{"id":71530,"date":"2022-05-10T18:53:54","date_gmt":"2022-05-10T16:53:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/permbyllen-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-bujar-memise\/2022\/05\/10\/"},"modified":"2023-04-06T16:23:51","modified_gmt":"2023-04-06T14:23:51","slug":"permbyllen-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-bujar-memise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/permbyllen-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-bujar-memise\/2022\/05\/10\/","title":{"rendered":"P\u00ebrmbyllen konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Bujar Memis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Kruj\u00ebs Bujar Memia vijoi edhe t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 10 maj me paraqitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare duke i p\u00ebrmbyllur ato dhe k\u00ebrkoi shpalljen absolutisht t\u00eb pavlefsh\u00ebm t\u00eb vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra dhe kthimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb vler\u00ebsimit disiplinor p\u00ebr rigjykim. Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, ILD dhe ata t\u00eb KLP-s\u00eb paraqit\u00ebn bisedimet p\u00ebrfundimtare dhe k\u00ebrkuar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb Memis\u00eb, duke theksuar se ai ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia me q\u00ebndrimet e tij pasive kundrejt lirimit t\u00eb disa t\u00eb d\u00ebnuarve.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e nj\u00eb dite m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 7 or\u00eb, Memia paraqiti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash q\u00eb u konsideruan prej trup\u00ebs gjykuese si abuzive dhe me q\u00ebllim zvarritjen e procesit, si dhe renditi pyetjet q\u00eb u kishte drejtuar ILD-s\u00eb dhe KLP-s\u00eb p\u00ebr \u00e7do pik\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb shkarkimit duke dh\u00ebn\u00eb edhe q\u00ebndrimin e tij.<\/p>\n<p>Bujar Memia u shkarkua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb m\u00eb 31 mars 2021 me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Inspektorit t\u00eb\u00a0Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb me argumentin se kishte q\u00ebndruar pasiv ndaj vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr lirimin me kusht t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale, Ilir Paja dhe Hekuran Billa. Ky i fundit u ekzekutua pak koh\u00eb pas lirimit, m\u00eb 11 qershor 2020.<\/p>\n<p>Memia e ricil\u00ebsoi t\u00eb mart\u00ebn si nj\u00eb komplot ndaj tij, procedimin disiplinor t\u00eb filluar nga ILD. Ai pretendoi se gjith\u00e7ka ishte ngritur mbi shpifje dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme, se nuk ishte njohur me rezultatet e hetimit, si dhe nuk i ishte dh\u00ebn\u00eb e drejta p\u00ebr t\u2019u mbrojtur.<\/p>\n<p>Ankuesi k\u00ebmb\u00ebnguli se gjithmon\u00eb kishte vepruar bazuar n\u00eb ligj, n\u00eb prova dhe n\u00eb bindjen e brendshme. Sipas tij, nuk mund t\u00eb c\u00ebnohet pavar\u00ebsia e magjistrat\u00ebve n\u00eb vendimarrjen e tyre. Memia risolli si shembull rastin kur kishte ankimuar vendimin p\u00ebr lirimin me kusht t\u00eb Genc Tafilit, i d\u00ebnuar p\u00ebr vrasjen e ish-drejtuesit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, Arben Zylyftari. Sipas tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte pasur bindjen e brendshme p\u00ebr t\u00eb kryer ankimin, ndryshe nga rastet e hetuara nga ILD dhe KLP, kur nuk ka kryer ankim. \u201cJam shkarkuar p\u00ebr ushtrimin e nj\u00eb t\u00eb drejte\u201d, deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera Memia dhe pretendoi se ILD kishte vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me kushtetut\u00ebn n\u00eb fillimin e hetimit disiplinor ndaj tij.<\/p>\n<p>Ai u shpreh n\u00eb seanc\u00eb se q\u00ebndrimi n\u00eb rastin e Tafilit dhe n\u00eb raste t\u00eb tjera p\u00ebr persona me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb, kur kishte kryer ankim ndaj vendimit t\u00eb lirimit apo kur kishte urdh\u00ebruar ndalimin e tyre, vendosin n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>Po ashtu, Memia deklaroi se nuk kishte qen\u00eb ai pal\u00eb n\u00eb proceset p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb konstatuar shkelje, por kishte qen\u00eb IEVP-ja p\u00ebrkat\u00ebse. Ai vijoi se vendimet e arsyetuara i ishin njohur pasi kishin kaluar afatet e ankimit dhe kishin marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ankuesit, relatorja e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Komisionin Disiplinor pran\u00eb KLP-s\u00eb, Esmeralda Keshi(Cami) kishte qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuese pas largimit t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari tjet\u00ebr t\u00eb K\u00ebshillit, si dhe n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte d\u00ebrguar p\u00ebr inspektim n\u00eb ILD nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar prej saj.<\/p>\n<p>Ankuesi solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit edhe q\u00ebndrimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr gjyqtaren e Durr\u00ebsit Anita Mici. N\u00eb vendimin e Komisionit thuhet se q\u00ebndrimi pro i gjyqtares p\u00ebr lirimin e parakohsh\u00ebm t\u00eb kreut t\u00eb band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, Lulzim Berisha, vler\u00ebsohet si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i p\u00ebrket Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe ILD-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam c\u00ebnuar asnj\u00eb ligj dhe asnj\u00eb vendim unifikues. [\u2026]Kuptohet qart\u00eb se as shkelje t\u00eb lehta nuk kam b\u00ebr\u00eb\u201d, deklaroi Memia dhe e konsideroi antikushtetues vendimin e KLP-s\u00eb duke argumentuar se aty nuk gjendet arsyetim p\u00ebr provat dhe pohimet e tij. Ankuesi pretendoi se n\u00eb hetimin e tij disiplinor ishin paraqitur t\u00eb dh\u00ebna fiktive dhe konsideroi se kjo situat\u00eb p\u00ebrb\u00ebn c\u00ebnim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Memia k\u00ebrkoi konstatimin absolutisht t\u00eb pavlefsh\u00ebm t\u00eb vendimit t\u00eb KLP-s\u00eb dhe rikthimin p\u00ebr rigjykim po n\u00eb K\u00ebshill.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KLP-s\u00eb dhe t\u00eb ILD-s\u00eb i kund\u00ebrshtuan si t\u00eb pabazuara pretendimet e prokurorit Memia. Ata v\u00ebrejt\u00ebn se shkeljet e r\u00ebnda t\u00eb magjistrat\u00ebve jan\u00eb t\u00eb parashikuara n\u00eb kushtetut\u00eb, nd\u00ebrsa shkeljet e tjera jan\u00eb deleguar p\u00ebr zgjidhje n\u00eb ligj t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ashtu, u konstatua moszbatimi i vendimeve unifikuese nga ana e Memis\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet ku jan\u00eb gjetur shkelje. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KLP-s\u00eb theksuan se nuk q\u00ebndron pretendimi p\u00ebr d\u00ebnimin pa ligj p\u00ebr shkak t\u00eb shfuqizimit t\u00eb dispozitave p\u00ebr shkeljet e magjistrat\u00ebve nga ana e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pasi vendimarrja ishte bazuar n\u00eb nenin 140 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr bindjen e brendshme, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KLP-s\u00eb argumentuan se ajo sh\u00ebrben si nj\u00eb ur\u00eb lidh\u00ebse mes faktit dhe asaj q\u00eb duhet provuar. Ata theksuan se \u00ebsht\u00eb parimi i barazis\u00eb s\u00eb arm\u00ebve q\u00eb garanton \u00e7do pal\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb paraqitur prova dhe q\u00ebndrime. \u201cProkurori ka detyrim kushtetues t\u00eb garantoj\u00eb hetimin penal\u201d, pohoi nj\u00ebri prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb KLP-s\u00eb dhe shtoi se q\u00ebndrimi pasiv i Memis\u00eb ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nga KLP u kund\u00ebrshtuan edhe pretendimet p\u00ebr antikushtetueshm\u00ebrin\u00eb e vendimit t\u00eb shkarkimit si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb arsyetimit, duke u argumentuar se nuk mund t\u00eb arsyetohet lidhur mbi \u00e7do pretendim t\u00eb pal\u00ebve. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KLP-s\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se arsyetimi i vendimit \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Administrative.<\/p>\n<p>Po ashtu, u kund\u00ebrshtua dhe pretendimi se Cani ishte an\u00ebtare z\u00ebvend\u00ebsuese n\u00eb Komisionin Disiplinor duke sqaruar se pasi ajo kishte marr\u00eb mandatin, ishte shtyr\u00eb me nj\u00eb muaj seanca d\u00ebgjimore dhe se vendimi ishte marr\u00eb e komunikuar brenda afateve.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KLP-s\u00eb u ndal\u00ebn n\u00eb vijim n\u00eb themelin e \u00e7\u00ebshtjes. Sipas tyre, gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr lirimin me kusht t\u00eb Ilir Paj\u00ebs nuk ishte paraqitur n\u00eb seanc\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr marrjen si prov\u00eb t\u00eb aktit t\u00eb ekspertimit mjeko-ligjor lidhur me gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit. \u201cProkurori \u00ebsht\u00eb shprehur se e l\u00eb n\u00eb \u00e7mim t\u00eb gjykat\u00ebs dhe nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ankim\u201d, pohuan ata.<\/p>\n<p>Lidhur me lirimin me kusht t\u00eb Hekuran Bill\u00ebs u evidentua se Memia nuk ka treguar vigjilenc\u00eb lidhur me p\u00ebrfitimin e dyfisht\u00eb t\u00eb uljes s\u00eb d\u00ebnimit, si i paraburgosur dhe si i d\u00ebnuar. Sipas KLP-s\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb verifikuar as p\u00ebrllogaritja e periudh\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit q\u00eb nevojitet p\u00ebr lirimin me kusht. N\u00eb vijim u tha se ankuesi ka d\u00ebshtuar t\u00eb konstatoj\u00eb se nga ligji \u201cP\u00ebr amnistin\u00eb\u201d nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit nga autoritetet e drejt\u00ebsive t\u00eb vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cProkurori duhet t\u00eb luaj\u00eb rol aktiv, kontrollues dhe t\u00eb jap\u00eb arsye objektive\u201d, deklaroi nj\u00eb prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb KLP-s\u00eb dhe shtoi se Memia nuk ka kryer hetimin e nevojsh\u00ebm n\u00ebse Billa ishte riedukuar.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrime t\u00eb ngjashme u mbajt\u00ebn edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e ILD-s\u00eb, q\u00eb theksuan se Memia me vet\u00ebdije nuk ka mbajtur q\u00ebndrim ligjor p\u00ebr lirimet me kusht, objekt t\u00eb hetimit disiplinor dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Albana Shtylla deklaroi se trupi gjykues mori vendim t\u00eb t\u00ebrhiqet n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi p\u00ebr vendimarrjen p\u00ebrfundimtare. Ajo shtoi se n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim pal\u00ebt do t\u00eb njoftohen p\u00ebr dat\u00ebn e shpalljes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Kruj\u00ebs Bujar Memia vijoi edhe t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 10 maj me paraqitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare duke i p\u00ebrmbyllur ato dhe k\u00ebrkoi shpalljen absolutisht t\u00eb pavlefsh\u00ebm t\u00eb vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra dhe kthimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb vler\u00ebsimit disiplinor p\u00ebr rigjykim. Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Inspektorit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71531,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2,115],"tags":[322,342,234,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bujar-memia.jpg","fifu_image_alt":"P\u00ebrmbyllen konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Bujar Memis\u00eb","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71530"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71530"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71530\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71532,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71530\/revisions\/71532"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71531"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71530"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71530"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71530"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}