{"id":71578,"date":"2022-05-04T11:38:45","date_gmt":"2022-05-04T09:38:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-prokurores-anita-jella\/2022\/05\/04\/"},"modified":"2023-04-06T16:26:10","modified_gmt":"2023-04-06T14:26:10","slug":"kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-prokurores-anita-jella","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-prokurores-anita-jella\/2022\/05\/04\/","title":{"rendered":"KPA u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e prokurores Anita Jella"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e ankimit t\u00eb Komisionerit Publik Darjel Sina, kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Jella.<\/p>\n<p>Prokurorja Jella u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2019, por v\u00ebzhguesit e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, i k\u00ebrkuan Komisionerit Publik q\u00eb t\u00eb apeloj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen me arsyetimin se ajo duhej t\u00eb shkarkohej p\u00ebr mang\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb dhe probleme t\u00eb profesionalizmit.<\/p>\n<p>Shumica e trup\u00ebs s\u00eb Kolegjit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Ina Rama dhe an\u00ebtar\u00ebt Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol \u00c7omo i kan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb pabazuara shkaqet e ngritua nga Komisioneri duke e gjetur t\u00eb drejt\u00eb konfirmimin e Jell\u00ebs, nd\u00ebrsa relatorja Mulaj konstaton deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe probleme p\u00ebr profesionalizmin, duke \u00e7muar se subjekti i rivler\u00ebsimit duhej shkarkuar.<\/p>\n<p><strong>Debatet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kriterin e pasuris\u00eb debatohet m\u00eb s\u00eb shumti lidhur me nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 113 m2 n\u00eb Durr\u00ebs, q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj. Komisioneri Publik ka pretenduar se Jella kishte pasur detyrimin p\u00ebr t\u00eb deklaruar k\u00ebt\u00eb apartament p\u00ebr vitet 2011-2016, kur ka qen\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit. Sipas tij, posedimi b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb drejtat reale dhe deklarimi i pasurive t\u00eb paluajtshme dhe t\u00eb drejtat reale mbi to ka qen\u00eb detyrim ligjor p\u00ebr t\u2019u zbatuar nga subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Duke ju referuar akteve t\u00eb dosjes gjyq\u00ebsore, Kolegji v\u00ebren se ky apartament fillimisht \u00ebsht\u00eb porositur nga kunati i subjektit n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr vler\u00ebn 71 mij\u00eb e 190 euro. Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shoq\u00ebri nd\u00ebrtimore ka lidhur kontrat\u00eb porosie edhe bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 97 m2, i ndodhur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin objekt, kundrejt \u00e7mimit 67 mij\u00eb e 900 euro. Kjo pasuri rezulton t\u00eb jet\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2011 nga bashk\u00ebshorti i subjektit.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb deklarate noteriale t\u00eb vitit 2016 mes shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit dhe v\u00ebllait t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb kryer k\u00ebmbimi apartamentit t\u00eb porositur n\u00eb 2011-\u00ebn me at\u00eb t\u00eb pasqyruar nga prokurorja Jella n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, t\u00eb porositur n\u00eb 2010-\u00ebn nga kunati.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e Komisionerit Publik mbi mosdeklarimin nga subjekti i rivler\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 113 m2 p\u00ebr vitet 2011 \u2013 2016, shumica vler\u00ebson se deklaratat e interesave privat\u00eb dhe pasuror\u00eb, t\u00eb paraqitura m\u00eb par\u00eb n\u00eb ILDKPKI, mund t\u00eb p\u00ebrdoren si prov\u00eb n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ato \u00e7far\u00eb jan\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht se subjekti nuk ka deklaruar t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit si t\u00eb till\u00eb n\u00eb deklaratat periodike vjetore, ai ka deklaruar adres\u00ebn e banimit e cila p\u00ebrkon me apartamentin n\u00eb t\u00eb cilin subjekti ka banuar dhe ka fituar m\u00eb pas pron\u00ebsin\u00eb\u201d, konstaton shumica dhe vler\u00ebson se nuk rezulton ndonj\u00eb sjellje e Jell\u00ebs q\u00eb tregon se ajo ka synuar fshehjen e ndonj\u00eb marrdh\u00ebnie pasurore.<\/p>\n<p>Shumica ka rr\u00ebzuar edhe pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb Komisionerit, se Jella ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrputhjeve n\u00eb deklaratat periodike, n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d dhe n\u00eb shpjegimet gjat\u00eb hetimit administrativ, lidhur me kursimet e deklaruara si burim p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit. Sipas shumic\u00ebs, p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro, mund t\u00eb rezultoj\u00eb nj\u00eb diferenc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 220 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar jo dometh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Relatorja Mulaj n\u00eb pakic\u00eb v\u00ebren se q\u00eb prej vitit 2003 legjislacioni parashikon qart\u00eb se duhen deklaruar pasurit\u00eb e paluajtshme dhe t\u00eb drejtat reale mbi to. Ajo konstaton se nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb provuar revokimi i kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes p\u00ebr asnj\u00eb prej apartamenteve t\u00eb porositura.<\/p>\n<p>Mulaj shton se p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 113 m2 q\u00eb subjekti e ka deklaruar n\u00eb pron\u00ebsi n\u00eb deklarta\u00ebn \u201cveting\u201d, kunati vijon t\u00eb paguaj\u00eb k\u00ebstet e kredis\u00eb, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshorti dhe ajo vet\u00eb paguajn\u00eb k\u00ebstet e kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 97 m2, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pretendojn\u00eb se kan\u00eb hequr dor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas pakic\u00ebs, Jella nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij apartamenti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka kryer edhe investim p\u00ebr ta p\u00ebrshtatur p\u00ebr banim, n\u00eb vler\u00ebn 450 mij\u00eb lek\u00eb me burim nga kursimet dhe pagat.<\/p>\n<p>Po ashtu, Mulaj v\u00ebren se subjekti nuk ka deklaruar sakt\u00eb adres\u00ebn p\u00ebr periudh\u00ebn 2012-2015, pasi ka sh\u00ebnuar vet\u00ebm lagjen dhe objektin ku jetonte n\u00eb Durr\u00ebs, por pa specifikuar katin dhe numrin e banes\u00ebs.\u00a0\u201cMosdeklarimi i elementeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, ngre dyshimin se ka tendenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar paqart\u00ebsi p\u00ebr identifikimin e apartamentit t\u00eb cilin e ka poseduar realisht\u201d, shprehet Mulaj.<\/p>\n<p>Pakica i jep t\u00eb drejt\u00eb Komisionerit edhe lidhur me mosp\u00ebrputhjet n\u00eb deklarimin e kursimeve n\u00eb deklaratat periodike vjetore, i cili konstaton se shuma aritmetike e kursimeve n\u00eb cash deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2010 rezulton 1 milion e 830 mij\u00eb lek\u00eb, e cila nuk p\u00ebrputhet me shum\u00ebn e pretenduar nga subjekti gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision prej 2.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe as me at\u00eb t\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, prej 2.5 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Sipas pakic\u00ebs, nga analiza financiare e kryer duke verifikuar deklaratat e interesave privat\u00eb t\u00eb subjektit p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2009, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 637 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr likujdimin e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrsa nga analiza financiare e kryer duke konsideruar kursime nd\u00ebr vite n\u00eb vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb, ashtu si \u00ebsht\u00eb pasqyruar prej subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 723 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Mulaj konkludon se Jella ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe shton se subjekti ka p\u00ebrfituar nga shk\u00ebmbimi i apartamenteve nj\u00eb sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb madhe nga sa kishte porositur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar reflektim lidhur me diferenc\u00ebn n\u00eb \u00e7mim.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, pakica \u00e7mon se kunati i Jell\u00ebs duhej t\u00eb ishte klasifikuar si person tjet\u00ebr i lidhur. Sipas saj, nga verifikimet ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare edhe e kunatit t\u00eb subjektit p\u00ebr likujdimin e shum\u00ebs 65 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr apartamentin 113 m2.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, relatorja Mulaj vler\u00ebson se pamjaftueshm\u00ebria financiare p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro nga Jella dhe e kunatit p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 113 m2, krijojn\u00eb bindjen se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. \u00a0<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Po ashtu, ajo shton se i krijohet bindja se \u201cekzistojn\u00eb indicie, p\u00ebr tentativ\u00eb t\u00eb subjektit p\u00ebr fshehje t\u00eb pasuris\u00eb apartament, me sip\u00ebrfaqe 97 m2\u201d.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rivler\u00ebsimin profesional, Kolegji ka shqyrtuar nj\u00eb vendim pushimi t\u00eb prokurores Jella q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2014 n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit I.S. p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cprodhim dhe shitje e narkotik\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Nga ekspertimet e kryera ka rezultuar se n\u00eb trupin e t\u00eb ndaluarit ka pasur prani t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, nd\u00ebrsa n\u00eb aktin e ekspertimit p\u00ebr pluhurin e sekuestruar n\u00eb banes\u00ebn e tij ka rezultuar se ishte paracetamol dhe kafein\u00eb. Bazur n\u00eb k\u00ebto rezultate Jella ka marr\u00eb vendim p\u00ebr pushimin e procedimit penal, p\u00ebr lirimin e shtetasit I.S., si dhe p\u00ebr zhdukjen e provave materiale.<\/p>\n<p>N\u00eb parashtrimet e saj n\u00eb Kolegj, Jella deklaroi se Komisioneri Publik nuk i referohet asnj\u00eb dispozite penale apo procedurale penale t\u00eb shkelur gjat\u00eb hetimit t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal. Ajo pretendoi se vendimi \u00ebsht\u00eb i arsyetuar dhe i bazuar n\u00eb prova e n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Edhe shumica e Kolegjit shprehet se nuk ka gjetur mang\u00ebsi profesionale t\u00eb Jell\u00ebs n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prokurores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Relatorja Mulaj n\u00eb pakic\u00eb v\u00ebren se nga hetimi i drejtuar nga Jella p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal kan\u00eb rezultuar fakte q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb nj\u00ebra &#8211; tjetr\u00ebn, ku nga nj\u00ebra an\u00eb i ndaluari ka rezultuar p\u00ebrdorues i l\u00ebnd\u00ebve narkotike, nd\u00ebrsa materiali i gjetur n\u00eb sht\u00ebpi nuk ishte i till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur jemi p\u00ebrpara dy fateve t\u00eb kund\u00ebrta, hetimi duhet t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb tej. Prandaj nuk jam dakord se k\u00ebto veprime hetimore t\u00eb nd\u00ebrmarra nga prokurorja e \u00e7\u00ebshtjes t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb plota\u201d, vler\u00ebson Mulaj.<\/p>\n<p>Shumica e trupit gjykues ka rr\u00ebzuar edhe nj\u00eb pretendim t\u00eb Komisionerit se n\u00eb trajtimin e nj\u00eb procedimi penal t\u00eb vitit 2019 nuk evidentohet ndonj\u00eb komunikim i drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb me prokurorin e \u00e7\u00ebshtjes, apo t\u00eb ket\u00eb udh\u00ebzuar mbi ecurin\u00eb e rastit.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, ndryshimet ligjore t\u00eb vitit 2016 nuk duhen kuptuar si detyrim i drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb udh\u00ebzime jo t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u00eb gjitha procedimet penale t\u00eb regjistruara, duke e konsideruar t\u00eb pamundur n\u00eb aspektin kohor dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb ushtrimit me efektivitet t\u00eb kompetencave t\u00eb tij ligjore.<\/p>\n<p>Mulaj n\u00eb pakic\u00eb arsyeton ndryshe lidhur me k\u00ebto ndryshime ligjore q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb autonomi prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb vendimarrje. \u201c\u00c7moj se \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb pretendimi i Komisionerit Publik n\u00eb ankim, se ndryshimet ligjore, p\u00ebrfshir\u00eb dhe ligjin nr. 97\/2016, nuk duhen interpretuar n\u00eb drejtim t\u00eb mosp\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, rolit mb\u00ebshtet\u00ebs dhe mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb, duke e kthyer drejtuesin e prokuroris\u00eb thjesht si n\u00ebnshkrues shkresash p\u00ebrcjell\u00ebse,[\u2026], arsyeton Mulaj.<\/p>\n<p>Shumica ka vler\u00ebsuar pa probleme dhe nj\u00eb denoncim anonim ku pretendohet se nj\u00eb oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb komanduar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit prej korrikut 2019 dhe deri n\u00eb muajin dhjetor t\u00eb atij viti nuk ka kryer asnj\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore veprimet hetimore i jan\u00eb ngarkuar nga prokurorja e \u00e7\u00ebshtjeve, prej shumic\u00ebs nuk jan\u00eb konstatuar element\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb ngarkonin me p\u00ebrgjegj\u00ebsi subjektin e rivler\u00ebsimit n\u00eb drejtim t\u00eb organizimit e shp\u00ebrndarjes s\u00eb ngarkes\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Mulaj n\u00eb pakic\u00eb v\u00ebren se oficeri i policis\u00eb gjyq\u00ebsore ka qen\u00eb i ngarkuar p\u00ebr trajtimin e 22 \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr periudh\u00ebn korrik-dhjetor 2019 dhe se ka mbartur p\u00ebr vitin pasardh\u00ebs 21 \u00e7\u00ebshtje penale. \u201c[\u2026]P\u00ebrfundimi nga OPGj-ja i vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje penale, n\u00eb vler\u00ebsimin tim nxjerr n\u00eb pah pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb e veprimtaris\u00eb hetimore t\u00eb kryer nga ky oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb\u201d, konstaton Mulaj dhe bazuar n\u00eb gjith\u00eb konkluzionet e saj p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin, ka votuar p\u00ebr shkarkimin e Jell\u00ebs nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e ankimit t\u00eb Komisionerit Publik Darjel Sina, kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Jella. Prokurorja Jella u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2019, por v\u00ebzhguesit e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, i k\u00ebrkuan Komisionerit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71579,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[347,348,112,149,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Anita-Jella.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Anita Jella (djathtas) dhe avokatja e sja Romina Zano | Foto: BIRN ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71578"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71578"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71578\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71580,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71578\/revisions\/71580"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71579"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71578"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71578"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71578"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}