran\u00eb; p\u00ebr dy autovetura tip Benz; dy transaksione n\u00eb shumat 12 mij\u00eb euro dhe 10 mij\u00eb euro n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit; si dhe p\u00ebr dy hua t\u00eb dh\u00ebna nga ky i fundit.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik, n\u00eb kushtet kur hetimi \u00ebsht\u00eb shterues dhe i gjithansh\u00ebm, bazuar edhe n\u00eb provat e reja t\u00eb paraqitura nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit pran\u00eb Kolegjit, vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit arrin n\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm lidhur me kriterin e pasuris\u00eb dhe, n\u00eb p\u00ebrfundim, i k\u00ebrkon k\u00ebtij Kolegji l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit nr. 241\/2020, t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, znj. Irena Gjoka\u201d, deklaroi komisjonerja Nino.<\/p>\n<p>Avokatja Romina Zano paraqiti konkluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebr secilin shkak t\u00eb ngritur n\u00eb ankimin e komisonerit Sina n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Ngjash\u00ebm si gjat\u00eb parashtrimeve, Zano kund\u00ebrshtoi gjith\u00eb shkaqet duke deklaruar se subjekti kishte v\u00ebrtetuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb \u00e7do pasurie q\u00eb zot\u00ebron.<\/p>\n<p>Sipas konkluzioneve t\u00eb subjektit, provat e dor\u00ebzuara gjat\u00eb hetimit administrativ, si dhe dokumentet e reja lidhur me t\u00eb ardhurat nga ullishtja e babait dhe e v\u00ebllait; t\u00eb ardhurat e k\u00ebtij t\u00eb fundit nga emigracioni; nga dh\u00ebnia me qira e objekteve nga i ati dhe nga bashk\u00ebshorti; si dhe dokumentet shkresore t\u00eb bankave, v\u00ebrtetojn\u00eb se pasurit\u00eb q\u00eb zot\u00ebron jan\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cNga t\u00ebr\u00ebsia e gjith\u00eb hetimit mendoj se nuk ka asnj\u00eb indicie minimale p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb veprimtari t\u00eb paligjshme apo t\u00eb papajtueshme me detyr\u00ebn. Kam shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe n\u00eb asnj\u00eb rast nuk jam p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh apo t\u00eb paraqes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb q\u00eb kam n\u00eb pron\u00ebsi,\u201d deklaroi gjyqtarj Irena Gjoka dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se gjith\u00eb pasuria e saj p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb apartamet, nj\u00eb garazh dhe nj\u00eb autovetur\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Gjoka v\u00ebrejti se KPK ka konkluduar se ajo ka treguar aft\u00ebsi t\u00eb mira profesionale. \u201cEdhe pran\u00eb Kolegjit nuk pati asnj\u00eb denoncim nga publiku p\u00ebrgjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes publike\u201d, pohoi Gjoka dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit.\u00a0 KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 14 qershor, n\u00eb or\u00ebn 09:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisionerja publike, Irena Nino rr\u00ebzoi t\u00eb mart\u00ebn gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare shkaqet e ankimit t\u00eb paraardh\u00ebsit t\u00eb saj, Darjel Sina ndaj konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Irena Gjoka. Nino u t\u00ebrhoq edhe nga q\u00ebndrimi i saj i mbajtur n\u00eb seanc\u00ebn e 27 majit, kur k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71405,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[162,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Irena-Gjoka-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Irena Gjoka dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj ligjore pas sean\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71404"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71404"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71404\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71406,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71404\/revisions\/71406"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71405"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71404"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71404"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71404"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}