{"id":71491,"date":"2022-05-16T20:08:50","date_gmt":"2022-05-16T18:08:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/supozime-te-gabuara-onm-kundershton-vendimin-e-kpk-per-kastriot-gramshin\/2022\/05\/16\/"},"modified":"2023-04-06T16:22:05","modified_gmt":"2023-04-06T14:22:05","slug":"supozime-te-gabuara-onm-kundershton-vendimin-e-kpk-per-kastriot-gramshin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/supozime-te-gabuara-onm-kundershton-vendimin-e-kpk-per-kastriot-gramshin\/2022\/05\/16\/","title":{"rendered":"\u2018Supozime t\u00eb gabuara\u2019: ONM kund\u00ebrshton vendimin e KPK p\u00ebr Kastriot Gramshin"},"content":{"rendered":"<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM i rekomandoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn institucionit t\u00eb Komisionerit Publik q\u00eb t\u00eb apeloj\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Kastriot Gramshi.<\/p>\n<p>Gramshi u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 25 mars nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Fredes Shulin dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. Gjat\u00eb dy seancave d\u00ebgjimore m\u00eb 15 shkurt dhe 24 mars, ai dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga aktiviteti tregtar i babait n\u00eb vitet 1992-1999 si dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga puna e tij dhe e familjar\u00ebve n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA, ku ka jetuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb si azilant, duke p\u00ebrfituar dhe n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb. Gramshi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe nuk u evidentuan probleme p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Kastriot Gramshi e ka filluar karrier\u00ebn si gjyqtar n\u00eb vitin 1999 n\u00eb Shkod\u00ebr dhe n\u00eb vitin 2004 \u00ebsht\u00eb larguar nga detyra me k\u00ebrkes\u00ebn e tij. P\u00ebrpara se t\u00eb kthehej n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb riniste karrier\u00ebn si gjyqtar n\u00eb vitin 2014, ai ka punuar si pedagog i s\u00eb drejt\u00ebs penale n\u00eb SHBA. Gramshi punon prej 7 vitesh pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb thuhet vler\u00ebsimi korrekt i t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Gramshi. ONM k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb kryhet nj\u00eb analiz\u00eb e plot\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vitet, prej 2003-shit kur subjekti ka mb\u00ebrritur n\u00eb SHBA dhe n\u00eb vijim. Po ashtu, konstatohet se subjekti nuk ka deklaruar sakt\u00eb nj\u00eb kredi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb SHBA dhe k\u00ebstin e dyt\u00eb p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. <strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, Gramshi ka deklaruar blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vler\u00ebn 290 mij\u00eb USD, p\u00ebr t\u00eb cilin ka shpjeguar fillimisht se ka parapaguar shum\u00ebn 29 mij\u00eb USD dhe se ka marr\u00eb kredi vler\u00ebn 261 mij\u00eb USD. N\u00eb deklarat\u00ebn veting ai e ka deklaruar kredin\u00eb si burim, por pa e p\u00ebrcaktuar vler\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dy pyet\u00ebsor\u00ebve ka deklaruar se ka marr\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 261 mij\u00eb USD, nd\u00ebrsa n\u00eb pyet\u00ebsorin e tret\u00eb ka deklaruar se k\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 29 mij\u00eb USD \u00ebsht\u00eb paguar prej tij dhe t\u00eb v\u00ebllait, nd\u00ebrsa kredia bankare ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 217 mij\u00eb USD. P\u00ebr t\u00eb finalizuar kontrat\u00ebn e shitjes \u00ebsht\u00eb nevojitur q\u00eb diferenca e mbetur t\u00eb mbulohej nga bler\u00ebsit. N\u00eb vijim, ONM sjell n\u00eb v\u00ebmendje se pagesa e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 46 mij\u00eb USD \u00ebsht\u00eb deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga subjekti n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>KPK e ka \u00e7muar bind\u00ebs pretendimin e subjektit lidhur me mosp\u00ebrputhjet p\u00ebr vler\u00ebn e kredis\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebsteve. Sipas Komisionit, deklarimi i kredis\u00eb si nj\u00eb nga burimet e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb objekt verifikimi n\u00eb vler\u00ebn 261 mij\u00eb USD dhe jo n\u00eb vler\u00ebn 217 mij\u00eb e 500 USD \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duke iu referuar p\u00ebrcaktimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes t\u00eb vitit 2012. Komisioni v\u00ebren se n\u00eb n\u00eb rubrik\u00ebn detyrime financiare t\u00eb DPV-s\u00eb p\u00ebr vitin 2014, subjekti ka deklaruar sakt\u00ebsisht kredin\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 217 mij\u00eb e 500 USD.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni ka konkluduar se mosdeklarimi n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2014, por edhe n\u00eb vijim n\u00eb pyet\u00ebsorin standard i shum\u00ebs prej 46 mij\u00eb e 638 USD e paguar nga v\u00ebllai i subjektit, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim fshehjen e k\u00ebsaj pagese, por p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me kontrat\u00ebn e shitjes. KPK sjell si argument p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konkluzion faktin se pagesa e k\u00ebsaj shume \u00ebsht\u00eb kryer me \u00e7ek n\u00eb rrug\u00eb bankare, q\u00eb konsiderohet nj\u00eb fakt leht\u00ebsisht i evidentuesh\u00ebm. N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni ka konkluduar se subjekti dhe v\u00ebllai i tij kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb kryer pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb brenda dat\u00ebs 21 maj 2012.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, ONM konstaton se kontrata e shit-blerjes \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2012; se kredia \u00ebsht\u00eb disbursuar n\u00eb maj t\u00eb vitit 2012; nd\u00ebrsa deklarimi i subjektit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dy vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit mund t\u00eb deklaronte shum\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb kredis\u00eb bankare, duke shpjeguar se p\u00ebrse vlera n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes ndryshonte nga vlera e kredis\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk i pasqyroi k\u00ebto informacione, as n\u00eb deklarime, deri n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2021\u201d, citohet n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, cil\u00ebsohet i pabazuar konkluzioni i KPK-s\u00eb se subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2014 sakt\u00ebsisht kredin\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 217 mij\u00eb e 500 USD. \u00a0\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar se kredia e marr\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 261 mij\u00eb USD dhe se vlera e mbetur ishte n\u00eb shum\u00ebn 217 mij\u00eb USD\u201d, konstaton ONM.<\/p>\n<p>N\u00eb rekomandim thuhet se subjekti d\u00ebshtoi t\u00eb deklaroj\u00eb sakt\u00eb vler\u00ebn e kredis\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe n\u00eb dy pyet\u00ebsor\u00ebt e par\u00eb.<\/p>\n<p>ONM ndan q\u00ebndrim ndryshe edhe lidhur me konkluzionin e KPK se mosdeklarimi i pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb nuk ka pasur q\u00ebllim fshehjen. Megjith\u00ebse v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb bien dakort me faktin se pagesa e kryer me \u00e7ek n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e verifikueshme, sjellin n\u00eb v\u00ebmendje faktin se Komisioni n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e ka t\u00eb pamundur t\u00eb siguroj\u00eb informacione nga institucionet n\u00eb SHBA. Sipas ONM, e vetmja rrug\u00eb q\u00eb KPK t\u00eb marr\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebto transaksione \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet deklarimeve dhe parashtresave t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Sipas ONM-s\u00eb, n\u00ebse n\u00eb analiza financiare do t\u00eb shtrihet q\u00eb prej vitit 2003 kur subjekti ka mb\u00ebrritur n\u00eb SHBA, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn rreth 16 mij\u00eb USD p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka \u00e7muar ta filloj\u00eb analiz\u00ebn finaniciare nga viti 2005, duke argumentuar se n\u00eb vitet 2003 dhe 2004 subjekti nuk ka krijuar as pasuri dhe as likujditete t\u00eb mbartura n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019. N\u00eb k\u00ebto kushte, KPK ka vler\u00ebsuar se nuk mund t\u00eb ket\u00eb objekt hetimi periudh\u00ebn gusht 2003 \u2212 dhjetor 2004.<\/p>\n<p>Por ONM v\u00ebren se subjekti \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb SHBA n\u00eb vitin 2003 dhe se n\u00eb vendimin e Komisionit evidentohet se t\u00eb ardhurat e tij p\u00ebr vitet 2003 dhe 2004 n\u00eb shum\u00ebn 28 mij\u00eb e 880 USD jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Po ashtu, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb edhe t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait dhe t\u00eb babait p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat 12 mij\u00eb e 197 USD dhe 10 mij\u00eb e 300 USD.<\/p>\n<p>Supozimi i Komisionit se subjekti ka mb\u00ebritur n\u00eb SHBA me rreth 60 mij\u00eb USD dhe se gjysmat jan\u00eb shpenzuar n\u00eb vitet 2003 dhe 2004 cil\u00ebsohet jo korrekt, pasi vet\u00eb subjekti ka deklaruar m\u00eb von\u00eb se vlera totale e transferuar nga Shqip\u00ebria ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Duke konsideruar se Gramshi ka transferuar shum\u00ebn 20 mij\u00eb USD; faktin se shpenzimet jetike p\u00ebr dy vitet kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se ajo e marr\u00eb me vete; fakti se subjekti asnj\u00ebher\u00eb nuk ka deklaruar se asetet e krijuara n\u00eb SHBA jan\u00eb investuar me t\u00eb ardhura t\u00eb krijuara gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2014, por ka deklaruar se jan\u00eb krijuar me t\u00eb ardhura para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2014 q\u00eb sipas ONM p\u00ebrfshihen edhe vitet 2003 dhe 2004; k\u00ebrkohet q\u00eb analiza financiare t\u00eb kryhet prej vitit 2003, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe shum\u00ebn 20 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Po ashtu, ONM kund\u00ebrshton konkluzionin se gjat\u00eb viteve 2003-2004, subjekti nuk ka krijuar asnj\u00eb pasuri. N\u00eb rekomandim konstatohet se Gramshi ka hapur nj\u00eb llogari bankare n\u00eb vitin 2004 q\u00eb n\u00eb momentin e deklarimit para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs ka pasur t\u00eb depozituar shum\u00ebn 97 mij\u00eb e 614 USD dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 balanca n\u00eb llogari ka qen\u00eb 82 mij\u00eb e 685 USD.<\/p>\n<p>Bazuar dhe n\u00eb faktin se nuk ka t\u00eb dh\u00ebna lidhur me balanc\u00ebn e k\u00ebsaj llogarie kur \u00ebsht\u00eb hapur, k\u00ebrkohet q\u00eb analiza financiare t\u00eb shtrihet edhe n\u00eb vitet 2003 dhe 2004.<\/p>\n<p>Komisioni kund\u00ebrshtohet nga ONM edhe p\u00ebr konkluzionin se subjekti ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive t\u00eb siguroj\u00eb dokumente p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e ligjshme p\u00ebr vitet 2003 dhe 2004, me argumentin e pretenduar prej Gramshit se ato ruhen prej institucioneve shtet\u00ebrore n\u00eb SHBA p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 10-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>ONM v\u00ebren se n\u00eb vitin 2014, n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, subjekti nuk ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumente lidhur me t\u00eb ardhurat e viteve 2003 dhe 2004, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe rezident i ligjsh\u00ebm prej vitit 2004.<\/p>\n<p>Po ashtu, ONM e konsideron t\u00eb diskutueshme mund\u00ebsin\u00eb e sigurimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme nga subjekti p\u00ebr periudh\u00ebn gusht 2003-qershor 2004, pasi ai nuk kishte leje t\u00eb punonte. N\u00eb rekomandim thuhet se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb gjendeshin dhe babai dhe v\u00ebllai i tij. \u201cFakti se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka siguruar dokumente p\u00ebr pagimin e taksave p\u00ebr periudh\u00ebn e plot\u00eb 2003-2004, tregon se ai nuk ka pasur t\u00eb ardhura me burime t\u00eb ligjshme,\u201d shprehet ONM.<\/p>\n<p>N\u00eb rekomandim kund\u00ebrshtohet analiza financiare e Komisionit sipas s\u00eb cil\u00ebs subjekti rezulton se ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb paguar shum\u00ebn 75 mij\u00eb e 638 USD n\u00eb maj t\u00eb vitit 2012 p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb. Sipas ONM-s\u00eb, konkluzionet e KPK-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb supozime t\u00eb gabuara ligjore dhe faktike.<\/p>\n<p>Vendimi i Komisionit konsiderohet i mang\u00ebt n\u00eb pjes\u00ebn e arsyetimit dhe rezultat i nj\u00eb procesi t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm e t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb verifikimit t\u00eb pasurive, si dhe i marr\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb gabuar t\u00eb kuadrit ligjor.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ONM konkludon se subjekti nuk ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor mund t\u00eb afektohet edhe besimi i publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM i rekomandoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn institucionit t\u00eb Komisionerit Publik q\u00eb t\u00eb apeloj\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Kastriot Gramshi. Gramshi u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 25 mars nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Fredes Shulin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71492,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2,115],"tags":[111,103,133],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Kastriot-Gramshi.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Kastriot Gramshi | Foto: BIRN\/ Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71491"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71491"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71491\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71493,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71491\/revisions\/71493"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71492"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}