{"id":71634,"date":"2022-04-21T15:18:14","date_gmt":"2022-04-21T13:18:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-shqyrtimin-gjyqesor-ne-ceshtjen-ndaj-gjyqtares-marinela-osmani\/2022\/04\/21\/"},"modified":"2023-04-06T16:29:09","modified_gmt":"2023-04-06T14:29:09","slug":"kpa-mbyll-shqyrtimin-gjyqesor-ne-ceshtjen-ndaj-gjyqtares-marinela-osmani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-shqyrtimin-gjyqesor-ne-ceshtjen-ndaj-gjyqtares-marinela-osmani\/2022\/04\/21\/","title":{"rendered":"KPA mbyll shqyrtimin gjyq\u00ebsor n\u00eb \u00e7eshtjen ndaj gjyqtares Marinela Osmani"},"content":{"rendered":"<p>Seanca e shkurt\u00ebr gjyq\u00ebsore n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj gjyqtares Marinela Osmani u fokusua mbi termin propocionalitet i aplikuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb vendimin p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb saj, p\u00ebrkund\u00ebr vendimit t\u00eb Kolegjit q\u00eb \u00e7oi n\u00eb shkarkimin e bashk\u00ebshortit ish-prokurorit Gentjan Osmani mbi t\u00eb nj\u00ebjtat prova.<\/p>\n<p>Ish-prokurori Gentjan Osmani u shkarkua nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit n\u00eb fund t\u00eb korrikut 2017, pasi m\u00eb her\u00ebt ishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Baz\u00eb p\u00ebr shkarkimin e tij sh\u00ebrbeu, si\u00e7 del n\u00eb vendimin e zbardhur, pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb justifikuar gjendjen cash dhe shpenzimet n\u00eb vitet 2011 dhe 2013 p\u00ebr rreth 1.7 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e gjyqtares, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi hetoi \u00e7\u00ebshtjen, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se shkarkimin i subjektit mbi t\u00eb nj\u00ebjtat argumente dhe prova q\u00eb sh\u00ebrbyen p\u00ebr largimin e bashk\u00ebshortit nga detyra do ishte jopropocional.<\/p>\n<p>\u201cAplikimi i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs mas\u00eb disiplinore ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me at\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, n\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb konstatimeve t\u00eb renditura m\u00eb sip\u00ebr, nuk do t\u00eb ishte as proporcional dhe as objektiv\u201d, arsyetoi KPK.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, ashtu si dhe p\u00ebr bashk\u00ebshortit, Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit i rekomandoi Komisioneri Publik ta ankoi \u00e7\u00ebshtjen e Osmanit n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Komisioneri i k\u00ebrkoi Kolegjit n\u00eb seanc\u00eb publike q\u00eb t\u00eb arsyetoj\u00eb n\u00ebse ky vendim i KPK-s\u00eb q\u00ebndron dhe t\u00eb shoh\u00eb rastin si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebzuar Komisionin n\u00eb situata t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>N\u00eb parashtrim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes para Kolegjit, Komisioneri Publik Florian Ballhysa i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb interpretonte n\u00ebse propocionaliteti i aplikuar prej Komisionit q\u00ebndronte dhe po ashtu ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb vendim nj\u00eb udh\u00ebzim p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme me subjekte rivler\u00ebsimi q\u00eb jan\u00eb persona t\u00eb lidhur. \u00a0\u201cNga Kolegji t\u00eb jepet arsyetimi i nevojsh\u00ebm\/i duhur, duke siguruar parime udh\u00ebzuese p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme p\u00ebr subjektet e rivler\u00ebsimit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb persona t\u00eb lidhur me subjekte t\u00eb tjer\u00eb rivler\u00ebsimi\u201d, tha Komisioneri.<\/p>\n<p>Ballhysa iu referua vendimit t\u00eb KPA p\u00ebr bashk\u00ebshortin e Osmanit, n\u00eb t\u00eb cilin Kolegji shprehet se<\/p>\n<p>\u201cNuk paragjykon t\u00eb drejt\u00ebn e saj p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur, t\u00eb paansh\u00ebm dhe nj\u00eb rivler\u00ebsim n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin nga organet e rivler\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p>Por ai tha se kjo pjes\u00eb e arsyetimit ishte e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si direktive n\u00eb raste t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit arsyetimi i Komisionit n\u00eb rastin konkret ishte i pamjaftuesh\u00ebm dhe bazohej vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb renditje t\u00eb fakteve, por pa shpjeguar se si ishte arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se \u00e7far\u00eb ishte propocionale apo jo.<\/p>\n<p>Osmani nga ana e saj iu referua vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Europiane t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb mbante parasysh nd\u00ebshkimi administrativ me shkarkim ishte masa m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jepej n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Ajo tha se nd\u00ebshkimi i saj p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin problem do ishte sipas saj n\u00eb shkelje t\u00eb k\u00ebtij parimi, vler\u00ebsimi i t\u00eb cilit u ishte l\u00ebn\u00eb nga Gjykata Kushtetuese n\u00eb dor\u00eb institucioneve t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Duke iu referuar vendimit t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb n\u00eb rastin e ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj, Osmani thot\u00eb se gjykata kishte arsyetuar se masa e shkarkimit \u201ck\u00ebrkon shqyrtimin e provave t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb lidhje me etik\u00ebn, integritetin dhe aft\u00ebsin\u00eb profesionale t\u00eb individit n\u00eb fjal\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Gjyqtarja k\u00ebmb\u00ebnguli se KPK e kishte marr\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb vendim dhe se konfirmimi i saj ishte \u201cn\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb\u201d me arsyetimin e dh\u00ebn\u00eb nga GJEDNJ n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Xhoxhaj Kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja k\u00ebmb\u00ebnguli se problemet e gjetura n\u00eb pasurin\u00eb e saj dhe bashk\u00ebshortit ishin p\u00ebr shkak t\u00eb pasakt\u00ebsis\u00eb n\u00eb deklarimin e kursimeve, por se burimi i pasuris\u00eb ishte i ligjsh\u00ebm. Ajo tha se Kolegji duhej t\u00eb mbante parasysh se kjo pasakt\u00ebsi nuk ishte korrigjuar nga Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit edhe pse ai e kishte shqyrtuar pasurin\u00eb e \u00e7iftit n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Marinela Osmani, e cila punon aktualisht si k\u00ebshilltare ligjore n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 11 prill 2021 nga trupa gjyq\u00ebsore e udh\u00ebhequr nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Suela Zhegun.<\/p>\n<p>N\u00eb Kolegj \u00e7\u00ebshtja po shqyrtohet nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe an\u00ebtar Sokol \u00c7omo, Rezarta Schuetz dhe Ina Rama.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seanca e shkurt\u00ebr gjyq\u00ebsore n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj gjyqtares Marinela Osmani u fokusua mbi termin propocionalitet i aplikuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb vendimin p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb saj, p\u00ebrkund\u00ebr vendimit t\u00eb Kolegjit q\u00eb \u00e7oi n\u00eb shkarkimin e bashk\u00ebshortit ish-prokurorit Gentjan Osmani mbi t\u00eb nj\u00ebjtat prova. Ish-prokurori [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71635,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[107,351,112,337],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gjyqtarja-Marinela-Osmani-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Marinela Osmani n\u00eb KPA | Foto: BIRN\/ Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71634"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71634"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71634\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71636,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71634\/revisions\/71636"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71635"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71634"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71634"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71634"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}