{"id":71443,"date":"2022-05-25T19:01:27","date_gmt":"2022-05-25T17:01:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-erjon-shehaj-e-permbysi-barren-e-proves-per-pasurine\/2022\/05\/25\/"},"modified":"2023-04-06T16:19:00","modified_gmt":"2023-04-06T14:19:00","slug":"vendimi-i-kpk-erjon-shehaj-e-permbysi-barren-e-proves-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-erjon-shehaj-e-permbysi-barren-e-proves-per-pasurine\/2022\/05\/25\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Erjon Shehaj e p\u00ebrmbysi barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Erjon Shehaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 1 prill 2022, pasi trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit u bind nga shpjegimet dhe provat e tij p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb dhe p\u00ebr konstatimet n\u00eb kriterin profesional, p\u00ebr t\u00eb cilat iu k\u00ebrkuan shpjegime.<\/p>\n<p>Erjon Shehaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012 dhe prej asaj kohe vazhdon ta ushtroj\u00eb detyr\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Lezh\u00eb, ku prej prillit t\u00eb vitit 2021 mban dhe funksionin e drejtuesit.<\/p>\n<p>Procesi i tij i vetingut u krye nga trupa e kryesuar nga Alma Faksaj, me relatore Pamela Qirko dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar m\u00eb 7 janar, prokurori Shehaj dha shpjegime dhe dor\u00ebzoi prova lidhur me mosp\u00ebrputhjet, pasakt\u00ebsit\u00eb dhe munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb huave t\u00eb marra nga babai p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ri\u00e7elej hetimi p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Po m\u00eb dat\u00eb 7 janar, KPK njoftoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>Problemi kryesor me t\u00eb cil\u00ebn u p\u00ebrball prokurori Shehaj kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga babai i tij p\u00ebr llogari t\u00eb subjektit p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb ishte porositur n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Shehaj ka deklaruar kredi n\u00eb shum\u00ebn totale 4 milion\u00eb lek\u00eb dhe hua 2.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga babai i tij n\u00eb vitin 2009. Po ashtu, ka deklaruar se shuma 13 mij\u00eb e 500 euro p\u00ebr k\u00ebstin e tret\u00eb, \u00ebsht\u00eb paguar me nj\u00eb hua tjet\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nga babai n\u00eb vitin 2013, n\u00eb vler\u00ebn 14 mij\u00eb euro. P\u00ebr t\u00eb dyja k\u00ebto hua subjekti ka depozituar deklarata noteriale t\u00eb viteve kur jan\u00eb marr\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb paguar n\u00eb maj t\u00eb vitit 2009, nd\u00ebrsa kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb 6 tetor t\u00eb atij viti. Nga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se kredia \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr pjes\u00eb -pjes\u00eb n\u00eb tetor n\u00eb shum\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe 400 mij\u00eb lek\u00eb, n\u00eb n\u00ebntor 100 mij\u00eb lek\u00eb dhe m\u00eb 31 dhjetor 1 milion e 247 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se kredia ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb disbursuar disa muaj pas pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, KPK i ka k\u00ebrkuar shpjegime subjektit. Shehaj ka sqaruar se n\u00eb vitin 2009 ka shfaqur interes p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb dhe pasi ka marr\u00eb kontaktet me shoq\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrtimit, \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr porositjen e apartamentit, duke b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe planin p\u00ebr p\u00ebrballimin e blerjes.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, p\u00ebr t\u00eb formalizuar marr\u00ebdh\u00ebnien e shitblerjes, shoq\u00ebria ka k\u00ebrkuar pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro. Ai ka deklaruar se i \u00ebsht\u00eb ofruar ndihm\u00eb nga i af\u00ebrmi i tij, djali i xhaxhait t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, p\u00ebr ta ndihmuar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb huaje t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro, q\u00eb e jepte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e administratorit dhe ortakut mazhoritar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ku ai ishte aksioner.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, prokurori Shehaj ka dor\u00ebzuar n\u00eb Komision deklarat\u00eb noteriale t\u00eb muajit prill 2009, ku pasqyrohet shuma e dh\u00ebn\u00eb hua nga i af\u00ebrmi kundrejt babait t\u00eb subjektit, si dhe q\u00ebllimi i huas\u00eb, ashtu si ka shpjeguar prokurori Shehaj gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Subjekti ka theksuar se i ka deklaruar pasurin\u00eb dhe detyrimet n\u00eb mbyllje t\u00eb vitit 2009, kredin\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb dhe huan\u00eb nga babai 2.5 milion\u00eb lek\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga babai i tij. Ai ka pretenduar se nuk ka pasur detyrim p\u00ebr t\u00eb deklaruar huan\u00eb e marr\u00eb nga babai prej shoq\u00ebris\u00eb ku ishte aksioner kush\u00ebriri i n\u00ebn\u00ebs, pasi ka qen\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e p\u00ebrkohshme detyrimi, q\u00eb ishte krijuar p\u00ebr disa muaj dhe ishte mbyllur brenda vitit 2009.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim sqarohet se pas k\u00ebtyre shpjegimeve dhe provave t\u00eb depozituara nga prokurori Shehaj, \u00ebsht\u00eb vendosur ri\u00e7elja e hetimit p\u00ebr pasurin\u00eb q\u00eb pasoi edhe me \u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit dhe n\u00eb fund me konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. Trupi gjykues shprehet se ri\u00e7elja u krye edhe p\u00ebr t\u00eb hetuar mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e huas\u00eb 30 mij\u00eb euro t\u00eb deklaruar nga subjekti gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se KPK i ka k\u00ebrkuar informacion noterit publik n\u00eb lidhje me regjistrimin e deklarat\u00ebs noteriale t\u00eb dat\u00ebs 30 prill 2009, t\u00eb l\u00ebshuar nga shoq\u00ebria q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb. Komisioni ka administruar dhe statutin e shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb verifikuar kompetencat e administratorit n\u00eb lidhje me t\u00eb tret\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga aktet e paraqitura nga subjekti \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk ka pasur autorizim nga asambleja e ortak\u00ebve n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb huadh\u00ebnie. Nd\u00ebrkoh\u00eb, referuar ekstraktit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, ka rezultuar se n\u00eb kat\u00ebr muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2009, nga llogaria e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb t\u00ebrhequr cash 12.5 milion\u00eb lek\u00eb, vler\u00eb q\u00eb sipas KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb sa trefishi i huas\u00eb 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Shehaj ka k\u00ebmb\u00ebngulur se shoq\u00ebria ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebsaj huaje. Lidhur me munges\u00ebn e autorizimit nd\u00ebrmjet ortak\u00ebve p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb, subjekti ka deklaruar se ekzistenca ose jo e nj\u00eb autorizimi p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb praktik\u00eb pune q\u00eb lidhet me menaxhimin e brendsh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto shpjegime, dokumente t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti, si dhe nga verifikimet e kryera, Komisioni konkludon se \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet e kund\u00ebrta e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cHuaja e dh\u00ebn\u00eb nga shoq\u00ebria e m\u00ebsip\u00ebrme v\u00ebrtetohet me deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb koh\u00ebs, e cila i jep vler\u00eb provuese pretendimit t\u00eb subjektit n\u00eb lidhje me burimin e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit. Subjekti gjithashtu arriti t\u00eb provonte me dokumentacion ligjor provues burimin e krijimit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga shoq\u00ebria\u2026,\u201d argumenton KPK dhe shton se huaja rezulton t\u00eb jet\u00eb kthyer brenda vitit 2009, bazuar kjo n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb janarit t\u00eb vitit 2022 t\u00eb l\u00ebshuar nga shoq\u00ebria.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni konkludon se nga analiza e shpjegimeve t\u00eb subjektit n\u00eb raport me faktet dhe dokumentacionin e administruar, \u00ebsht\u00eb krijuar bindja se huaja 30 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb shlyer me huan\u00eb 2.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb prokurori Shehaj ka marr\u00eb nga babai n\u00eb shtator t\u00eb 2009-\u00ebs, si dhe me pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb kredis\u00eb, pas shlyerjes s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb. Trupa e KPK-s\u00eb v\u00ebren se vlera e kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr e gjitha brenda vitit 2009.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha veprimet e konstatuara p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2009 kan\u00eb qen\u00eb koherente dhe i krijojn\u00eb trupit gjykues bindjen se huaja prej 30,000 eurosh i \u00ebsht\u00eb shlyer\/kthyer shoq\u00ebris\u00eb \u201c****\u201d sh.p.k., brenda dat\u00ebs 31.12.2009, pra brenda periudh\u00ebs s\u00eb vitit financiar, me q\u00ebllim q\u00eb shoq\u00ebria t\u00eb mbyllte bilancin vjetor t\u00eb vitit 2009\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti me t\u00eb drejt\u00eb nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb hua si detyrim n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb vitit 2009, duke sjell\u00eb si argument bindjen se shuma shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dhe kthyer brenda vitit.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues vler\u00ebson gjithashtu se me t\u00eb drejt\u00eb subjekti ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2009 si detyrim t\u00eb k\u00ebtij viti huan\u00eb e marr\u00eb nga babai i tij n\u00eb shum\u00ebn 2,500,000 lek\u00eb, p\u00ebr sa kjo hua rezultoi e marr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit dhe e pashlyer, duke deklaruar gjendjen e k\u00ebtij detyrimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit dhe n\u00eb deklaratat periodike vijuese shum\u00ebn e mbetur t\u00eb detyrimit\u201d, arsyeton Komisioni dhe konkludon se Shehaj arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje.<\/p>\n<p>Komisioni \u00ebsht\u00eb bindur dhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb babait t\u00eb subjektit p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj vlere, Shehaj ka deklaruar gjat\u00eb hetimit se kan\u00eb qen\u00eb kursimet e prind\u00ebrve dhe nj\u00eb hua q\u00eb babai ka marr\u00eb po n\u00eb vitin 2009 n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb nga nj\u00eb i af\u00ebrm.<\/p>\n<p>Prokurori Erjon Shehaj ka dor\u00ebzuar si prova deklarata noteriale t\u00eb vitit 2009, ku pasqyrohen veprimet e deklaruara, nj\u00eb p\u00ebr huan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb tij t\u00eb n\u00ebnshkruar nga babai dhe tjetra p\u00ebr llogari t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, e n\u00ebnshkruar nga i af\u00ebrmi S.N..<\/p>\n<p>\u201cNga analizimi i veprimeve t\u00eb kryera n\u00eb lidhje me marrjen e huas\u00eb t\u00eb babait t\u00eb subjektit nga z. S. N., p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vijim subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs prej 2,500,000 lek\u00ebsh, krijohet bindja se ato jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura n\u00eb koh\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Gjithashtu, provohet me deklarat\u00eb t\u00eb koh\u00ebs se huaja e dh\u00ebn\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb shum\u00ebn prej 2,500,000 lek\u00ebsh ka pasur burim krijimi t\u00eb ardhurat e marra hua nga z. S. N. n\u00eb shum\u00ebn prej 1,500,000 lek\u00ebsh, si dhe kursimet e z. N. Sh..,\u201d v\u00ebren Komisioni dhe konkludon se shtetasi S.N. dhe babai i subjektit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huave.<\/p>\n<p>KPK vler\u00ebson se p\u00ebr k\u00ebstin e dyt\u00eb sipas kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb e 600 euro ka sh\u00ebrbyer nj\u00eb pjes\u00eb e kredis\u00eb. P\u00ebr likuidimin e k\u00ebstit t\u00eb tret\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 13 mij\u00eb e 500 euro, subjekti ka deklaruar nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn\u00a0 14 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga babai. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Shehaj ka dor\u00ebzuar si prov\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2013, t\u00eb n\u00ebnshkruar nga i ati.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr mosdeklarimin e deklarat\u00ebs noteriale t\u00eb huamarrjes s\u00eb vitit 2013, duke i vler\u00ebsuar bind\u00ebse shpjegimet e subjektit se ai nuk e ka poseduar n\u00eb at\u00eb vit k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, pasi ka vler\u00ebsuar q\u00eb ta mbante babai deri n\u00eb momentin e pages\u00ebs. Komisioni \u00ebsht\u00eb bazuar edhe n\u00eb faktin se Shehaj e ka deklaruar huan\u00eb n\u00eb seksionin e detyrimeve financiare n\u00eb vitin 2013. Po ashtu, ka rezultuar se prind\u00ebrit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 14 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Subjekti ka arritur t\u00eb bind\u00eb trup\u00ebn e KPK-s\u00eb edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2016 kundrejt \u00e7mimit 300 mij\u00eb lek\u00eb. Megjith\u00ebse ka rezultuar fillimisht balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 359 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarimin e likujditeteve n\u00eb banes\u00eb, KPK \u00ebsht\u00eb bindur se Shehaj i ka deklaruar ato si gjendje t\u00eb disponuara n\u00eb fund t\u00eb vitit. Pasakt\u00ebsit\u00eb nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar penalizuese.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur bind\u00ebse shpjegimet p\u00ebr gjendjet cash dhe balancat negative n\u00eb disa vite t\u00eb konstatuara n\u00eb analiz\u00ebn paraprake, n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 4.2 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas analiz\u00ebs financiare p\u00ebrfundimtare, balanca negative \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Erjon Shehaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 1 prill 2022, pasi trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit u bind nga shpjegimet dhe provat e tij p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb dhe p\u00ebr konstatimet n\u00eb kriterin profesional, p\u00ebr t\u00eb cilat iu k\u00ebrkuan shpjegime. Erjon Shehaj e ka nisur karrier\u00ebn [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71444,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[118,119,299],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Erjon-Shehaj.gif","fifu_image_alt":"Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Erjon Shehaj. Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71443"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71443"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71443\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71445,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71443\/revisions\/71445"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71444"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71443"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71443"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71443"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}