{"id":71479,"date":"2022-05-18T14:40:00","date_gmt":"2022-05-18T12:40:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/trupa-e-kpk-ndahet-per-procedure-ne-ceshtjen-e-elfrida-bregoves\/2022\/05\/18\/"},"modified":"2023-04-06T16:21:24","modified_gmt":"2023-04-06T14:21:24","slug":"trupa-e-kpk-ndahet-per-procedure-ne-ceshtjen-e-elfrida-bregoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/trupa-e-kpk-ndahet-per-procedure-ne-ceshtjen-e-elfrida-bregoves\/2022\/05\/18\/","title":{"rendered":"Trupa e KPK ndahet p\u00ebr procedur\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Elfrida Bregov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Elfrida Bregova u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 8 prill, pasi bindi Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive si dhe p\u00ebr nj\u00eb transfert\u00eb bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit, q\u00eb subjekti pretendoi se ishte kryer n\u00ebp\u00ebrmjet falsifikimit t\u00eb n\u00ebnshkrimit.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar, trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faksaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn \u00ebsht\u00eb dakort\u00ebsuar p\u00ebr konfirmimin e Bregov\u00ebs, por ka pasur q\u00ebndrime t\u00eb ndara sa i p\u00ebrket vler\u00ebsimit p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb burimeve financiare dhe transfert\u00ebn 21,494 euro p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka kryer kall\u00ebzim penal p\u00ebr falsifikim.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i trup\u00ebs, Lulzim Hamitaj argumenton n\u00eb pakic\u00eb se procesi i vetingut p\u00ebr Bregov\u00ebn duhej t\u00eb ishte pezulluar deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e hetimeve p\u00ebr kall\u00ebzimin e kryer prej saj. Ai vler\u00ebson se kjo shum\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00ebn financiare, por balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar e vler\u00ebson t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb penalizuar subjektin.<\/p>\n<p>Duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi aspektit formal t\u00eb deklarimeve p\u00ebr nj\u00eb prej burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb huaje, Hamitaj vler\u00ebson se nuk duhej t\u00eb konsiderohej n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Po ashtu, ai konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtetimit t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb huaje, por q\u00eb bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit dhe t\u00eb objektivitetit, ai \u00e7mon se k\u00ebto konstatime nuk mund t\u00eb sjellin pasoja p\u00ebr Bregov\u00ebn.<\/p>\n<p>Elfrida Bregova p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2006 dhe u em\u00ebrua fillimisht prokurore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs. Prej vitit 2010, ajo e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, prokurorja Bregova u vler\u00ebsua pozitivisht n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Nga analiza e burimeve financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 87.3 m2 dhe verand\u00eb 73.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb kundrejt \u00e7mimit 104 mij\u00eb euro, Komisioni ka konstatuar edhe nj\u00eb mandat pagese n\u00eb shum\u00ebn 21 mij\u00eb e 493 euro t\u00eb kryer n\u00eb rug\u00eb bankare dhe q\u00eb mban n\u00ebnshkrimin e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Prokurorja Bregova ka deklaruar se kjo transfert\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kryer prej bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe se n\u00ebnshkrimi \u00ebsht\u00eb i falsifikuar. Ajo ka depozituar dokumente p\u00ebr t\u00eb provuar se dit\u00ebn dhe n\u00eb momentin kur rezulton t\u00eb jet\u00eb kryer transferta, bashk\u00ebshorti i saj nuk \u00ebsht\u00eb ndodhur n\u00eb Tiran\u00eb, por n\u00eb Shkod\u00ebr, ku ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seanca gjyq\u00ebsore n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prokurorit. Po ashtu, subjekti ka kryer kall\u00ebzim penal p\u00ebr falsifikimin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Bregova ka dor\u00ebzuar si prova edhe mandat ark\u00ebtime p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, t\u00eb kryera cash pran\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese dhe ka theksuar se nuk kan\u00eb kryer pagesa t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb dokumentet e administruara, Komisioni konkludon se shuma 21 mij\u00eb e 493 euro nuk mund t\u00eb jet\u00eb depozituar prej bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se prezenca e z. S.B n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr n\u00eb or\u00ebn 9:00 v\u00ebrtetohet nga vendimi gjyq\u00ebsor i k\u00ebsaj gjykate, Komisioni e vler\u00ebson t\u00eb pamundur qenien fizikisht t\u00eb tij n\u00eb sportelin e BKT-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb or\u00ebn 09:44,\u201d v\u00ebren KPK dhe \u00e7mon se shuma 104 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentin \u00ebsht\u00eb paguar cash.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shuma 21 mij\u00eb e 493 euro nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si e paguar nga bashk\u00ebshorti i subjektit, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK vler\u00ebson t\u00eb ndalet edhe tek kall\u00ebzimi penal i b\u00ebr\u00eb nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb lidhje me falsifikimin e firm\u00ebs t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb dokumentin bankar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzim penal Bregova ka k\u00ebrkuar procedimin penal p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb falsifikimit dhe t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs. Sipas shumic\u00ebs, rezultatet e k\u00ebtij procedimi nuk ndikojn\u00eb n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb subjektit, p\u00ebr sa koh\u00eb nga ana e saj \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti q\u00eb e ka kryer transfert\u00ebn; faktit se shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ka konfirmuar se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar nga ekonomisti i saj p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar vler\u00ebn 104 mij\u00eb euro t\u00eb paguar cash; si dhe bazuar n\u00eb balanc\u00ebn pozitive p\u00ebr shlyerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa komisioneri Lulzim Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb mendon ndryshe lidhur me aspektin procedural, duke sugjeruar pezullimin e mundsh\u00ebm t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Hamitaj e konsideron t\u00eb mundsh\u00ebm versionin e pretenduar nga subjekti, por vler\u00ebson se Komisioni nuk mund t\u00eb \u00e7moj\u00eb si t\u00eb provuar faktin se transaksioni nuk \u00ebsht\u00eb kryer prej bashk\u00ebshortit t\u00eb Bregov\u00ebs, pasi aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Deklarimin e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese se ka qen\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs q\u00eb e ka kryer depozitimin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, Hamitaj e vler\u00ebson t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar situat\u00ebn. \u201cKjo mbetet e paqart\u00eb dhe mund t\u00eb sqarohet vet\u00ebm pasi t\u00eb jen\u00eb kryer hetimet p\u00ebrkat\u00ebse. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak do t\u00eb duhej t\u00eb ishte pezulluar procesi i rivler\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtij subjekti,\u201d shprehet Hamitaj.<\/p>\n<p>Hamitaj \u00e7mon se vlera e transfert\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e analiz\u00ebs financiare. Por balanc\u00ebn negative n\u00eb shum\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 21 mij\u00eb e\u00a0 493 euro, ai e vler\u00ebson t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr aplikimin e ndonj\u00eb mase.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr pages\u00ebn e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, subjekti ka deklaruar nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga shtetasi S.A.. Subjekti ka shpjeguar n\u00eb ILDKPKI se S.A \u00ebsht\u00eb shoku i saj i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe se ka pasur t\u00eb ardhura financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb, duke qen\u00eb se ka pasur pag\u00eb af\u00ebrsisht 70 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb pun\u00ebsim tjet\u00ebr me rrog\u00eb 400 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Nga hetimi paraprak i Komisionit ka rezultuar se S.A. nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb dhe subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Bregova ka shpjeguar se ve\u00e7 t\u00eb ardhurave nga pagat, S.A. ka hapur dy llogari bankare n\u00eb vitin 2011, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vlerat 2 milion\u00eb e 750 mij\u00eb lek\u00eb dhe 5200 euro. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebtyre llogarive subjekti ka deklaruar kursimet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb S.A., t\u00eb siguruara nga puna e v\u00ebllait t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb Itali; aktiviteti tregtar i babait prej vitit 1991 dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e pasurive t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Komisioni i \u00ebsht\u00eb referuar nj\u00eb vendimi t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb apelimit dhe e ka analizuar dhe vler\u00ebsuar pasurin\u00eb e shtetasit S.A. vet\u00ebm n\u00eb kufijt\u00eb e huas\u00eb s\u00eb dh\u00ebn\u00eb, prej nga \u00ebsht\u00eb konkluduar mjaftueshm\u00ebri p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 1.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa komisioneri Hamitaj vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb provuar pjes\u00ebrisht mund\u00ebsia e shtetasit S.A. p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, pasi sipas tij rezulton i paprovuar burimi i shum\u00ebs 521 mij\u00eb lek\u00eb, pjes\u00eb e k\u00ebsaj huaje.<\/p>\n<p>Hamitaj shprehet se nuk \u00ebsht\u00eb dakord edhe me konkluzionin e shumic\u00ebs lidhur me p\u00ebrdorimin e nj\u00eb shume 10 mij\u00eb euro t\u00eb dhuruar nga n\u00ebna e subjektit, p\u00ebr shlyerjen e pjesshme t\u00eb nj\u00eb huaje t\u00eb marr\u00eb nga shtetasi I.H. n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse sipas Hamitajt, shpjegimet e subjektit tregojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb dhuruar p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb, ai i q\u00ebndron konstatimit t\u00eb hetimit paraprak t\u00eb Komisionit se shuma 10 mij\u00eb euro nuk mund t\u00eb konsiderohet n\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb nuk ishte deklaruar si gjendje cash e mbartur n\u00eb fund t\u00eb vitit 2012.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht argumenteve t\u00eb ndryshme, Hamitaj vler\u00ebson se n\u00ebn drit\u00ebn e parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe objektivitetit ato nuk mund t\u00eb passjellin aplikimin e ndonj\u00eb mase disiplinore p\u00ebr subjektin dhe e \u00e7mon t\u00eb drejt\u00eb konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Elfrida Bregova.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Elfrida Bregova u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 8 prill, pasi bindi Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive si dhe p\u00ebr nj\u00eb transfert\u00eb bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit, q\u00eb subjekti pretendoi se ishte kryer n\u00ebp\u00ebrmjet falsifikimit t\u00eb n\u00ebnshkrimit. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar, trupa e KPK e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71480,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Elfrida-Bregova-ne-sence-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Elfrida Bregova n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71479"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71479"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71479\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71481,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71479\/revisions\/71481"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71480"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71479"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71479"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71479"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}