{"id":71419,"date":"2022-05-27T17:50:19","date_gmt":"2022-05-27T15:50:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hysni-mulaj-permbys-balancen-negative-pas-riceljes-se-hetimit\/2022\/05\/27\/"},"modified":"2023-04-06T16:17:52","modified_gmt":"2023-04-06T14:17:52","slug":"hysni-mulaj-permbys-balancen-negative-pas-riceljes-se-hetimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hysni-mulaj-permbys-balancen-negative-pas-riceljes-se-hetimit\/2022\/05\/27\/","title":{"rendered":"Hysni Mulaj p\u00ebrmbys balanc\u00ebn negative pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimit"},"content":{"rendered":"<p>Ri\u00e7elja e hetimit administrativ n\u00eb rivler\u00ebsimin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Hysni Mulaj ka sjell\u00eb ndryshim t\u00eb analiz\u00ebs financiare p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr \u00e7mimin 39 mij\u00eb e 546 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb d\u00ebgjimore m\u00eb 25 mars, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi pamund\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb subjektit p\u00ebr krijimin dhe dh\u00ebnien hua t\u00eb shum\u00ebs 4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti, si dhe p\u00ebr dhurimin e shum\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2005-\u00ebn q\u00eb ka sh\u00ebrbyer po p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Mulaj ka deklaruar si burim t\u00eb huas\u00eb dhe vler\u00ebs s\u00eb dhuruar t\u00eb ardhurat nga paga e tij; aktiviteti privat i t\u00eb atit; t\u00eb ardhurat e v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb emigrim; t\u00eb ardhurat familjare nga bujq\u00ebsia e blegtoria, si dhe ato nga shitja e bim\u00ebve medicinale. Por, dokumentacioni i paraqitur deri n\u00eb p\u00ebrmbylljen e hetimit paraprak u konstatua i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb dy shumave t\u00eb dh\u00ebna subjektit nga babai.<\/p>\n<p>Mulaj k\u00ebrkoi nd\u00ebr t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb konsideroheshin edhe t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia, blegtoria dhe shitja e bim\u00ebve medicinale. Sipas subjektit, prodhimet bujq\u00ebsore dhe familjare kishin ndikuar dhe n\u00eb uljen e kostove t\u00eb jetes\u00ebs, pasi pjesa m\u00eb e madhe sigurohej prej ekonomis\u00eb familjare. Ai e konsideroi t\u00eb padrejt\u00eb faktin se Komisioni kishte konsideruar si shpenzime jetese 66% t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe k\u00ebrkoi q\u00eb ky koeficent t\u00eb ulej.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb premten m\u00eb 27 maj, relatorja Suela Zhegu sqaroi se pasi Komisioni kishte shqyrtuar dokumentacionin dhe shpjegimet e dor\u00ebzuara nga subjekti, ka \u00e7muar q\u00eb shpenzimet e jetes\u00ebs deri n\u00eb momentin e huadh\u00ebnies n\u00eb vitin 2004 t\u00eb konsiderohen n\u00eb mas\u00ebn 50%. Sipas Zhegut, nga rikryerja e analiz\u00ebs financiare ka rezultuar se babai i subjektit ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit hua vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2004-\u00ebn, por jo p\u00ebr dhurimin e shum\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2005-\u00ebn.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni konstaton balanca negative n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebr kthimin e huas\u00eb p\u00ebr vitet 2006, 2007, 2008 dhe 2010.<\/p>\n<p>Prokurori Mulaj shpjegoi t\u00eb premten se, pasi ishte njohur me rezultatet e hetimit t\u00eb kryer rishtaz p\u00ebr pasurin\u00eb, ishte konsultuar me nj\u00eb ekspert ekonomik q\u00eb kishte kryer analiz\u00ebn financiare p\u00ebr gjith\u00eb t\u00eb burimet e shpenzimeve dhe investimeve t\u00eb tij, si dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat. \u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj analize e them me bindje se balanca e bazuar n\u00eb prova, nuk rezulton negative p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, por rezulton pozitive,\u201d theksoi Mulaj.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se familja e tij kishte pasur mund\u00ebsi jo vet\u00ebm p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb, por edhe p\u00ebr shum\u00ebn e dhuruar n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Po ashtu, Mulaj deklaroi se kishte pasur burime financiare t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb n\u00eb vite, duke sqaruar se ato rridhnin nga pagat e tij dhe e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Zhegu u ndal n\u00eb konstatimin p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb kunatit t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr disa vite nga prokurori Mulaj. Sipas relatores dhe nga hetimi i kryer n\u00eb vijim, nuk \u00ebsht\u00eb siguruar dokumentacion i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve t\u00eb bashk\u00ebshortes nga nj\u00eb aktivitet privat dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia p\u00ebr blerjen e mjetit q\u00eb ka p\u00ebrdorur subjekti.<\/p>\n<p>Po ashtu, bazuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn analiz\u00eb, sipas KPK-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet as mund\u00ebsia e krijimit t\u00eb nj\u00eb gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn bashk\u00ebshortja ka deklaruar n\u00eb vitin 2007 se \u00ebsht\u00eb krijuar nga t\u00eb ardhurat e saj dhe t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs, para martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurori Mulaj deklaroi se gjendet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb siguruara nga familjar\u00ebt e bashk\u00ebshortes prej aktivitetit tregtar privat. Ai faj\u00ebsoi institucionet shtet\u00ebrore p\u00ebr mosvendosjen n\u00eb dispozicion t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb dokumentacionit, duke v\u00ebrejtur se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast del qart\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria me t\u00eb cil\u00ebn ushtrojn\u00eb detyrat dhe kompetencat e tyre institucionet.<\/p>\n<p>Subjekti v\u00ebrejti se nuk kishte pasur marr\u00ebdh\u00ebnie huamarrje me familjar\u00ebt e bashk\u00ebshortes q\u00eb ata t\u00eb konsideron persona t\u00eb lidhur. \u201cMegjithat\u00eb, jam p\u00ebrpjekur t\u00eb siguroj dokumente,\u201d pohoi Mulaj dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos i kalohet barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu konstatoi mosp\u00ebrputhje p\u00ebr vler\u00ebn e gjendjeve cash t\u00eb deklaruara n\u00eb vite me ato t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklarimin n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Mulaj theksoi se kishte sqaruar se nga analiza p\u00ebr gjendjen cash rezultonte q\u00eb t\u00eb kishte pasur burime t\u00eb ligjshme financiare q\u00eb rrjedhin nga paga e tij dhe e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua prej Komisionit moskryerja e hetimeve nga ana e prokurorit Mulaj dhe nj\u00eb oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore lidhur p\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb kryer p\u00ebr vjedhjen e nj\u00eb automjeti.<\/p>\n<p>Prokurori Mulaj deklaroi se ishte konsultuar me dosjen n\u00eb fjal\u00eb. Ai pretendoi se kishte kryer t\u00eb gjitha veprimet e nevojshme dhe n\u00eb p\u00ebrfundim kishte vendosur pezullimin e \u00e7\u00ebshtjes me q\u00ebllim q\u00eb policia t\u00eb mund t\u00eb siguronte informacione operative p\u00ebr personat q\u00eb mund t\u00eb kishin vjedhur automjetin. Sipas subjektit, kall\u00ebzuesi nuk kishte qen\u00eb n\u00eb gjendje as t\u00eb p\u00ebrshkruante targ\u00ebn e mjetit q\u00eb i kishin vjedhur.<\/p>\n<p>Mulaj sqaroi se n\u00eb vijim ishte vendosur rifillimi i hetimeve nga nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr dhe ishte pushuar p\u00ebr shkak t\u00eb parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Subjekti u pyet nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Gerrit Sprenger lidhur me hetimin e kryer p\u00ebr vjedhjen e makin\u00ebs. Sprenger konstatoi se kall\u00ebzuesi ishte koleg i subjektit dhe u shpreh se nuk arinte t\u00eb kuptonte pse \u00e7\u00ebshtja kishte q\u00ebndruar e pezulluar p\u00ebr 6 vjet, derisa ishte parashkruar vepra penale.<\/p>\n<p>Mulaj sqaroi s\u00ebrish se dosja ishte p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb polici p\u00ebr ndjekje t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00ebp\u00ebrmjet hetimeve operative. Ai pohoi se n\u00eb raste t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb policia q\u00eb kur gjen informacione d\u00ebrgon relatim me shkrim dhe sugjeron rifillimin e hetimeve. \u201cUn\u00eb nuk kam pasur ndonj\u00eb relacion ku k\u00ebrkohej rifillimi i hetimeve,\u201d pohoi Mulaj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Hysni Mulaj k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 31 maj, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ri\u00e7elja e hetimit administrativ n\u00eb rivler\u00ebsimin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Hysni Mulaj ka sjell\u00eb ndryshim t\u00eb analiz\u00ebs financiare p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr \u00e7mimin 39 mij\u00eb e 546 euro. N\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb d\u00ebgjimore m\u00eb 25 mars, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71420,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Hysni-Mulaj-ne-seance.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Hysni Mulaj gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71419"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71419"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71419\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71421,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71419\/revisions\/71421"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71420"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71419"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71419"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71419"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}