{"id":71452,"date":"2022-05-24T16:40:43","date_gmt":"2022-05-24T14:40:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-lenien-ne-fuqi-te-konfirmimit-te-marinela-osmanit\/2022\/05\/24\/"},"modified":"2023-04-06T16:19:30","modified_gmt":"2023-04-06T14:19:30","slug":"komisioneri-publik-kerkon-lenien-ne-fuqi-te-konfirmimit-te-marinela-osmanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-lenien-ne-fuqi-te-konfirmimit-te-marinela-osmanit\/2022\/05\/24\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik k\u00ebrkon l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb Marinela Osmanit"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik Florian Ballhysa paraqiti t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 24 maj n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA konkluzionet p\u00ebrfundimtare lidhur me ankimin e kryer prej tij ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr gjyqtaren Marinela Osmani, duke k\u00ebrkuar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, n\u00eb ankim dhe n\u00eb parashtrime, komisioneri k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji t\u00eb jap\u00eb orientim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme dhe t\u00eb vendosi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alternative p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit ose ndryshimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Ashtu si dhe n\u00eb parashtrime, edhe gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare pal\u00ebt u fokusuan mbi parimin e proporcionalitetit dhe t\u00eb objektivitetit t\u00eb aplikuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK n\u00eb vendimin p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares Marinela Osmani. Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit mbi t\u00eb nj\u00ebjtat prova vendosi shkarkimin e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, ish-prokurorit Gentjan Osmani.<\/p>\n<p>Ish-prokurori Gentjan Osmani u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga KPK m\u00eb 2 gusht t\u00eb vitit 2018, por u shkarkua nga KPA m\u00eb 31 korrik 2019, pasi nga analiza financiare e kryer n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb u konkludua se gjendej n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb justifikuar gjendjen cash dhe shpenzimet n\u00eb vitet 2011 dhe 2013, duke rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e gjyqtares Marinenla Osmani, Komisioni arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se shkarkimi i subjektit mbi t\u00eb nj\u00ebjtat argumente dhe prova q\u00eb sh\u00ebrbyen p\u00ebr largimin e bashk\u00ebshortit nga detyra do ishte jopropocional.<\/p>\n<p>\u201cAplikimi i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs mas\u00eb disiplinore ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me at\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, n\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb konstatimeve t\u00eb renditura m\u00eb sip\u00ebr, nuk do t\u00eb ishte as proporcional dhe as objektiv\u201d, arsyetoi KPK.<\/p>\n<p>Por, Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM v\u00ebrejti se \u00e7\u00ebshtjet e dy bashk\u00ebshort\u00ebve Osmani jan\u00eb identike dhe u k\u00ebrkoi komisioner\u00ebve q\u00eb ta d\u00ebrgojn\u00eb vendimin p\u00ebr konfirmimin e gjyqtares p\u00ebr interpretim n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare Ballhysa deklaroi se n\u00eb ankim i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar Kolegjit q\u00eb t\u00eb parashtroj\u00eb zgjidhjen e rasteve t\u00eb ngjashme kur subjektet e rivler\u00ebsimit jan\u00eb persona t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendimit p\u00ebr shkarkimin e ish-prokurorit Gentjan Osmani ku thuhet se vendimmarrja ndaj tij nuk mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb at\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe se nuk mund t\u00eb paragjykoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e saj p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur, t\u00eb paansh\u00ebm dhe rivler\u00ebsim n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, n\u00eb vendimin e Komisionit citohen rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes, por nuk argumentohet mbi parimin e proporcionalitetit dhe t\u00eb objektivitetit.<\/p>\n<p>Ballhysa vler\u00ebson se zbatimi i parimit t\u00eb objektivitetit dhe i parimit t\u00eb proporcionalitetit n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit pasuror duhet t\u00eb verifikohet rast pas rasti dhe bazuar n\u00eb evidentimin e rrethanave objektive q\u00eb dalin nga aktet e administruara n\u00eb fashikujt e procedur\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve. Sipas tij, pasi k\u00ebto rrethana t\u00eb vendosen p\u00ebrball\u00eb p\u00ebrfundimeve t\u00eb arritura mbi mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme financiare t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00ebse gjen vend zbatimi i parimit t\u00eb proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb mbi k\u00ebto parime t\u00eb vler\u00ebsohet duke u bazuar n\u00eb verifikimin e deklarimeve periodike t\u00eb subjektit, n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe n\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna prej saj gjat\u00eb hetimit administrativ. Po ashtu, Ballhysa k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji t\u00eb evidentoj\u00eb n\u00ebse pamjaftueshm\u00ebria financiare e konstatuar \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyja subjektet dhe n\u00ebse vjen si rezultat i shpenzimeve, investimeve dhe kursimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Komisioneri k\u00ebrkoi t\u00eb verifikohet edhe n\u00ebse balancat negative kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me momentin e krijimit t\u00eb ndonj\u00eb pasurie konkrete; p\u00ebr shtrirjen n\u00eb koh\u00eb; p\u00ebr llojin dhe vler\u00ebn e pasurive t\u00eb disponuara nga subjekti dhe bashk\u00ebshorti t\u00eb krijuara me burime financiare t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta; si dhe n\u00ebse konstatohet fshehje apo deklarim i rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Duke iu referuar vendimit t\u00eb Komisionit, Ballhysa v\u00ebren se deklarimet e bashk\u00ebshort\u00ebve Osmani jan\u00eb n\u00eb harmoni; se pamjaftueshm\u00ebria financiare e konstatuar \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb dhe se p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn balanc\u00eb negative \u00ebsht\u00eb aplikuar shkarkimi p\u00ebr bashk\u00ebshoritn e subjektit; se balancat negative jan\u00eb t\u00eb shtrira n\u00eb koh\u00eb dhe nuk lidhet me krijimin e ndonj\u00eb pasurie; nuk \u00ebsht\u00eb gjetur deklarim i rrem\u00eb, fshehje pasurie apo gjendja n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>\u201cPamjaftueshm\u00ebria financiare e konstatuar, par\u00eb n\u00ebn drit\u00ebn e parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit dhe vler\u00ebsimit t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit ku nuk jan\u00eb konstatuar problematika n\u00eb kontrollin e kriterit t\u00eb figur\u00ebs dhe kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, \u00e7on n\u00eb p\u00ebrfundimin se r\u00ebndesa e k\u00ebsaj shkelje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb masa e shkarkimit p\u00ebr bashk\u00ebshortin e subjektit, \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb lejon zbatimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit\u201d, deklaroi Ballhysa dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb lihet n\u00eb fuqi konfirmimi i gjyqtares Osmani, si dhe t\u00eb orientohet KPK mbi zbatimin e parimeve udh\u00ebzuese t\u00eb proporcionalietit dhe objektivitetit p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Osmani k\u00ebrkoi n\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare q\u00eb vler\u00ebsimi i vendimarrjes s\u00eb Komisionit, i k\u00ebrkuar nga komisioneri t\u00eb kryhet n\u00eb respektim t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor. Duke iu referuar p\u00ebrcaktimeve kushtetuese, ajo argumentoi se deklarata e pasuris\u00eb \u201cveting\u201d \u00ebsht\u00eb e ndryshme dhe nuk ka t\u00eb nj\u00ebjtin efekt juridik me ato periodike.<\/p>\n<p>\u201cKushtetuta e ka lidhur drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 dhe jo me deklarimet e interesave private dhe pasuror\u00eb, t\u00eb paraqitura m\u00eb par\u00eb tek ILDKPKI-ja\u201d, deklaroi Osmani. Ajo v\u00ebrejti se deklaratat periodike mund t\u00eb p\u00ebrdoren si prov\u00eb, por se nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si shkak i vet\u00ebm p\u00ebr shkarkimin e subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Subjekti renditi raportet pozitive q\u00eb ka marr\u00eb nga institucionet e verifikimit, Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI; Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK dhe Inspektoriati i ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Osmani solli n\u00eb v\u00ebmendje konkluzionet e Komisionit n\u00eb rivler\u00ebsimin e saj n\u00eb t\u00eb tre kriteret. Sipas saj, KPK ka \u00e7muar se n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, mb\u00ebshtetur n\u00eb parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, si dhe n\u00eb bindjen e brendshme, subjekti i rivler\u00ebsimit me veprimet dhe mosveprimet e saj nuk ka cenuar besimin e publikut dhe se ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs dhe se ka arritur nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, megjith\u00ebse Komisioni ka konstatuar gjat\u00eb procesit t\u00eb saj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn balanc\u00eb negative, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor e ka konsideruar t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr shkarkim. N\u00eb vendimarrjen p\u00ebrfundimare t\u00eb Komisionit \u00ebsht\u00eb konsideruar edhe fakti se nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb dy kriteret e tjer\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Osmani u ndal n\u00eb nd\u00ebrvar\u00ebsin\u00eb e proceseve t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit. Ajo v\u00ebrejti se hetimi ndaj saj \u00ebsht\u00eb kryer mbi provat dhe \u00e7far\u00eb ajo ka deklaruar gjat\u00eb procesit t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Duke iu referuar p\u00ebrcaktimeve kushtetuese dhe vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, GJEDNJ lidhur me gj\u00ebn\u00eb e gjykuar, Osmani u shpreh se n\u00eb rastin e saj, Kolegji e ka orientuar Komisionin drejt zbatimit t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit, q\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb vet\u00ebm pas nj\u00eb hetimi t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb tre kritereve n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Osmani deklaroi se balancat negative t\u00eb konstatuara n\u00eb vitet 2011 dhe 2013 jan\u00eb rrjedhoj\u00eb e pasakt\u00ebsve n\u00eb deklarime. Ajo u shpreh se k\u00ebto pasakt\u00ebsi nuk jan\u00eb konstatuar m\u00eb par\u00eb nga IDKPKI dhe se nuk jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se mund t\u00eb sillnin pasoja, duke u konsideruar n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb nivelin e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, ashtu si n\u00eb rastin e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Subjekti cil\u00ebsoi si t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor faktin se nxjerrja e balancave negative n\u00eb vitet 2011 dhe 2013 ka sjell\u00eb rritje t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb likujditeteve\u00a0 cash jasht\u00eb sistemit bankar, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. \u201cKjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb mbartur deri n\u00eb vitin 2016 dhe nuk ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb prej pasurie dhe as nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar si pak\u00ebsim\u201d, pohoi Osmani.<\/p>\n<p>Ajo e konsideroi k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb si nj\u00eb indicie q\u00eb hedh drit\u00eb mbi faktin se shuma \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve financiare t\u00eb deklaruara n\u00eb vitet kur konstatohen balancat negative, pavar\u00ebsisht se nuk jan\u00eb deklaruar si pak\u00ebsime. Osmani theksoi se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb vitet 2011 dhe 2013 nuk shoq\u00ebrohen me munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme pasi familja e saj ka patur likuiditete t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ajo analizoi mbi parimin e proporcionalitetit. Sipas Osmanit, n\u00eb ligjin p\u00ebr vetingut e magjistrat\u00ebve i \u00ebsht\u00eb kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb bindjes s\u00eb brendshme t\u00eb gjyqtarit t\u00eb krijuar nga vler\u00ebsimi i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje vendimet e KPK-s\u00eb dhe t\u00eb Kolegjit, Osmani v\u00ebrejti se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb konsoliduar q\u00ebndrimi se diferenca deri n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro nuk mund t\u00eb jet\u00eb shkak i vet\u00ebm shkarkimi.<\/p>\n<p>\u201cNdryshimi i vendimit t\u00eb Komisionit nuk \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr arritjen e q\u00ebllimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb ligj, pasi c\u00ebnon thelbin e t\u00eb drejtave dhe interesave legjitime t\u00eb mia si subjekt i rivler\u00ebsimit si dhe t\u00eb familjes sime, duke m\u00eb ngarkuar me nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb joproporcionale\u201d, deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera Osmani.<\/p>\n<p>Marrjen e mas\u00ebs disiplinore ndaj saj, Osmani e cil\u00ebsoi si nj\u00eb nd\u00ebhyrje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe jo proporcionale n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr jet\u00eb private dhe familjare. Sipas subjektit, diferenca n\u00eb vler\u00ebn 1.7 milion lek\u00eb, rreth 300 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga diferenca q\u00eb sipas institucioneve t\u00eb vetingut<\/p>\n<p>konsiderohet e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb penalizuar nj\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi, nuk mund t\u00eb konsiderohet si arsye e mjaftueshme dhe legjitime p\u00ebr marrjen e masave ndaj dy magjistrat\u00ebve t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs familje.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto argumente, ajo u shpreh se Komisioni ka vendosur duke vler\u00ebsuar dhe balancuar drejt\u00eb interesat e prekura dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me parimin e proporcionalitetit. N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Marinela Osmani k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e saj.<\/p>\n<p>KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 27 maj, n\u00eb or\u00ebn 13:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik Florian Ballhysa paraqiti t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 24 maj n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA konkluzionet p\u00ebrfundimtare lidhur me ankimin e kryer prej tij ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr gjyqtaren Marinela Osmani, duke k\u00ebrkuar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb saj n\u00eb detyr\u00eb. M\u00eb par\u00eb, n\u00eb ankim dhe n\u00eb parashtrime, komisioneri k\u00ebrkoi q\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71453,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[107,112,337],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gjyqtarja-Marinela-Osmani-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Marinela Osmani n\u00eb KPA | Foto: BIRN\/ Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71452"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71452"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71452\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71454,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71452\/revisions\/71454"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71452"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71452"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71452"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}