{"id":71631,"date":"2022-04-21T19:24:05","date_gmt":"2022-04-21T17:24:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-fida-osmani-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-veting\/2022\/04\/21\/"},"modified":"2023-04-06T16:28:56","modified_gmt":"2023-04-06T14:28:56","slug":"gjyqtarja-fida-osmani-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-veting","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-fida-osmani-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-veting\/2022\/04\/21\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Fida Osmani p\u00ebrballet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb veting"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Fida Osmani e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 21 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime dhe depozitoi akte p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb mbyllur hetimi paraprak.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Osmani po kryhet nga trupa e KPK-s\u00eb, e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Fida Osmani e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe punon prej dy dekadash si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.Kryesuesja Sanxhaktari sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se ishte rr\u00ebzuar k\u00ebrkesa e subjektit p\u00ebr \u00e7eljen e hetimit edhe p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nj\u00eb apartament 3+1 me sip\u00ebrfaqe 147 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr \u00e7mimin 6.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe 1600 USD. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Osmani ka deklaruar t\u00eb ardhurat e saj nga puna si avokate dhe notere n\u00eb Dib\u00ebr p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-1999, ato nga funksioni si gjyqtare si dhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pine sqaroi se organet tatimore kan\u00eb informuar se subjekti nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e regjistruar si tatimpaguese dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga avokatia dhe noteria nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Prej hetimit ka rezultuar se investimet p\u00ebr mobilimin e apartamentit kan\u00eb vijuar deri n\u00eb vitin 2003, kur subjekti ka deklaruar gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb. Si burime t\u00eb gjendjes cash, subjekti ka deklaruar kursimet nga t\u00eb ardhurat familjare, si dhe nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Peshkopi n\u00eb vitin 1998 n\u00eb shum\u00ebn rreth 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se kontrata noteriale p\u00ebr shitjen e apartamentit n\u00eb Dib\u00ebr ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb hartuar dhe n\u00ebnshkruar nga subjekti n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e noteres. Pine v\u00ebrejti se sipas legjislacionit t\u00eb koh\u00ebs, noter\u00ebt nuk mund t\u00eb redaktonin akte n\u00eb t\u00eb cilat ishin vet\u00eb pal\u00eb.<\/p>\n<p>KPK nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb n\u00eb analiz\u00eb, pasi ka rezultuar se nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e pron\u00ebs. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka rezultuar pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr investimet deri n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka gjetur se tek e nj\u00ebjta shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese, subjekti i rivler\u00ebsimit ka porositur vet\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr apartament n\u00eb vitin 2001, p\u00ebr \u00e7mim t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt, por ky transaksion nuk ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb realizuar. Pine v\u00ebrejti se nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb revokim t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb s\u00eb kryer nga gjyqtarja Osmani, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vijim nga bashk\u00ebshorti \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar dhe nj\u00eb aneks i kontrat\u00ebs s\u00eb vitit 2002.<\/p>\n<p>\u201cHartimi dhe n\u00ebnshkrimi i kontratave t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb,\u201d pohoi Pine dhe shtoi se sjellja e gjyqtares Osmani n\u00eb hartimin e kontratave t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Nga sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb, u m\u00ebsua se subjekti kishte p\u00ebrfituar kredi me kushte leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se nga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se gjyqtarja Osmani ka shqyrtuar dhe ka dh\u00ebn\u00eb vendime p\u00ebr kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje, ku pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse ka qen\u00eb shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ose p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i saj, konkretisht dy n\u00eb vitin 2002, nj\u00eb n\u00eb vitin 2003 dhe tjetra n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb dosjen p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb ka rezultuar se dor\u00ebzan\u00ebs ka qen\u00eb shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese. Pine sqaroi se subjekti ka deklaruar se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk jan\u00eb pranuar dor\u00ebheqjet dhe se ka qen\u00eb e detyruar t\u2019i shqyrtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjet. \u201cKomisioni vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit\u201d, pohoi relatorja Pine.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u v\u00ebrejt mosp\u00ebrputhje p\u00ebr \u00e7mimin e apartamenteve t\u00eb porositura nga subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj n\u00eb vitet 2001 dhe 2002.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton konflikt interesi edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 80 m2 n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2004 nga djali i subjektit dhe t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2006-\u00ebn, p\u00ebr \u00e7mimin 32 mij\u00eb euro. Pine konstatoi se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga e nj\u00ebjta shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese ku jan\u00eb porositur dy apartamentet n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka gjykuar disa \u00e7\u00ebshtje ku ka qen\u00eb pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri si burim krijimi i s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb deklaruar kursimet familjare \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare. Nga hetimi ka rezultuar se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar porositja n\u00eb 2004-\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e gjyqtares Osmani, avokatja Antoneta Sevdari i kund\u00ebrshtoi gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb. Ajo e shpreh se kishin depozituar shum\u00eb prova dhe shpjegime, q\u00eb nuk dukej se ishin vler\u00ebsuar prej komisionit.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se dy kontratat p\u00ebr apartamentin 3+1 ishin n\u00ebnshkruar pasi shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese kishte pasur probleme me dokumentacionin. Sipas Sevdarit, kontrata e 2001-it ishte revokuar dhe se apartamenti i porositur prej subjektit rezultonte t\u00eb ishte bler\u00eb nga nj\u00eb person tjet\u00ebr. Avokatja k\u00ebmb\u00ebnguli se i vetmi apartament ishte ai i bler\u00eb nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>P\u00ebr diferenc\u00ebn e \u00e7mimit n\u00eb shum\u00ebn 100 mij\u00eb lek\u00eb, ajo shpjegoi se kishte ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb kishte pasur apartamenti i porositur n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>Sevdari tha se kontratat e sip\u00ebrmarrjes nuk kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese dhe se nuk kishte arsye p\u00ebr t\u2019u konstatuar situata e cenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut. \u201c\u00c7do veprim ka qen\u00eb i ligjsh\u00ebm dhe nuk ka asnj\u00eb shkelje p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese,\u201d theksoi Sevdari dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se c\u00ebnimi besimit konkludohet n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb t\u00eb tre kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi edhe analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit, duke e konsideruar t\u00eb pabazuar. Sevdari v\u00ebrejti se organet tatimore kan\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrgjigje bazuar n\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb nuk disponohej deri n\u00eb vitin 2000. Ajo shtoi se kishin depozituar dokumentacion q\u00eb v\u00ebrtetonin ushtrimin e aktivitetit t\u00eb avokatis\u00eb dhe noteris\u00eb nga ana e subjektit si dhe p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari k\u00ebrkoi q\u00eb analiza t\u00eb kryhej duke u bazuar n\u00eb t\u00eb ardhurat minimale p\u00ebr k\u00ebto profesione t\u00eb p\u00ebrllogaritura sipas ligjit t\u00eb koh\u00ebs. Sipas saj, rezulton se subjekti ka pasur minimalisht t\u00eb ardhura n\u00eb shum\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb nga avokatia dhe noteria.<\/p>\n<p>Po ashtu, ajo k\u00ebrkoi p\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit. Sipas Sevdarit, shitja e pasuris\u00eb ishte kryer nj\u00eb dit\u00eb pas miratimit t\u00eb legjislacionit p\u00ebr detyrimet tatimore n\u00eb tjet\u00ebrsimin e pasurive t\u00eb paluajtshme, por ligji ende nuk kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi. Po ashtu, ajo k\u00ebrkoj t\u00eb mos konsiderohej si shpenzim blerja e apartamentit n\u00eb Dib\u00ebr.<\/p>\n<p>Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje faktin se bashk\u00ebshorti subjektit ka qen\u00eb zyrtar i lart\u00eb dhe kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb larta, shpenzimet e jetes\u00ebs duhej t\u00eb p\u00ebrllogariteshin n\u00eb 30% t\u00eb t\u00eb ardhurave.\u00a0 Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se analiza financiare rezultonte pozitive n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb dhe binte edhe pamund\u00ebsia p\u00ebr mobilimin e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Sevdari i kund\u00ebrshtoi gjetjet p\u00ebr gjendjen n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve nga subjekti, ku pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse ishte shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ku ka bler\u00eb dy apartamentet, nj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe tjetri n\u00eb Durr\u00ebs. Sipas saj, legjislacioni p\u00ebr konfliktin e interesit \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2005 dhe mund t\u00eb prek\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve. Ajo shtoi, se kishin dor\u00ebzuar si prova k\u00ebrkesat p\u00ebr dor\u00ebheqje t\u00eb subjektit, q\u00eb nuk ishin pranuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb zyre me sip\u00ebrfaqe 43.81 m2 n\u00eb vitin 2010 n\u00eb Tiran\u00eb, KPK konstaton mosdeklarimin e k\u00ebsaj pasurie p\u00ebr tre vite, pasi ka rezultuar se kontrata e energjis\u00eb elektrike n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb lidhur n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Sipas Pines, nga hetimi ka rezultuar edhe mosp\u00ebrputhje p\u00ebr \u00e7mimin e k\u00ebsaj pasurie pasi n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb figuron vlera 52 mij\u00eb e 572 euro, nd\u00ebrsa sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes \u00ebsht\u00eb 61 mij\u00eb e 334 euro.<\/p>\n<p>Sevdari theksoi se kishin dor\u00ebzuar 48 mandat pagesa q\u00eb v\u00ebrtetonin se \u00e7mimi i blerjes \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e pasuris\u00eb. Sipas saj, ky fakt mb\u00ebshtetet edhe n\u00eb deklarimet periodike. Ajo shtoi se analiza financiare rezulton pozitive.<\/p>\n<p>KPK konstaton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti nga djali i subjektit n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr \u00e7mimin 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb shitur n\u00eb 2007-\u00ebn p\u00ebr vler\u00ebn 1 milion e 170 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pine tha se n\u00eb vitin 2005 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 579 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb ngritur dyshime se \u00e7mimi i shitjes 2.6 her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb nga i blerjes pas dy vitesh p\u00ebrdorimi, ka qen\u00eb fiktiv.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Pine konstatoi pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr zhdoganimin e nj\u00eb automjeti tip Benz t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2008-\u00ebn nga djali i gjyqtares Osmani, si burim krijimi jan\u00eb deklaruar dhe t\u00eb ardhurat e shitjes s\u00eb makin\u00ebs tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2007. N\u00eb vitin 2008 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 180 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK, pamund\u00ebsi ka rezultuar edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine p\u00ebr vajz\u00ebn e subjektit n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Sevdari tha se mjeti i bler\u00eb n\u00eb vitin 2005 ishte shitur m\u00eb shtrenjt\u00eb, pasi ishin kryer investime n\u00eb 2006-\u00ebn. Ajo v\u00ebrejti se pagesa e \u00e7mimit t\u00eb shitjes ishte kryer n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar. \u201cGjetja p\u00ebr shitje fiktive nuk q\u00ebndron,\u201d deklaroi Sevdari dhe theksoi se rezultonte se familja e subjektit kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e makinave. Po ashtu, ajo u shpreh se subjekti kishte pasur mund\u00ebsi edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti p\u00ebr vajz\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas KPK, e paprovuar ka mbetur mund\u00ebsia e krijimit t\u00eb nj\u00eb banese private n\u00eb Peshkopi e bler\u00eb nga babai p\u00ebr shum\u00ebn 150 mij\u00eb lek\u00eb, si burim krijimi t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga puna si avokate dhe notere e subjektit. Sevdari deklaroi se kan\u00eb arritur t\u00eb provojn\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtarja Somani shpjegoi se banesa ishte pjes\u00eb e nj\u00eb magazine t\u00eb bler\u00eb nga i ati, q\u00eb tashm\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb rr\u00ebnuar dhe e pabanueshme.<\/p>\n<p>Pine tha se jan\u00eb verifikuar edhe dy transferta t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb favor t\u00eb dy shoq\u00ebrive, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 17 mij\u00eb euro dhe tjetra 1.9 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb nuk jan\u00eb deklaruar nga Osmani. Sipas relatores, n\u00eb nj\u00eb rast ka rezultuar se personi q\u00eb ka kryer transfert\u00ebn nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebshorti i subjektit megjith\u00ebse kan\u00eb pasur em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb at\u00ebsia ka qen\u00eb e ndryshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjetur se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb lidhur kontrat\u00eb p\u00ebr furnizimin me energji elektrike p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb Malin e Robit, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Komisioni konstaton se Osmani nuk e ka deklaruar ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto gjetje me arugmentin se bashk\u00ebshorti i subjektit nuk \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb ka kryer transfertat. Sipas saj, ai ka punuar gjithmon\u00eb si zyrtar publik dhe nuk ka kryer transaksione t\u00eb tilla. Po ashtu, dor\u00ebzoi si prova dokumente q\u00eb sipas saj v\u00ebrtetojn\u00eb se personat q\u00eb kan\u00eb kryer transfertat, megjith\u00ebse kan\u00eb em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, kan\u00eb at\u00ebsi, dat\u00eblindje dhe vendlindje tjet\u00ebr nga ato t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Lidhur me banes\u00ebn n\u00eb vendin e quajtur Mali i Robit, ajo tha se kishin kryer ekspertim p\u00ebr n\u00ebnshkrimin dhe kishte rezultuar se n\u00ebnshkrimi i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nuk \u00ebsht\u00eb ai i kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb s\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se dy transfertat e kryera n\u00eb emrin e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb prej tij dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Subjekti dha shpjegime edhe p\u00ebr mosdeklarimin n\u00eb 2016 t\u00eb porositjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj dhe t\u00eb djalit, si dhe nj\u00eb pagese t\u00eb kryer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Po ashtu, nuk ka deklaruar detyrimet e mbetura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, si dhe nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Sevdari deklaroi se nga analiza e p\u00ebrgjithshme financiare e kryer prej tyre, Osmani rezulton me balanca negative t\u00eb vogla vet\u00ebm n\u00eb vitet 2005 dhe 2014, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vlerat 162 mij\u00eb lek\u00eb dhe 110 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas saj, k\u00ebto balanca nuk mund t\u00eb sjellin efekte negative.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtarja Fida OSmani deklaroi se kishte v\u00ebrtetuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb dhe k\u00ebrkoi \u00e7eljen e hetimit p\u00ebr profesionalizmin dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. KPK njoftoi se seanca p\u00ebr vendimin do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 27 prill, n\u00eb or\u00ebn 09:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Fida Osmani e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 21 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime dhe depozitoi akte p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb mbyllur hetimi paraprak. Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Osmani po [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71632,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Fida-Osmani-pas-seances-degjimore-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Fida Osmani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK-n\u00eb. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71631"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71631"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71631\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71633,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71631\/revisions\/71633"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71632"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71631"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71631"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71631"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}