{"id":71521,"date":"2022-05-11T18:28:36","date_gmt":"2022-05-11T16:28:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-emiljano-ruli-perballet-me-probleme-te-pasurise\/2022\/05\/11\/"},"modified":"2023-04-06T16:23:27","modified_gmt":"2023-04-06T14:23:27","slug":"gjyqtari-emiljano-ruli-perballet-me-probleme-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-emiljano-ruli-perballet-me-probleme-te-pasurise\/2022\/05\/11\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Emiljano Ruli p\u00ebrballet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs q\u00eb i kishte kaluar p\u00ebr munges\u00eb burimesh n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb si dhe p\u00ebr gjendjen e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Ruli pretendoi n\u00eb seanc\u00eb se kishte arritur t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e hetimit paraprak dhe k\u00ebrkoi \u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera \u2013 at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Emiljano Ruli p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2006 dhe u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs. Prej vitit 2013, Ruli e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr Rulin po kryhet nga trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi t\u00eb gjyqtarit Emiljano Ruli dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 2+1 me sip\u00ebrfaqe 119 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr \u00e7mimin 9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga pagat e bashk\u00ebshortes n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb, kursimet e tij n\u00eb vler\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb dhe dy hua, nj\u00ebra n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb e marr\u00eb nga babai i tij dhe tjetra 4 milion\u00eb lek\u00eb nga shtetasi A.Z.<\/p>\n<p>Relatorja Pine v\u00ebrejti se n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se k\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn rreth 8.6 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer para n\u00ebnshkrimit t\u00eb k\u00ebsaj kontrate, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka rezultuar se shumat e deklaruara prej subjektit si t\u00eb kursyera prej tij dhe bashk\u00ebshortes jan\u00eb t\u00ebrhequr nga banka, pasi \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e porosis\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, k\u00ebto shuma nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Sipas KPK, dy huadh\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb rezultuar gjithashtu n\u00eb pamund\u00ebsi financiare. Shtetasi A.Z., megjith\u00ebse rezulton si ortak n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi pasi nga hetimi paraprak ka rezultuar se shoq\u00ebria n\u00eb fjal\u00eb nuk ka shp\u00ebrndar divident.<\/p>\n<p>Pine deklaroi se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor edhe t\u00eb ardhurat e babait nga emigracioni gjat\u00eb periudh\u00ebs 1991-1996; nga ushtrimi aktivitetit t\u00eb tij si marangoz n\u00eb Libohov\u00eb prej vitit 1996 e n\u00eb vijim, si dhe nga bujq\u00ebsia.<\/p>\n<p>KPK nuk i ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe dy huat\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 8.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr detyrimin e mbetur ka rezultuar se subjekti ka pasur mund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Ruli e kund\u00ebrshtoi barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr balancat negative n\u00eb blerjen e apartamentit n\u00eb 2009-\u00ebn. Ai shpjegoi se babai nuk kishte qen\u00eb i regjistruar n\u00eb Greqi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk mund t\u00eb disponoheshin dokumente p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai deklaroi se i ati kishte ushtruar profesionin e marangozit edhe para viteve \u201990 dhe se me t\u00eb ardhurat e siguruara n\u00eb emigracion deri n\u00eb 96-\u00ebn, kishte mund\u00ebsuar hapjen e aktivitetit n\u00eb Libohov\u00eb. Ruli theksoi se nga p\u00ebrgjigja e Bashkis\u00eb Libohov\u00eb pasqyrohej se aktiviteti ishte regjistruar si biznes i vog\u00ebl prej t\u00eb atit nga viti 2001.<\/p>\n<p>P\u00ebr ushtrimin e k\u00ebtij aktiviteti gjat\u00eb periudh\u00ebs 1996-2001, ai sqaroi se kishte depozituar si prov\u00eb dokumentacion t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Higjen\u00ebs s\u00eb vitit 1997 p\u00ebr lejen higjeno-sanitare. Subjekti shtoi se kishte dor\u00ebzuar edhe lejen e bashkis\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e zdrukthtaris\u00eb n\u00eb vitin 1996.<\/p>\n<p>Ruli deklaroi se xhiroja vjetore e babait nga ky aktivitet ishte n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet si e ardhur neto p\u00ebr \u00e7do vit shuma 1 milion lek\u00eb. Po ashtu, Ruli pretendoi se t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia ishin n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit, duke e bazuar k\u00ebt\u00eb pretendim n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb Bashkis\u00eb Libohov\u00eb.<\/p>\n<p>Si argument p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb, subjekti paraqiti edhe faktin se ata kishin marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb vitin 2005, p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ai deklaroi se k\u00ebrkoheshin t\u00eb ardhura t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 30% t\u00eb t\u00eb ardhurave mujore.<\/p>\n<p>Ruli pretendoi se t\u00eb ardhurat totale t\u00eb prind\u00ebrve prej vitit 1996 deri n\u00eb dh\u00ebnien e huas\u00eb kan\u00eb qen\u00eb rreth 19.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se kishte dor\u00ebzuar dokumentacion q\u00eb v\u00ebrteton se shoq\u00ebria ku huadh\u00ebn\u00ebsi tjet\u00ebr A.Z. \u00ebsht\u00eb ortak, rezulton t\u00eb ket\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb divident n\u00eb vitin 2008 dhe n\u00eb 2009-\u00ebn, q\u00eb sipas tij e tejkalon disa her\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dh\u00ebna hua. Ruli solli n\u00eb v\u00ebmendje se pas ndarjes s\u00eb dividentit nga ana e shoq\u00ebris\u00eb, huadh\u00ebn\u00ebsi A.Z. kishte t\u00ebrhequr vler\u00ebn 42 mij\u00eb euro dhe i kishte dh\u00ebn\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti pretendoi se jo e gjith\u00eb vlera e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb ishte shlyer para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb ashtu si ishte p\u00ebrcaktuar. Sipas tij, ky p\u00ebrcaktim ishte kryer me dakord\u00ebsi me pal\u00ebn shit\u00ebse dhe me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos n\u00ebnshkruhej nj\u00eb kontrat\u00eb e dyt\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebto pretendime, Ruli deklaroi se shumat e t\u00ebrhequra n\u00eb fund t\u00eb vitit 2009 kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me detyrimin e mbetur t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb prej Komisionit n\u00eb analiz\u00ebn e vitit 2009, subjekti v\u00ebrejti se n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb ishte parashikuar q\u00eb ajo vler\u00eb t\u00eb paguhej n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb apartamentit. Ruli deklaroi se kontratat e furnizimit me uj\u00eb dhe energji elektrike ishin lidhur n\u00eb vitin 2010 dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se duhej q\u00eb pagesa e shum\u00ebs s\u00eb mbetur t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb analiz\u00ebn e vitit 2010, kur edhe ishte kryer dor\u00ebzimi i banes\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Ruli deklaroi se kishte deklaruar gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat burime p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit theksoi se kishte arritur t\u00eb provonte burimet e ligjshme t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>KPK konstaton pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cBenz\u201d n\u00eb vitin 2015 kundrejt shum\u00ebs 1.5 milion lek\u00eb. Si burim krijimi, Ruli ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb Benz-i tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2015 kundrejt shum\u00ebs 900 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2011-\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin 7000 euro. Pine deklaroi se prej hetimit ka rezultuar se pala shit\u00ebse kishte shpenzuar 13 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj makine dhe zhdoganimin, tre muaj para se t\u2019ia shiste subjektit.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni nuk bindet p\u00ebr vlerat e shitjes dhe t\u00eb blerjes s\u00eb mjeteve,\u201d deklaroi Pine dhe shtoi se nuk u arrit t\u00eb provohet burimi i ligjsh\u00ebm p\u00ebr blerjen e automjetit n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Ruli deklaroi se automjetin tip \u201cBenz\u201d t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 e kishte p\u00ebrfituar me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga sa e kishte bler\u00eb pala shit\u00ebse, pasi nga testimi i kilometrazhit kishte rezultuar se kishte kryer 2.5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb kilometra nga sa pasqyrohej.<\/p>\n<p>Lidhur me automjetin tip \u201cVolkswagen\u201d Ruli deklaroi se e kishte bler\u00eb me defekte q\u00eb i kishte p\u00ebrmir\u00ebsuar duke shpenzuar rreth 3000 mij\u00eb euro. Ai pretendoi se shpenzimet e kryera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb automjet provoheshin me deklarimet e kunatit t\u00eb tij dhe t\u00eb pronarit t\u00eb servisit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ai k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrfundimtare t\u00eb zbatohet dhe parimi i proporcionalitetit dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se rezulton me balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se gjyqtari Ruli \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin dhe vendimarrjen e tre padive t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie nd\u00ebrtuese, me t\u00eb cil\u00ebn bashk\u00ebshortja ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e nj\u00ebrit prej bashk\u00ebpronar\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrfaqeve t\u00eb konsiderueshme pyje e tok\u00eb n\u00eb Gjirin e Lal\u00ebzit, ku jan\u00eb nd\u00ebrtuar komplekse turistike.<\/p>\n<p>Nga sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb, bashk\u00ebshortja e subjektit dhe v\u00ebllai i saj kan\u00eb trash\u00ebguar prej t\u00eb atit t\u00eb ndjer\u00eb pjes\u00ebn e tij takuese nga trash\u00ebgimia e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, e cila ka p\u00ebrfituar sip\u00ebrfaqe t\u00eb konsiderueshme n\u00eb bregdetin e Durr\u00ebsit nga Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb Pronave, ku jan\u00eb nd\u00ebrtuar komplekse turistike.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb prej shoq\u00ebrive nd\u00ebrtuese, bashk\u00ebshortja e subjektit ka p\u00ebrfituar edhe nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, duke u dakord\u00ebsuar q\u00eb t\u2019i zbritet nga pjesa e saj takuese nga nd\u00ebrtimet n\u00eb nj\u00eb prej komplekseve turistike.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari Ruli ka shqyrtuar tre \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vitin 2017 ku pal\u00eb ka qen\u00eb kjo shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese. Sipas relatores, subjekti ka dor\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr dor\u00ebheqje nga k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, duke sqaruar se bashk\u00ebshortja ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e porosit\u00ebses tek kjo shoq\u00ebri dhe se ka fituar prona, por kryetari i gjykat\u00ebs nuk i kishte pranuar ato.<\/p>\n<p>Sipas relatores, subjekti duhej t\u00eb kishte evidentuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebheqje vijim\u00ebsin\u00eb e konfliktit t\u00eb interesit, pasi marr\u00ebdh\u00ebnia e interesit mes bashk\u00ebshortes dhe k\u00ebsaj shoq\u00ebrie kishte vijuar edhe n\u00eb vitet 2017 dhe 2020.<\/p>\n<p>Gjyqtari Ruli deklaroi se marr\u00ebdh\u00ebnia e interesit t\u00eb bashk\u00ebshortes me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese kishte p\u00ebrfunduar. Ai pretendoi se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb nj\u00eb kontrate tjet\u00ebr nga bashk\u00ebshortja rreth tre muaj para se t\u00eb shqyrtonte \u00e7\u00ebshtjet. Sipas Rulit, kjo kontrat\u00eb e kishte humbur efektin, pasi leja nuk ishte marr\u00eb dot brenda vitit.\u00a0 \u201cNuk mund t\u00eb parashikoja n\u00eb vitin 2017 se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00eb 2020-\u00ebn,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se bashk\u00ebshortja e tij nuk kishte p\u00ebrfituar asnj\u00eb centimet\u00ebr katror m\u00eb shum\u00eb nga pjesa e saj takuese. P\u00ebr t\u00eb provuar k\u00ebt\u00eb pretendim, Ruli sqaroi se kishte depozituar dokumentacion q\u00eb v\u00ebrtetonin se bashk\u00ebshortja ka fituar sa v\u00ebllai i saj dhe se pjesa e tyre q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson at\u00eb t\u00eb babait t\u00eb tyre, \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me t\u00eb xhaxhallar\u00ebve dhe t\u00eb hallave.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb si gjyqtar pas rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr dor\u00ebheqje, nuk kam pasur asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mos i gjykuar \u00e7\u00ebshtjet,\u201d tha Ruli dhe shtoi se asnj\u00eb nga pal\u00ebt nuk ka shprehur kund\u00ebrshti p\u00ebr gjykimin nga ana e tij. Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019i hiqej edhe kjo barr\u00eb prove.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Ruli k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb \u00e7elet hetimi edhe p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, si dhe konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 13 maj, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs q\u00eb i kishte kaluar p\u00ebr munges\u00eb burimesh n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb si dhe p\u00ebr gjendjen e konfliktit t\u00eb interesit. Ruli pretendoi n\u00eb seanc\u00eb se kishte arritur [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71522,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[102,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Emiljano-Ruli-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Emiljano Ruli pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71521"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71521"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71521\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71523,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71521\/revisions\/71523"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71522"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71521"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71521"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71521"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}