{"id":71494,"date":"2022-05-16T19:27:18","date_gmt":"2022-05-16T17:27:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kapedani-perballet-me-dyshimet-e-onm-se-per-kontakt-te-papershtatshem\/2022\/05\/16\/"},"modified":"2023-04-06T16:22:12","modified_gmt":"2023-04-06T14:22:12","slug":"kapedani-perballet-me-dyshimet-e-onm-se-per-kontakt-te-papershtatshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kapedani-perballet-me-dyshimet-e-onm-se-per-kontakt-te-papershtatshem\/2022\/05\/16\/","title":{"rendered":"Kapedani p\u00ebrballet me dyshimet e ONM-s\u00eb p\u00ebr \u2018kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u2019"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn e kat\u00ebrt d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, Enkeleda Kapedani dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb gjetje t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM p\u00ebr d\u00ebnimin e nj\u00eb personi tjet\u00ebr t\u00eb lidhur n\u00eb Itali p\u00ebr krim t\u00eb organizuar. Gjat\u00eb seanc\u00ebs u b\u00eb gjithashtu me dije se bashk\u00ebjetuesi i saj ishte shpallur m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim policor, pasi dyshohej se kishte q\u00eblluar me arm\u00eb n\u00eb aj\u00ebr pas nj\u00eb konflikti pron\u00ebsie.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, Genta Tafa Bungo sqaroi se pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar m\u00eb 19 janar ishte vendosur ri\u00e7elja e hetimit administrativ p\u00ebr Kapedanin, bazuar n\u00eb gjetjen e ONM-s\u00eb, e formalizuar m\u00eb pas si rekomandim.<\/p>\n<p>Nga sa shpjegoi relatorja Brunilda Bekteshi, bazuar n\u00eb gjetjen e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Gerrit Sprenger, subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00ebse kishte dijeni p\u00ebr d\u00ebnimin n\u00eb Itali t\u00eb personit tjet\u00ebr t\u00eb lidhur me inicialet L.L., q\u00eb ka marr\u00eb nga bashk\u00ebjetuesi hua n\u00eb shum\u00ebn 28 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas relatores, L.L. rezultonte t\u00eb ishte proceduar n\u00eb vitin 2004 n\u00eb Itali p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb mbajtjes, transportit dhe shitjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, n\u00eb vijim\u00ebsi dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe se \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb 7 vjet burgim dhe me gjob\u00eb. Bekteshi sqaroi se d\u00ebnimi b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb veprat e krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Bekteshi sqaroi m\u00eb tej se L.L. rezulton si person tjet\u00ebr i lidhur, pasi n\u00eb vitin 2016 i ka shitur bashk\u00ebjetuesit t\u00eb Kapedanit nj\u00eb kamion p\u00ebr vler\u00ebn 950 mij\u00eb lek\u00eb. Bashk\u00ebjetuesi i gjyqtares Kapedani e ka shitur kamionin disa muaj m\u00eb von\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 32 mij\u00eb euro dhe i ka dh\u00ebn\u00eb hua shtetasit L.L. shum\u00ebn 28 mij\u00eb euro, duke deklaruar si burim t\u00eb k\u00ebsaj vlere t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e mjetit.<\/p>\n<p>Bekteshi solli n\u00eb v\u00ebmendje shpjegimet e m\u00ebparshme t\u00eb subjektit, ku ajo shprehet se bashk\u00ebjetuesi L.Q. dhe shtetasi L.L kan\u00eb qen\u00eb shok\u00eb q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, por se ajo mund t\u00eb p\u00ebrgjigjet vet\u00ebm p\u00ebr veten e saj.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, Kapedani nuk ka p\u00ebrmbushur detyrimin p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs kontaktet e personit t\u00eb lidhur, bashk\u00ebjetuesit, me shtetasin L.L. t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Kapedani tha n\u00eb seanc\u00eb se d\u00ebnimi dhe veprimet e shtetasit L.L nuk kan\u00eb lidhje me jet\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>\u201cNuk e kam par\u00eb kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb person,\u201d pohoi ajo dhe shpjegoi se ai kishte lindur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb me bashk\u00ebjetuesin, por se ata nuk kan\u00eb pasur shoq\u00ebri me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>\u201cNjohja p\u00ebr shkak t\u00eb vendlindjes nuk do t\u00eb thot\u00eb se kan\u00eb dijeni p\u00ebr t\u00eb fshehtat e tyre,\u201d shtoi Kapedani n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja sqaroi se shtetasi L.L. ishte transferuar q\u00eb prej vitit 2000 n\u00eb Tiran\u00eb dhe se deri n\u00eb vitin 2016 kur jan\u00eb kryer transaksionet p\u00ebr shitblerjen e mjetit dhe huadh\u00ebnien, nuk kan\u00eb pasur kontakte dhe miq\u00ebsi me bashk\u00ebjetuesin.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos prezumohet dijenina e bashk\u00ebjetuesit p\u00ebr d\u00ebnimin e shtetasit L.L.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb prov\u00eb se midis tyre ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrie nga procedimi i shtetasit L.L. n\u00eb vitin 2004 e n\u00eb vijim. Edhe mediat nuk e kan\u00eb pasqyruar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb,\u201d pohoi Kapedani.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se ndaj L.L. ishte caktuar masa p\u00ebr sh\u00ebrbim prove p\u00ebr tre vjet dhe se nuk kishte qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb i arrestuar q\u00eb t\u00eb mungonte n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb mund t\u00eb ngriheshin dyshime. Sipas subjektit, L.L. \u00ebsht\u00eb marr\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me tregtim t\u00eb mjeteve dhe se ka udh\u00ebtuar lirsh\u00ebm jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin konkret di qe bashk\u00ebjetuesi ka lidhur dy kontrata me k\u00ebt\u00eb shtetas, por nuk e di q\u00eb ka qen\u00eb i proceduar n\u00eb 2004. Ai ka disa hyrje dalje dhe pas procedimit. Dhe n\u00eb vitin 2012 kur \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nuk ka dalje,\u201d deklaroi Kapedani dhe shtoi se sipas dokumenteve rezulton se shteti italian ia ka falur d\u00ebnimin shtetasit L.L.<\/p>\n<p>Kapedani theksoi se ishte v\u00ebrtetuar se shteti shqiptar nuk ka pasur asnj\u00eb informacion p\u00ebr procedimin dhe d\u00ebnimin e L.L. n\u00eb Itali. Ajo v\u00ebrejti se nuk rezultonte q\u00eb ajo dhe bashk\u00ebjetuesi t\u00eb kishin udh\u00ebtuar ndonj\u00ebher\u00eb jasht\u00eb shtetit me L.L.<\/p>\n<p>\u201cPra nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr lidhje miq\u00ebsore me k\u00ebt\u00eb shtetas gjat\u00eb periudh\u00ebs kur ai u procedura deri n\u00eb lidhjen e kontratave. Un\u00eb zotohem se nuk kam pasur kurr\u00eb kontakt me k\u00ebt\u00eb person. Marr\u00ebdh\u00ebnia e tyre ka qen\u00eb marrdh\u00ebnie meshkujsh,\u201d pretendoi Kapedani dhe shtoi se e kishte sjell\u00eb me vullnet t\u00eb lir\u00eb si prov\u00eb deklarat\u00ebn e L.L. lidhur me huamarrjen. Ajo i konsideroi si pabesi pyetjet e Komisionit dhe t\u00eb ONM-s\u00eb lidhur me raportin q\u00eb ajo dhe bashk\u00ebjetuesi kishin pasur me shtetasin L.L.<\/p>\n<p>Kryesuesja Genta Tafa Bungo nd\u00ebrhyri n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs lidhur me k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb subjektit. Bungo sqaroi se pyetjet e saj p\u00ebr raportin mes shtetasit L.L. dhe bashk\u00ebjetuesit t\u00eb Kapedanit nuk kishin pasur t\u00eb b\u00ebnin me d\u00ebnimin n\u00eb Itali, pasi kishte qen\u00eb nj\u00eb fakt i panjohur p\u00ebr Komisionin.<\/p>\n<p>\u201cInsistimi ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb q\u00eb ju e konsideronit si miq\u00ebsi f\u00ebmij\u00ebrie. Nisur nga fakti q\u00eb L.L. i shet nj\u00eb kamion 950 mij\u00eb lek\u00eb bashk\u00ebjetuesit, i cili e shet 32 mij\u00eb euro dhe i jep L.L. nj\u00eb hua 28 mij\u00eb euro pa kolateral. Duhet nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb e ngusht\u00eb besimi q\u00eb t\u00eb jepet nj\u00eb hua e till\u00eb pa kolateral,\u201d v\u00ebrejti Bungo dhe sqaroi se pyetjet kishin t\u00eb b\u00ebnin me k\u00ebto transaksione dhe se nuk kishte asnj\u00eb lloj pabesie.<\/p>\n<p>Bungo solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb L.L. lidhur me huamarrjen, ku ai shprehet se ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb miq\u00ebsie e familjare me bashk\u00ebjetuesin e subjektit, q\u00eb konfirmohet edhe nga ky i fundit. Kryesuesja tha se e shqet\u00ebsonte tentativa e subjektit p\u00ebr t\u00eb mbajtur larg k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cSi e shpjegoni q\u00eb, kur nuk ka marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore, bashk\u00ebjetuesi jep nj\u00eb hua 28 mij\u00eb euro dhe b\u00ebhet nj\u00eb kontrat\u00eb dhe pastaj hiqet interesi, por pa kolateral. Si e keni garancin\u00eb se ai do ti kthente parat\u00eb kur ishte keq nga gjendja ekonomike kur ua shiti p\u00ebr nj\u00eb kafshat\u00eb buk\u00eb kamionin? Shuma 28 mij\u00eb euro nuk ka qen\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr familjen tuaj,\u201d pyeti Bungo.<\/p>\n<p>Sipas Kapedanit, bashk\u00ebjetuesi duket se nuk ka pasur frik\u00eb se nuk do t\u2019i kthehej shuma e dh\u00ebn\u00eb hua. Subjekti shtoi se ekzistonte nj\u00eb kontrat\u00eb dhe bashk\u00ebjetuesi mund t\u2019i drejtohej gjykat\u00ebs, megjith\u00ebse ai kishte pasur bindjen se nuk do t\u00eb arrinin n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb. Lidhur me pyetjen n\u00ebse e konsideronte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme vler\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb hua p\u00ebr familjen, Kapedani deklaroi se ato nuk ishte t\u00eb ardhurat e saj pasi e kan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb regjimin pasuror.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb konstatim t\u00eb Komisionit se L.L. ka qen\u00eb i proceduar dhe p\u00ebr trafikim t\u00eb mjeteve motorike, subjekti deklaroi se kjo vep\u00ebr penale nuk b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ato t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Kapedani solli n\u00eb v\u00ebmendje se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK dhe institucionet e tjera ligjzbatuese nuk kan\u00eb konstatuar asnj\u00eb dyshim ndaj saj dhe se \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar e p\u00ebrshtatshme n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Ajo konstatoi se nuk kishte shqyrtuar asnj\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb t\u00eb kishte qen\u00eb shtetasi L.L. dhe se nuk kishte pasur asnj\u00eb lloj marr\u00ebdh\u00ebnie familjare me at\u00eb person. N\u00eb p\u00ebrfundim, Kapedani deklaroi se shpjegimet e saj p\u00ebr munges\u00ebn e dijenis\u00eb p\u00ebr procedimin dhe d\u00ebnimin e shtetatit L.L. n\u00eb Itali, jan\u00eb bind\u00ebse.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e sistemit TIMS ka rezultuar se bashk\u00ebjetuesi i subjektit, L.Q. ka qen\u00eb i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim policor p\u00ebr vepr\u00ebn penale prodhim dhe shitje e arm\u00ebve luftarake, lidhur me nj\u00eb ngjarje t\u00eb ndodhur n\u00eb rrug\u00ebn \u201cBardhyl\u201d n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konflikt pron\u00ebsie. Po ashtu, Komisioni ka konstatuar se ky rast \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb media.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej d\u00ebshmitar\u00ebve ka ndryshuar deklarim, ku n\u00eb t\u00eb parin nuk e ka p\u00ebrmendur bashk\u00ebjetuesin e subjektit, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dytin t\u00eb dh\u00ebn\u00eb disa muaj m\u00eb von\u00eb ka pohuar se shtetasi L.Q. ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>Por sipas akteve t\u00eb hetimit ka rezultuar se nuk \u00ebsht\u00eb identifikuar dot personi q\u00eb ka sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb zjarri n\u00eb aj\u00ebr dhe \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pezulluar.<\/p>\n<p>Bekteshi pohoi se subjekti ka deklaruar se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kur ka ndodhur ngjarja, ka lindur nj\u00eb prej f\u00ebmij\u00ebve dhe se ka qen\u00eb n\u00eb terapi intensive, ku i \u00ebsht\u00eb gjendur pran\u00eb dhe bashk\u00ebjetuesi. Subjekti ka pretenduar para Komisionit se vendosja e emrit t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb k\u00ebrkim policor \u00ebsht\u00eb kryer nga nj\u00eb punonj\u00ebs policie p\u00ebr hakmarrje.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs, Kapedani theksoi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishte pasur probleme sh\u00ebndet\u00ebsore dhe se bashk\u00ebjetuesi i kishte q\u00ebndruar pran\u00eb. \u201cNuk e mendoj se mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb at\u00eb ngjarje,\u201d pohoi ajo dhe e cil\u00ebsoi abuziv shpalljen e bashk\u00ebjetuesit n\u00eb k\u00ebrkim policor.<\/p>\n<p>Subjektoi k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte asnj\u00eb prov\u00eb kund\u00ebr bashk\u00ebjetuesit. \u201cFakti se nuk \u00ebsht\u00eb pyetur si person q\u00eb ka dijeni, si person q\u00eb i atribuohet vepra penale apo si i pandehur tregon se nuk ka asnj\u00eb lidhje,\u201d pohoi Kapedani dhe sqaroi se pezullimi i procedimit penal b\u00ebhet at\u00ebher\u00eb kur nuk dihet autori i mundsh\u00ebm, duke p\u00ebrjashtuar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb verifikuar deri n\u00eb momentin e pezullimit.<\/p>\n<p>Subjekti u pyet nga Bungo lidhur me faktin se n\u00eb media ishte p\u00ebrmendur prania e bashk\u00ebjetuesit n\u00eb ngjarjen e ndodhur n\u00eb rrug\u00ebn \u201cBardhyl\u201d. Kapedani deklaroi se nuk dinte t\u00eb thoshte p\u00ebrse emri i tij ishte p\u00ebrmendur n\u00eb media.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kapedani u ndal n\u00eb konstatimet p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pushuar prej saj si gj\u00eb e gjykuar, q\u00eb megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga apeli, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata e Lart\u00eb. Subjekti e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar vendimarrjen e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Ajo sqaroi se nj\u00eb prej rasteve kur gjyqtari i seanc\u00ebs paraprake kishte t\u00eb drejt\u00ebn dhe detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pushuar \u00e7\u00ebshtjen, ishte kur rezultonte se fakti ishte gjykuar m\u00eb par\u00eb. Ajo deklaroi se aktet e dor\u00ebzuara prej prokuroris\u00eb ishin t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuar.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 janar 2021, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ e pezulloi Kapedanin nga detyra p\u00ebr 6 muaj, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb procedimi disiplinor t\u00eb hapur nga Inspektori i Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD pas publikimit n\u00eb TIK TOK t\u00eb disa videove t\u00eb filmuara n\u00eb zyr\u00eb dhe teksa drejtonte automjetin.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se para dy jav\u00ebsh ishte njohur me vendimin e arsyetuar t\u00eb KLGJ-s\u00eb, ku sipas saj thuhet se rrethanat p\u00ebr t\u00eb cilat u pezullua nuk e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb padenj\u00eb apo t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn. N\u00eb p\u00ebrfundim, Kapedani k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 18 maj, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn e kat\u00ebrt d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, Enkeleda Kapedani dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb gjetje t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM p\u00ebr d\u00ebnimin e nj\u00eb personi tjet\u00ebr t\u00eb lidhur n\u00eb Itali p\u00ebr krim t\u00eb organizuar. Gjat\u00eb seanc\u00ebs u b\u00eb gjithashtu me dije se bashk\u00ebjetuesi i saj ishte [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71495,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[200,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Enkeleda-Kapedani-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Enkeleda Kapedani gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb kat\u00ebrt d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71494"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71494"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71494\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71496,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71494\/revisions\/71496"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71495"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71494"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71494"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71494"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}