{"id":71413,"date":"2022-05-30T13:06:23","date_gmt":"2022-05-30T11:06:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-per-pasurine-dhe-figuren-e-flora-rekes\/2022\/05\/30\/"},"modified":"2023-04-06T16:17:36","modified_gmt":"2023-04-06T14:17:36","slug":"kpk-u-nda-per-pasurine-dhe-figuren-e-flora-rekes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-per-pasurine-dhe-figuren-e-flora-rekes\/2022\/05\/30\/","title":{"rendered":"KPK u nda p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn e Flora Rek\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Durr\u00ebsit, Flora Reka u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 25 mars 2022 me shumic\u00ebn e votave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar, shumica vler\u00ebsoi se Reka kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb figur\u00ebs, si dhe nivel t\u00eb mir\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale, nd\u00ebrsa pakica vler\u00ebsoi se Reka ka c\u00ebnuar besimin e publikut n\u00eb kushtet e gjendura n\u00eb transaksionet e tre pasurive, si dhe n\u00eb kriterin e figur\u00ebs lidhur me p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb proceduar penalisht p\u00ebr krim t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb m\u00eb 25 shkurt 2022, bashk\u00ebshorti i prokurores Reka, gjyqtari i Durr\u00ebsit Shp\u00ebtim Reka u shkarkua nga detyra, pasi KPK konkludoi se ai \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve, si dhe ka kryer transaksione t\u00eb blerjeve dhe shitjeve t\u00eb nj\u00eb makine n\u00eb kund\u00ebrshtim me etik\u00ebn dhe sjelljen e duhur p\u00ebr nj\u00eb magjistrat.<\/p>\n<p>Flora Reka e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1988. Ajo punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Durr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi ndryshe p\u00ebr pasurit\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Prokurorja Reka ka deklaruar nj\u00eb pasuri truall me sip\u00ebrfaqe 500 m2 t\u00eb bler\u00eb nga Bashkia Himar\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me v\u00ebllan\u00eb D.A. n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2002 n\u00eb vler\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi p\u00ebr pjes\u00ebn takuese 50% ka deklaruar t\u00eb ardhurat familjare, prej nga ka rezultuar se ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 100 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, nga Bashkia Himar\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar aktvler\u00ebsimi i truallit n\u00eb zbatim t\u00eb vendimit t\u00eb KRRT-s\u00eb s\u00eb Prefektur\u00ebs dhe vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak Himar\u00eb t\u00eb vitit 2002 p\u00ebr shesh-nd\u00ebrtimin me sip\u00ebrfaqe 500 m2 p\u00ebr banes\u00eb dy kate.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs, ASHK Vlor\u00eb ka informuar se nga verifikimi n\u00eb sistemin elektronik t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb regjistrimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, nuk rezulton q\u00eb kjo pasuri t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, si dhe nuk ka nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>E pyetur nga Komisioni lidhur me q\u00ebllimin e blerjes, Reka ka sqaruar se ka qen\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb kryer investim, por ky q\u00ebllim nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur dhe pasuria nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur asnj\u00ebher\u00eb. Ajo ka shtuar se nuk di p\u00ebrse kjo pasuri nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar, pasi s\u00eb bashku me v\u00ebllan\u00eb kan\u00eb depozituar dokumentet p\u00ebrkat\u00ebse, si dhe se vijon procedura p\u00ebr regjistrimin e k\u00ebsaj prone.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni ka ngritur fillimisht dyshime se kjo pasuri duket t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfituar nga subjekti n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, si dhe e ka zot\u00ebruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb, shpjegimet e Rek\u00ebs e kan\u00eb bindur shumic\u00ebn. Ajo ka sqaruar se familjarisht jan\u00eb nga Himara dhe se p\u00ebrfitimi i k\u00ebsaj pasurie truall nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm prej saj, por edhe nga familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka k\u00ebmb\u00ebngulur se trualli \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji dhe se dokumenti i p\u00ebrpiluar p\u00ebrmban t\u00eb gjitha ekstremitetet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i rregullt, si dat\u00ebn, n\u00ebnshkrimet p\u00ebrkat\u00ebse dhe vul\u00ebn e institucionit nga Bashkia Himar\u00eb.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se akti i shitblerjes \u00ebsht\u00eb formalizuar p\u00ebrpara noterit n\u00eb Himar\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb shlyer gjith\u00eb \u00e7mimi. N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica arrin n\u00eb konkluzionin se Reka e ka deklaruar me v\u00ebrtet\u00ebsi k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Komisionerja Xhensila Pine n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson ndryshe. Sipas saj, subjekti nuk ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb dhe t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, pasi nuk jan\u00eb zbatuar dispozitat ligjore me karakter urdh\u00ebrues t\u00eb ligjit nr.7980\/1995, \u201cP\u00ebr shitblerjen e trojeve\u201d.<\/p>\n<p>Pakica thekson se kjo dispozit\u00eb lejonte tjet\u00ebrsimin e trojeve pron\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb pron\u00eb private vet\u00ebm n\u00eb dy raste &#8211; p\u00ebr nd\u00ebrtim banesash p\u00ebr t\u00eb pastreh\u00eb q\u00eb lirojn\u00eb banesat e ish-pronar\u00ebve, apo me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr investime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>N\u00eb vjim t\u00eb arsyetimit t\u00eb saj Pine sjell n\u00eb v\u00ebmendje parimin e dijenis\u00eb s\u00eb ligjit si i zbatuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. \u201cSikurse Bashkia Himar\u00eb edhe subjekti i rivler\u00ebsimit, Flora Reka, pal\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb k\u00ebtij trualli, kishin detyrimin t\u00eb njohin dhe t\u00eb zbatojn\u00eb ligjin, duke respektuar urdh\u00ebrimin ndalues ligjor p\u00ebr t\u00eb mos propozuar apo pranuar kryerjen e veprimit juridik t\u00eb shitblerjes s\u00eb trojeve shtet\u00ebrore jasht\u00eb rasteve t\u00eb parashikuara n\u00eb ligj\u201d, konstaton pakica dhe vler\u00ebson se ky transaksion afekton drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Prokurorja Reka ka deklaruar nj\u00eb apartament 1+1 me sip\u00ebrfaqe 70.7 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, me vler\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb kontrat\u00eb 900 mij\u00eb lek\u00eb, por me vler\u00eb t\u00eb paguar 500 mij\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi ka deklaruar p\u00ebrftimin n\u00ebp\u00ebrmjet dhurimit nga babai n\u00eb vitin 2000 dhe blerjen e pjesshme, t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 10-12 m2.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se trualli ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar objekti ku gjendet apartamenti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga babai i subjektit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e trash\u00ebgimtar\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit e Kompensimit t\u00eb Pronave. N\u00eb vitin 1998, babai i subjektit i ka dhuruar t\u00eb birit pjes\u00ebn e tij takuese, pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim. V\u00ebllai i prokurores Reka e ka zhvilluar pron\u00ebn dhe nga kontrata e sip\u00ebrmarrjes ka p\u00ebrfituar edhe apartamentin me sip\u00ebraqe 70.7 m2, q\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. Apartamenti n\u00eb vitin 2000 \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga subjekti p\u00ebr vler\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Reka ka shpjeguar se i ka paguar t\u00eb v\u00ebllait vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rreth 10-12 m2 q\u00eb kishte apartamenti m\u00eb shum\u00eb nga pjesa q\u00eb mund t\u2019i dhuronte i ati.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim Komisioni ka konstatuar se pretendimi p\u00ebr dhurimin e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb apartamentit mbetet n\u00eb nivel deklarativ dhe i padokumentuar. Reka u ka q\u00ebndruar shpjegimeve t\u00eb saj q\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim shumica i ka vler\u00ebsuar bind\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cFakti se kjo kontrat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kontestuar dhe se v\u00ebllai i subjektit ka deklaruar se veprimet e kryera jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta dhe reale, e t\u00eb pavesuara, si dhe nisur nga marr\u00ebdh\u00ebnia familjare mes trash\u00ebgimtarit t\u00eb truallit, investitorit dhe subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit si p\u00ebrfituese e k\u00ebsaj pasurie, trupi gjykues vler\u00ebson t\u00eb besueshme deklarimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nisur edhe nga fakti se marr\u00ebdh\u00ebnia \u00ebsht\u00eb familjare, e logjikshme, si dhe kontrata \u00ebsht\u00eb juridikisht e vlefshme\u201d, konkludon shumica.<\/p>\n<p>Pine n\u00eb pakic\u00eb thekson se ka mbetur deklarativ dhe i padokumentuar pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr dhurimin pjes\u00ebrisht t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nga babai i saj dhe blerjen e sip\u00ebrfaqes shtes\u00eb nga kjo pasuri prej 10-12 m2 , n\u00eb vler\u00ebn 500.000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pakica v\u00ebren se subjekti ka konfirmuar se ka hartuar nj\u00eb dokument noterial me deklarime p\u00ebr fakte ose p\u00ebr veprime q\u00eb nuk jan\u00eb kryer, lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie apo \u00e7mimin e saj. Sipas Pines, kjo situat\u00eb afekton drejtp\u00ebrdrejt besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Reka ka deklaruar nj\u00eb apartament tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 51 m2 n\u00eb Plazh Durr\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit, t\u00eb dhuruar prej n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Reka ka deklaruar t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj nga dh\u00ebnia me qira n\u00eb vite t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Lion t\u00eb Franc\u00ebs, ku ajo ka qen\u00eb bashk\u00ebpronare n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e trash\u00ebgimtares nga i ati, si dhe nga shitja e asaj pasurie n\u00eb vitin 1998.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumentacionit t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit nga dh\u00ebnia me qira dhe shitja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Lion t\u00eb Franc\u00ebs, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs. Nisur dhe nga fakti se n\u00ebna e subjektit jetonte n\u00eb Tiran\u00eb dhe se e ka kryer k\u00ebt\u00eb investim kur ishte e moshuar, Komisioni ka ngritur fillimisht dyshime se mund t\u00eb ishte pasuri e fshehur e subjektit.<\/p>\n<p>Reka ka pretenduar se, me t\u00eb gjitha provat indirekte q\u00eb kan\u00eb paraqitur nuk mund t\u00eb vihej n\u00eb dyshim ekzistenca e banes\u00ebs s\u00eb trash\u00ebguar nga e \u00ebma dhe p\u00ebrdorimi prej saj gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, si dhe p\u00ebrfitimi k\u00ebsaj pasurie nga t\u00eb ardhurat nga qiraja dhe shitja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica v\u00ebren se nga shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara lidhur me shpenzimin e energjis\u00eb elektrike, rezulton se sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb bler\u00eb fillimisht nga e \u00ebma dhe se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur prej saj p\u00ebr periudhat e ver\u00ebs. Pas vitit 2016, kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet d\u00ebshmis\u00eb tetsamentare nga djali i Rek\u00ebs, sipas shpenzimeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike ka rezultuar se apartamenti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur rregullisht, me nj\u00eb rritje t\u00eb konsumit mujor.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK vler\u00ebson se ky apartament \u00ebsht\u00eb krijuar nga n\u00ebna e Rek\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme dhe se djali i subjektit e ka fituar p\u00ebrmes trash\u00ebgimis\u00eb.<\/p>\n<p>Pine n\u00eb pakic\u00eb konstaton se nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk u provua mund\u00ebsia financiare e dhurueses dhe se rrethanat e konstatuara gjat\u00eb hetimit administrativ jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin se ky apartament \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur.<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrshtit\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informaciomnit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar raporte pozitive p\u00ebr prokuroren Reka. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga sistemi TIMS ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i subjektit, gjyqtari Shp\u00ebtim Reka, n\u00eb vitin 2012 ka dal\u00eb nga pika kufitare Qaf\u00eb Bot\u00eb me nj\u00eb automjet t\u00eb marr\u00eb me qira, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Xh. T. i cili ka rezultuar i proceduar penalisht.<\/p>\n<p>Reka ka shpjeguar se kontakti i bashk\u00ebshortit me k\u00ebt\u00eb person ka ndodhur n\u00eb kushte krejt rast\u00ebsore dhe normale. Ajo ka sqaruar se do t\u00eb kryenin udh\u00ebtim drejt Greqis\u00eb ku do t\u00eb merrnin me vete edhe dy nip\u00ebr dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nevojiteshin dy automjete. Sipas saj, p\u00ebr gjetjen e automjetit \u00ebsht\u00eb interesuar shtetasi N.K., babai i dy f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb do merrnin me vete. Subjekti ka paraqitur si prov\u00eb deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb l\u00ebshuar nga prind\u00ebrit e shtetasit T. K. p\u00ebr lejimin e djalit T. t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb jasht\u00eb shtetit i shoq\u00ebruar prej saj dhe bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Reka ka dor\u00ebzuar dhe nj\u00eb deklarat\u00eb notriale t\u00eb N.K. q\u00eb pranon se marr\u00ebdh\u00ebnia e qiras\u00eb s\u00eb automjetit ka qen\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Shumica arsyeton se rrethana e konstatuar nuk ka qen\u00eb e till\u00eb q\u00eb duhej deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, pasi ka kaluar shum\u00eb koh\u00eb, si dhe nuk rezulton ndonj\u00eb kontrakt i m\u00ebvonsh\u00ebm me pronarin e mjetit.<\/p>\n<p>Pine n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se pretendimi i Rek\u00ebs se nuk njihej me pronarin e automjetit t\u00eb marr\u00eb me qira dhe t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb vitin 2012, bie ndesh me qasjen e saj n\u00eb kontekstin e siguris\u00eb personale edhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdorimi i automjetit t\u00eb nj\u00eb personi me probleme me drejt\u00ebsin\u00eb nga nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e zyr\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb q\u00eb ka n\u00eb juridiksion komunitetin, ku ky individ jeton, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej \u00e7do debati nj\u00eb sjellje e cila ndikon n\u00eb perceptimin negativ t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb integritetin, p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb dhe seriozitetin e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, vijon Pine arsyetimin e saj dhe n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes konkludon se prokurorja Flora Reka ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Durr\u00ebsit, Flora Reka u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 25 mars 2022 me shumic\u00ebn e votave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar, shumica vler\u00ebsoi se Reka kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb figur\u00ebs, si dhe nivel t\u00eb mir\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71414,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[118,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Flora-Reka-me-djalin-e-saj-pas-seances-se-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Flora Reka e shoq\u00ebruar nga djali i saj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71413"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71413"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71413\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71415,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71413\/revisions\/71415"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71414"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71413"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71413"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71413"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}