{"id":71602,"date":"2022-04-27T18:01:46","date_gmt":"2022-04-27T16:01:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-shkarkon-drejtuesen-e-prokurorise-se-tiranes-elizabeta-imeraj\/2022\/04\/27\/"},"modified":"2023-04-06T16:27:29","modified_gmt":"2023-04-06T14:27:29","slug":"kolegji-shkarkon-drejtuesen-e-prokurorise-se-tiranes-elizabeta-imeraj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-shkarkon-drejtuesen-e-prokurorise-se-tiranes-elizabeta-imeraj\/2022\/04\/27\/","title":{"rendered":"Kolegji shkarkon drejtuesen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elizabeta Imeraj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit njoftoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se pas shqyrtimit n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, kishte vendosur shkarkimin e drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elizabeta Imeraj. Kryesuesja e trup\u00ebs, Ina Rama tha se pas shqyrtimit t\u00eb provave, Kolegji kishte vendosur t\u00eb ndryshonte vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit q\u00eb e pati konfirmuar m\u00eb her\u00ebt Imerajn n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb shpallur nga KPA, Imeraj shkarkohej p\u00ebr shkelje t\u00eb nenit 61 pika 3 dhe pika 5 t\u00eb ligjit p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb magjistrat\u00ebve, konkretisht p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, q\u00eb p\u00ebrfshinte gjetje edhe n\u00eb kriterin e profesionalizmit dhe at\u00eb t\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat jasht\u00eb KPA-s\u00eb, Imeraj e konsideroi vendimin t\u00eb padrejt\u00eb. Ajo tha se ishte c\u00ebnuar procesi i rregullt ligjor dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se procesi ndaj saj ishte bazuar mbi \u2018dy denoncime anonime dhe dokumente t\u00eb falsifikuara\u2019.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb KPA jam drejtuar me pyetje konkrete:Kush e d\u00ebshiron shkarkimin e Elizabeta Imeraj? Vet\u00ebm kjo p\u00ebrgjigje nuk u dha n\u00eb vendimin e\u00a0 sot\u00ebm,\u201d tha Imeraj.<\/p>\n<p>Imeraj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit q\u00eb shkoi, pas nj\u00eb seance me debat me v\u00ebzhguesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs. Pas vendimit, Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit rekomandoi ankimimin dhe rihetimin e Imerajt n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e konfirmit n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>Trupa e KPA q\u00eb gjykoi \u00e7\u00ebshtjen kryesohej nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00eb Sokol \u00c7omo, Mimoza Tasi dhe Albana Shtylla. V\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar gjat\u00eb procesit n\u00eb KPA ishte Tonci Petkovic.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e shkurtuar, kryesuesja Rama tha se Kolegji kishte rr\u00ebzuar fillimisht pretendimin e Imerajt se kishte pasur nj\u00eb regjim t\u00eb ndar\u00eb pasurie me ish-bashk\u00ebshortin. Trupa tha se kontrata q\u00eb p\u00ebrcaktonte regjimin e ndar\u00eb nuk ishte deklaruar m\u00eb her\u00ebt nga Imeraj n\u00eb deklarimet vjetore, nuk ishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 dhe as ishte regjistruar si e till\u00eb n\u00eb regjistrat publik\u00eb.<\/p>\n<p>Rama lexoi se kjo kontrat\u00eb ishte sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb \u201cfaz\u00eb t\u00eb avancuar t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d. Kolegji po ashtu arsyetoi se pretendimi p\u00ebr pasuri t\u00eb ndara nuk e p\u00ebrjashtonte Imerajn nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe se hetimi kishte gjetur \u201csjellje q\u00eb tregonin bashk\u00ebsi ligjore\u201d.<\/p>\n<p>Bazuar mbi k\u00ebt\u00eb arsyetim, KPA m\u00eb pas arsyetoi se p\u00ebr pes\u00eb pasuri q\u00eb figuronin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit, Imeraj dhe ish bashk\u00ebshorti nuk kishin burime t\u00eb mjaftueshme. K\u00ebto p\u00ebrfshinin 2500 metra katror\u00eb tok\u00eb te ish-Fusha e Aviacionit, 400 metra katror\u00eb tok\u00eb ar\u00eb n\u00eb Mullet q\u00eb ishte shk\u00ebmbyer p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb par\u00ebn, q\u00eb u gjet\u00ebn me munges\u00eb burimesh. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPA tha se nuk ishte provuar as ekzistenca dhe as burimi i ligjsh\u00ebm i nj\u00eb fondi 80 mij\u00eb euro t\u00eb personit t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 66 metra katror\u00eb dhe nj\u00eb shtes\u00eb 74 metra, KPA tha se subjekti kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb. Kolegji arsyetoi se p\u00ebr shkak t\u00eb deklarimeve kontradiktore t\u00eb Imerajt n\u00eb deklaratat vjetore, deklarimin veting, deklarimet gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ, ishte b\u00ebr\u00eb objektivisht e pamundur p\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe ishte krijuar \u201cpamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb kontrolluar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb tyre\u201d. Imerajt, sipas KPA i mungonin burimet e ligjshme p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb kredi dhe kishte munges\u00eb burimesh t\u00eb subjektit dhe personit t\u00eb lidhur p\u00ebr nj\u00eb apartament 73 metra n\u00eb rrug\u00ebn \u201cAli Demi\u201d.<\/p>\n<p>KPA tha se kishte gjetur munges\u00eb burimesh edhe sa i p\u00ebrket katit t\u00eb godin\u00ebs pes\u00eb kat\u00ebshe t\u00eb deklaruar si banes\u00eb nga Imeraj.<\/p>\n<p>Kolegji tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb e kishte gjetur t\u00eb bazuar k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe se kishte arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Imeraj kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket figur\u00ebs, KPA tha se kishte gjetur sjellje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb Imerajt sa i p\u00ebrket gjetjes s\u00eb v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb se ish-kunati i saj ishte i d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr vepra penale q\u00eb lidhen me krimin e organizuar. Kryesuesja Rama tha se Imeraj kishte pasur nj\u00eb qasje ndaj k\u00ebtij fakti, q\u00eb sipas Kolegjit ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin p\u00ebr rivler\u00ebsimin dhe kishte treguar munges\u00eb vullneti n\u00eb zbardhjen e rrethanave.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb leximit t\u00eb dispozitivit t\u00eb vendit, u vu n\u00eb dukje se Imeraj ndryshoi deklarimet n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb fakt, nga mohimi bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e identitetit, te mospasja dijeni p\u00ebr rrethanat. Sipas Kolegjit, kjo tregoi \u201csjellje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme\u201d t\u00eb Imerajt.<\/p>\n<p>Po ashtu, sa i p\u00ebrket dy procedimeve penale, nj\u00eb hetim i vitit 2013 dhe at\u00eb n\u00eb lidhje me nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kirmeve t\u00eb R\u00ebnda t\u00eb vitit 2016, Kolegji tha se kishte gjetur mang\u00ebsi n\u00eb veprimtarin\u00eb hetimore. Sipas vendimit t\u00eb shkurtuar, k\u00ebto mang\u00ebsi kishin c\u00ebnuar hetimet dhe kishin sjell\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebri t\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>E pap\u00ebrshtatshme u cil\u00ebsua edhe sjella e Imerajt n\u00eb lidhje me letr\u00ebn dhe kontaktet me ish-v\u00ebzhguesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Hans Klijstra. KPA tha se \u00e7do kontakt jo formal i nj\u00eb subjekti rivler\u00ebsimi me an\u00ebtar\u00ebt e trupave t\u00eb rivler\u00ebsimit apo v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u00ebsht\u00eb sjellje e pap\u00ebrshtatshme, pavar\u00ebsisht p\u00ebrmbajtjes s\u00eb e-mailit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund bazuar n\u00eb k\u00ebto tre gjetje n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe profesionalizimit dhe vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, KPA ka dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se Imeraj ishte n\u00eb \u201ckushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Bazuar sa m\u00eb sip\u00ebr, KPA tha se kishte dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim ndryshe nga ai i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit duke vendosur: \u201cNdryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit nr. 363, dat\u00eb 01.04.2021, dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit Elizabeta Imeraj\u201d.<\/p>\n<p>Pas shpalljes s\u00eb vendimit, Imeraj p\u00ebr mediat se dikush kishte dashur shkarkimin e saj, por shtoi \u00a0se k\u00ebsaj pyetjeje duhej ti ishte p\u00ebrgjigjur Kolegji. Imeraj pretendoi gjithashtu se argumentet e saj nuk ishin marr\u00eb parasysh.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb vendim \u2018copy paste\u2019 i rekomandimit t\u00eb ONM pa marr\u00eb parasysh asnj\u00eb lloj pretendimi t\u00eb paraqitur nga ana ime q\u00eb nga mesi i vitit 2018 dhe deri n\u00eb seanc\u00ebn e fundit d\u00ebgjimore n\u00eb KPA n\u00eb 20 prill 2022,\u201d tha Imeraj.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk zot\u00ebronte asnj\u00eb pasuri dhe se kishte hetuar qindra \u00e7\u00ebshtje nga t\u00eb cilat vet\u00ebm tre persona kishin fituar pafaj\u00ebsin\u00eb. Ajo po ashtu la t\u00eb kuptohej se do ta ankimonte vendimin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut.<\/p>\n<p>\u201cPatjet\u00ebr q\u00eb do t\u2019i drejtohemi instancave t\u00eb tjera, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb premtimi i dh\u00ebn\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi, q\u00eb normalisht ka nj\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb jep drejt\u00ebsi, t\u00eb mbahet dhe t\u00eb mos jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb,\u201d tha Imeraj.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit njoftoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se pas shqyrtimit n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, kishte vendosur shkarkimin e drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elizabeta Imeraj. Kryesuesja e trup\u00ebs, Ina Rama tha se pas shqyrtimit t\u00eb provave, Kolegji kishte vendosur t\u00eb ndryshonte vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit q\u00eb e pati konfirmuar m\u00eb her\u00ebt Imerajn [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71603,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,114,2],"tags":[112,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Imeraj-pas-vendimit-te-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Elizabeta Imeraj pas shpalljes s\u00eb vendimit nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71602"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71602"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71602\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71604,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71602\/revisions\/71604"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71603"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71602"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71602"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71602"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}