{"id":71473,"date":"2022-05-19T18:32:32","date_gmt":"2022-05-19T16:32:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/elveta-murra-perballet-me-barre-prove-per-bilanc-negativ-prej-14-milione-lekesh\/2022\/05\/19\/"},"modified":"2023-04-06T16:20:55","modified_gmt":"2023-04-06T14:20:55","slug":"elveta-murra-perballet-me-barre-prove-per-bilanc-negativ-prej-14-milione-lekesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/elveta-murra-perballet-me-barre-prove-per-bilanc-negativ-prej-14-milione-lekesh\/2022\/05\/19\/","title":{"rendered":"Elveta Murra p\u00ebrballet me barr\u00eb prove p\u00ebr bilanc negativ prej 14 milion\u00eb lek\u00ebsh"},"content":{"rendered":"<p>Ndryshe nga sa \u00ebsht\u00eb e zakonshme n\u00eb seancat d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku pal\u00ebt zakonisht debatojn\u00eb mbi barr\u00ebn e prov\u00ebs, n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb enjtes avokati i prokurores Elveta Murra pranoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb problemeve q\u00eb rrezikojn\u00eb karrier\u00ebn e klientes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Avokati Ko\u00e7i Mato i tha Komisionit se subjekti i mbrojtur prej tij kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta, kishte gabime n\u00eb plot\u00ebsimin e deklarimeve dhe se disa prej kontratave t\u00eb shit-blerjes s\u00eb pasuris\u00eb nuk ishin n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji, por pretendoi se k\u00ebto ishin pasoja t\u00eb informalitetit n\u00eb vend dhe k\u00ebrkoi rihapje t\u00eb hetimit n\u00eb dy kriteret e tjera.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Roland Ilia, relatori i trup\u00ebs me kryesuese Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtare Pamela Qirko lexoi gjetjet e Komisionit, q\u00eb nxirrnin prokuroren me munges\u00eb burimesh n\u00eb shum\u00ebn totale prej 14 milion lek\u00ebsh. Sipas Ilias, problemet rridhnin nga transaksionet p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 3+1 n\u00eb Elbasan, blerjen dhe shitjen e nj\u00eb garsoniereje dhe dy apartamenteve n\u00eb Pogradec, shitjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje toke dhe transaksionet me makinat.<\/p>\n<p>Ai po ashtu vuri n\u00eb dukje mosdeklarimin e nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb nga djali dhe paraqitjen e nj\u00eb dokumenti fotokopje t\u00eb deklarimit vjetor t\u00eb pasuris\u00eb, i cili ishte i ndrysh\u00ebm nga origjinali i administruar nga ILDKPKI.<\/p>\n<p>Elveta Murra e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1985. Ajo punon prej m\u00eb shum\u00eb se tre dekadash si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Elbasan. V\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Seanca e t\u00eb enjtes nisi me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ndjese nga avokati i Murr\u00ebs, Ko\u00e7i Mato, i cili i tha Komisionit se k\u00ebrkonte ndjes\u00eb p\u00ebr shtyrjen e tre seancave \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb problemeve sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb pas relatori Ilia lexoi gjetjet e Komisionit vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Ilia tha se nj\u00eb apartament i bler\u00eb p\u00ebr rreth 5.5 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2008, ishin gjetur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh vet\u00ebm bazuar n\u00eb deklarimet e prokurores.<\/p>\n<p>Sipas Ilias, koha e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebsteve p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin dhe burimet q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb ishin deklaruar n\u00eb forma t\u00eb ndryshme dhe kontradiktore prej Murr\u00ebs. Ai tha se referimi si burim i shitjes s\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje toke p\u00ebr shum\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe shitjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti 2+1 p\u00ebr 2.6 milion\u00eb lek\u00eb, nuk ishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb pasi kishin ndodhur pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs q\u00eb parashikonte se k\u00ebstet shlyheshin brenda vitit 2008.<\/p>\n<p>Ilia tha se n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve, Murra kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb ndryshme, duke e komplikuar situat\u00ebn dhe se shpjegimet nuk p\u00ebrkonin me ato q\u00eb ishin gjetur n\u00eb dokumentet e n\u00ebnshkruara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas relatorit nuk u provua shitja e tok\u00ebs p\u00ebr shum\u00ebn 4.2 milion\u00eb lek\u00eb. Ai tha se m\u00ebnyra se si ishte b\u00ebr\u00eb transaksioni ishte jo n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji dhe nuk kishte gjurm\u00eb t\u00eb transferimit t\u00eb parave. Kjo shum\u00eb sipas Ilias nuk u mor n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb analiz\u00eb financiare.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj probleme u gjet\u00ebn edhe me transaksionet me disa apartamente n\u00eb Pogradec. Ilia tha se KPK kishte gjetur mosdeklarime dhe deklarime t\u00eb pasakta t\u00eb sip\u00ebrfaqeve dhe vlerave t\u00eb tyre. Se q\u00ebndrimet e subjektit n\u00eb deklaratat vjetore, at\u00eb veting dhe n\u00eb pyet\u00ebsor ishin t\u00eb ndryshme dhe se shumat e p\u00ebrfituara n\u00eb k\u00ebto transaksione nuk konsideroheshin t\u00eb ligjshme, pasi p\u00ebr to nuk ishin paguar detyrimet tatimore. Nj\u00eb garsionere q\u00eb ishte n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtyre transaksioneve rezultonte her\u00eb me sip\u00ebrfaqen 25 metra dhe her\u00eb t\u00eb tjera me sip\u00ebrfaqen 46 metra. Ilia tha se edhe vlera e saj kishte ndryshuar dhe se nuk qe i qart\u00eb \u00e7mimi i saj.<\/p>\n<p>Ilia tha se subjekti kishte pretenduar mbulimin e disa shpenzimeve me kursimet, por sipas tij KPK nuk kishte gjetur deklarim t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash apo kursimeve n\u00eb vitet kur k\u00ebto referohej se ishin p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ilia tha se ishin gjetur probleme n\u00eb mosdeklarimin e sakt\u00eb t\u00eb parave n\u00eb nj\u00eb llogari bankare dhe po ashtu mosdeklarimi i llogarive t\u00eb personave t\u00eb lidhur. Ai tha se prokurorja nuk kishte deklaruar as nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb nga i biri. Relatori vuri n\u00eb dukje se pasi ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, Murra kishte dor\u00ebzuar fotokopje t\u00eb faqes 10 t\u00eb nj\u00eb deklarimi vjetor n\u00eb t\u00eb cilin pretendohej se ishte deklaruar kredia, por Ilia tha se kjo faqe nuk ishte e nj\u00ebjt\u00eb me dokumentin q\u00eb Komisioni kishte administruar nga ILDKPKI.<\/p>\n<p>Probleme rezultuan edhe n\u00eb transaksionet me dy makina. Ilia tha se dy mjete ishin bler\u00eb me \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb dhe ishin shitur m\u00eb pas me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Ai vuri n\u00eb dukje se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga k\u00ebto transaksione nuk ishin marr\u00eb parasysh, pasi p\u00ebr to nuk rezultonte i paguar tatimi. Pas heqjes nga analiza e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, subjekti dhe bashk\u00ebshorti rezultuan me pamund\u00ebsi n\u00eb blerjen e nj\u00eb mjeti t\u00eb ri n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p><strong>Mbrojtja<\/strong><\/p>\n<p>Avokati Ko\u00e7i Mato b\u00ebri nj\u00eb mbrojtje t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb seanc\u00eb. Ai renditi fillimisht nj\u00eb list\u00eb me prova q\u00eb kishte sjell\u00eb, p\u00ebrfshi deklarata noteriale q\u00eb duhej t\u00eb provonin disa nga transaksionet dhe nj\u00eb ekspertiz\u00eb kontabiliteti p\u00ebr t\u00eb ardhurat e subjektit.<\/p>\n<p>Pasi vler\u00ebsoi hetimin e kryer nga trupa, avokati tha se k\u00ebrkonte q\u00eb k\u00ebto t\u00eb merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb, s\u00eb bashku me justifikimin e tij se informaliteti dhe praktika e re e deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb kishin sjell\u00eb pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb vite. Ai tha se shum\u00eb subjekte kishin pasur probleme n\u00eb deklarimin e pasurive n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, nd\u00ebrsa shtoi se kontratat q\u00eb nuk ishin n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji ishin pasoj\u00eb e informalitetit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Mato tha se KPK duhej t\u00eb merrte p\u00ebr baz\u00eb faktin se t\u00eb gjitha transaksionet kishin sjell\u00eb n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe nj\u00eb makine. Sipas tij, kalimi nga nj\u00eb apartament 1+1 n\u00eb nj\u00eb 2+1 dhe n\u00eb nj\u00eb 3+1, duke shitur nj\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb financuar blerjen e tjetrit ishte tregues q\u00eb subjekti nuk kishte v\u00ebn\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Mato po ashtu i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb q\u00eb t\u00eb rishikonte analiz\u00ebn financiare dhe t\u00eb ulte shpenzimet e q\u00ebndrimit t\u00eb djalit t\u00eb subjektit n\u00eb Gjermani. Avokati tha se KPK kishte llogaritur shpenzimet e djalit n\u00eb shum\u00ebn 50 euro dita si turist, por k\u00ebmb\u00ebnguli se ai kishte qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb kamp refugjat\u00ebsh. Mato tha se kishte sjell\u00eb nj\u00eb dokument nga Gjermania q\u00eb e provonte k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ai i k\u00ebrkoi Komisionit t\u00eb rihapte hetimin n\u00eb dy kriteret e tjera dhe t\u00eb konsideronte se ajo ishte e p\u00ebrshtatshme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. KPK vendosi q\u00eb t\u00eb njoftoj\u00eb vendimin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb dat\u00ebn 23 qershor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndryshe nga sa \u00ebsht\u00eb e zakonshme n\u00eb seancat d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku pal\u00ebt zakonisht debatojn\u00eb mbi barr\u00ebn e prov\u00ebs, n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb enjtes avokati i prokurores Elveta Murra pranoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb problemeve q\u00eb rrezikojn\u00eb karrier\u00ebn e klientes s\u00eb tij. Avokati Ko\u00e7i Mato i tha Komisionit se subjekti i mbrojtur [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71474,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,131],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Seanca-e-Elveta-Murra-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Trupa e KPK-s\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr prokuroren Elveta Murra. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71473"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71473"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71473\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71475,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71473\/revisions\/71475"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71474"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71473"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71473"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71473"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}