{"id":71431,"date":"2022-05-27T13:47:37","date_gmt":"2022-05-27T11:47:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-dritan-banushi\/2022\/05\/27\/"},"modified":"2023-04-06T16:18:18","modified_gmt":"2023-04-06T14:18:18","slug":"kolegji-degjon-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-dritan-banushi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-dritan-banushi\/2022\/05\/27\/","title":{"rendered":"Kolegji d\u00ebgjon konkluzionet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtarit Dritan Banushi"},"content":{"rendered":"<p>Seanca e s\u00eb premtes n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit ndaj drejtuesit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Dritan Banushi u duk si nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje e dy seancave t\u00eb para. Nd\u00ebrsa lexuan q\u00ebndrimet p\u00ebrfundimtare, Komisionerja Publike, Irena Nino dhe Banushi e avokati i tij, Viktor Gumi, u q\u00ebndruan argumenteve t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik i q\u00ebndron shkaqeve t\u00eb ankimit. Subjekti nuk provoi t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e shkaqeve t\u00eb ankimit,\u201d tha Nino.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Banushi u shpreh thuajse i revoltuar q\u00eb provat e paraqitura prej tij nuk ishin marr\u00eb parasysh. \u201cE v\u00ebrteta e prind\u00ebrve t\u00eb mi \u00ebsht\u00eb aty. Pasuria e tyre \u00ebsht\u00eb fakt i njohur bot\u00ebrisht,\u201d tha gjyqtari, duke iu referuar dyshimeve mbi t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve. Avokati Gumi nga ana e tij parashtroi se n\u00eb q\u00ebndrimet e Komisionerit Publik kishte gabime matematikore dhe se analiza financiare e shpenzimeve ishte bazuar n\u00eb statistika jo zyrtare.<\/p>\n<p>Gjyqtari Banushi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi i konfirmimit u kund\u00ebrshtua nga Komisioneri Pubilik me arsyetimin se KPK nuk kishte vler\u00ebsuar drejt pasurin\u00eb e subjektit.<\/p>\n<p>Ankimi ndaj Banushit po shqyrtohet nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtylla dhe an\u00ebtar\u00eb Mimoza Tasi, Sokol \u00c7omo dhe Rezarta Schuetz.<\/p>\n<p>Debati gjyq\u00ebsor n\u00eb \u00e7\u00ebshtje u fokusua n\u00eb 3 element\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshinin kursimet n\u00eb vite t\u00eb gjyqtarit dhe m\u00ebnyr\u00ebn si ato ishin deklaruar, shpenzimet e jetes\u00ebs dhe nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr nga babai i gjyqtarit, p\u00ebr t\u00eb cilin Komisionerja pretendon se nuk ka pasur burime.<\/p>\n<p><strong>Kursimet dhe gjendja cash<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb leximin e p\u00ebrfundimeve t\u00eb saj, komisionerja Nino tha se i q\u00ebndronte shkaqeve t\u00eb ankimit sa i p\u00ebrket problemeve n\u00eb deklarimin e kursimeve nga gjyqtari Banushi.<\/p>\n<p>Nino tha se gjyqtari nuk kishte deklaruar sakt\u00ebsisht kursimet dhe nuk kishte burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar kursimet e deklaruara p\u00ebr vitet 2003 deri n\u00eb vitin 2016. Nino tha se gjendja cash e pretenduar nga gjyqtari, nuk p\u00ebrputhet me at\u00eb q\u00eb ai kishte deklaruar periodikisht n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisionerja i k\u00ebrkoi KPA t\u00eb mos mbante n\u00eb konsiderat\u00eb si t\u00eb ardhura transfertat bankare me p\u00ebrshkrimin dieta e t\u00eb ngjashme, bazuar n\u00eb praktik\u00ebn e vet\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>Avokati Gumi n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb k\u00ebtyre pretendimeve k\u00ebmb\u00ebnguli se deklarimet ishin b\u00ebr\u00eb bazuar n\u00eb kuptimin q\u00eb Banushi kishte pasur p\u00ebr kursimet. Ai tha se nj\u00eb shum\u00eb prej 450 mij\u00eb lek\u00ebsh marr\u00eb nga shitja e nj\u00eb makine nuk ishte deklaruar si kursim, pasi subjekti nuk e kishte konsideruar at\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se e nj\u00ebjta shum\u00eb ishte p\u00ebrdorur n\u00eb blerjen e nj\u00eb makine dy vjet m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Gumi po ashtu k\u00ebrkoi q\u00eb KPA t\u00eb pranonte arsyetimet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit mbi transferimin n\u00eb bank\u00eb t\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kursimeve dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si ato ndikonin te gjendja cash.<\/p>\n<p>Ai pretendoi edhe se KPA duhej t\u00eb merrte n\u00eb konsiderat\u00eb si t\u00eb ardhura shumat e hedhura n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shpenzimet e jetes\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Komisionerja Nino ve\u00e7oi shpenzimet e jetes\u00ebs n\u00eb vitin 2007 n\u00eb p\u00ebrfundimet e saj, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje q\u00eb Banushi rezultonte me balanc\u00eb negative. Nino tha se n\u00eb p\u00ebrfundim vler\u00ebsonte q\u00eb shpenzimet e jetes\u00ebs t\u00eb llogariteshin bazuar n\u00eb standardet e INSTAT.<\/p>\n<p>Avokati Viktor Gumi u fokusua gjat\u00eb te analiza financiare. Gumi pretendoi se n\u00eb ankim pretendohej munges\u00eb t\u00eb ardhurash nga minus 3.3 milion n\u00eb mbi 4 milion\u00eb, por q\u00eb sipas tij n\u00ebse merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb shifrat rezultati duhej t\u00eb dilte mbi 5 milion. \u2018\u00cbsht\u00eb matematik\u00eb\u201d, tha Gumi duke pretenduar se nga ana e Komisionerit Publik ishin b\u00ebr\u00eb gabime n\u00eb mbledhje.<\/p>\n<p>Gumi po ashtu kund\u00ebrshtoi m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs. Sipas tij, Komisioneri Publik n\u00eb ankim i ishte referuar nj\u00eb shifre prej 235 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vit p\u00ebr nj\u00eb familje me 4 vet\u00eb, nisur nga nj\u00eb anket\u00eb paraprake e INSTAT d\u00ebrguar ILDKPKI n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Ai tha se n\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebrfundimtar, k\u00ebto shpenzime vjetore ishin llogaritur n\u00eb 174 mij\u00eb lek\u00eb. Gumi k\u00ebmb\u00ebnguli se KPK kishte p\u00ebrdorur standardin e dyt\u00eb n\u00eb disa vendime q\u00eb nuk ishin ankimuar. Nj\u00eblloj ai kund\u00ebrshtoi shpenzimet familjare edhe p\u00ebr disa vite t\u00eb tjera, nd\u00ebrsa rip\u00ebrs\u00ebriti se n\u00eb analiza t\u00eb b\u00ebra nga Komisioneri Publik kishte gabime materiale.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti <\/strong><\/p>\n<p>Komisionerja Publike iu referua s\u00ebrish aktit t\u00eb kolaudimit p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar pretendimin e subjektit se apartamenti ishte bler\u00eb i pap\u00ebrfunduar. Nino lexoi se bazuar n\u00eb aktin e kolaudimit dhe lejen e shfryt\u00ebzimit l\u00ebshuar pas tij apartamenti kishte qen\u00eb i p\u00ebrfunduar disa muaj para blerjes dhe se vlera e tij duhej t\u00eb llogaritej bazuar n\u00eb vlerat e Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave.<\/p>\n<p>Nino po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb subjektin nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar k\u00ebt\u00eb blerje.<\/p>\n<p>Gumi nga ana tjet\u00ebr rip\u00ebrmendi provat e mbledhura nga ata p\u00ebr t\u00eb treguar aktivitetin e prind\u00ebrve t\u00eb subjektit si blegtor\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebnguli s\u00ebrish se apartamenti ishte marr\u00eb n\u00eb form\u00ebn karabina. Vet\u00eb subjekti n\u00eb fjal\u00ebn e tij tha se situata e pallatit ishte e dukshme edhe sot dhe se akti i kolaudimit ishte i rrem\u00eb. \u201cSi mund t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrfunduar nj\u00eb pallat q\u00eb edhe sot ka apartamente t\u00eb pasuvatuara dhe karabina,\u201d tha ai. Banushi k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo situat\u00eb ishte bot\u00ebrishte e njohur. Ai tha se n\u00eb 29 vite si gjyqtar kishte respektuar ligjin dhe kushtetut\u00ebn dhe k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPA njoftoi se do t\u00eb t\u00ebrhiqej p\u00ebr vendim dhe\u00a0 se vendimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen do t\u00eb shpallej n\u00eb 8 qershor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seanca e s\u00eb premtes n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit ndaj drejtuesit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Dritan Banushi u duk si nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje e dy seancave t\u00eb para. Nd\u00ebrsa lexuan q\u00ebndrimet p\u00ebrfundimtare, Komisionerja Publike, Irena Nino dhe Banushi e avokati i tij, Viktor Gumi, u q\u00ebndruan argumenteve t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb her\u00ebt. \u201cKomisioneri Publik [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71432,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[214,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Dritan-Banushi-ne-KPA-111.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Dritan Banushi pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71431"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71431"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71431\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71433,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71431\/revisions\/71433"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71432"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71431"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71431"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71431"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}