{"id":71599,"date":"2022-04-27T19:38:35","date_gmt":"2022-04-27T17:38:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/brenda-shkeljes-jam-treguar-i-kujdesshem-gjergji-tako-jep-shpjegime-ne-veting\/2022\/04\/27\/"},"modified":"2023-04-06T16:27:19","modified_gmt":"2023-04-06T14:27:19","slug":"brenda-shkeljes-jam-treguar-i-kujdesshem-gjergji-tako-jep-shpjegime-ne-veting","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/brenda-shkeljes-jam-treguar-i-kujdesshem-gjergji-tako-jep-shpjegime-ne-veting\/2022\/04\/27\/","title":{"rendered":"\u2018Brenda shkeljes jam treguar i kujdessh\u00ebm\u2019: Gjergji Tako jep shpjegime n\u00eb veting"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Gjergji Tako u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 27 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati afro tre or\u00eb e gjysm\u00eb u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Tako po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me reatore Etleda \u00c7iftjen dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tonci Petkovic.<\/p>\n<p>Gjergji Tako p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe u em\u00ebrua si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnj\u00ebs. Prej vitit 2007, ai e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Tako u paraqit n\u00eb seanc\u00eb me avokatin Robert Karati.<\/p>\n<p><strong>Makina t\u00eb paregjistruara n\u00eb p\u00ebrdorim<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb u relatuan gjer\u00ebsisht gjetjet dhe barra e prov\u00ebs p\u00ebr automjetet e shumta q\u00eb ka zot\u00ebruar dhe p\u00ebrdorur prokurori Gjergji Tako, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave pa disponuar dokumentacion t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja konstatoi se Tako ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2005 nj\u00eb automjet tip \u201cBenz\u201d n\u00eb shum\u00ebn 5100 euro, q\u00eb sipas verifikimeve t\u00eb kryera nga sistemi TIMS, ka hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebp\u00ebrmjet Portit t\u00eb Durr\u00ebsit. Ajo shtoi se n\u00eb dosjen e mjetit rezulton nj\u00eb dokument, sipas t\u00eb cilit mjeti ka hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nga pika kufitare \u201cTre urat\u201d n\u00eb P\u00ebrmet. Sipas \u00c7iftes, ky dokument nuk p\u00ebrputhet me t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi ka rezultuar se mjeti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga prokurori Tako n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin Rrugor, pasi nuk ka disponuar leje qarkullimi.<\/p>\n<p>Pa leje qarkullimi Tako ka p\u00ebrdorur edhe nj\u00eb autovetur\u00eb tip \u201cVolks\u00ebagen\u2019 t\u00eb bler\u00eb po n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr shum\u00ebn 90 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas Komisionit, kjo makin\u00eb \u00ebsht\u00eb sekuestruar nga shteti n\u00eb 2010-\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb mosshlyerjes s\u00eb detyrimeve doganore n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, subjekti ka bler\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr automjet tip \u201cBenz\u201d n\u00eb shum\u00ebn 135 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb ka rezultuar se e ka p\u00ebrdorur nga viti 2012 pa dokumente dhe pa paguar detyrimet doganore. Sipas KPK, n\u00eb p\u00ebrdorim e k\u00ebtyre mjeteve Tako nuk ka vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me etik\u00ebn e magjistratit, si dhe e ka c\u00ebnuar at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua mosdeklarimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb mjeti n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebrdorimi.<\/p>\n<p>Prokurori Tako deklaroi se gjetjet p\u00ebr makinat ndahen n\u00eb dy blloqe. Lidhur me moszhdoganimin e mjeteve dhe mosregjistrimnin e tyre, Tako i lidhi me faktin se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishte e nevojshme q\u00eb mjeti t\u00eb hynte dhe t\u00eb dilte n\u00eb dogan\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar q\u00eb nuk kishin probleme. Sipas tij, kjo ishte arsyeja p\u00ebrse ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb regjistroheshin automjetet.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte kaluar me mjetin n\u00eb pik\u00ebn kufitare \u201cTre urat\u201d dhe sqaroi se deri n\u00eb vitin 2006, kjo pik\u00eb kufitare nuk kishte qen\u00eb pjes\u00eb e sistemit TIMS. Tako pohoi se kishte k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u00eb gjetur regjistrat manual\u00eb, por kishte qen\u00eb e pamundur. \u201cNuk i ka shteti shqiptar,\u201d iu referua ai munges\u00ebs s\u00eb regjistrave manual\u00eb t\u00eb pik\u00ebs kufitare \u201cTre Urat\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShkelja q\u00ebndron virtuale, formale. Un\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb sjelljen e nj\u00eb gjyqtari shembullor, por nuk jam shkel\u00ebs i ligjit,\u201d dekaroi Tako dhe faj\u00ebsoi nj\u00eb VKM t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr situat\u00ebn. \u201cMendoj se shkelja \u00ebsht\u00eb formalisht, por nuk mund t\u00eb ket\u00eb mas\u00eb, nuk ka pesh\u00eb,\u201d pretendoi ai duke argumentuar se nuk jan\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb t\u00eb ken\u00eb sjell\u00eb pasoja p\u00ebr shtetin dhe p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Tako k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk rezultonte t\u00eb kishte shkaktuar d\u00ebm pasuror dhe se nuk kishte pasur ankesa nga qytetar\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij mjeti nga ana e tij. \u201cBrenda shkeljes jam treguar i kujdessh\u00ebm\u201d, theksoi Tako, duke shpjeguar se nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb ankesa nga fqinj\u00ebt p\u00ebr z\u00ebnien e parkimeve me mjetin e paregjistruar.<\/p>\n<p>Ai vijoi mbrojtjen duke shtuar se publiciteti i keq do t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00ebse do t\u00eb kishte kryer aksident dhe do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb publik fakti se mjeti kishte qen\u00eb i paregjistruar. Sipas tij, kjo shkelje nuk mund t\u00eb shkaktonte shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr mjetin tjet\u00ebr t\u00eb sekuestruar nga policia pretendoi se ishte p\u00ebrdorur nga nj\u00eb shtetas tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Lidhur me gjetjet e tjetra, q\u00eb Tako i konsideroi t\u00eb grupimit t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me p\u00ebrdorimin, theksoi se mosdeklarimi i k\u00ebsaj t\u00eb drejte nuk mund t\u00eb sillte shkarkimin.<\/p>\n<p>Prokurori Tako ka p\u00ebrdorur edhe nj\u00eb automjet t\u00eb sekuestruar gjat\u00eb nj\u00eb ngjarje kriminale, t\u00eb poseduar nga Prokuroria e Tiran\u00ebs. N\u00eb seanc\u00eb u evidentua se k\u00ebt\u00eb mjet subjekti e ka p\u00ebrdorur me autorizim t\u00eb drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Tonci Petkovic e pyeti n\u00ebse mjeti i marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim nga prokuroria ishte i regjistruar dhe n\u00ebse ishin paguar sigurimet.<\/p>\n<p>Tako shpjegoi se mjeti kishte qen\u00eb fillimisht n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb SHISH dhe n\u00eb vijim ishte poseduar nga Prokuroria e Tiran\u00ebs. Ai argumentoi se e kishte p\u00ebrdorur mjetin me q\u00ebllim q\u00eb ta mir\u00ebmbante, pasi n\u00ebse q\u00ebndronte i parkuar do t\u00eb amortizohej.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se i kishte paguar vet\u00eb sigurimet, si dhe kishte kryer investime p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen n\u00eb shum\u00ebn rreth 110 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrsa pranoi se mjeti nuk ishte i regjistruar pasi gjendej n\u00eb regjimin e sekuestrimit.<\/p>\n<p>Petkovic evidentoi edhe faktin se mjeti ishte sekuestruar gjat\u00eb nj\u00eb ngjarje kriminale. Ai e pyeti prokurorin Tako n\u00ebse Benz-i n\u00eb fjal\u00eb ishte prov\u00eb materiale q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me at\u00eb ngjarje apo ishte pron\u00eb e SHISH. Tako shpjegoi se mjeti ishte p\u00ebrdorur prej SHISH-it, q\u00eb n\u00eb vijim e kishte dor\u00ebzuar m\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi Petkovic e pyeti Takon n\u00ebse e konsideronte dinjitoze p\u00ebr nj\u00eb prokuror p\u00ebrdorimin e nj\u00eb mjeti t\u00eb sekuestruar n\u00eb nj\u00eb ngjarje kriminale. Tako theksoi se n\u00eb raste t\u00eb tilla shteti ia l\u00eb mjetin n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb personi t\u00eb tret\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i af\u00ebrm.<\/p>\n<p>\u201cNuk e kuptoj p\u00ebrse t\u00eb mos jem un\u00eb kur ia kam rritur vler\u00ebn sendit. \u00cbsht\u00eb viti i gjasht\u00eb q\u00eb e p\u00ebrdor,\u201d pohoi Tako dhe shtoi se p\u00ebrse nuk i shtrohej edhe policis\u00eb dilema e dinjitetit.<\/p>\n<p>\u201cJam brenda parametrave t\u00eb pranuesh\u00ebm. Nuk e c\u00ebnoj besimit e publikut. Nuk ndihem krenar, por jo deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa t\u00eb kem c\u00ebnuar besimin e publikut,\u201d, shtoi Tako.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa makina t\u00eb tjera t\u00eb blera dhe t\u00eb p\u00ebrdorura nga subjekti nuk jan\u00eb gjetur probleme gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 57.1 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr \u00e7mimin 3.4 milion\u00eb lek\u00eb, prokurori Tako ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb banese nga familjar\u00ebt n\u00eb P\u00ebrmet; t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve nga puna n\u00eb vite dhe interesat nga ish-firmat piramidale; t\u00eb ardhura t\u00eb t\u00eb atit nga nj\u00eb autoshkoll\u00eb; si dhe ato nga bursa n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7iftja sqaroi se p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2004 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb, pasi nuk jan\u00eb arritur t\u00eb provohen me dokumentacion t\u00eb ardhurat e babait t\u00eb subjektit nga autoshkolla. Po ashtu ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn tjet\u00ebr, pasi ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb kryer 10 dit\u00eb para shitjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb P\u00ebrmet.<\/p>\n<p>Prokurori Tako deklaroi se kishte dor\u00ebzuar prova nga institucione shtet\u00ebrore dhe d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb sipas tij v\u00ebrtetojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e autoshkoll\u00ebs dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ardhurat t\u00eb p\u00ebrllogariten sipas ligjit.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb P\u00ebrmet p\u00ebrcaktohej se vlera ishte paguar p\u00ebrpara n\u00ebnshkrimit t\u00eb k\u00ebsaj kontrate dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsideroheshin si burim p\u00ebr k\u00ebstin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 38 mij\u00eb e 760 euro, si dhe p\u00ebr mobilimin e k\u00ebsaj banese ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn totale 270 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se subjekti nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe n\u00eb ato periodike detyrimin e mbetur shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 4000 euro, t\u00eb shlyer n\u00eb 2019-\u00ebn.<\/p>\n<p>Tako pranoi se kishte pasakt\u00ebsi n\u00eb mosdeklarimit e detyrimit t\u00eb mbetur n\u00eb shum\u00ebn 4000 euro, por ai v\u00ebrejti se kishte deklaruar shlyerjen e pjes\u00ebs tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti ka paguar me vones\u00eb detyrimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qiraja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb shum\u00ebn totale 573 mij\u00eb lek\u00eb. Tako k\u00ebmb\u00ebnguli se e kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb marrdh\u00ebnie dhe se nuk kishte pasur asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Nga burimet arkivore ka rezultuar se prokurori Tako \u00ebsht\u00eb penalizuar me v\u00ebrejtje me paralajm\u00ebrim p\u00ebr shkarkim nga puna n\u00eb vitin 2005, p\u00ebr shkak t\u00eb mosveprimeve n\u00eb hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje penale p\u00ebr kontraband\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej tre \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb zgjedhura nga subjekti ka rezultuar se nuk jan\u00eb analizuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale. E nj\u00ebjta situat\u00eb paraqitet edhe n\u00eb dy prej pes\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb shortuara.<\/p>\n<p>Tako deklaroi se kishte vijim\u00ebsi n\u00eb vendimet e tij lidhur me hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb i jepte cil\u00ebsimit juridik. \u201cJo se nuk e di, por ashtu e mendoj. Ngaq\u00eb vler\u00ebsoj t\u00eb jet\u00eb i kuptuesh\u00ebm p\u00ebr qytetarin,\u201d pohoi Tako dhe shtoi se i jepte m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb faktit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dosje \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti nuk ka marr\u00eb deklarimet e bashk\u00ebshortes s\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb vet\u00ebvrar\u00eb, si dhe ka vendosur t\u00eb mos regjistroj\u00eb procedim penal me argumentin se nuk \u00ebsht\u00eb konsumuar vepra penale. Tako deklaroi se ishin pyetur dy t\u00eb af\u00ebrm dhe se ata nuk kan\u00eb shprehur ndonj\u00eb informacion lidhur me bashk\u00ebshorten e t\u00eb ndjerit. N\u00eb vijim ai shtoi se kishte kontaktuar me bashk\u00ebshorten e viktim\u00ebs, por ajo nuk kishte shprehur ankes\u00eb me mjete juridike.<\/p>\n<p>Sipas relatores, Tako rezulton t\u00eb ket\u00eb vendosur mosfillimin e hetimit p\u00ebr tre kall\u00ebzime p\u00ebr falsifikim t\u00eb aktit t\u00eb ekspertimit, pa kryer asnj\u00eb veprim hetimor p\u00ebr t\u00eb konkluduar n\u00ebse ekspertimi ka qen\u00eb i rrem\u00eb ose jo. Subjekti i cil\u00ebsoi kall\u00ebzime t\u00eb tilla si nj\u00eb plag\u00eb q\u00eb kan\u00eb d\u00ebmtuar drejt\u00ebsin\u00eb. \u201cB\u00ebjn\u00eb kall\u00ebzime p\u00ebr faksifikim t\u00eb akteve t\u00eb ekspertimit q\u00eb t\u00eb bllokojn\u00eb proceset civile,\u201d argumentoi ai dhe shtoi se vendoste mosfillim n\u00eb rastet kur gjykata i kishte pranuar aktet e ekspertimit.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se Tako ka pushuar edhe nj\u00eb denoncim t\u00eb kryer nga nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb pretendonte se n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb prokurorimi ku kishte marr\u00eb pjes\u00eb, shoq\u00ebria tjet\u00ebr fituese kishte p\u00ebrdorur dokumente false lidhur me trajnimin e punonj\u00ebsve. \u201cVendimi i pushimit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pa u administruar provat e nevojshme,\u201d pohoi \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Tako deklaroi se n\u00eb raste t\u00eb tilla pushohej ose pezullohej hetimi me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos c\u00ebnoheshin afatet. Ai sqaroi se trajnimet e punonj\u00ebsve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb kall\u00ebzuar ishin kryer n\u00eb Holand\u00eb e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb do t\u00eb duhej koh\u00eb p\u00ebr procedur\u00ebn e let\u00ebr-porosis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej denoncimeve, Tako akuzohet se ka shmangur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme p\u00ebrgjegj\u00ebsit e vepr\u00ebs penale. Sipas KPK, subjekti nuk ka arsyetuar p\u00ebr vdekjen e viktim\u00ebs, p\u00ebr aktin mjeko-ligjor dhe p\u00ebr mosveprimet e t\u00eb pandehurve n\u00eb kund\u00ebrshtim me procedurat mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Tako u shpreh se ndihej krenar p\u00ebr hetimin q\u00eb kishte kryer n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ai u shpreh se kishte qen\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulja e tij q\u00eb mjek\u00ebt ligjor\u00eb kishin analizuar n\u00eb vijim situat\u00ebn e d\u00ebmtimit q\u00eb kishte sjell\u00eb pasoj\u00ebn e vdjekjes p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Gjergji Tako k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 29, maj n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Gjergji Tako u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 27 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati afro tre or\u00eb e gjysm\u00eb u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Procesi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71600,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gjergji-Tako.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Gjergji Tako (djathtas) dhe avokati i tij, pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71599"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71599"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71599\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71601,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71599\/revisions\/71601"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71600"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}