{"id":71533,"date":"2022-05-10T17:01:37","date_gmt":"2022-05-10T15:01:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/neglizhence-dhe-pakujdesi-marsida-frasheri-jep-shpjegime-per-profesionalizmin\/2022\/05\/10\/"},"modified":"2023-04-06T16:24:05","modified_gmt":"2023-04-06T14:24:05","slug":"neglizhence-dhe-pakujdesi-marsida-frasheri-jep-shpjegime-per-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/neglizhence-dhe-pakujdesi-marsida-frasheri-jep-shpjegime-per-profesionalizmin\/2022\/05\/10\/","title":{"rendered":"\u201cNeglizhenc\u00eb dhe pakujdesi\u201d: Marsida Frash\u00ebri jep shpjegime p\u00ebr profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Relatimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebr prokuroren e Shkodr\u00ebs Marsida Frash\u00ebri ishte i shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb u zhvillua t\u00eb mart\u00ebn, relatorja Valbona Sanxhaktari, pjes\u00eb e trup\u00ebs s\u00eb kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me an\u00ebtare Genta Tafa Bungo, vuri n\u00eb dukje se Frash\u00ebri nuk kishte asnj\u00eb problem n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Nj\u00ebsoj Sanxhaktari vuri n\u00eb dukje se p\u00ebr prokuroren nuk kishte asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb mund ta c\u00ebnonte n\u00eb kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Por relatoja shtoi m\u00eb pas se ndaj prokuroresh ishin zhvilluar 3 hetime disiplinore nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe se gjetjet e k\u00ebtyre hetimeve ishin shqyrtuar edhe nga KPK, q\u00eb kishte gjetur t\u00eb nj\u00ebjtat probleme. Sipas Sanxhaktarit, prokurorja ishte gjetur me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dosjesh p\u00ebr t\u00eb cilat nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim hetimor dhe po ashtu me dosje p\u00ebr t\u00eb cilat ishin marr\u00eb vendime mosfillimi tej afateve. Sanxhaktari tha se dukej sikur subjekti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur kishte treguar \u201cneglizhenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe pakujdesi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb mbrojtjen e saj, e cila s\u00eb bashku me seanc\u00ebn e pyetje- p\u00ebrgjigjeve zgjati gati tre or\u00eb, Frash\u00ebri, nuk iu p\u00ebrgjigj direkt k\u00ebtij pretendimi, por vuri n\u00eb dukje kushtet e v\u00ebshtira t\u00eb pun\u00ebs dhe i tha Komisionit se ajo kishte p\u00ebrfunduar mesatarisht nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dosjesh krahasuar me prokuror\u00eb q\u00eb e kishin kaluar procesin e rivler\u00ebsimit, edhe pse u ishin gjetur vonesa e probleme t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Prokurorja po ashtu iu p\u00ebrgjigj edhe pyetjeve t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Ferdinando Buatier n\u00eb lidhje me refuzimin prej saj t\u00eb pranimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prokurorit Vat\u00eb Staka, pas em\u00ebrimit t\u00eb tij n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. Frash\u00ebri k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte refuzuar urdhrin e prokurorit pasi ishte i paligjsh\u00ebm dhe kishte k\u00ebrkuar q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb ndaheshin me short.<\/p>\n<p>Marsida Frash\u00ebri p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2010 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit, u em\u00ebrua si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Debati mbi \u00e7\u00ebshtjet<\/strong><\/p>\n<p>Relatoja Valbona Sanxhaktari theksoi gjat\u00eb relatimit t\u00eb saj se ndaj prokurores Frash\u00ebri ishin b\u00ebr\u00eb tre hetime disiplinore nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Nj\u00ebri prej hetimeve ishte mbyllur me vendimin e uljes n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr 6 muaj n\u00eb vitin 2014, dy t\u00eb tjer\u00eb ishin pushuar p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kuadrit ligjor.<\/p>\n<p>Sanxhaktari shpjegoi se nd\u00ebrsa k\u00ebto hetime dhe masa disiplinore nuk ishin objekte t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb KPK, kjo e fundit kishte marr\u00eb aktet dhe po ashtu dosjet e p\u00ebrmendura n\u00eb k\u00ebto hetime dhe kishte konstatuar aty t\u00eb nj\u00ebjtat probleme si Prokuroria e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur, n\u00eb dy rastet b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat Frash\u00ebri nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim hetimor dhe q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb ishin parashkruar p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb kaluar. Nd\u00ebrsa rasti i tret\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me refuzimin e prokurores p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim mbi 100 dosje q\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb punim e sip\u00ebr nga prokurori Vat\u00eb Staka.<\/p>\n<p>Problemet kryesore si\u00e7 doli nga relatimi i p\u00ebrkisnin nj\u00eb mase me dosje q\u00eb prokurorja kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e saj, pas largimit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme. Sipas Sanxhaktarit, prokurorja nuk kishte b\u00ebr\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb dosjeve dhe m\u00eb pas Prokurori i Shkodr\u00ebs kishte ngritur grup pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e saj, ku ishin gjetur dosje pa veprime p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb nga 1 deri n\u00eb 7 vjet.<\/p>\n<p>Sanxhaktari num\u00ebroi n\u00eb fund t\u00eb relatimit 27 dosje, nga t\u00eb cilat 7 materiale pa veprime hetimore, 10 materiale pa vendime dhe 10 materiale t\u00eb mbajtura n\u00eb zyr\u00eb nga prokurorja q\u00eb ishin parashkruar p\u00ebr shkak t\u00eb afateve. Po ashtu relatorja tha se ishte v\u00ebn\u00eb re zvarritje e procedimeve, procedime p\u00ebr t\u00eb cilat ishte vendosur mosfillimi n\u00eb tejkalim t\u00eb afateve, mosnjoftim n\u00eb koh\u00eb i pal\u00ebve dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb ngjashme, q\u00eb sipas saj dukesh se ishin t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe sistemike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, relatorja vuri n\u00eb dukje se refuzimi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dosjet e Stak\u00ebs, pas transferimit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, ishin sh\u00ebnuar si munges\u00eb e aft\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar. Nga sa u kuptua n\u00eb relatim p\u00ebr k\u00ebto probleme dhe p\u00ebr disa prej dosjeve prokurores i ishte kaluar barr\u00eb prove apo i ishin k\u00ebrkuar shpjegime.<\/p>\n<p>N\u00eb mbrojtjen e saj, Frash\u00ebri e vuri theksin te v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs dhe p\u00ebrplasjet me drejtuesit e prokuroris\u00eb apo m\u00ebnyr\u00ebn se si drejtohej prokuroria.<\/p>\n<p>Frash\u00ebri tha se gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb saj ishte p\u00ebrpjekur t\u2019i ruhej \u201cshkat\u00ebrrimit moral\u201d n\u00eb t\u00eb cilin ishte sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe prej t\u00eb cilit kishte filluar edhe procesi i vetingut. Ajo tha se e shihte barr\u00ebn e prov\u00ebs si p\u00ebrballje para pasqyr\u00ebs dhe tha se e shihte si nj\u00eb moment \u201cp\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ishte ende e p\u00ebrshtatshme shpirt\u00ebrisht\u201d p\u00ebr t\u00eb vazhduar k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu u p\u00ebrpoq t\u00eb vinte n\u00eb dukje se problemet e gjetura asaj ishin edhe p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrbaltur. Prokurorja la t\u00eb kuptohej se ajo kishte qen\u00eb p\u00ebrball\u00eb personave q\u00eb e kishin dhunuar drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se si prokurore kishte pasur ngarkes\u00eb maksimale dhe solli n\u00eb KPK statistika sipas t\u00eb cilave kishte kryer nj\u00eb volum pune m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se mesatarja e ngarkes\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve n\u00eb shkall\u00eb vendi.<\/p>\n<p>Por trup\u00ebs i ting\u00eblloi shum\u00eb e p\u00ebrgjithshme fjala e Frash\u00ebrit, duke qen\u00eb se ajo nuk iu referuar konkretisht barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs. Kryesuesi Lulzim Hamitaj e nd\u00ebrpreu gati 10 her\u00eb Frash\u00ebrin, duke i k\u00ebrkuar\u00a0 t\u00eb fokusohej te gjetjet dhe se trupa e kishte t\u00eb qart\u00eb pjes\u00ebn teorike.\u00a0 Hamitaj n\u00eb disa raste i shpjegoi prokurores s\u00eb trupa i kishte lexuar q\u00ebndrimet e saj, se nuk duhej t\u00eb referohej n\u00eb detaje dhe se duhej t\u00eb fokusohej n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet konkrete.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrprerjet nuk duket se soll\u00ebn n\u00eb ndonj\u00eb ndryshim. Pak para se t\u00eb p\u00ebrfundonte fjal\u00ebn Frash\u00ebri, an\u00ebtarja e trup\u00ebs Genta Tafa Bungo nd\u00ebrhyri dhe i tha asaj se i dukej sikur nuk e kishte kuptuar barr\u00ebn e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Frash\u00ebri megjithat\u00eb nuk u p\u00ebrgjigj konkretisht sa i p\u00ebrket 27 dosjeve apo sa i p\u00ebrket gjetjeve t\u00eb tjera t\u00eb KPK. Nga shk\u00ebmbimet e m\u00ebpasshme n\u00eb pyetje p\u00ebrgjigje me trup\u00ebn, u duk sikur ajo kishte pranuar si gabim mos dor\u00ebzimin e zyr\u00ebs, duke referuar se nuk kishte pasur mund\u00ebsi. Frash\u00ebri k\u00ebmb\u00ebnguli se rezultatet e saj n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrfunduara ishin mjaft t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Frash\u00ebri iu referua edhe vendimit t\u00eb KPA n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj gjyqtarit Gentian Medja, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrcaktohen kriteret e vler\u00ebsimit profesional dhe i tha Komisionit se ajo e plot\u00ebsonte kriterin e kualifikimit minimal.<\/p>\n<p>E pyetur n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr pengesat q\u00eb kishte pasur, Frash\u00ebri tha se ajo nuk kishte marr\u00eb dot sht\u00ebpi n\u00eb Shkod\u00ebr, pasi nuk donte t\u00eb kishte kontakte q\u00eb m\u00eb pas mund ta ekspozonin. Ajo iu p\u00ebrgjigj nj\u00ebsoj k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb an\u00ebtares Genta Tafa Bungo mbi arsyet se pse nuk jetonte me qira n\u00eb Shkod\u00ebr, por n\u00eb Tiran\u00eb. Frash\u00ebri tha se p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive dhe munges\u00ebs s\u00eb mb\u00ebshtetjes financiare nga shteti ajo nuk kishte ende nj\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu pretendoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se \u00e7\u00ebshtjet me probleme ishin t\u00eb paq\u00ebllimshme. Ajo tha n\u00eb seanc\u00eb se kishte p\u00ebrfunduar respektivisht mbi 80 p\u00ebr qind t\u00eb dosjeve q\u00eb kishte marr\u00eb. Frash\u00ebri k\u00ebmb\u00ebnguli se ajo kishte rezultate mbi mesataren dhe i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb t\u00eb mbante parasysh se prokuror\u00ebt ishin konfirmuar me rezultate m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb rastin e saj.<\/p>\n<p>E pyetur nga v\u00ebzhguesi n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si kishte kund\u00ebrshtuar vendimin e eprorit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim dosjet e Stak\u00ebs, Frash\u00ebri tha se e kishte konsideruar ezaurues ankimin n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se ajo nuk kishte p\u00ebr q\u00ebllim refuzimin e dosjeve, por se procesi i nisur nga drejtuesi i prokuroris\u00eb ishte i paligjsh\u00ebm. Ajo tha se nuk ishte njohur me dosjet, por ato i ishin kaluar si procesverbal n\u00eb t\u00eb cilin ishin vet\u00ebm numrat.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, Frash\u00ebri k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte kaluar pa probleme dy nga kriteret dhe pretendoi se Komisioni duhej ta cil\u00ebsonte edhe t\u00eb kualifikuar minimalisht edhe n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale. Seanca e njoftimit t\u00eb vendimit u caktua n\u00eb 13 maj, n\u00eb or\u00ebn 15.15<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Relatimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebr prokuroren e Shkodr\u00ebs Marsida Frash\u00ebri ishte i shkurt\u00ebr. Gjat\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb u zhvillua t\u00eb mart\u00ebn, relatorja Valbona Sanxhaktari, pjes\u00eb e trup\u00ebs s\u00eb kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me an\u00ebtare Genta Tafa Bungo, vuri n\u00eb dukje se Frash\u00ebri nuk kishte asnj\u00eb problem n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Nj\u00ebsoj Sanxhaktari vuri [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71534,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,146],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Marsida-Frasheri-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Marsida Frash\u00ebri pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Malton Dibra\/ LSA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71533"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71533"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71533\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71535,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71533\/revisions\/71535"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71534"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}