{"id":71458,"date":"2022-05-23T18:30:30","date_gmt":"2022-05-23T16:30:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/marjana-velcani-kundershton-si-te-pabazuar-vendimin-e-komisionit-dhe-kerkon-konfirmimin-ne-kpa\/2022\/05\/23\/"},"modified":"2023-04-06T16:19:54","modified_gmt":"2023-04-06T14:19:54","slug":"marjana-velcani-kundershton-si-te-pabazuar-vendimin-e-komisionit-dhe-kerkon-konfirmimin-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/marjana-velcani-kundershton-si-te-pabazuar-vendimin-e-komisionit-dhe-kerkon-konfirmimin-ne-kpa\/2022\/05\/23\/","title":{"rendered":"Marjana Vel\u00e7ani kund\u00ebrshton si t\u00eb pabazuar vendimin e Komisionit dhe k\u00ebrkon konfirmimin n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryetarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit, Marjana Vel\u00e7ani paraqiti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 3 maj parashtrimet dhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare lidhur me ankimin q\u00eb ajo ka kryer kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK q\u00eb e shkarkoi nga detyra p\u00ebr munges\u00eb burimesh dhe deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p>Marjana Vel\u00e7ani u shkarkua nga detyra me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 12 dhjetor 2019. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, ajo rezultoi me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, nj\u00eb makine si dhe p\u00ebr shpenzimet familjare.<\/p>\n<p>Vel\u00e7ani paraqiti parashtrime t\u00eb gjata n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb h\u00ebn\u00ebs q\u00eb vijoi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb, duke lexuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me rit\u00ebm shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakuptueshme &#8211; megjith\u00ebse iu t\u00ebrhoq disa her\u00eb v\u00ebmendja nga trupi gjykues q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmblidhte q\u00ebndrimin e saj dhe t\u00eb fliste m\u00eb ngadal\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur p\u00ebrkthimin simultant n\u00eb funksion t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Vel\u00e7ani k\u00ebrkoi t\u00eb administroheshin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentesh n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs me t\u00eb cilat tha se provohej e v\u00ebrteta e procedur\u00ebs s\u00eb marrjes s\u00eb nj\u00eb kredie q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Berat n\u00eb vitin 2003. Si n\u00eb parashtrime ashtu dhe n\u00eb konkluziuonet p\u00ebrfundimtare, subjekti i rivler\u00ebsimit k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs ajo dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh t\u00eb drejtuara nga relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, gjyqtarja Albana Shtylla, q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me mardh\u00ebnien q\u00eb subjekti dhe bashk\u00ebshorti kishin pasur me administratorin e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese nga kishin bler\u00eb apartamentin n\u00eb Berat. Vel\u00e7ani deklaroi se marrdh\u00ebnia kishte qen\u00eb njer\u00ebzore dhe korrekte.<\/p>\n<p>Kolegji administroi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb provave dhe pasi mbylli hetimin gjyq\u00ebsor vendosi t\u00eb shpalli vendimin m\u00eb dat\u00eb 26 maj, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrshtimet <\/strong><\/p>\n<p>Problemi kryesor i evidentuar prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimiit, KPK n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb Vel\u00e7anit ishte blerja e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 111 m2 n\u00eb Berat n\u00eb vler\u00ebn e 3 milion\u00eb lek\u00ebve. Sipas Komisionit, gjyqtarja Mariana Vel\u00e7ani ka pasur munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh si dhe ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb rivler\u00ebsuar n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2011 n\u00eb vler\u00ebn 6.3 milion\u00eb lek\u00eb, Vel\u00e7ani ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhura nga paga n\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro n\u00eb Alpha Bank, q\u00eb \u00ebsht\u00eb disbursuar m\u00eb dat\u00eb 2 korrik 2003, rreth tre muaj pas blerjes s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Sipas KPK, n\u00eb kontrat\u00ebn e kredimarrjes nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar q\u00ebllimi i p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj vlere dhe nuk rezulton q\u00eb kredia t\u00eb ket\u00eb kaluar me transaksion bankar n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kredia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb si kolateral.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problem q\u00eb evidenton Komisioni \u00ebsht\u00eb diferenca e madhe e vler\u00ebs s\u00eb deklaruar nga subjekti p\u00ebr arredimin e apartamentit n\u00eb Berat, me at\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb kontrat\u00ebn e marjes s\u00eb nj\u00eb kredie n\u00eb vitin 2009. Sipas Vel\u00e7anit, shpenzimet p\u00ebr arredimin kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 321 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb dokumentacionin e kredis\u00eb p\u00ebrcaktohen n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb e 30 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Vel\u00e7ani fal\u00ebnderoi Kolegjin p\u00ebr \u00e7eljen e hetimit dhe deklaroi se kredia e marr\u00eb n\u00eb vitin 2003 p\u00ebr banes\u00ebn, nuk rezultonte t\u00eb ishte disbursuar 3 muaj pas blerjes s\u00eb apartamentit ashtu si konstaton Komisioni, por p\u00ebr rreth 35 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shit-blerjes s\u00eb apartamentit ishte paguar vet\u00ebm shuma 2500 USD, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e \u00e7mimit pas marrjes s\u00eb kredis\u00eb. Subjekti deklaroi se p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e pasurive n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, nuk kishte detyrim q\u00eb t\u00eb verifikohej kalimi i shum\u00ebs nga noteri. \u201cQ\u00ebllimi i kredis\u00eb p\u00ebr blerje apartamenti \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e marrjes s\u00eb kredis\u00eb\u201d, pohoi Vel\u00e7ani dhe theksoi se nxjerrja e certifikat\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament p\u00ebr llogari t\u00eb saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit lidhej pik\u00ebrisht me marrjen e kredis\u00eb, pasi nevojitej kolateral.<\/p>\n<p>Vel\u00e7ani k\u00ebmb\u00ebnguli se, megjith\u00ebse n\u00eb kontrat\u00ebn e shit-blerjes p\u00ebrcaktohej se \u00e7mimi ishte shlyer jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale, pagesa ishte kryer pas disbursimit t\u00eb kredis\u00eb. P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb fakt ajo tha se ka dor\u00ebzuar n\u00eb Komision mandat-pagesat dhe se aksioner\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb d\u00ebshmonin p\u00ebr nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Shtylla solli n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti kishte deklaruar se mandat-pagesat p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shit-blerjes, ishin ruajtur aksidentalisht. \u201cI keni ruajtur ju?\u201d, pyeti Shtylla, por subjekti tha se mandat-pagesat i kishte mbajtur bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Vel\u00e7ani k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb thirreshin si d\u00ebshmitar\u00eb administratori i shoq\u00ebris\u00eb nga ka bler\u00eb apartamentin n\u00eb 2003-in n\u00eb Berat; ekspert\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kryer vler\u00ebsimet e apartamenteve n\u00eb Berat dhe n\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebr arredimin e tyre; si dhe t\u00eb kryhet ekspertim i arredimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb konkluduar mbi vler\u00ebn e arredimit, subjekti k\u00ebrkoi t\u00eb merren si prova rreth 28 foto t\u00eb apartamentit n\u00eb Berat. Ajo theksoi se nuk ishte i v\u00ebrtet\u00eb konkluzioni i KPK-s\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn e arredimit dhe se nj\u00eb ekspertim i tanish\u00ebm do t\u00eb konkludonte at\u00eb q\u00eb ajo pretendonte, se mobiljet ishin t\u00eb vjetra dhe pa vler\u00eb.<\/p>\n<p>Vel\u00e7ani k\u00ebmb\u00ebnguli se kredia e marr\u00eb n\u00eb vitin 2009 nuk kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr arredimin e apartamentit n\u00eb Berat. Bazuar n\u00eb k\u00ebto argumente, subjekti pretendoi se kishte pasur burime t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr blerjen e automjetit tip \u201cFord Fiesta\u201d. Po ashtu, Vel\u00e7ani k\u00ebrkoi kryerjen e analiz\u00ebs financiare bazuar n\u00eb pretendimet e saj.<\/p>\n<p>\u201cDokumentet e dor\u00ebzuara dhe deklarimet e mia jan\u00eb n\u00eb nivel provash\u201d, pohoi subjekti. Ajo theksoi se kishte deklaruar n\u00eb vitin 2003 se apartamenti n\u00eb Berat ishte bler\u00eb me kursimet nd\u00ebr vite dhe me kredin\u00eb e marr\u00eb n\u00eb at\u00eb vit. \u201cNuk q\u00ebndron pretendimi i Komisionit se kam munges\u00eb burimesh n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Berat. Pasakt\u00ebsit\u00eb nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr shkarkim\u201d, pohoi Vel\u00e7ani.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e Vel\u00e7anit e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar vendimin e Komisionit. Sipas saj, KPK ka pasur nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb paragjykimi n\u00eb vler\u00ebsimin e subjektit. \u201cDuhet q\u00eb vendimi t\u00eb mos jet\u00eb subjektiv, por i bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit\u201d, pohoi avokatja e Vel\u00e7anit dhe i k\u00ebrkoi KPA-s\u00eb q\u00eb t\u00eb mbante n\u00eb v\u00ebmendje se pasakt\u00ebsit\u00eb e subjektit ishin t\u00eb paq\u00ebllimshme dhe pa pasoja.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi t\u00eb mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe pasi gjyqtarja Vel\u00e7ani konfirmoi se i q\u00ebndronte k\u00ebrkimit p\u00ebr ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe konfirmimit t\u00eb saj, seanca p\u00ebr shpalljen e vendimit u shty p\u00ebr t\u00eb enjten, m\u00eb 26 maj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryetarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit, Marjana Vel\u00e7ani paraqiti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 3 maj parashtrimet dhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare lidhur me ankimin q\u00eb ajo ka kryer kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK q\u00eb e shkarkoi nga detyra p\u00ebr munges\u00eb burimesh dhe deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasurive. Marjana Vel\u00e7ani u shkarkua nga detyra me [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71459,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[295,107,112,338],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Gjyqtarja-Marjana-Velcani-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Marjana Vel\u00e7ani n\u00eb KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71458"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71458"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71458\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71460,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71458\/revisions\/71460"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71459"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71458"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71458"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71458"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}