{"id":71620,"date":"2022-04-26T16:33:12","date_gmt":"2022-04-26T14:33:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-kerkon-analize-te-re-financiare-per-gjyqtarin-dritan-banushi\/2022\/04\/26\/"},"modified":"2023-04-06T16:28:04","modified_gmt":"2023-04-06T14:28:04","slug":"kpa-kerkon-analize-te-re-financiare-per-gjyqtarin-dritan-banushi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-kerkon-analize-te-re-financiare-per-gjyqtarin-dritan-banushi\/2022\/04\/26\/","title":{"rendered":"KPA k\u00ebrkon analiz\u00eb t\u00eb re financiare p\u00ebr gjyqtarin Dritan Banushi"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb mart\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga Komisioneri Publik nj\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb re p\u00ebr pasurit\u00eb e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Dritan Banushi.<\/p>\n<p>Banushi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb janar t\u00eb vitit 2020, por vendimi i konfirmimit t\u00eb tij u ankua nga Komisioneri Publik q\u00eb pretendon se KPK ka arritur p\u00ebrfundim t\u00eb gabuar sa i p\u00ebrket vler\u00ebsimit pozitiv t\u00eb Banushit n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb KPA, Komisioneri Darjel Sina k\u00ebrkoi prishjen e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe shkarkimin e Banushit nga detyra, p\u00ebr shkak se \u201cnuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Banushi, i cili u mbrojt nga avokati Viktor Gumi, i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionerit. Gumi i k\u00ebrkoi Kolegjit rihapjen e hetimit gjyq\u00ebsor dhe pranimin e 20 provave t\u00eb reja, q\u00eb sipas tij mb\u00ebshtesnin p\u00ebrfundimet e arritura nga KPK.<\/p>\n<p>Ankimi ndaj Banushit po shqyrtohet nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtylla dhe an\u00ebtar\u00eb Mimoza Tasi, Sokol \u00c7omo dhe Rezarta Schuetz.<\/p>\n<p><strong>Debati mbi kursimet<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Darjel Sina tha n\u00eb seanc\u00eb se bazuar n\u00eb analiz\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga Komisioneri Publik, Banushi nuk mbulonte me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme kursimet e pretenduara minimalisht n\u00eb shum\u00ebn 3.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Sin\u00ebs, bazuar n\u00eb dokumente dhe deklarimet e p\u00ebrvitshme t\u00eb gjyqtarit, ku i fundit nuk kishte deklaruar sakt\u00ebsisht shtesat dhe pak\u00ebsimet vjetore. Sina thot\u00eb se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka pranuar si t\u00eb mir\u00ebqena pretendimet e subjektit, por n\u00eb arsyetimin e tij kjo binte ndesh me precedent\u00ebt e vendosur m\u00eb her\u00ebt n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>\u201cLegjislacioni n\u00eb fuqi ka qen\u00eb i qart\u00eb, duke parashikuar q\u00eb k\u00ebto deklarata p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb dokumente zyrtare dhe subjekti duhet t\u00eb deklaroj\u00eb n\u00eb form\u00ebn e p\u00ebrcaktuar prej tyre. Forma e deklarimit nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar prej ligjit si nj\u00eb detyrim alternativ, i cili mbetet n\u00eb vullnetin e subjektit, por si nj\u00eb detyrim i mir\u00ebp\u00ebrcaktuar, i cili duhet respektuar,\u201d tha Sina, duke iu referuar m\u00ebnyr\u00ebs se si subjekti i kishte justifikuar deklarimet.<\/p>\n<p>Avokati Gumi pretendoi se analiza financiare e b\u00ebr\u00eb nga Komisioneri bazohej mbi nj\u00eb lapsus t\u00eb transferimit t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb kryer nga KPK nga programi excel n\u00eb word. Gumi lexoi n\u00eb seanc\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ndryshimesh n\u00eb shifra q\u00eb sipas tij\u00a0 n\u00ebse merreshin nga t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb excel e b\u00ebnin t\u00eb pap\u00ebrfillshme diferenc\u00ebn negative.<\/p>\n<p>Por Gumi pranoi gjat\u00eb parashtrimeve mosdeklarimin si shtes\u00eb dhe e ardhur e mbartur t\u00eb nj\u00eb shume prej 450 mij\u00eb lek\u00ebsh nga shitja e nj\u00eb makine. Gumi k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo shum\u00eb duhej t\u00eb konsiderohej si e mbartur n\u00eb vitin pasardh\u00ebs, duke pretenduar se ajo ishte p\u00ebrdorur s\u00ebrish p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine t\u00eb re dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ishte deklaruar si kursim i familjes.<\/p>\n<p>Po ashtu pal\u00ebt debatuan mbi t\u00eb ardhurat e vajz\u00ebs nga dhurimet prej t\u00eb af\u00ebrmve. Komisioneri Publik vuri n\u00eb dyshim ligjshm\u00ebrin\u00eb e tyre, pasi mungonin provat, nd\u00ebrsa Gumi k\u00ebmb\u00ebnguli se ato ishin t\u00eb ligjshme dhe k\u00ebrkoi t\u00eb merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve, Kolegji pas nj\u00eb diskutimi n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi i k\u00ebrkoi Komisionerit Publik t\u00eb paraqiste nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb re financiare bazuar edhe mbi provat e reja t\u00eb paraqituara n\u00eb seanc\u00eb. Kolegji k\u00ebrkoi q\u00eb analiza t\u00eb ishte gati deri n\u00eb dat\u00ebn 10 maj.<\/p>\n<p><strong>Ndryshimet n\u00eb prova<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e dyt\u00eb e ngritur nga Komisioneri Publik n\u00eb ankim ndaj Banushit ishte mungesa e t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament 85 metra katror\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Si\u00e7 doli nga diskutimet e pal\u00ebve, debati u fokusua n\u00ebse apartamenti ishte bler\u00eb karabina e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim rreth 800 mij\u00eb lek\u00eb apo i p\u00ebrfunduar me \u00e7mim q\u00eb sipas Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave ishte minimalisht 2.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sina n\u00eb pretendimet e tij tha se shkresat nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb institucionesh dhe nj\u00eb akt kolaudimi tregonin se pallati ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb koh\u00ebn e blerjes dhe se \u00e7mimi q\u00eb duhej marr\u00eb parasysh ishte 2.9 milion\u00eb lek\u00eb. Ai tha se prind\u00ebrit e subjektit nuk kishin t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme dhe se pretendimet e Banushit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tyre nga blegtoria e t\u00eb ngjashme nuk justifikonin kursimin e shum\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTotali i t\u00eb ardhurave (hipotetike) nga paga minimale, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb paguar kontributet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, e q\u00eb rrjedhimisht do t\u00eb mund t\u00eb konsiderohen si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.414.680 lek\u00eb, shum\u00eb e cila do t\u00eb rezultonte e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet p\u00ebr apartamentin n\u00eb t\u00eb gjitha variantet e trajtuara n\u00eb ankim,\u201d tha Sina.<\/p>\n<p>Por Gumi n\u00eb mbrojtjen e lexuar n\u00eb seanc\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli se akti i kolaudimit q\u00eb e tregonte pallatin t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb koh\u00ebn e transaksionit ishte fiktiv. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nj\u00eb prej apartamenteve n\u00eb pallat vijonte t\u00eb mos ishte i p\u00ebrfunduar dhe paraqiti nj\u00eb ekspertiz\u00eb nga nj\u00eb inxhinier, q\u00eb sipas tij e provonte faktin se apartamentet nuk kishin qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfunduara n\u00eb momentin e blerjes.<\/p>\n<p>Gumi solli si prov\u00eb edhe praktik\u00ebn e plot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pallat marr\u00eb nga Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs, duke referuar munges\u00ebn e raportit t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb punimeve n\u00eb t\u00eb dhe kontrollit teknik nga bashkia. Por relatorja Albana Shtylla n\u00eb nj\u00eb pyetje drejtuar subjektit vuri n\u00eb dukje se dosja e ASHK-s\u00eb e dor\u00ebzuar prej tij kishte brenda saj nj\u00eb kontrat\u00eb noteriale t\u00eb ndryshme nga dosja e marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjat\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Shtylla e pyeti Banushin n\u00ebse ai ishte n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij ndryshimi n\u00eb dokumente. Banushi tha se nuk kishte dijeni, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se ai kishte k\u00ebrkuar dosjen e plot\u00eb, pasi nuk e kishte pasur m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Avokati Gumi nd\u00ebrkoh\u00eb solli si prova t\u00eb ekonomis\u00eb blegtorale t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit dokumentet e vaksinimit t\u00eb bag\u00ebtive t\u00eb im\u00ebta n\u00eb tre vite para vitit p\u00ebrkat\u00ebs. Sipas Gumit, babai i subjektit kishte pasur nga 50 deri n\u00eb 60 krer\u00eb bag\u00ebti. Gumi po ashtu solli si prov\u00eb dit\u00ebt e pun\u00ebs n\u00eb kooperativ\u00ebn bujq\u00ebsore dhe pretendoi se dy prind\u00ebrit kishin kryer norma t\u00eb larta pune dhe se bazuar mbi k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, kishin p\u00ebrfituar nga ndarja e pasuris\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb kooperativ\u00ebs.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt n\u00eb proces dhe m\u00eb pas edhe trupa e Kolegjit ran\u00eb dakord n\u00eb seanc\u00eb se denoncimet e depozituara nuk kishin prova p\u00ebr t\u2019u hetuar. Megjithat\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs KPA vuri n\u00eb dijeni pal\u00ebt se kishte marr\u00eb nj\u00eb denoncim t\u00eb ri, i cili do t\u00eb diskutohet n\u00eb seanc\u00ebn e ardhshme q\u00eb u caktua m\u00eb 20 maj.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb mart\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga Komisioneri Publik nj\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb re p\u00ebr pasurit\u00eb e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Dritan Banushi. Banushi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb janar t\u00eb vitit 2020, por vendimi i konfirmimit t\u00eb tij u ankua nga Komisioneri Publik [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71621,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[214,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Dritan-Banushi-ne-KPA-111.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Dritan Banushi pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71620"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71620"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71620\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71622,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71620\/revisions\/71622"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}