{"id":71614,"date":"2022-04-26T19:39:50","date_gmt":"2022-04-26T17:39:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/matilda-shalla-perballet-me-probleme-per-pasurine\/2022\/04\/26\/"},"modified":"2023-04-06T16:27:49","modified_gmt":"2023-04-06T14:27:49","slug":"matilda-shalla-perballet-me-probleme-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/matilda-shalla-perballet-me-probleme-per-pasurine\/2022\/04\/26\/","title":{"rendered":"Matilda Shalla p\u00ebrballet me probleme p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Matilda Shalla e Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 26 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb si dhe iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb komisioner\u00ebve lidhur me situat\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Shalla kryesohet nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Chiardi.<\/p>\n<p>Matilda Shalla p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2008 dhe punoi fillimisht si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit. Prej vitit 2009, Shalla e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Fier.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ paraprak p\u00ebr gjyqtaren Matilda Shalla \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI ka konstatuar n\u00eb raportin e tij t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Komision se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, se nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme financiare, se ka kryer fshehje t\u00eb pasurive dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Pamela Qirko deklaroi se KPK ka kryer hetim t\u00eb pavarur nga ILDKPKI. Qirko u ndal fillimisht n\u00eb hetimin e kryer p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 136 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb prej subjektit dhe ish-bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2013 nga nj\u00eb bank\u00eb, kundrejt \u00e7mimit 174 mij\u00eb euro. Ajo relatoi nj\u00eb situat\u00eb komplekse t\u00eb transaksioneve t\u00eb kryera deri n\u00eb blerjen e k\u00ebtij apartamenti nga subjekti.<\/p>\n<p>Sipas KPK, apartamenti i ishte shitur subjektit dhe ish-bashk\u00ebshortit n\u00eb fund t\u00eb vitit 2013 prej nj\u00eb banke gjat\u00eb nj\u00eb procedure ankandi dhe ishte p\u00ebrcaktuar q\u00eb shuma 80 mij\u00eb euro t\u00eb paguhej brenda 5 dit\u00ebve, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr brenda janarit t\u00eb 2014-\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb 80 mij\u00eb euro, pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kredi nga e nj\u00ebjta bank\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb siguruar me t\u00eb nj\u00ebjtin apartament t\u00eb vendosur si garanci.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se ky apartament \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga ish-bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb vitin 2011. Sipas Qirkos, gjat\u00eb hetimit administrativ subjekti ka shpjeguar se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pasuri q\u00eb ka deklaruar p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe se ka jetuar gjithmon\u00eb aty.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se subjekti dhe ish-bashk\u00ebshorti kan\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament p\u00ebr shum\u00ebn 127 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2007. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro dhe 107 mij\u00eb euro t\u00eb ardhura t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb krijuara n\u00eb emigracion para martes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni nuk ka konstatuar lidhje midis k\u00ebtyre dy apartamenteve\u201d, deklaroi Qirko. Lidhur me apartamentet e bler\u00eb n\u00eb vitet 2007 dhe 2011, Qirko shtoi se subjekti ka pasur si detyrim deklarimin e t\u00eb drejtave mbi k\u00ebt\u00eb pasuri. Relatorja v\u00ebrejti se n\u00eb vitin 2013, subjekti kishte deklaruar se apartamenti me sip\u00ebrfaqe 136 m2 ishte bler\u00eb n\u00eb 2011-\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Qirko konstatoi se p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 kundrejt shum\u00ebs 108 mij\u00eb euro, shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese nuk kishte vendosur n\u00eb dispozicion dokumentacion lidhur me pagesat e kryera duke u justifikuar me koh\u00ebn e gjat\u00eb q\u00eb kishte kaluar.<\/p>\n<p>Nga sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb prej Qirkos, prej hetimit administrativ \u00ebsht\u00eb ka rezultuar se subjekti kishte prenotuar nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 72 m2 n\u00eb vitin 2004 kundrejt \u00e7mimit 55 mij\u00eb euro dhe se si nj\u00eb prej burimeve kishte qen\u00eb kredia n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto gjetje, KPK i ka kaluar subjekti barr\u00eb prove p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtetimit t\u00eb burimeve t\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2007, pasi kredia ka rezultuar se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit tjet\u00ebr n\u00eb 2004-\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb provuar ligjshm\u00ebria e t\u00eb ardhurave t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit nga emigracioni.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, nga analiza financiare paraprake ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 13 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2007. Gjithashtu, subjekti nuk ka deklaruar apartamentin me sip\u00ebrfaqe 72 m2 t\u00eb porositur n\u00eb 2004-\u00ebn.<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr blerjen e apartamentin me sip\u00ebrfaqe 136.m2 p\u00ebr \u00e7mimin 174 mij\u00eb euro q\u00eb subjekti zot\u00ebron aktualisht, ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 95 mij\u00eb euro q\u00eb ka rezultuar pa probleme dhe t\u00eb ardhurat e ish-bashk\u00ebshortit n\u00eb vler\u00ebn 80 mij\u00eb euro. Sipas Qirkos, subjekti ka shpjeguar se ish-bashk\u00ebshorti kishte marr\u00eb nj\u00eb vler\u00eb nga nj\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebr revokimin e nj\u00eb kontrate p\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr, q\u00eb kan\u00eb pasur si burim t\u00eb ardhurat nga disa shoq\u00ebri ku ai rezulton t\u00eb jet\u00eb ortak.<\/p>\n<p>Qirko tha se shoq\u00ebrit\u00eb ku ish-bashk\u00ebshorti rezulton ortak, nuk kan\u00eb sh\u00ebrndar\u00eb divident dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb ardhurat nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si burime t\u00eb ligjshme n\u00eb analiz\u00ebn financiare nga ka rezultuar balanc\u00eb negative totale n\u00eb shum\u00ebn 33 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 136 m2.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar disa transaksione t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2013, prej nga ka rezultuar se p\u00ebr nj\u00eb detyrim n\u00eb shum\u00ebn 280 mij\u00eb euro, ai kishte vendosur si garanci apartamentin me sip\u00ebrfaqe 136 m2. Pasi nuk ka shlyer detyrimin, apartamenti \u00ebsht\u00eb bllokuar nga banka dhe e ka nxjerr\u00eb n\u00eb shitje, q\u00eb n\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb bler\u00eb s\u00ebrish prej tij dhe gjyqtares Shalla.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, subjekti rezulton n\u00eb pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi me sip\u00ebrfaqe 22.6 m2 n\u00eb vitin 2012, kundrejt shum\u00ebs 22 mij\u00eb euro, pasi e krijuar gjat\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse subjekti ka dor\u00ebzuar si prova dokumentet p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga ish-bashk\u00ebshorti nga shitja e kuotave t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb zot\u00ebronte, rezulton se ky transaksion \u00ebsht\u00eb kryer pas blerjes s\u00eb garazhit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ky burim financiar nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Matilda Shalla u paraqit n\u00eb Komision me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e saj ligjor, avokatin Aranit Roshi, i cili n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur paraqiti q\u00ebndrimin e subjektit lidhur me barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb pasakt\u00eb dinamik\u00ebn e konstatimeve t\u00eb Komisionit lidhur me apartamentin 136 m2. Roshi theksoi se pasurit\u00eb e vetme t\u00eb subjektit jan\u00eb vet\u00ebm apartamenti me sip\u00ebrfaqe 136 m2, garazhi dhe nj\u00eb automjet. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb pasuria\u201d, deklaroi ai dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se vlera e apartamentit nuk \u00ebsht\u00eb shlyer ende pasi po paguhet \u00e7do muaj kredia 95 mij\u00eb euro, ku si garanci \u00ebsht\u00eb vendosur banesa n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRelatimi krijon p\u00ebrshtypjen se jan\u00eb disa apartamente\u201d, v\u00ebrejti Roshi dhe sqaroi se kur \u00ebsht\u00eb kryer prenotimi n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 72 m2, nuk ka pasur objekt t\u00eb nd\u00ebrtuar. Sipas tij, nd\u00ebrtimi ka p\u00ebsuar ndryshime dhe subjekti me ish-bashk\u00ebshortin e kan\u00eb par\u00eb t\u00eb arsyeshme p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb apartament m\u00eb t\u00eb madh, duke vijuar me kontrat\u00ebn e vitit 2007 me apartamentin me sip\u00ebrfaqe 117 m2.<\/p>\n<p>Sipas Roshit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebrcaktohet edhe garazhi, ku t\u00eb dyja pasurit\u00eb jan\u00eb p\u00ebrcaktuar t\u00eb blihen p\u00ebr shum\u00ebn 127 mij\u00eb e 300 euro. Sipas mbrojt\u00ebsit t\u00eb Shall\u00ebs, k\u00ebto pasuri jan\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit nga emigracioni Roshi deklaroi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb punuar me dokumentacion t\u00eb rregullt jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se apartamenti i porositur n\u00eb vitin 2007 \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti me at\u00eb q\u00eb zot\u00ebron subjekti. Sipas tij, n\u00eb sip\u00ebrfaqen 117 m2 t\u00eb pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e vitit 2007 nuk p\u00ebrfshihet veranda q\u00eb rezulton n\u00eb dokumentacionin e vitit 2013.<\/p>\n<p>Po ashtu, Roshi theksoi se nuk ka ndryshuar burimi i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Sipas tij, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat burime financiare q\u00eb prej vitit 2004. \u201cAdministratorja e pallatit thot\u00eb n\u00eb deklarimin e saj se marrdh\u00ebnia ka filluar me apartamentin 72 m2 n\u00eb vitin 2004 dhe se \u00ebsht\u00eb ndryshuar struktura e apartamentit. Nuk ka pasur marrdh\u00ebnie p\u00ebr apartament tjet\u00ebr. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr marrdh\u00ebnie t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb. Apartamenti me sip\u00ebrfaqe 117 m2 \u00ebsht\u00eb ai i nj\u00ebjti, apartamenti 136 m2\u201d, sqaroi Roshi dhe shtoi se kishin depozituar nj\u00eb akt ekspertimi q\u00eb konfirmon se \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti apartament.<\/p>\n<p>Ai shtoi se formalizimi i marrdh\u00ebnies p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ishte kryer n\u00eb vitin 2007 dhe se nuk kishte pasur detyrim p\u00ebr deklarimin n\u00eb 2011-\u00ebn. N\u00eb vijim, Roshi sqaroi se subjekti kishte qen\u00eb n\u00eb proces divorci n\u00eb vitin 2010 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishte konsultuar n\u00eb ILDKPKI q\u00eb i kishin sygjeruar ta deklaronte.<\/p>\n<p>Avokati shpjegoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb subjekti nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr mosshp\u00ebrndarjen e dividentit t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb zot\u00ebruara prej ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. Sipas tij, mosrespektimi i procedurave t\u00eb ish-bashk\u00ebshotit n\u00eb k\u00ebto shoq\u00ebri si ortak i vet\u00ebm, nuk mund t\u00eb kompromentoj\u00eb burimit e krijimit.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se garazhi ishte deklaruar n\u00eb vitin 2007 dhe se kishte pasur burime.<\/p>\n<p>Lidhur me huan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 280 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb prej ish-bashk\u00ebshortit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb si kolateral apartamenti 136 m2, Roshi deklaroi se Shalla nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni. Sipas tij, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye n\u00eb kontrat\u00eb nuk figuron n\u00ebnshkrimi i gjyqtares.<\/p>\n<p>Edhe gjyqtarja Matilda Shalla theksoi se marrdh\u00ebnia e e apartamentit kishte filluar n\u00eb vitin 2004 dhe ishte finalizuar n\u00eb 2011-\u00ebn. \u201c\u00cbsht\u00eb pasuri\u00a0 fituar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs me t\u00eb ardhura t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb krijuara para martes\u00ebs dhe me kredin\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e pak\u00ebsuar dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb llogari t\u00eb bank\u00ebs. Kur legjislacioni p\u00ebr rivler\u00ebsimin hyri n\u00eb fuqi kjo pasuri nuk egzistonte\u201d, deklaroi Shalla.<\/p>\n<p>Mosshp\u00ebrndarja e dividentit t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb zot\u00ebruara nga ish-bashk\u00ebshorti e kan\u00eb penalizuar Shall\u00ebn edhe p\u00ebr justifikimin e burimeve t\u00eb nj\u00eb automjeti tip Scoda n\u00eb vitin 2008, kundrejt shum\u00ebs 23 mij\u00eb e 200 euro. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vler\u00ebs subjekti e ka paguar me nj\u00eb kredi, q\u00eb e ka shlyer m\u00eb shpejt nga sa ishte p\u00ebrcaktuar. Por dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka reuzltuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb arhdurave t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit nga aktivitetet tregtare. Nisur dhe nga fakti se n\u00eb periudh\u00ebn kur Shalla ka shlyer kredin\u00eb ka prenotuar dhe nj\u00eb apartament, ka rezultuar sipas Komisionit me labanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 11.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me automjetin Skoda, Roshi deklaroi se situate ishte e qart\u00eb pasi ish-bashk\u00ebshorti i kishte kryer t\u00eb gjitha pagesat n\u00eb rrug\u00eb bankare.<\/p>\n<p>Prej hetimit ka rezultuar se n\u00eb vitin 2007 subjekti ka deklaruar blerjen e nj\u00eb automjti tip Volskwagen Tuareg, n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro, por n\u00eb kontrat\u00ebn e shit-blerjes \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar shuma 500 mij\u00eb lek\u00eb. Ky mjet \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vitin 2008 kundrejt shum\u00ebs 25 mij\u00eb euro. Qirko tha se duket se nuk \u00ebsht\u00eb paguar tatimi mbi t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Roshi theksoi se subjekti ka deklaruar vler\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb blerjes s\u00eb mjetit, dhe se kishte qen\u00eb pala shit\u00ebse q\u00eb kishte k\u00ebrkuar vendosjen e \u00e7mimit 500 mij\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, ai tha se kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat e ish-bashk\u00ebshortit nga emigracioni.<\/p>\n<p>Qirko konstatoi se ish-bashk\u00ebshorti i subjektit ka kryer transaksione n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shum\u00ebn 19 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2010-\u00ebn dhe 33.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2013-\u00ebn, vlera q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb si shpenzime.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar paraprakisht se nga fillimi i detyr\u00ebs deri n\u00eb vitin 2016, subjekti gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb dhe shpenzimet n\u00eb vler\u00ebn totale 69.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati Roshi theksoi se subjekti ka qen\u00eb n\u00eb proces divorci prej vitit 2010 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka pasur dijeni p\u00ebr aktivitetin e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Matilda Shalla v\u00ebrejti e emocionuar se balanca negative rezultonte afro 70 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zot\u00ebron nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb aktualisht\u00a0 eka vler\u00ebn 2000 euro, nj\u00eb garazh n\u00eb vler\u00ebn 22 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb apartament, q\u00eb sipas saj nuk e ka ende n\u00eb pron\u00ebsi, pasi \u00ebsht\u00eb garanci n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr kredin\u00eb 95 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se nuk kishte fshehur pasuri dhe se burimet nuk rridhnin nga t\u00eb ardhura prej burimeve t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs gjyqtarja Matilda Shalla deklaroi se i b\u00ebnte p\u00ebrshtypje p\u00ebrse nuk merrej e besueshme prej Komisionit nd\u00ebrprerja e martes\u00ebs me argumentin se ishte kryer me dakord\u00ebsim. Edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs, Shalla u pyet nga Qirko lidhur me situat\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dha shpjegime t\u00eb detajuara. Shalla dhe avokati kund\u00ebrshtuan konstatimet e Komisionit se ish-bashk\u00ebshorti kishte kryer disa pagesa p\u00ebr blerjen e nj\u00eb pasurie gjat\u00eb periudh\u00ebs kur kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ndar\u00eb. Sipas tij, i vetmi rast kur ish-bashk\u00ebshorti ka kontribuar ishte kur p\u00ebr shkak t\u00eb borxhit t\u00eb tij, subjekti dhe f\u00ebmija i mitur kishin mbetur pa strehim.<\/p>\n<p>Roshi sqaroi se, nisur dhe nga fakti se ish-bashk\u00ebshorti kishte t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb shkak p\u00ebr humbjen e apartamentit, kishte paguar n\u00eb 2013-\u00ebn vler\u00ebn 80 mij\u00eb euro dhe kishin marr\u00eb kredin\u00eb s\u00eb bashku me subjektin. Por sipas tij, kredia shlyhej rregullisht nga Shalla.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, Shalla k\u00ebrkoi hapjen e hetimit dhe p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 28 prill, n\u00eb or\u00ebn 12:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Matilda Shalla e Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 26 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb si dhe iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb komisioner\u00ebve lidhur me situat\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs. Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71615,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[107,118,350,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gjyqtarja-Matilda-Shala-duke-dale-nga-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Matilda Shala duke dal\u00eb nga KPK | Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71614"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71614"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71614\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71616,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71614\/revisions\/71616"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71615"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}