{"id":71515,"date":"2022-05-12T17:35:08","date_gmt":"2022-05-12T15:35:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/etien-kapo-perballet-pa-telashe-me-vetingun\/2022\/05\/12\/"},"modified":"2023-04-06T16:23:12","modified_gmt":"2023-04-06T14:23:12","slug":"etien-kapo-perballet-pa-telashe-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/etien-kapo-perballet-pa-telashe-me-vetingun\/2022\/05\/12\/","title":{"rendered":"Etien Kapo p\u00ebrballet pa telashe me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Etien Kapo pati nj\u00eb seanc\u00eb pa telashe p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb enjten m\u00eb 12 maj. Gjat\u00eb relatimit nuk u konstatuan probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs, nd\u00ebrsa Kapo u shpreh dakord me t\u00eb gjitha gjetjet e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Kapo po kryhet nga trupa e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Etien Kapo e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 dhe ka punuar prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. Prej nj\u00eb viti ai e ushtron detyr\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Valbona Sanxhaktari deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se prokurori Kapo dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe totale 128.6 m2 n\u00eb Selit\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2007 kundrejt \u00e7mimit 85 mij\u00eb e 764 euro, subjekti ka deklaruar si burime 85 mij\u00eb euro t\u00eb dhuruara nga babai i bashk\u00ebshortes dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr nga kursimet e tyre.<\/p>\n<p>Sanxhaktari deklaroi se Kapo i ka deklaruar k\u00ebto burime n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2007 dhe n\u00eb at\u00eb veting. Komisioni ka verifikuar mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb vjehrrit t\u00eb subjektit p\u00ebr dhurimin e shum\u00ebs 85 mij\u00eb euro n\u00eb 2007-\u00ebn. Sipas relatores, nga hetimi ka rezultuar se ai ka qen\u00eb aksioner n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri dhe se ka ndar\u00eb divident n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme q\u00eb e mbulojn\u00eb vler\u00ebn e dhuruar.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se babai i bashk\u00ebshortes ka t\u00ebrhequr shuma t\u00eb konsiderueshme nga llogarit\u00eb e tij bankare n\u00eb periudh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vlera 85 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kapo u pyet n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebrse dhuruesi kishte kryer n\u00eb vitin 2009 deklarat\u00eb para noterit p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebsaj shume dhe jo n\u00eb koh\u00ebn e dhurimit. Subjekti shpjegoi se kjo deklarat\u00eb ishte kryer pasi ishte pyetur nga ILDKPKI lidhur me dhurimin. Ai theksoi se pavar\u00ebsisht se deklarata noteriale ishte kryer nga vjehrri n\u00eb vitin 2009, ai e kishte pasqyruar shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2007.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Kapo ka pasur burime t\u00eb ligjshme dhe p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve p\u00ebr rikonstruksionin e ballkonit n\u00eb vitin 2008 n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb vler\u00ebn 883 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu ka rezultuar se ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u2018Scoda\u2019 p\u00ebr \u00e7mimin 15 mij\u00eb e 150 euro, si burim krijimi t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ka deklaruar shitjen e dy automjeteve t\u00eb tjera dhe t\u00eb ardhurat nga pagat mujore.<\/p>\n<p>Sanxhaktari sqaroi se nga hetimi ka rezultuar se Kapo ka qen\u00eb bashk\u00ebkredimarr\u00ebs me t\u00eb atin n\u00eb vitin 2013, si dhe i ka dhuruar nj\u00eb personi t\u00eb af\u00ebrm nj\u00eb ngast\u00ebr tok\u00eb-ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 960 m2 n\u00eb Linz\u00eb n\u00eb vitin 2005 q\u00eb e kishte fituar dhe vet\u00eb me dhurim n\u00eb 98-\u00ebn \u2013 gjetje p\u00ebr t\u00eb cilat nuk u konstatuan probleme.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme, nuk kan\u00eb rezultuar pamjaftueshm\u00ebri financiare gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebrfshi edhe para vitit 2003 kur nuk kryhej deklarimi n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Kapo mori vler\u00ebsim pozitiv edhe p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si dhe nuk u evidentuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb kriterin profesional. Sipas Komisionit, Kapo ka respektuar gjithmon\u00eb afatet n\u00eb kryerjen e hetimeve.<\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari konstatoi se n\u00eb vitin 2002 ndaj subjektit ishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mas\u00eb v\u00ebrejtje, por q\u00eb ishte hequr tre muaj m\u00eb von\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb kryer n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit ndaj subjektit me pretendimin se ai nuk kishte kryer hetimet e nevojshme n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale, \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi i procedimit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua se Kapos i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr dy prej denoncimeve t\u00eb kryera nga publiku. Sipas Sanxhaktarit, \u00e7\u00ebshtjet i p\u00ebrkasin vitit 2019 dhe jan\u00eb ende n\u00eb shqyrtim<\/p>\n<p>Subjekti u pyet nga Sanxhaktari dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Steven Kessler lidhur me nj\u00eb prej denoncimeve, nga rezultonte se ai kishte apeluar nj\u00eb vendim t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb kishte rr\u00ebzuar vendimin e pushimit t\u00eb tij. Kapo sqaroi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb aksident rrugor ku kishte vepruar duke kryer gjith\u00eb veprimet hetimore, kqyrjen e vendit t\u00eb ngjarjes, ekspertimin mjeko-ligjor t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit dhe marrjen e deklarimeve t\u00eb tij e t\u00eb autorit.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se bazuar n\u00eb provat e siguruara gjat\u00eb hetimit kishte konkluduar se nuk kishte vep\u00ebr penale dhe se i kishte sugjeruar t\u00eb d\u00ebmtuarit t\u2019i drejtohej gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar d\u00ebmshp\u00ebrblim. Kapo shtoi se dhe i d\u00ebmtuari n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb i kishte drejtuar Byros\u00eb s\u00eb Sigurimeve p\u00ebr shp\u00ebrblim d\u00ebmi, shprehej se ngjarja kishte qen\u00eb aksidentale.<\/p>\n<p>Sipas Kapos, detyrat e l\u00ebna nga gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb pyetur t\u00eb d\u00ebmtuarin dhe autorin nuk mund t\u00eb sillnin ndryshimin e kualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte kryer ankim n\u00eb Apel.<\/p>\n<p>Kessler e pyeti subjektin edhe p\u00ebr nj\u00eb denoncim p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr t\u00eb hetuar prej tij, kur rezultonte q\u00eb nj\u00eb person kishte humbur jet\u00ebn. Sipas subjektit, b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rast fatkeq ku disa f\u00ebmij\u00eb kishin shkuar t\u00eb peshkonin n\u00eb Liqenin e Fark\u00ebs dhe kishin marr\u00eb me vete nj\u00eb gjenerator, t\u00eb cilin e kishin bashkuar me nj\u00eb tel zgjatues q\u00eb e kishin futur n\u00eb liqen. Kapo deklaroi se nga pakujdesia nj\u00eb prej f\u00ebmij\u00ebve kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb. Ai shpjegoi se kishte ngritur akuz\u00eb dhe kishte d\u00ebrguar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjykim, duke k\u00ebrkuar edhe faj\u00ebsi sipas parashikimeve t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Etien Kapo fal\u00ebnderoi trup\u00ebn e Komisionit p\u00ebr hetimin administrativ t\u00eb kryer n\u00eb rivler\u00ebsimin e tij. Ai deklaroi se ishte dakord me t\u00eb gjitha gjetjet p\u00ebr t\u00eb cilat kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje edhe me shkrim dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 13 maj, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Etien Kapo pati nj\u00eb seanc\u00eb pa telashe p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb enjten m\u00eb 12 maj. Gjat\u00eb relatimit nuk u konstatuan probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs, nd\u00ebrsa Kapo u shpreh dakord me t\u00eb gjitha gjetjet e hetimit administrativ. Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Kapo po kryhet nga trupa [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71516,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Kapo-ne-seance-degjimore.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Etien Kapo gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK-n\u00eb. Foto: LSA  ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71515"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71515"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71515\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71517,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71515\/revisions\/71517"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71516"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71515"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71515"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71515"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}