{"id":71467,"date":"2022-05-19T21:11:02","date_gmt":"2022-05-19T19:11:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/para-konfirmimit-zgjedh-familjen-gjyqtarja-rilinda-selimi-mbrohet-ne-kpa\/2022\/05\/19\/"},"modified":"2023-04-06T16:20:43","modified_gmt":"2023-04-06T14:20:43","slug":"para-konfirmimit-zgjedh-familjen-gjyqtarja-rilinda-selimi-mbrohet-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/para-konfirmimit-zgjedh-familjen-gjyqtarja-rilinda-selimi-mbrohet-ne-kpa\/2022\/05\/19\/","title":{"rendered":"\u2018Para konfirmimit zgjedh familjen\u2019, gjyqtarja Rilinda Selimi mbrohet n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb enjten parashtrimet e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Rilinda Selimi, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ngritur pas ankimit t\u00eb Komisionerit Publik ndaj konfirmimit t\u00eb saj prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Selimi kund\u00ebrshtoi n\u00eb mbrojtjen e saj k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit Publik p\u00ebr t\u00eb rihetuar pasurin\u00eb e saj, kund\u00ebrshtoi konsiderimin si person t\u00eb lidhur t\u00eb vjehrrit, ndon\u00ebse tha se ishte sjell\u00eb prova p\u00ebr t\u00eb dokumentuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasuris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ajo e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar ankimin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb kriterin e figur\u00ebs. Duke iu referuar shkarkimit t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe pretendimit t\u00eb Komisionerit p\u00ebr hetim n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, Selimi tha nd\u00ebr t\u00eb tjera se: \u201cmes konfirmimit dhe familjes, zgjedh familjen\u201d.\u00a0 Selimi po ashtu kund\u00ebrshtoi edhe pretendimet e Komisionerit n\u00eb kriterin e profesionalizmit, pasi shtoi se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast n\u00eb konflikt interesi dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se padia ndaj nj\u00eb kompanie ajrore kishte qen\u00eb e drejt\u00eb e saj.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt n\u00eb seanc\u00ebn e 28 prillit, trupa e kryesuar prej Sokol \u00c7omos, me relatore Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00eb Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi d\u00ebgjoi parashtrimet e Komisionerit Publik, q\u00eb u lexuan nga ish-komisioneri tani an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Darjel Sina. Sina k\u00ebrkoi n\u00eb seanc\u00eb hetimin e Selimit n\u00eb t\u00eb tre kriteret, duke pretenduar se ajo gjendej me deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe me c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Rilinda Selimi, gjyqtare pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb 14 dhjetor 2020 nga trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit drejtuar nga Pamela Qirko, me relator Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtar Olsi Komici. Por Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, rekomandoi menj\u00ebher\u00eb apelimin e vendimit, duke arsyetuar se KPK nuk kishte hetuar apo kishte hetuar sip\u00ebrfaq\u00ebsisht disa prej problemeve t\u00eb gjyqtares q\u00eb preknin t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rekomandim ankimoi \u00e7\u00ebshtjen dhe k\u00ebrkon po ashtu rihetim t\u00eb Selimit n\u00eb t\u00eb tri kriteret.<\/p>\n<p><strong>Sqarimet e Komisioneres<\/strong><\/p>\n<p>Seanca e s\u00eb enjtes filloi me sqarimet q\u00eb u lexuan nga Komisionerja Publike, Irena Nino, e cila ka z\u00ebvend\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb post Darjel Sin\u00ebn. Nino lexoi p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb serie pyetjesh q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb Komisionerit Publik n\u00eb seanc\u00ebn e 28 prillit nga relatorja Rezarta Schuetz, q\u00eb vuri n\u00eb dukje ndryshime mes ankimit dhe parashtrimeve t\u00eb lexuara n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Nino lexoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se Komisioneri Publik i q\u00ebndronte shkaqeve t\u00eb ankimit dhe se parashtrimet ishin vet\u00ebm detajim i k\u00ebtyre shkaqeve.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga sa m\u00eb sip\u00ebr, Komisioneri Publik, n\u00eb parashtrimet e dat\u00ebs 28.4.2022, ka dh\u00ebn\u00eb drejtimet konkrete t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr \u00e7elje t\u00eb hetimit, sigurisht pa u kufizuar vet\u00ebm n\u00eb to, si dhe i q\u00ebndron t\u00eb gjitha shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb dat\u00ebs 12.2.2021, duke p\u00ebrfshir\u00eb referencat ligjore t\u00eb cituara n\u00eb ankim, t\u00eb cilat legjitimojn\u00eb hetimin,\u201d tha Nino.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi m\u00eb pas secil\u00ebn prej pyetjeve, duke ritheksuar se u q\u00ebndronte shkaqeve t\u00eb paraqitura n\u00eb ankim, por se n\u00eb parashtrime ato ishin sjell\u00eb m\u00eb t\u00eb detajuara. Sipas Ninos disa nga k\u00ebrkesat shtes\u00eb ishin par\u00eb t\u00eb arsyeshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb hetim t\u00eb thelluar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nga analiza ligjore dhe faktike pas hetimit n\u00eb Kolegj do t\u00eb rezultonte se personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur nuk kan\u00eb burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb krijuar pasurit\u00eb e deklaruara nga subjekti, referimi i baz\u00ebs ligjore t\u00eb zbatueshme do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtyre rezultateve,\u201d tha ajo sa i p\u00ebrket k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Nino po ashtu sqaroi se mosvendosja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Librazhdit n\u00eb list\u00ebn e gjykatave ku duhej hetuar p\u00ebr konflikt interesi ishte nj\u00eb lapsus n\u00eb shkrim dhe i k\u00ebrkoi KPA ta merrte edhe k\u00ebt\u00eb parasysh.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet e Selimit<\/strong><\/p>\n<p>Pas fjal\u00ebs s\u00eb Komisioneres, gjyqtarja Selimi lexoi nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb parashtrimeve t\u00eb saj. Selimi e ndau mbrojtjen n\u00eb disa pjes\u00eb dhe fillimisht foli mbi shkaqet e ankimit p\u00ebr pasurin\u00eb e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Ajo tha se nj\u00eb shum\u00eb prej 8 mij\u00eb euro nga shitja e nj\u00eb makine, q\u00eb k\u00ebrkohej t\u00eb hetohej s\u00ebrish nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe prej k\u00ebsaj ajo kishte rezultuar me nj\u00eb bilanc negativ. Ajo po ashtu p\u00ebrs\u00ebriti se nuk kishte pasur detyrim ligjor t\u00eb paguante tatime p\u00ebr shitjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Selimi k\u00ebmb\u00ebnguli po ashtu se dyshimet mbi kontrat\u00ebn e dh\u00ebnies me qira t\u00eb pik\u00ebs s\u00eb karburantit nuk q\u00ebndronin. Duke iu referuar pretendimit t\u00eb Komisionerit Publik p\u00ebr paraleliz\u00ebm mes k\u00ebsaj kontrate dhe asaj t\u00eb lidhur nga ish prokurori Besnik Cani, Selimi tha se rasti nuk ishte i ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi pretendimet p\u00ebr p\u00ebrfitime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb kontratat e qiras\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb karburant duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ato ishin t\u00eb diktuara nga tregu dhe nga vendi ku ndodhej karburanti. Gjyqtarja vuri n\u00eb dukje se zona ishte ekskluzive duke shtuar se vendimet p\u00ebr t\u00eb merreshin nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit.\u00a0 Ajo tha se kontrata vazhdon t\u00eb ishte e nj\u00ebjt\u00eb dhe se ajo kishte prodhuar efekte p\u00ebrfshi pagesat e detyrimeve ndaj shtetit. Selimi tha se nuk e kuptonte ku bazohej pretendimi i Komisionerit dhe ONM-s\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsonin k\u00ebt\u00eb si veprim t\u00eb \u201cpalogjiksh\u00ebm ekonomik\u201d.<\/p>\n<p>Gjyqtarja kund\u00ebrshtoi p\u00ebrfshirjen n\u00eb hetim si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur t\u00eb vjehrrit t\u00eb saj. Ajo i tha trup\u00ebs se ai nuk plot\u00ebsonte asnj\u00eb nga kriteret p\u00ebr t\u2019u cil\u00ebsuar i till\u00eb dhe se bashk\u00ebpunimi i tij me bashk\u00ebshortin ishte ortak\u00ebri, ku pal\u00ebt kishin ndar\u00eb detyrimet dhe p\u00ebrfitimet. Megjithat\u00eb Selimi tha se kishte sjell\u00eb sqarime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr pasurin\u00eb e vjehrrit dhe kunatit, p\u00ebrfshi edhe prova p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tyre e mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb nd\u00ebrtese n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja u ndal m\u00eb shkurt n\u00eb kriterin e figur\u00ebs. Ajo pretendoi se F.D nj\u00eb person q\u00eb konsiderohej si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm i saj, nuk ishte i till\u00eb p\u00ebr shkak se ai ishte d\u00ebnuar vet\u00ebm p\u00ebr \u201cmoskall\u00ebzim krimi\u201d.<\/p>\n<p>Selimi iu kthye po ashtu \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb bashk\u00ebshortit Shk\u00eblzen Selimi, ish-gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, i cili u shkarkua nga institucionet e rivler\u00ebsimit p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. Gjyqtarja tha se ajo nuk i diskutonte p\u00ebr parim vendimet e gjykat\u00ebs, duke iu referuar vendimit ndaj bashk\u00ebshortit, por se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do duhej t\u00eb komentonte mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo vuri n\u00eb dukje se nd\u00ebrsa bashk\u00ebshorti ishte shkarkuar p\u00ebr shkak t\u00eb pretendimit t\u00eb ONM-s\u00eb se kishte ndikuar n\u00eb mos-ekstradimin e nj\u00eb personi me inicialet A.I, i k\u00ebrkuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh nga nj\u00eb vend fqinj, gjyqtarja q\u00eb kishte vendosur lirimin e tij ishte konfirmuar nga KPK dhe vendimi nuk ishte ankimuar. BIRN gjeti se Selimi i referohej Arben Isufajt i njohur si Ben Qimja, nd\u00ebrsa vendimi i KPK-s\u00eb q\u00eb ajo <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2021\/02\/25\/vendimi-per-igerta-hysin-kpk-lirimi-i-te-kerkuarit-nga-italia-i-bazuar-ne-ligj\/\">p\u00ebrmendi i p\u00ebrket gjyqtares Igerta Hysi. \u00a0\u00a0<\/a><\/p>\n<p>Duke iu referuar rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb dhe Komisionerit sa i p\u00ebrket faktit se bashk\u00ebshorti i saj ishte shkarkuar p\u00ebr shkak t\u00eb kontakteve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, Selimi tha se ajo nuk hiqte dor\u00eb nga familja p\u00ebr t\u2019u konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb. Selimi tha se kishte d\u00ebgjuar sugjerime p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb e t\u00eb ngjashme, por tha se k\u00ebto \u201cm\u00eb duken qesharake\u201d.<\/p>\n<p>Gjyqtarja po ashtu mbrojti pozicionin e saj sa i p\u00ebrket mospages\u00ebs s\u00eb tatimeve p\u00ebr disa transaksione, cil\u00ebsuar nga Komisioneri si shkelje e etik\u00ebs. Selimi k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur detyrim p\u00ebr k\u00ebto pagesa dhe pretendoi se Komisioneri Publik kishte ngat\u00ebrruar n\u00eb ankim konceptet mes tatimit dhe taksave. Ajo tha se asaj i k\u00ebrkohej t\u00eb paguante taks\u00eb mbi fitimin, nd\u00ebrsa nuk ishte person tregtar dhe se n\u00eb koh\u00ebn e transaksioneve nuk mund t\u00eb paguante as taks\u00eb mbi t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Selimi k\u00ebmb\u00ebnguli se ankimi i Komisionerit sa i p\u00ebrket padis\u00eb s\u00eb saj ndaj kompanis\u00eb Alitalia ishte i pabazuar. Selimi tha se nuk kishte asgj\u00eb q\u00eb i ndalonte gjyqtar\u00ebt t\u00eb ankoheshin n\u00eb gjykat\u00eb, p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme dhe se kjo m\u00ebnyr\u00eb ishte zgjidhja e duhur e \u00e7\u00ebshtjes. Ajo tha se nuk e kishte p\u00ebrdorur titullin e saj p\u00ebr p\u00ebrfitime.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, Selimi i tha KPA se k\u00ebrkonte t\u00eb administroheshin si prova vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e dokumenteve q\u00eb kishte sjell\u00eb. Ajo tha se p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr do t\u00eb priste arsyetimin e Kolegjit n\u00eb vijim, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse do duhej apo jo t\u00eb k\u00ebrkonte pranimin e tyre si prova.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb enjten parashtrimet e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Rilinda Selimi, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ngritur pas ankimit t\u00eb Komisionerit Publik ndaj konfirmimit t\u00eb saj prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Selimi kund\u00ebrshtoi n\u00eb mbrojtjen e saj k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit Publik p\u00ebr t\u00eb rihetuar pasurin\u00eb e saj, kund\u00ebrshtoi konsiderimin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71468,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[145,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Rilinda-Selimi-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Rilinda Selimi n\u00eb KPA | Foto : BIRN\/ Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71467"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71467"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71467\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71469,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71467\/revisions\/71469"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71468"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71467"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71467"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71467"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}