{"id":71464,"date":"2022-05-20T17:14:09","date_gmt":"2022-05-20T15:14:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-dritan-banushi-kundershton-analizen-e-re-financiare\/2022\/05\/20\/"},"modified":"2023-04-06T16:20:20","modified_gmt":"2023-04-06T14:20:20","slug":"gjyqtari-dritan-banushi-kundershton-analizen-e-re-financiare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-dritan-banushi-kundershton-analizen-e-re-financiare\/2022\/05\/20\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Dritan Banushi kund\u00ebrshton analiz\u00ebn e re financiare"},"content":{"rendered":"<p>Analiza e re financiare e kryer nga Komisioneri Publik p\u00ebr gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Gjirokast\u00ebr, Dritan Banushi, u kund\u00ebrshtua nga ky i fundit dhe avokati i tij Viktor Gumi gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb premten m\u00eb 20 maj, t\u00eb cil\u00ebt e cil\u00ebsuan t\u00eb pabazuar dhe t\u00eb pargumentuar.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn parardh\u00ebse m\u00eb 26 prill, ish-Komisioneri Darjel Sina k\u00ebrkoi prishjen e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin e Banushit dhe shkarkimin e tij nga detyra me argumentin se \u201cnuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm\u201d. Sipas Sin\u00ebs, evidentohen mungesa t\u00eb burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr shpenzimet dhe kursimet e disa viteve nga Banushi, si dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti nga prind\u00ebrit e tij, ku jeton familja e gjyqtarit.<\/p>\n<p>Avokati Gumi pretendoi n\u00eb seanc\u00ebn e m\u00ebparshme se analiza financiare e b\u00ebr\u00eb nga Komisioneri Publik bazohej mbi nj\u00eb lapsus t\u00eb transferimit t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb kryer nga KPK nga programi excel n\u00eb \u00ebord. Gumi lexoi n\u00eb seanc\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ndryshimesh n\u00eb shifra q\u00eb sipas tij, n\u00ebse merreshin nga t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb excel, e b\u00ebnin t\u00eb pap\u00ebrfillshme diferenc\u00ebn negative. Kolegji i k\u00ebrkoi Komisionerit kryerjen e nj\u00eb analize t\u00eb re financiare, q\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e premtes u m\u00ebsua se u ishte paraqitur trup\u00ebs gjykuese dhe subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Banushi paraqiti n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb premten rrethana q\u00eb i cil\u00ebsoi \u2018si emocionale\u2019, q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me apartamentin e bler\u00eb nga prind\u00ebrit, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Komisioneri vler\u00ebson se nuk jan\u00eb provuar burimet e ligjshme t\u00eb krijimit.<\/p>\n<p>Ai theksoi se n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2003, kishte pasqyruar situat\u00ebn reale t\u00eb apartamentit t\u00eb bler\u00eb nga i ati, q\u00eb sipas tij kishte qen\u00eb karabina. Banushi k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte dor\u00ebzuar prova dhe foto q\u00eb e v\u00ebrtetonin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe se v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb procesit n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Sipas Banushit, babai e kishte vuajtur faktin se ishin gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb pasuri t\u00eb bler\u00eb nga ai. Subjekti pohoi se kishte dor\u00ebzuar dokumente q\u00eb v\u00ebrtetonin se deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2003, shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese nuk kishte shitur asnj\u00eb apartament, q\u00eb sipas tij tregonte se nuk ishin p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Po ashtu, Banushi evidentoi se n\u00eb kontrat\u00ebn e porositjes p\u00ebrcaktohej se apartamenti do t\u00eb nd\u00ebrtohej si karabina dhe se do t\u00eb dor\u00ebzohej i pap\u00ebrfunduar. Sipas tij, edhe n\u00eb kontratat e tjera t\u00eb shitjes q\u00eb kishte dor\u00ebzuar si prova, rezultonte se apartamentet ishin p\u00ebrcaktuar t\u00eb dor\u00ebzoheshin karabina dhe me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim. \u201cProvat tregojn\u00eb se nuk ka asnj\u00eb dyshim p\u00ebr apartamentin e babait tim,\u201d pohoi subjekti.<\/p>\n<p>Banushi deklaroi se tashm\u00eb vuante dhe m\u00eb shum\u00eb nga kjo situat\u00eb, pasi babai kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe nuk kishte pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shikonte se ishin rr\u00ebzuar pretendimet e ngritura p\u00ebr burimet e apartamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ai v\u00ebrejti se nga ana e Komisionerit Publik ishin ndryshuar 63% e qelizave t\u00eb tabel\u00ebs financiare excel, por pa u dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb argument. Sipas Banushit, p\u00ebr vitin 2007 vlera e shpenzimeve ishte dyfishuar krahasuar me at\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritur nga ILDKPKI sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT. Sipas tij, kjo p\u00ebrllogritje ka ndikuar n\u00eb analiz\u00ebn e viteve t\u00eb m\u00ebvonshme duke sjell\u00eb balanc\u00ebn negative totale n\u00eb vler\u00ebn rreth 3.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Banushi theksoi se t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb tij, t\u00eb pasqyruara dhe me t\u00eb dh\u00ebna bankare, jan\u00eb t\u00eb padiskutueshme. Po ashtu, ai k\u00ebmb\u00ebnguli se gjendjet cash t\u00eb deklaruara n\u00eb vite nuk mund t\u00eb interpretohen n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. \u201cN\u00ebse do t\u00eb kryhen p\u00ebrllogaritjet n\u00eb rregull at\u00ebher\u00eb balanca ime negative mbetet 259 mij\u00eb lek\u00eb,\u201d pohoi Banushi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai pretendoi se dhuratat p\u00ebr vajz\u00ebn n\u00eb shumat rreth 3500 euro dhe 100 mij\u00eb lek\u00eb ishin krijuar gjat\u00eb viteve t\u00eb ndryshme nga dh\u00ebnia e vlerave modeste nga familjar\u00ebt. Sipas tij, kur vajza \u00a0mbushi 18 vje\u00e7e, i ishin dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto dhurata dhe ishin deklaruar. Banushi deklaroi se prind\u00ebrit kishin pasur mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb pages\u00eb p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs, veprim q\u00eb e kishin deklaruar edhe p\u00ebrpara noterit. \u201cVlera modeste nuk ndikon n\u00eb analiz\u00eb, por dua t\u00eb mos vihet n\u00eb dyshim e v\u00ebrteta ime dhe e babait tim,\u201d tha subjekti.<\/p>\n<p>Avokati Gumi v\u00ebrejti se n\u00eb analiz\u00ebn e re t\u00eb paraqitur nga komisionerja Irena Nino nuk pasqyrohej asnj\u00eb prap\u00ebsim lidhur me parashtrimet e subjektit t\u00eb paraqitura n\u00eb seanc\u00ebn paraardh\u00ebse dhe se q\u00ebndrimet e tij do t\u00eb ishin t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb paraqitura n\u00eb parashtrime. Ashtu si Banushi, edhe Gumi v\u00ebrejti se nuk kishte asnj\u00eb argument nga ana e Komisionerit Publik lidhur me ndryshimet e kryera n\u00eb analiz\u00ebn financiare dhe e quajti flagrante vler\u00ebn e p\u00ebrcaktuar si shpenzim n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Gumi e cil\u00ebsoi vler\u00ebn e shpenzimeve t\u00eb konkluduar n\u00eb vitin 2007 si nj\u00eb gabim q\u00eb sillte ndikime t\u00eb konsiderueshme n\u00eb analiz\u00ebn e viteve t\u00eb m\u00ebvonshme. Sipas tij, analiza e Komisionerit ka edhe gabime t\u00eb tjera dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogariten ato vlera q\u00eb jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb vler\u00ebsueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr vlerat cash, Gumi k\u00ebrkoi q\u00eb ato t\u00eb konsiderohen sipas deklarimeve t\u00eb subjektit. Ai theksoi se n\u00ebse deklarimet p\u00ebr kursimet cash do t\u00eb lexoheshin drejt, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb rezultonin vlera t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb konkluduara prej Komisionit dhe institucioni t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosdeklarimin si gjendje cash n\u00eb vitin 2005 t\u00eb nj\u00eb vlere 450 mij\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb mjeti, Gumi k\u00ebmb\u00ebnguli se gjith\u00e7ka qart\u00ebsohej n\u00eb vitin 2007 kur subjekti kishte bler\u00eb nj\u00eb automjet tjet\u00ebr dhe kishte deklaruar si burim shum\u00ebn e ruajtur nga shitja e makin\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme. Ai shpjegoi se subjekti e ka deklaruar si t\u00eb ardhur vler\u00ebn e siguruar nga shitja e mjetit, pasi e ka konsideruar si t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Gumit, n\u00ebse konsiderohet gjendja cash bazuar n\u00eb deklarimet vjetore t\u00eb subjektit, at\u00ebher\u00eb balanca negative do t\u00eb ishte vet\u00ebm 321 mij\u00eb lek\u00eb. \u201cLarg vler\u00ebs s\u00eb vendosur si standart nga KPA p\u00ebr shkarkimin,\u201d pohoi Gumi dhe shtoi se kishin paraqitur tre her\u00eb parashtrime dhe ekspertime lidhur me analiz\u00ebn financiare, por asnj\u00ebher\u00eb nuk kishin marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb denoncim t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb cilin Komisionerja q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoi Sin\u00ebn, Irena Nino deklaroi se nuk ishin gjetur rrethana p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme, avokati Gumi v\u00ebrejti se ishte kryer nga nj\u00eb denoncues i m\u00ebparsh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin fakt. Ai e konsideroi k\u00ebt\u00eb denoncim t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe si presion q\u00eb kryhej ndaj subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, relatorja Albana Shtylla i drejtoi pyetje komisioneres Nino dhe subjektit t\u00eb rilver\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Shtylla e pyeti subjektin lidhur me shpenzimet e mobilimit t\u00eb apartamentit. Banushi shpjegoi se nuk kishte kryer asnj\u00eb ndryshim n\u00eb analiz\u00ebn e tij lidhur me shpenzimet e mobilimit. Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb drejt\u00eb vler\u00ebsimin e KPK-s\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebrllogaritur shpenzime p\u00ebr mobilimin n\u00eb vitet 2006-2007 dhe 2010-2014, nd\u00ebrsa u shpreh se nuk dinte p\u00ebrse Komisioneri kishte p\u00ebrllogaritur shpenzime p\u00ebr mobilimin n\u00eb peridudh\u00ebn 2006-2012, pa nd\u00ebprerje. \u201cKomisioneri Publik nuk u q\u00ebndron deklarimeve t\u00eb mia pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb sqarim,\u201d deklaroi Banushi.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e Shtyll\u00ebs se kishin paraqitur tre variante t\u00eb ndryshme p\u00ebr analiz\u00ebn financiare dhe pyetjes s\u00eb saj se kujt i q\u00ebndronin, avokati Gumi shpjegoi se ata kishin nj\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb e kishin paraqitur m\u00eb dat\u00eb 18 maj. Gumi shpjegoi se variantet e tjera ishin n\u00eb funksion t\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb Komisioneres, n\u00ebse analizat e saj do t\u00eb konsideroheshin.<\/p>\n<p>Shtylla k\u00ebrkoi t\u00eb dinte nga Nino se cila ishte metedologjia q\u00eb kishte ndjekur institucioni p\u00ebr shpenzimet jetitke n\u00eb vitet 2014-2015, duke v\u00ebrejtur se ishte e ndryshme nga standarti i ndjekur prej ILDKPKI-s\u00eb. Komisionerja Nino sqaroi se p\u00ebr k\u00ebto vite ishin p\u00ebrllogaritur shpenzimet p\u00ebr tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes + nj\u00eb muaj shpenzimet e vajz\u00ebs q\u00eb ishte me studime p\u00ebr vitin 2014 dhe dy p\u00ebr muaj n\u00eb 2015-\u00ebn.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb paraqitur q\u00ebndrim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb metodologji t\u00eb paraqitur komisionerja \u00a0Nino p\u00ebr periudh\u00ebn 2014-2015 dhe Kolegji vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 27 maj, n\u00eb or\u00ebn 09:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analiza e re financiare e kryer nga Komisioneri Publik p\u00ebr gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Gjirokast\u00ebr, Dritan Banushi, u kund\u00ebrshtua nga ky i fundit dhe avokati i tij Viktor Gumi gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb premten m\u00eb 20 maj, t\u00eb cil\u00ebt e cil\u00ebsuan t\u00eb pabazuar dhe t\u00eb pargumentuar. N\u00eb seanc\u00ebn parardh\u00ebse m\u00eb 26 prill, ish-Komisioneri Darjel Sina [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71465,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[214,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Dritan-Banushi-ne-KPA-111.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Dritan Banushi pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71464"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71464"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71464\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71466,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71464\/revisions\/71466"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71465"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71464"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71464"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71464"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}