{"id":71563,"date":"2022-05-05T20:26:29","date_gmt":"2022-05-05T18:26:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/le-te-shkoje-ku-te-shkoje-qendrimi-i-prokurorit-emror-kasaj-ne-kpk\/2022\/05\/05\/"},"modified":"2023-04-06T16:25:29","modified_gmt":"2023-04-06T14:25:29","slug":"le-te-shkoje-ku-te-shkoje-qendrimi-i-prokurorit-emror-kasaj-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/le-te-shkoje-ku-te-shkoje-qendrimi-i-prokurorit-emror-kasaj-ne-kpk\/2022\/05\/05\/","title":{"rendered":"\u201cLe t\u00eb shkoj\u00eb ku t\u00eb shkoj\u00eb\u201d: Q\u00ebndrimi i prokurorit Emror Kasaj n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Gjirokastr\u00ebs, Emror Kasaj u p\u00ebrball p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 5 maj lidhur me problemet n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit. N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, kryesuesja Xhensila Pine sqaroi se ishte pranuar k\u00ebrkesa e prokurorit Kasaj e paraqitur n\u00eb seanc\u00ebn e m\u00ebparshme m\u00eb 17 mars p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit edhe n\u00eb dy kriteret e tjera.<\/p>\n<p>Relatori Komici konstatoi t\u00eb enjten se ishte ri\u00e7elur hetimi edhe p\u00ebr pasurin\u00eb, prej nga v\u00ebrehej paqart\u00ebsi e burimeve financiare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur. Sipas Komicit, nga analiza financiare paraprake p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2016 Kasaj rezulton me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn e 31 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Kasaj e kund\u00ebshtoi analiz\u00ebn e KPK-s\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs parardh\u00ebse. Ai pretendoi se ishte treguar \u201cnaiv i madh\u201d n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh, q\u00eb sipas relatimit t\u00eb Komisionit e nxirrnin me deklarime t\u00eb rreme, pasuri t\u00eb fshehur dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb enjtes, prokurori Kasaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur e kund\u00ebrshtoi pamund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb konstatuar nga Komisioni. Ai deklaroi se sipas nj\u00eb akt-ekspertimi privat q\u00eb kishte kryer rezultonte me balanc\u00eb pozitive gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb hetuar.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos i konsiderohej si shpenzim gjysma e vler\u00ebs s\u00eb banes\u00ebs 1 milion e 250 mij\u00eb lek\u00eb, duke pretenduar se gjith\u00e7ka ishte mbuluar nga i ati. Po ashtu, k\u00ebrkoi t\u00eb mos konsideroheshin shpenzimet p\u00ebr udh\u00ebtimin dhe q\u00ebndrimin p\u00ebr dy jav\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA duke deklaruar se ato ishin mbuluar nga organizator\u00ebt e trajnimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori Kasaj u pyet nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Steven Kessler lidhur me marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb kishte me kompanin\u00eb e biznesmenit Shk\u00eblqim Fusha, prej nga kishte marr\u00eb nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 140 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kasaj deklaroi se biznesmeni Shk\u00eblqim Fusha n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk ishte kaq i fuqish\u00ebm sa \u00ebsht\u00eb sot dhe as person publik.<\/p>\n<p>\u201cE dija q\u00eb merrej me nd\u00ebrtime,\u201d pohoi subjekti dhe sqaroi se kur nj\u00eb shoq\u00ebri me t\u00eb cil\u00ebn ishte dakord\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb kryer investim n\u00eb tok\u00ebn q\u00eb zot\u00ebronte ishte t\u00ebrhequr, at\u00ebher\u00eb i kishte shkuar mendja tek kompania \u201cFusha\u201d.<\/p>\n<p>Kessler e pyeti se \u00e7far\u00eb do t\u2019i jepte n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vler\u00ebs 140 mij\u00eb euro kompanis\u00eb \u201cFusha\u201d, nd\u00ebrsa Kasaj u p\u00ebrgjigj se kompania do t\u00eb nd\u00ebrtonte n\u00eb pron\u00ebn e tij dhe ato para do t\u00eb p\u00ebrllogariteshin n\u00eb sip\u00ebrfaqen e nd\u00ebrtimit q\u00eb do t\u2019i takonte. \u201cAi kishte interesin e tij. Nuk do t\u00eb m\u00eb jepte kat\u00ebr apartamente, por do t\u00eb m\u00eb jepte dy ose nj\u00eb apartament,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Pas insistimit t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar se n\u00eb \u00e7far\u00eb rrethanash i ishte besuar nj\u00eb vler\u00eb e till\u00eb prej kompanis\u00eb \u201cFusha\u201d, subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se gjith\u00e7ka ishte kryer n\u00eb mir\u00ebbesim. \u201cAi e dinte q\u00eb Emror Kasaj ishte burr\u00eb i ndersh\u00ebm. Ashtu mendova dhe un\u00eb p\u00ebr ortakun tim dhe ia dhash\u00eb atij zot\u00ebris\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb huas\u00eb. Kjo m\u00eb ka kushtuar sa nuk e imagjoni dot,\u201d pohoi Kasaj dhe shtoi se ishte kujdesuar vet\u00eb q\u00eb t\u00eb hartonte shkresa tek nj\u00eb avokat lidhur me huan\u00eb q\u00eb kishte marr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Figura<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka konstatuar fillimisht p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurorit Kasaj p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn. Pas p\u00ebrdit\u00ebsimit t\u00eb raportit jan\u00eb referuar informacione p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb korrupsion pasiv dhe p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb proces penal.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, DSIK ka ndryshuar raportin duke konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurorit Kasaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Relatori Komici pohoi se bazuar edhe n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera t\u00eb institucioneve ligjzbatuese, duket se informacionet p\u00ebrputhen me rezultatet e hetimit. Megjithat\u00eb, ai v\u00ebrejti se konstatimet dhe shpjegimet e subjektit do t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb vendimarrjen p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Prokurori Kasaj theksoi se n\u00eb materialet q\u00eb i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nuk gjente asnj\u00eb rast q\u00eb t\u00eb kishte ushtruar korrupsion. \u201cKam punuar vet\u00ebm me p\u00ebrkushtim, profesionaliz\u00ebm dhe guxim,\u201d pohoi Kasaj dhe p\u00ebr ndryshimin e raportit faj\u00ebsoi raportimet n\u00eb media.<\/p>\n<p>Subjekti pranoi se kishte udh\u00ebtuar me nj\u00eb gjyqtare p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb shpenzimet, por sipas tij, asnj\u00ebher\u00eb nuk kishte ushtruar ndikim. Ai v\u00ebrejti se n\u00eb rastin p\u00ebr t\u00eb cilin ngriheshin dyshime kishte k\u00ebrkuar \u201carrest n\u00eb burg\u201d ndaj t\u00eb proceduarit, nd\u00ebrsa gjyqtarja kishte vendosur mas\u00eb tjet\u00ebr, \u201cdetyrim p\u00ebr paraqitje\u201d.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Komici u ndal gjat\u00eb n\u00eb kriterin profesional. Sipas nj\u00eb prej 11 denoncuesve nga publiku, prokurori Kasaj ka qen\u00eb i ansh\u00ebm n\u00eb hetimin e nj\u00eb aksidenti me pasoj\u00eb vdekje, pasi nuk ka k\u00ebrkuar caktimin e mas\u00ebs \u201carrest n\u00eb burg\u201d ndaj autorit megjith\u00ebse dy akt ekspertime konstatonin se ai ishte shkaktari.<\/p>\n<p>Nga sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb, u m\u00ebsua se denoncuesi S.N. kishte qen\u00eb duke drejtuar nj\u00eb mjet tip zetor duke ecur ngadal\u00eb n\u00eb korsin\u00eb e tij, kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur nga nj\u00eb autovetur\u00eb me shpejt\u00ebsi jasht\u00eb normave t\u00eb lejuara duke sjell\u00eb p\u00ebrmbysjen disa her\u00eb t\u00eb zetorit.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb ka humbur jet\u00ebn djali i drejtuesit t\u00eb zetorit dhe \u00ebsht\u00eb plagosur ai dhe bashk\u00ebshortja. Fillimisht, drejtuesi i autovetur\u00ebs me inicialet E.GJ., \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb mas\u00ebn e \u201carrestit me burg\u201d, por m\u00eb pas gjykata e ka ndryshuar at\u00eb n\u00eb detyrim p\u00ebr paraqitje.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, prokurori Kasaj nuk e ka ankimuar vendimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr leht\u00ebsimin e mas\u00ebs.<\/p>\n<p>Fillimisht, \u00ebsht\u00eb kryer ekspertim me nj\u00eb ekspert q\u00eb ka nxjerr\u00eb shkaktar t\u00eb aksidentit drejtuesin e autovetur\u00ebs. Nj\u00eb ekspertiz\u00eb e dyt\u00eb e ka nxjerr\u00eb at\u00eb s\u00ebrish fajtor.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, prokurori Kasaj ka pranuar edhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tret\u00eb t\u00eb t\u00eb proceduarit E.GJ., k\u00ebt\u00eb her\u00eb me pes\u00eb ekspert\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb konkluduar se fajtori ka qen\u00eb drejtuesi i zetorit, \u00a0pasi djali q\u00ebndronte n\u00eb shkallaren e mjetit pa sigurin\u00eb e duhur. Sipas tyre, edhe n\u00ebse autovetura do t\u00eb kishte respektuar normat e shpejt\u00ebsis\u00eb, aksidenti do t\u00eb kishte ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb gabimeve t\u00eb drejtuesit t\u00eb zetorit.<\/p>\n<p>Komici konstatoi se bazuar n\u00eb akt-ekspertimin e tret\u00eb subjekti ka marr\u00eb t\u00eb pandehur baban\u00eb e viktim\u00ebs dhe po at\u00eb dit\u00eb ka p\u00ebrfunduar hetimet, duke kryer edhe pushim t\u00eb pjessh\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr shtetasin E.GJ.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja i \u00ebsht\u00eb kaluar m\u00eb pas nj\u00eb prokurori tjet\u00ebr q\u00eb ka k\u00ebrkuar faj\u00ebsin\u00eb e babait t\u00eb viktim\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar nga gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe nga Apeli.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb nevoja e ekspertimit t\u00eb tret\u00eb, si dhe ka rezultuar se subjekti nuk i ka njoftuar shtetasit S.N. dhe avokatit t\u00eb tij vendimarrjen p\u00ebr p\u00ebrfundimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Prokurori Kasaj deklaroi se nuk e kishte ankuar ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr E.Gj., pasi kishin dal\u00eb rrethana t\u00eb reja t\u00eb ngjarjes. Sipas tij, mjeti tip zetor ishte shum\u00eb i amortizuar dhe se drejtuesi ishte futur n\u00eb rrug\u00eb megjith\u00ebse e kishte par\u00eb se autovetura e drejtuar nga E.Gj. po udh\u00ebtonte me shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se viktima ishte duke q\u00ebndruar jasht\u00eb zetorit.<\/p>\n<p>\u201cPo krijoja bindjen se fajtor ishte babai i viktim\u00ebs,\u201d pohoi Kasaj. \u201cKur e shikon se tjetri po ec\u00ebn me 200 km n\u00eb or\u00eb dhe e ka filluar shkeljen e rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor, shtetasi S.N. p\u00ebrse nuk duhej t\u00eb respektonte tabel\u00ebn e ndalimit, por duhej t\u00eb fillonte edhe ai shkeljen e rregullave,\u201d, argumentoi subjekti dhe theksoi se edhe n\u00ebse do t\u00eb kishte pasur tre ekspertime kund\u00ebr, ai do t\u00eb vepronte sipas bindjes s\u00eb krijuar nga provat.<\/p>\n<p>I pyetur se p\u00ebrse nuk kishte pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e avokatit t\u00eb babait t\u00eb viktim\u00ebs p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb ekspertimi t\u00eb kat\u00ebrt me 7 ekspert\u00eb, Kasaj k\u00ebmb\u00ebnguli se ekspertimi i tret\u00eb e kishte bindur.<\/p>\n<p>Prokurori Kasaj dha shpjegime edhe lidhur me q\u00ebndrimin e tij t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb caktimin e masave t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr dy persona, ku n\u00eb nj\u00eb rast nuk kishte qen\u00eb dakord me leht\u00ebsimin e mas\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb person q\u00eb rezultonte i d\u00ebnuar tre her\u00eb p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale ishte dakord\u00ebsuar duke mos kryer ankim. Kasaj deklaroi se d\u00ebnimet e t\u00eb proceduarit merreshin n\u00eb vler\u00ebsim gjat\u00eb vendimarrjes s\u00eb d\u00ebnimit dhe jo p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi nj\u00eb konstatim t\u00eb Komisionit se kishte zgjatur hetimin n\u00eb nj\u00eb rast pa qen\u00eb nevoja. Sipas prokurorit, personi i proceduar ishte nj\u00eb shtetas italian, i dyshuar p\u00ebr trafikim t\u00eb mjeteve motorike dhe falsifikim t\u00eb dokumenteve dhe se ai kishte rrezik t\u00eb arratisej. Sipas Kasajt, hetimi ishte kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim me autoritetet e huaja.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se n\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb regjistruar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh dhe mbajtje t\u00eb arm\u00ebve luftarake, duhej t\u00eb ishte hetuar p\u00ebr trafikim t\u00eb mjeteve motorike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti kishte disponuar me vendim pushimi.<\/p>\n<p>Kasaj sqaroi se gjat\u00eb operacionit t\u00eb kryer n\u00eb Lazarat kund\u00ebr kultivimit dhe trafikimit t\u00eb cannabisit, ishte gjetur nj\u00eb mjet pa targa. Sipas tij, hetimi ishte kryer fillimisht nga ish-Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda dhe \u00e7\u00ebshtja ishte ndar\u00eb me fraksion. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se regjistrimi n\u00eb sekretari ishte kryer n\u00eb rregull, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb trafikimit t\u00eb mjeteve motorike, nd\u00ebrsa ishte njoftuar edhe policia rrugore pasi makina nuk kishte targa. Kasaj deklaroi se prova ishte e disponuar, por nuk egzistonte vepra penale.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit n\u00eb rastin e hetimit t\u00eb nj\u00eb shtetasi nigerian p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit, i cili rezultonte t\u00eb kishte qen\u00eb edhe i plagosur. Sipas Komisionit, Kasaj nuk e ka trajtuar rastin bazuar n\u00eb ligjin p\u00ebr azilin. Sipas prokurorit Kasaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk mund t\u00eb procedohej bazuar n\u00eb ligjin p\u00ebr azilin, pasi i d\u00ebmtuari vinte nga nj\u00eb vend i sigurt\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shteti grek.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori Kasaj nuk b\u00ebri k\u00ebrkes\u00eb konkrete lidhur me procesin e tij t\u00eb rivler\u00ebsimit. \u201cLe t\u00eb shkoj\u00eb ku t\u00eb shkoj\u00eb. Respektin dhe besim tim e keni fituar q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb m\u00eb d\u00ebgjuat,\u201d i tha ai trup\u00ebs. Vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 9 maj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Gjirokastr\u00ebs, Emror Kasaj u p\u00ebrball p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 5 maj lidhur me problemet n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit. N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, kryesuesja Xhensila Pine sqaroi se ishte pranuar k\u00ebrkesa e prokurorit Kasaj e paraqitur n\u00eb seanc\u00ebn e m\u00ebparshme m\u00eb 17 mars p\u00ebr ri\u00e7eljen [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71564,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,229],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Emror-Kasaj-ne-seancen-e-dyte.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Emror Kasaj pas seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71563"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71563"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71563\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71565,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71563\/revisions\/71565"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71564"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71563"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71563"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71563"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}