{"id":71590,"date":"2022-04-28T16:57:57","date_gmt":"2022-04-28T14:57:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/paqartesi-ne-kerkimet-e-komisionerit-kpa-shtyn-procesin-per-rilinda-selimin\/2022\/04\/28\/"},"modified":"2023-04-06T16:27:00","modified_gmt":"2023-04-06T14:27:00","slug":"paqartesi-ne-kerkimet-e-komisionerit-kpa-shtyn-procesin-per-rilinda-selimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/paqartesi-ne-kerkimet-e-komisionerit-kpa-shtyn-procesin-per-rilinda-selimin\/2022\/04\/28\/","title":{"rendered":"Paqart\u00ebsi n\u00eb k\u00ebrkimet e Komisionerit, KPA shtyn procesin p\u00ebr Rilinda Selimin"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit njoftoi t\u00eb enjten shtyrje t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore ndaj gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Rilinda Selimi, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb Komisionerit Publik t\u00eb paraqes\u00eb me shkrim sqarime mbi k\u00ebrkimet e tij n\u00eb proces.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa u b\u00eb pasi trupa d\u00ebgjoi parashtrimet e Komisionerit Publik, Dariel Sina dhe relatorja Rezarta Schuetz i b\u00ebri atij me dije se kishte v\u00ebn\u00eb re ndryshime n\u00eb referenca n\u00eb disa paragraf\u00eb mes asaj q\u00eb u lexua n\u00eb seanc\u00eb dhe k\u00ebrkimeve t\u00eb paraqitura n\u00eb ankim. Schuetz k\u00ebrkoi sakt\u00ebsim dhe sqarime mbi referencat ligjore dhe sakt\u00ebsim t\u00eb asaj q\u00eb k\u00ebrkohej.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja ndaj Selimit po gjykohet nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar prej Sokol \u00c7omos, me relatore Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00eb Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi.<\/p>\n<p>Rilinda Selimi, gjyqtare pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb 14 dhjetor 2020 nga trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit drejtuar nga Pamela Qirko, me relator Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtar Olsi Komici. Por Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, rekomandoi menj\u00ebher\u00eb apelimin e vendimit, duke arsyetuar se KPK nuk kishte hetuar apo kishte hetuar sip\u00ebrfaq\u00ebsisht disa prej problemeve t\u00eb gjyqtares q\u00eb preknin t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rekomandim ankimoi \u00e7\u00ebshtjen dhe k\u00ebrkon po ashtu rihetim t\u00eb Selimit n\u00eb t\u00eb tri kriteret.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesat paraprake<\/strong><\/p>\n<p>Seanca ndaj gjyqtares filloi me dy k\u00ebrkesa paraprake t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit. Selimi k\u00ebrkoi fillimisht t\u00eb njihej me vendimet e arsyetuara t\u00eb Kolegjit p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebrkesat e saj p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs.<\/p>\n<p>Si\u00e7 doli nga k\u00ebrkesa e gjyqtares, ajo fillimisht kishte k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e 4 an\u00ebtar\u00ebve nga \u00e7\u00ebshtja e saj, pasi ata m\u00eb her\u00ebt\u00a0 kishin gjykuar \u00e7\u00ebshtjen ndaj bashk\u00ebshortit t\u00eb saj Shk\u00eblzen Selimi, ish-gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb i cili u shkarkua nga KPK dhe m\u00eb pas KPA pasi u konsiderua i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb \u201clidhjeve me krimin e organizuar\u201d.<\/p>\n<p>Selimi referoi se ishte njohur me vendimin e Kolegjit p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, por nuk ishte njohur me vendimin e arsyetuar.<\/p>\n<p>Gjyqtarja k\u00ebrkoi edhe t\u00eb njihej edhe me vendimin e arsyetuar t\u00eb trup\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb specifike t\u00eb saj p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj. Selimi sqaroi se Mulaj kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj nj\u00eb gjyqtari tjet\u00ebr t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, pasi ai ishte trup\u00eb gjykuese e nj\u00eb dosje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pal\u00eb ishte v\u00ebllai i gjyqtares.<\/p>\n<p>Gjyqtarja tha se ajo kishte qen\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs trup gjykuese. BIRN kuptoi <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2019\/05\/10\/konflikti-interesit-kryetarja-e-kolegjit-jep-doreheqjen-nga-shqyrtimi-i-gjyqtarit-artur-malaj\/\">se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen ndaj ish-gjyqtarit Artur Malaj<\/a>, i cili u shkarkua nga KPA.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb nd\u00ebrprerje t\u00eb shkurt\u00ebt \u00c7omo njoftoi se k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb procesin p\u00ebr njohje t\u00eb subjektit me k\u00ebto vendime ishte rr\u00ebzuar. Ai tha se vendimet ishin t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb dhe se arsyetimi p\u00ebr to jepej bashk\u00eb me vendimin p\u00ebrfundimtar\u00eb. Por ai shtoi se Selimi do t\u00eb njihej me k\u00ebto vendime gjat\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtij vendimi Selimi parashtroi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb paraprake p\u00ebr pezullim t\u00eb procesit, duke iu referuar nj\u00eb procedimi penal t\u00eb nisur nga Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit, SPAK, e cila ka vendosur n\u00eb sekuestro nj\u00eb karburant n\u00eb pron\u00ebsi 50 p\u00ebr qind t\u00eb saj dhe bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Selimi parashtroi se duke qen\u00eb se procedimi penal dhe ai administrativ zhvilloheshin p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje, pasurin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshortit dhe prova t\u00eb ngjashme, duhej q\u00eb KPA t\u00eb priste p\u00ebrfundimin e procesit penal.<\/p>\n<p>Komisioneri Dariel Sina e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb parashtrim. Sina tha se procesi i rivler\u00ebsimit nuk p\u00ebrplasje me proceset e tjera.<\/p>\n<p>Kolegji pas nj\u00eb konsultimi n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi mbajti t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim. \u00c7omo tha se procesi i rivler\u00ebsimit ishte i posa\u00e7\u00ebm dhe nuk u mbivendosjen proceseve t\u00eb tjera \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nj\u00eb procesi penal\u201d dhe ftoi pal\u00ebt t\u00eb lexonin parashtrimet.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet e Komisionerit Publik<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik Dariel Sina lexoi p\u00ebr gati nj\u00eb or\u00eb parashtrimet e tij mbi \u00e7\u00ebshtjen ndaj Selimit. Duke iu referuar rekomandimit t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit ai k\u00ebrkoi q\u00eb KPA t\u00eb rihetonte pasurin\u00eb e Selimit.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Sina foli p\u00ebr konsiderimin e vjehrrit t\u00eb subjektit si person tjet\u00ebr i lidhur sa i p\u00ebrket blerjes s\u00eb karburantit n\u00eb Vlor\u00eb. Sina tha se mes vjehrrit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit kishte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniesh ekonomike, p\u00ebrfshi hua dhe llogari t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt bankare dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb hetoheshin mund\u00ebsit\u00eb e tij n\u00eb blerjen e karburantit. Ai tha se subjekti, bashk\u00ebshorti dhe vjehrri nuk kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion.<\/p>\n<p>Po ashtu ai k\u00ebrkoi hetim t\u00eb kontratave t\u00eb qirave mbi k\u00ebt\u00eb karburant, duke theksuar faktin se qiraja dukej m\u00eb e lart\u00eb se sa fitimet e qiramarr\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb karburanti. \u201cDuket si nj\u00eb transaksion i pajustifikuesh\u00ebm ekonomik, i cili shkon kund\u00ebr logjik\u00ebs s\u00eb tregut\u201d, tha Komisioneri. Ai k\u00ebrkoi t\u00eb merreshin si prova bilancet e kompanive q\u00eb kishin marr\u00eb me qira karburantin.<\/p>\n<p>Komisioneri tha se kontrata n\u00eb fjal\u00eb nuk ishte kontrat\u00eb qiraje dhe ngriti dyshime se formulimi i saj e b\u00ebnte subjektin t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm dhe e vinte n\u00ebn presion. Ai tha se KPA e kishte gjetur nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb \u201cmosp\u00ebrputhje thelb\u00ebsore me funksionin e prokurorit\u201d n\u00eb vendimin e shkarkimit t\u00eb ish-prokurorit Besnik Cani.<\/p>\n<p>Komisioneri K\u00ebrkoi edhe hetim t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb lidhje me nj\u00eb apartament n\u00eb Selit t\u00eb Tiran\u00ebs. Sipas Komisionerit apartamenti rezultonte me t\u00eb dh\u00ebna kontradiktore dhe se KPK nuk kishte hetuar p\u00ebr konflikt interesi mes administratorit t\u00eb kompanis\u00eb dhe gjyqtares.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioneri k\u00ebrkoi rihetim t\u00eb disa pasurive t\u00eb tjera t\u00eb Selimit dhe t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb disa t\u00eb ardhurave t\u00eb pranuara nga Komisioni. Sina k\u00ebrkoi edhe rihetim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb gjyqtares, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se bashk\u00ebshorti i saj ishte faktuar si i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb vendimet e KPK-s\u00eb dhe KPA.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb referimin e ONM-s\u00eb Sina i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb shqyrtonte dyshimet p\u00ebr p\u00ebrfitim preferencial t\u00eb gjyqtares n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku ajo kishte paditur kompanin\u00eb Al Italia. Po ashtu ai k\u00ebrkoi hetim dhe rivler\u00ebsim t\u00eb kriterit t\u00eb profesionalizmit bazuar n\u00eb dyshimet se gjyqtarja dhe bashk\u00ebshorti nuk kishin paguar detyrimet tatimore mbi qirat\u00eb dhe mbi fitimet n\u00eb shitjen e automjeteve.<\/p>\n<p>Ai tha se gjyqtarja kishte gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj nj\u00eb kompanie me t\u00eb cil\u00ebn kishte pasur marr\u00ebdh\u00ebnie qiraje edhe gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjykimit. Sina k\u00ebrkoi t\u00eb hetohej p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb interesit n\u00eb gjykatat e Vlor\u00ebs, Fierit, Tiran\u00ebs dhe Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ai pretendoi se n\u00eb gjendjen q\u00eb ishin aktet gjyqtarja nuk arrinte nivel t\u00eb besuesh\u00ebm, por ia la n\u00eb dor\u00eb KPA t\u00eb vendoste p\u00ebr shkarkimin e saj apo l\u00ebnien n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Pas parashtrimeve t\u00eb Sin\u00ebs trupa u t\u00ebrhoq p\u00ebr 15 minuta, por mori nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi. Kur u kthye n\u00eb seanc\u00eb relatorja Rezrta Schuetz i b\u00ebri nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh Sin\u00ebs n\u00eb lidhje me ndryshimet q\u00eb ajo kishte gjetur mes ankimit dhe parashtrimeve.<\/p>\n<p>Nga sa u kuptua Schuetz tha se kishte ndryshim n\u00eb referenca ligjore dhe se ishin t\u00eb paqarta k\u00ebrkesat e b\u00ebra n\u00eb disa paragraf\u00eb. Po ashtu ajo k\u00ebrkoi t\u00eb dinte se pse Komisioneri nuk kishte k\u00ebrkuar hetim p\u00ebr konflikt interesi edhe n\u00eb gjykat\u00ebn e Librazhdit ku Selimi po ashtu kishte sh\u00ebrbyer. Schuetz\u00a0 tha se ishte i nevojsh\u00ebm sqarimi i k\u00ebtyre pikave.<\/p>\n<p>Kryesuesi \u00c7omo tha se p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij sqarimi Kolegji e shtynte seanc\u00ebn p\u00ebr n\u00eb dat\u00ebn 19 maj, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb koh\u00eb Komisionerit Publik q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte sakt\u00ebsimet me shkrim dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar kund\u00ebrshtimet e Selimit mbi ankimin.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit njoftoi t\u00eb enjten shtyrje t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore ndaj gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Rilinda Selimi, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb Komisionerit Publik t\u00eb paraqes\u00eb me shkrim sqarime mbi k\u00ebrkimet e tij n\u00eb proces. K\u00ebrkesa u b\u00eb pasi trupa d\u00ebgjoi parashtrimet e Komisionerit Publik, Dariel Sina dhe relatorja Rezarta Schuetz i [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71591,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[145,107,112,239],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Rilinda-Selimi-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Rilinda Selimi n\u00eb KPA | Foto : BIRN\/ Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71590"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71590"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71590\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71592,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71590\/revisions\/71592"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71591"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71590"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71590"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71590"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}