{"id":71572,"date":"2022-05-04T20:29:11","date_gmt":"2022-05-04T18:29:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/guximtar-boci-jep-shpjegime-per-audio-pergjimin-dhe-pasurite\/2022\/05\/04\/"},"modified":"2023-04-06T16:25:56","modified_gmt":"2023-04-06T14:25:56","slug":"guximtar-boci-jep-shpjegime-per-audio-pergjimin-dhe-pasurite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/guximtar-boci-jep-shpjegime-per-audio-pergjimin-dhe-pasurite\/2022\/05\/04\/","title":{"rendered":"Guximtar Bo\u00e7i jep shpjegime p\u00ebr audio-p\u00ebrgjimin dhe pasurit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Guximtar Bo\u00e7i, i pezulluar prej vitit 2016 pas publikimit t\u00eb nj\u00eb audio-skandali, u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn 4 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr audio-regjistrimin dhe p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ajo deklaron se zot\u00ebron \u00bd-\u00ebn t\u00eb trash\u00ebguar nga babai i saj i \u00a0ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me an\u00ebtar Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tonci Petkovic.<\/p>\n<p>Guximtar Bo\u00e7i e ka nisur karrier\u00ebn e tij n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe ka punuar si gjyqtar dhe kryetar gjykate n\u00eb Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD e shkarkoi Bo\u00e7in nga detyra e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs dhe e pezulloi at\u00eb si gjyqtar, pas publikimit t\u00eb nj\u00eb audioje n\u00eb emisionin \u201cStop\u201d, ku ai akuzohej se k\u00ebrkoi favore seksuale n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, prokuroria e pushoi procedimin penal ndaj Bo\u00e7it dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb ai fitoi pafaj\u00ebsin\u00eb me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs. Bo\u00e7i ka k\u00ebrkuar prej asaj kohe rikthimin n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, por K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor i ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkesat e tij.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, relatori Lulzim Hamitaj konstatoi pezullimin e Bo\u00e7it si gjyqtar dhe v\u00ebrejti se nj\u00eb prej denoncimeve nga publiku kishte t\u00eb b\u00ebnte pik\u00ebrisht me audio-regjistrimin e b\u00ebr\u00eb publik nga emisioni \u201cStop\u201d.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i i filloi shpjegimet e tij lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje. Ai theksoi se ishte pik\u00ebrisht kjo \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishte ndikuar tek grupi i pun\u00ebs s\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK dhe t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb. Ai deklaroi se statusin si i pezulluar duhej ta kishte pasur deri n\u00eb vitin 2017, kur hetimi ishte pushuar me form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti e konsideroi transmetimin e audio-regjistrimit me q\u00ebllim diskriminimin e tij, pasi ishte zgjedhur edhe dita kur po zhvillohej dasma e vajz\u00ebs. Bo\u00e7i pohoi se shumica e ish-an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLD-s\u00eb kishin k\u00ebrkuar shtyrjen e seanc\u00ebs p\u00ebr t\u2019u njohur me rastin dhe p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar ai vet\u00eb, por sipas tij, kishte qen\u00eb insistimi i Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kishte ngulmuar dhe ishte d\u00ebgjuar nj\u00eb inspektore lidhur me at\u00eb \u00e7far\u00eb ajo kishte d\u00ebgjuar nga b\u00ebrja publike e rastit.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se trajtimi i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb vijim\u00ebsi nga emisioni \u201cStop\u201d ishte presion dhe shantazh, por kur u pyet nga kryesuesja Bekteshi n\u00ebse kishte informacion se cili ishte q\u00ebllimi i shantazhit t\u00eb pretenduar, Bo\u00e7i tha se pas transmetimit, duhej q\u00eb t\u00eb pritej t\u00eb konkludonin isntitucionet. \u201cMe nj\u00eb regjistrim me kompjuter sulmuan familjen time,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i u ankua p\u00ebr zvarritjen e shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr revokimin e vendimit t\u00eb pezullimit dhe shtoi se nuk dihej se kur mund t\u00eb p\u00ebrfundonte procesi n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative lidhur me k\u00ebrkes\u00eb- padin\u00eb p\u00ebr rikthimin n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai e cil\u00ebsoi t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm konkluzionin e DSIK-s\u00eb q\u00eb e ka vler\u00ebsuar t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm vet\u00ebm me t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebtij rasti publik. N\u00eb seanc\u00eb nuk u relatua nga KPK ndonj\u00eb konkluzion paraprak lidhur me kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, por u evidentua se DSIK kishte konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebri.<\/p>\n<p>I pyetur nga relatori Hamitaj n\u00ebse e kishte takuar ndonj\u00ebher\u00eb denoncuesen e tij deri n\u00eb momentin q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb publik audio-regjistrimi, Bo\u00e7i sqaroi se vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2013, ajo kishte shkuar p\u00ebr t\u2019u ankuar p\u00ebr shk\u00ebputjen e energjis\u00eb elektrike dhe se e kishte orientuar se n\u00eb cilat institucione duhej t\u00eb shkonte.<\/p>\n<p>Subjekti shtoi se m\u00eb par\u00eb kishte l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr mbrojtje. Sipas Bo\u00e7it, denoncuesja nuk kishte arsye pse ta pyeste p\u00ebr vendimin.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Tonci Petkovic iu desh ta pyeste dy her\u00eb gjyqtarin Bo\u00e7i p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sakt\u00eb, n\u00ebse z\u00ebri q\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb audio-regjistrim \u00ebsht\u00eb i tij ose jo.<\/p>\n<p>\u201cNuk jam un\u00eb se ai regjistrim nuk ekziston,\u201d tha Bo\u00e7i dhe pretendoi se audio-regjistrimi ishte b\u00ebr\u00eb me program kompjuterik nga ata q\u00eb donin ta d\u00ebmtonin.<\/p>\n<p>Nga sa relatoi Hamitaj n\u00eb seanc\u00eb, p\u00ebr kriterin profesional nuk u evidentuan probleme t\u00eb tjera dometh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>KPK konstaton pamund\u00ebsi financiare t\u00eb gjyqtarit Bo\u00e7i p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie me sip\u00ebrfaqe 121 m2 n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Gjirokastr\u00ebs. N\u00eb vitin 2003, subjekti ka deklaruar se p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs jan\u00eb shpenzuar 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, por nga analiza financiare paraprake ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim u konstatua se Bo\u00e7i ka p\u00ebrfituar nj\u00eb tjet\u00ebr shesh nd\u00ebrtimi me sip\u00ebrfaqe 400 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e zot\u00ebronte nj\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Bo\u00e7i e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn e Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Ai deklaroi se trualli ishte p\u00ebrfituar me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb Pronave dhe theksoi se nuk i ishte konsideruar n\u00eb analiz\u00eb kthimi i nj\u00eb huaje.<\/p>\n<p>Po ashtu, Bo\u00e7i k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019i konsiderohej paga si gjyqtar i jasht\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn \u201895-\u201896 derisa ishte em\u00ebruar si gjyqtar. Ai pretendoi se ishte paguar me 6000 lek\u00eb n\u00eb muaj n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Bo\u00e7i shpjegoi se kur ishte em\u00ebruar si gjyqtar n\u00eb vitin 1996, kishte p\u00ebsuar aksident dhe faktikisht nuk kishte qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Ai shtoi se n\u00eb vitin 1997 gjykatat nuk kishin funksionuar dhe pretendoi se nuk mund t\u00eb ngriheshin dyshime p\u00ebr t\u00eb ardhurat q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs. Sipas Bo\u00e7it, si burim kishin sh\u00ebrbyer edhe letrat me vler\u00eb q\u00eb i kishte disponuar e \u00ebma.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 71 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Bo\u00e7it. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, subjekti ka deklaruar se bashk\u00ebshortja zot\u00ebron \u00bd pjes\u00eb takuese t\u00eb t\u00eb atit, t\u00eb p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi testamentare.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj v\u00ebrejti se n\u00eb testamentin e babait t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit p\u00ebrcaktohet apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb trash\u00ebgohet vet\u00ebm nga vajza e tij, nd\u00ebrsa pasurit\u00eb e tjera i ka ndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb mes gjith\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebve.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga vjehrri i ndjer\u00eb i Bo\u00e7it n\u00eb vitin 2012 kundrejt \u00e7mimit 9.5 milion\u00eb lek\u00eb. Nga hetimi, Komisioni ka konstatuar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit nuk kan\u00eb pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga mungesa e burimeve financiare dhe rrethanat e tjera duket se blerja dhe regjistrimi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrrit dhe kalimi tek bashk\u00ebshortja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim fshehjen e burimeve t\u00eb k\u00ebsaj pasurie,\u201d pohoi Hamitaj.<\/p>\n<p>Subjekti i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit dhe deklaroi se me d\u00ebshmin\u00eb testamentare ishin njohur n\u00eb vitin 2017 dhe se bashk\u00ebshortja e tij e kishte deklaruar pjes\u00ebn e saj takuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>\u201cPronar nuk t\u00eb b\u00ebn\u00eb regjistrimi i pasuris\u00eb, por kontrata e blerjes. Vjehrra \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronare dhe pjes\u00ebn e saj ia l\u00eb trash\u00ebgimi kujt t\u00eb doj\u00eb ajo\u201d, theksoi Bo\u00e7i.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Tonci Petkovic v\u00ebrejti se vjehrri i subjektit kishte jetuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Gjirokast\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer kishte bler\u00eb apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb. Ai e pyeti Bo\u00e7in se p\u00ebrse e kishte kryer vjehrri k\u00ebt\u00eb investim dhe subjekti shpjegoi se kishte dashur t\u00eb jetonte pran\u00eb djalit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i u pyet lidhur me nj\u00eb sht\u00ebpi banimi dhe truall n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Bashkis\u00eb Gjirokast\u00ebr, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb pabanueshme. Sipas Hamitajt, subjekti nuk mund t\u00eb justifikohet p\u00ebr mosdeklarimin e k\u00ebsaj pasurie me pretendimin se nuk \u00ebsht\u00eb e regjistruar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting me t\u00eb nj\u00ebjtin status.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se sht\u00ebpia kishte qen\u00eb e rr\u00ebnuar q\u00eb prej vitit 2003. Ai v\u00ebrejti se pasakt\u00ebsit\u00eb rridhnin si pasoj\u00eb e p\u00ebrgjigjeve t\u00eb ndryshme t\u00eb d\u00ebrguara nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve t\u00eb Komisionit p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar situat\u00ebn, Bo\u00e7i deklaroi se pjesa e rr\u00ebnuar i p\u00ebrkiste atij, nd\u00ebrsa objekti funksional ngjitur ishte e djalit t\u00eb xhaxhait.<\/p>\n<p>Bo\u00e7it i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr mosdeklarimin e burimeve t\u00eb shpenzuara p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 57 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr nga vajza e tij dhe bashk\u00ebjetuesi i saj, kundrejt \u00e7mimit 2 milion lek\u00eb. Sipas Hamitajt, subjekti ka shpjeguar se vajza ishte shk\u00ebputur prej trungut familjar prej vitit 2013 dhe se nuk kishte pasur detyrim p\u00ebr ta deklaruar.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar se vajza e subjektit dhe bashk\u00ebjetuesi i saj jan\u00eb gjetur me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb Sarand\u00eb nga vajza dhe bashk\u00ebjetuesi i saj p\u00ebr \u00e7mimin 3.5 milion\u00eb lek\u00eb, ku si burim krijimi ka sh\u00ebrbyer edhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb e 950 mij\u00eb lek\u00eb, nuk ka rezultuar balanc\u00eb negative.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i e cil\u00ebsoi t\u00eb pasakt\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Gjirokast\u00ebr nga vajza dhe bashk\u00ebjetuesi i saj. Ai deklaroi se vajza e tij ushtron profesionin e ekonomistes dhe ka kryer vet\u00eb analiz\u00ebn financiare bazuar n\u00eb formul\u00ebn e duhur, prej nga rezulton me balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Bo\u00e7i ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz p\u00ebr \u00e7mimin 600 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 92 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 2.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka reuzltuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 2.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr familjen e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe 900 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vajz\u00ebn e tij n\u00eb blerjen e apartamentit n\u00eb Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i pretendoi se kishte v\u00ebrtetuar se kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e Benz-it dhe se p\u00ebr krijimin e depozitave kishin sh\u00ebrbyer d\u00ebmshp\u00ebrblimet si i p\u00ebrndjekur politik q\u00eb i kishte p\u00ebrfituar si trash\u00ebgimtar.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se analiza financiare e p\u00ebrgjithshme e kryer prej tij rezulton me balanc\u00eb pozitive dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb duke pretenduar se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 10 maj, n\u00eb or\u00ebn 09:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Guximtar Bo\u00e7i, i pezulluar prej vitit 2016 pas publikimit t\u00eb nj\u00eb audio-skandali, u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn 4 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr audio-regjistrimin dhe p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ajo deklaron se zot\u00ebron [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71573,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[230,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Guximtar-Boci-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i pezulluar, Guximtar Bo\u00e7i pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71572"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71572"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71572\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71574,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71572\/revisions\/71574"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71573"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71572"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71572"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71572"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}