{"id":71637,"date":"2022-04-21T11:10:39","date_gmt":"2022-04-21T09:10:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-konkluzionet-perfundimtare-per-elizabeta-imerajn\/2022\/04\/21\/"},"modified":"2023-04-06T16:29:19","modified_gmt":"2023-04-06T14:29:19","slug":"kpa-degjon-konkluzionet-perfundimtare-per-elizabeta-imerajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-konkluzionet-perfundimtare-per-elizabeta-imerajn\/2022\/04\/21\/","title":{"rendered":"KPA d\u00ebgjon konkluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebr Elizabeta Imerajn"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb 6 or\u00ebshe t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit u njoh me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elizabeta Imeraj.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u q\u00ebndroi t\u00eb gjitha shkaqeve t\u00eb ankimit dhe renditi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar gjetjet e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, mbi t\u00eb cilat e bazoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e Imerajt.<\/p>\n<p>Ballhysa tha n\u00eb seanc\u00eb se Imeraj ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb; se nuk ka deklaruar d\u00ebnimet e ish-bashk\u00ebshortit dhe v\u00ebllait t\u00eb tij n\u00eb kriterin e figur\u00ebs si dhe i k\u00ebrkoi Kolegjit shqyrtimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hetuara nga subjekti.<\/p>\n<p>Ankimi i tij u bazua gjithashtu n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet etike, ku p\u00ebrfshihen dyshimet p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb v\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe nj\u00eb an\u00ebtareje t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, dyshimet se zgjidhja e martes\u00ebs n\u00eb vitin 2019 mund t\u00eb jet\u00eb kryer n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb vetingut si dhe te sjellja e Imerajt gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konkluzioneve t\u00eb saj, prokurorja Imeraj i konsideroi shkaqet e ankimit t\u00eb komisionerit t\u00eb pabazuara n\u00eb prova, t\u00eb paarsyetuara dhe tendencioze.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb seancat parardh\u00ebse, Imeraj renditi arritjet e saj profesionale, duke theksuar se kishte hetuar krimin e organizuar, politikan\u00eb dhe terrorist\u00eb. Ajo theksoi se ka k\u00ebrkuar jo vet\u00ebm hetim t\u00eb thelluar administrativ, por edhe penal, me q\u00ebllim zbardhjen e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cI kam b\u00ebr\u00eb pyetje vetes se p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb kjo situat\u00eb n\u00eb procesin tim. Por nuk mund t\u00eb b\u00ebhemi vasal\u00eb t\u00eb denoncimeve anonime dhe t\u00eb personave q\u00eb nuk e duan Elizabeta Imerajn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, se ka hetuar krimin e organizuar,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Imeraj pretendoi gjithashtu se procesi i saj ishte nd\u00ebrtuar mbi letra anonime, se kishte hasur intimidim p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb saj krahinore dhe se denoncimet mund t\u00eb b\u00ebheshin edhe p\u00ebr shkak se \u201cn\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pranohet q\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb jet\u00eb e suksesshme n\u00eb karrier\u00ebn e saj\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i Imerajt, Gregory Thuan e bazoi mbrojtjen e tij te legjislacioni i vetingut si dhe i konsideroi\u00a0gjetjet e ONM-s\u00eb t\u00eb pabazuara dhe t\u00eb pashoq\u00ebruara me prova.<\/p>\n<p>Pasi KPA u njoh me konkluzionet e pal\u00ebve, vendosi t\u00eb mbyll\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 27 prill, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<p><strong>Debati p\u00ebr pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb KPK, drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elizabeta Imeraj depozitoi nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb regjimit pasuror p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ajo pretendon se t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e paluajtshme jan\u00eb krijuar nga ish-bashk\u00ebshorti, por Komisioneri Publik e konsideroi at\u00eb t\u00eb paprovuar.<\/p>\n<p>Ballhysa tha se kjo rrethan\u00eb nuk ishte pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nga Imeraj, nd\u00ebrsa shtoi se subjekti ka deklaruar n\u00eb vite si dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ballhysa solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe faktin se hetimi administrativ ndaj Imerajt kishte filluar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2018, por subjeki nuk e kishte deklaruar apo pretenduar ekzistenc\u00ebn e regjimit t\u00eb pasurive t\u00eb ndara, deri kur ishte pyetur nga Komisioni.<\/p>\n<p>Prokurorja Imeraj e kund\u00ebrshtoi Ballhys\u00ebn, duke theksuar se nuk ka nj\u00eb element t\u00eb parashtruar n\u00eb konkluzionet e tij lidhur me sjelljen e saj n\u00eb raport me deklarimet n\u00eb vite dhe me veprimet juridike q\u00eb t\u00eb mund ta lidhin me pasurit\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit, si dhe pretendoi se ai ka pasur mjaftueshm\u00ebri financiare p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>Imeraj theksoi se nuk ka pasur dhe nuk ka asnj\u00eb pasuri n\u00eb pron\u00ebsi apo n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi. Ajo u shpreh se nuk arrinte t\u00eb kuptonte se si Komisioneri Publik nuk i konsideron si prov\u00eb dokumentet e institucioneve shtet\u00ebrore, nd\u00ebrsa merrte sipas saj &#8216;copy paste&#8217; gjetjet e ONM-s\u00eb. Subjekti\u00a0k\u00ebrkoi q\u00eb Komisioneri t\u00eb argumentonte se p\u00ebrse nuk ishin pranuar provat e saj.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se kontrata e regjimit pasuror ishte n\u00ebnshkruar shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte vetingu dhe se aty gjenden t\u00eb listuara t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e krijuara prej ish-bashk\u00ebshortit dhe familjar\u00ebt e tij para martese.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konkluzioneve, Imeraj solli n\u00eb v\u00ebmendje vendime t\u00eb KPK-s\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat pasurit\u00eb paramartesore nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar penalizuese p\u00ebr subjektet e rivler\u00ebsimit dhe q\u00eb Komisioneri nuk i ka ankimuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli prej 2500 m2 n\u00eb vendin e quajtur \u201cFusha e Aviacionit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet shk\u00ebmbimit me tre parcela tok\u00eb-ar\u00eb n\u00eb Mullet, Ballhysa konstatoi se gjat\u00eb hetimit administrativ jan\u00eb administruar kontrata noteriale q\u00eb provojn\u00eb titullin e pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAktet noteriale si tituj pron\u00ebsie dhe deklarimi i tyre n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb deklaratat periodike vjetore dor\u00ebzuar pran\u00eb ILDKPKI p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prov\u00eb n\u00eb kuptim t\u00eb legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs,\u201d argumentoi Ballhysa.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se n\u00eb vitin 2012 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, Imeraj pasqyron si burim krijimi t\u00eb truallit shk\u00ebmbimin me parcelat tok\u00eb-ar\u00eb, nd\u00ebrsa gjat\u00eb hetimit administrativ ka pretenduar se si kompensim p\u00ebr shk\u00ebmbimin ka sh\u00ebrbyer dhe shuma prej 80 mij\u00eb euro nga sh\u00ebrbimet e avokatis\u00eb t\u00eb ofruara nga ish-bashk\u00ebshorti. Sipas Ballhy\u00ebs, mbeten t\u00eb paprovuara pretendimet e subjektit p\u00ebr shum\u00ebn 80 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ballhysa u ndal edhe n\u00eb nj\u00eb prej parcelave tok\u00eb-ar\u00eb q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr truallin n\u00eb Tiran\u00eb dhe e konsideroi t\u00eb paprovuar mbulimin me burime t\u00eb ligjshme blerjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2007. Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, Komisioneri vler\u00ebson se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr truallin me sip\u00ebrfaqe 2500 m2.<\/p>\n<p>Imeraj tha se Komisioneri p\u00ebrpiqet t\u00eb tregoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e akteve t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri. Ajo teksoi se provohej se parcelat e tok\u00ebs q\u00eb jan\u00eb shk\u00ebmbyer me truallin jan\u00eb bler\u00eb nga ish-bashk\u00ebshorti para martes\u00ebs dhe se kishte kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me parcel\u00ebn 400 m2, ajo shpjegoi se \u00ebsht\u00eb pritur q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohej formalizimi, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se pagesa ishte kryer para martes\u00ebs. Ajo evidentoi si prov\u00eb nj\u00eb deklarim n\u00eb prani t\u00eb avokatit lidhur me blerjen e parcel\u00ebs 400 m2 n\u00eb 2006-\u00ebn dhe shtoi se ai dokument ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e kontrat\u00ebs noteriale t\u00eb vitit 2007 e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb p\u00ebrb\u00ebn prov\u00eb. Sipas Imerajt, n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb regjimit pasuror, t\u00eb tre parcelat tok\u00eb-ar\u00eb zot\u00ebroheshin prej ish-bashk\u00ebshortit dhe se nj\u00eb fakt i till\u00eb ka qen\u00eb i pasqyruar n\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me n\u00ebnshkrimin e saj n\u00eb kontrat\u00ebn e shk\u00ebmbimit dhe deklarimin e bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb n\u00eb 2012-\u00ebn, kur \u00ebsht\u00eb kryer shk\u00ebmbimi, Imeraj pretendoi se nuk mund t\u00eb nxirrej konkluzion bazuar n\u00eb nj\u00eb deklarim. Ajo pretendoi se n\u00ebnshkrimi n\u00eb kontrat\u00ebn e shk\u00ebmbimit nuk sillte pasoja.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb kartel\u00eb pasurie t\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb emrin e saj, Imeraj sqaroi se kadastra kishte kthyer p\u00ebrgjigje se nuk e kishte l\u00ebshuar k\u00ebt\u00eb akt. Ajo ritheksoi se kartela \u00ebsht\u00eb e falsifikuar dhe se ka kryer kall\u00ebzim penal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri bazohet n\u00eb nj\u00eb kartel\u00eb t\u00eb falsifikuar,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa konstatoi deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 66 m2 dhe nj\u00eb shtes\u00eb prej 70.4 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas tij, subjekti gjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb Kolegj nuk provoi dot t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn p\u00ebr mosp\u00ebrputhjet e deklarimeve p\u00ebr pjes\u00ebt takuese n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka deklaruar bashk\u00ebpron\u00ebsi, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2008 ka sh\u00ebnuar bashk\u00ebpron\u00ebsi dhe pjes\u00eb takuese n\u00eb mas\u00ebn 25%.<\/p>\n<p>Sipas tij, mosp\u00ebrputhje ka edhe lidhur me vler\u00ebn e pasuris\u00eb, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka sh\u00ebnuar si vler\u00eb t\u00eb apartamentit shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarimin periodik shum\u00ebn 45 mij\u00eb euro, ndryshe nga sa provohet prej transfert\u00ebs s\u00eb kryer n\u00eb favor t\u00eb pal\u00ebs shit\u00ebse n\u00eb vler\u00ebn 90 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhje sipas Komisionerit ka edhe n\u00eb deklarimin e burimit, ku n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d sh\u00ebnohet si burim kredia e marr\u00eb n\u00eb vitin 2008, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb atij viti pasqyrohet se \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb paguar bashk\u00ebrisht me v\u00ebllan\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ballhysa vler\u00ebson se Imeraj nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr pages\u00ebn e legalizimit t\u00eb shtes\u00ebs n\u00eb vitin 2015, si dhe shlyerjen e k\u00ebsteve t\u00eb kredis\u00eb, pasi nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb pasurie.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, dy hua t\u00eb pretenduara nga subjekti i rivler\u00ebsimit gjat\u00eb hetimit administrativ se jan\u00eb marr\u00eb nga ish-bashk\u00ebshorti dhe v\u00ebllai i tij n\u00eb shumat 55 mij\u00eb euro dhe 45 mij\u00eb euro, nuk rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike dhe n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Ai i cil\u00ebsoi si kontradiktore deklarimet e subjektit\u00a0p\u00ebr destinacionin e kredis\u00eb 100 mij\u00eb euro, pasi n\u00eb vitin 2008 \u00ebsht\u00eb deklaruar p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, nd\u00ebrsa gjat\u00eb hetimit deklarohet se kredia dhe shuma 45 mij\u00eb euro ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb s\u00eb marr\u00eb nga ish-kunati.<\/p>\n<p>Ballhysa solli n\u00eb v\u00ebmendje gjetjen e ONM-s\u00eb, sipas t\u00eb cil\u00ebs lidhjet financiare dhe personale t\u00eb subjektit, ish-bashk\u00ebshortit dhe ish-kunatit t\u00eb saj p\u00ebrputhen me faktin se ish-bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2008 ka marr\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 100 mij\u00eb euro, ku garantore ka qen\u00eb prokuorja Imeraj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e k\u00ebsaj kredie n\u00eb shum\u00ebn 45 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb shpenzuar p\u00ebr nj\u00eb detyrim t\u00eb ish-kunatit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, lidhur me apartamentin 66 m2 dhe shtes\u00ebn 70.4 m2, Komisioneri vler\u00ebson se deklarimet e ndryshme t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit krijojn\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar se cilat nd\u00ebr to pasqyrojn\u00eb situat\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb faktike lidhur me krijimin e k\u00ebtyre pasurive dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00e7ojn\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb kontrolluar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb k\u00ebsaj gjetjeje, Imeraj tha se ishte e provuar q\u00eb ish-bashk\u00ebshorti kishte kryer kontrat\u00eb parablerje t\u00eb apartamentit para martes\u00ebs. Ajo theksoi se n\u00eb kontrat\u00ebn e regjimit pasuror pasqyrohej e drejta reale p\u00ebr pasurin\u00eb n\u00eb proces legalizimi. Lidhur me kredin\u00eb 100 mij\u00eb euro, subjekti theksoi se t\u00eb q\u00ebnit dor\u00ebzan\u00ebs nuk e b\u00ebnte pronare.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se Komisioneri, ndryshe nga rasti i nj\u00eb prej parcelave t\u00eb tok\u00ebs n\u00eb Mullet ku kontrat\u00ebn e shitblerjes e cil\u00ebson si prov\u00eb, n\u00eb rastin e shitblerjes s\u00eb apartamentit nuk e quan si t\u00eb till\u00eb. Duke iu referuar parimit t\u00eb proporcionalitetit, Imeraj e cil\u00ebsoi apartamentin 66 m2 dhe shtes\u00ebn si pasuri t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit dhe shtoi se KPK e kishte nxjerr\u00eb me balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Komisioneri konstatoi gjithashtu pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 73 m2 n\u00eb janar t\u00eb vitit 2008 n\u00eb Tiran\u00eb kundrejt vler\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb, me \u00e7mim sipas tij m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga ai i blerjes 12 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 750 mij\u00eb lek\u00eb apo me vler\u00ebn 146 mij\u00eb euro, sipas vler\u00ebsimit n\u00eb dosjen e bank\u00ebs. Sipas Ballhys\u00ebs, edhe referuar \u00e7mimit t\u00eb kontrat\u00ebs ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare, pasi subjekti dhe ish-bashk\u00ebshorti i saj nuk kan\u00eb sh\u00ebnuar kursime cash n\u00eb deklarimet paraardh\u00ebse.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kredia e vitit 2008 e deklaruar si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, rezulton t\u00eb jet\u00eb marr\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Ballhysa konstaton se deklarimi i Imerajt \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Prokurorja Imeraj tha se nuk kishte asnj\u00eb lloj lidhje me apartamentin me sip\u00ebrfaqe 73 m2. Ajo sqaroi se kjo pasuri ishte bler\u00eb n\u00eb vitin 1996 prej familjar\u00ebve t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit dhe se transaksioni i vitit 2008 ishte kryer pasi nevojitej p\u00ebr t\u2019u vendosur si kolateral p\u00ebr marrjen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Pamjaftueshm\u00ebri financiare u konstatua prej Komisionerit edhe p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb prej subjektit n\u00eb vitin 2006. Ballhysa argumentoi se Imeraj nuk ka deklaruar posedim likujditetesh cash n\u00eb vitin 2006 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb n\u00eb maj t\u00eb 2007-\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshe nga komisioneri, Imeraj tha se n\u00eb vitin 2006 kishte marr\u00eb kredi p\u00ebr t\u00eb investuar tek sht\u00ebpia e prind\u00ebrve ku jetonte, por pasi kishte vendosur t\u00eb lidhte martes\u00eb, e kishte p\u00ebrdorur n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr t\u00eb shlyer kredin\u00eb e marr\u00eb. Ajo shpjegoi se vler\u00ebn e kredis\u00eb nuk e kishte kuptuar si t\u00eb ardhur, por si detyrim.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, Imeraj nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb as pretendimin se nj\u00eb godin\u00eb me 5 kat\u00ebshe banimi n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij dhe q\u00eb ata kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e asaj pasurie.<\/p>\n<p>Duke iu referuar kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb truallit n\u00eb vitin 2006; si dhe lejes s\u00eb legalizimit t\u00eb vitit 2011 p\u00ebr nd\u00ebrtimin, Komisioneri konstatoi se deri n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d mbajt\u00ebs i titullit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb ka qen\u00eb ish-bashk\u00ebshorti i Imerajt.<\/p>\n<p>Ai shtoi se trualli ku \u00ebsht\u00eb ngritur objekti me 5 kate ka sh\u00ebrbyer si garanci pasurore p\u00ebr marrjen e kredis\u00eb nga prokurorja Imeraj n\u00eb vitin 2006, ku ish-bashk\u00ebshorti ka dal\u00eb si dor\u00ebzan\u00ebs dhe hipotekues me pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, edhe duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb pretendimet e Imerajt se ish-bashk\u00ebshorti ka financuar vet\u00ebm katin e tret\u00eb t\u00eb banes\u00ebs, nuk jan\u00eb provuar burimet e ligjshme t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e subjektit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare shum\u00ebn 5.3 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar nga ish-kunati, Komisioneri k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mbahet n\u00eb konsiderat\u00eb shpenzimi i \u00a0\u00a0v\u00ebllait t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit p\u00ebr dy katet e tjera t\u00eb banimit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn godin\u00eb q\u00eb aktualisht rezultojn\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb rezultonte n\u00eb pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb burimeve financiare, pasi vlera e investimit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se vlera e d\u00ebrgesave,\u201d tha Ballhysa.<\/p>\n<p>Imeraj tha n\u00eb seanc\u00eb se kur kishte nisur bashk\u00ebjetes\u00ebn, objekti ishte nd\u00ebrtuar. Ajo p\u00ebrmendi si prov\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr legalizim t\u00eb vitit 2006, si dhe kontratat e energjis\u00eb dhe t\u00eb ujit.<\/p>\n<p>\u201cProvohet nd\u00ebrtimi para martes\u00ebs dhe pron\u00ebsia e v\u00ebllez\u00ebrve,\u201d theksoi ajo dhe pretendoi se ish-bashk\u00ebshorti kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb tij, si dhe ishin provuar transfertat e kryera.<\/p>\n<p>P\u00ebr pretendimin e subjektit p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e t\u00eb ardhurave nga qiraja e nj\u00eb ambjenti n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2007, Ballhysa v\u00ebrejti se kjo pasuri ka qen\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb ish-kunatit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deklarimi i k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave n\u00eb organet tatimore \u00ebsht\u00eb kryer pas plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Imeraj solli n\u00eb v\u00ebmendje se ish-bashk\u00ebshorti kishte fituar t\u00eb ardhura nga qiradh\u00ebnia dhe sipas saj kishte qen\u00eb detyrim i qiramarr\u00ebsve t\u00eb paguanin tatimet. Sipas subjektit, ata i kishin shlyer ato.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin pasuror, Ballhysa tha gjithashtu se d\u00ebnimi i ish-kunatit t\u00eb Imerajt n\u00eb Itali \u00ebsht\u00eb sipas tij i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebsimin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, por edhe n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga fakti se ish-kunati i Imerajt ka qen\u00eb i d\u00ebnuar\u2026, t\u00eb ardhurat q\u00eb ka fituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme i ka investuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jeton edhe subjekti i rivler\u00ebsimit,\u201d tha Ballhysa. \u201cKy konkluzion \u00ebsht\u00eb m\u00eb bind\u00ebs nisur nga fakti se KPK-ja e ka pranuar t\u00eb besuesh\u00ebm shpjegimin se edhe ish-kunati ka investuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs familjare,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Imeraj deklaroi se nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u2019i thuash dikujt se \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar dhe i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar. Ajo theksoi se ligji e ka t\u00eb qart\u00eb p\u00ebrcaktimin e personave t\u00eb d\u00ebnuar dhe ngriti dyshime mbi ONM-n\u00eb p\u00ebr mosparaqitjen e vendimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Rom\u00eb q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb saj pafaj\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, Imeraj e konsideroi shteruese analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK-s\u00eb dhe i k\u00ebrkoi Komisionerit t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga shkaku p\u00ebr pamund\u00ebsit\u00eb financiare. Sipas saj, Ballhysa nuk ka evidentuar balanca negative konkrete, duke i hequr t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime dhe prova p\u00ebr pamund\u00ebsit\u00eb e pretenduara.<\/p>\n<p><strong>Past\u00ebrtia e figur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik u q\u00ebndroi edhe shkaqeve t\u00eb paraqitura p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, lidhur me gjetjet e ONM-s\u00eb p\u00ebr d\u00ebnimin e ish-bashk\u00ebshortit dhe t\u00eb ish-kunatit n\u00eb Itali p\u00ebr shfryt\u00ebzim prostitucioni dhe trafik t\u00eb q\u00ebnieve njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Ballhysa konstatoi gjetjen e ONM-s\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs ish-bashk\u00ebshorti i prokurores Imeraj dhe ish-kunati i saj, jan\u00eb persona t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebn identitete false jan\u00eb d\u00ebnuar me vendim t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Gjykata e Apelit Rom\u00eb ka shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm ish-bashk\u00ebshportin e Imerajt, nd\u00ebrsa ish-kunati \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht me 7 vjet burgim dhe gjob\u00eb 54 mij\u00eb euro, q\u00eb m\u00eb pas jan\u00eb reduktuar n\u00eb 4 vjet burgim dhe 10 mij\u00eb euro gjob\u00eb.<\/p>\n<p>Imeraj e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje duke argumentuar se legjislacioni nuk i konsideron persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar ata individ\u00eb q\u00eb jan\u00eb shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Po ashtu, ajo ritheksoi faktin se asnj\u00eb prej institucioneve ligjzbatuese nuk kishin asnj\u00eb informacion q\u00eb ish-bashk\u00ebshorti dhe ish-kunati t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb proceduar apo d\u00ebnuar p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje vendime t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme sipas saj, ku subjektet e rivler\u00ebsimit nuk ishin penalizuar dhe nuk ishin ankimuar nga Komisioneri.<\/p>\n<p>\u201cDo doja t\u00eb nj\u00ebjtin standart p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb,\u201d tha Imeraj dhe e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb gjetje si tendencioze p\u00ebr t\u00eb ngarkuar procesin me negativitet.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizimi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kriterin profesional, Ballhysa k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb shqyrtohen nga Kolegji edhe gjetjet e ONM-s\u00eb, konkretisht dy procedime penale ku subjekti ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prokurores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, si dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Lidhur me shkaqet e ankimit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb etik\u00ebs, Komisioneri k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohen prej Kolegjit gjetjet e ONM-s\u00eb lidhur me ndikimin tek ish-v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Hans Klijstra; p\u00ebr procedurat gjyq\u00ebsore t\u00eb divorcit; p\u00ebr dor\u00ebheqjen e an\u00ebtares s\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, Etleda \u00c7iftja; si dhe t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb sjelljen e Imerajt gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komision. N\u00eb p\u00ebrfundim, Ballhysa k\u00ebrkoi shkarkimin e prokurores Elizabeta Imeraj nga detyra.<\/p>\n<p>Imeraj i kund\u00ebrshtoi gjetjet p\u00ebr profesionalizmin. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se kishte marr\u00eb vet\u00ebm tre pafaj\u00ebsi nga qindra k\u00ebrkesa p\u00ebr d\u00ebnime t\u00eb t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet p\u00ebr etik\u00ebn q\u00eb lidhen me v\u00ebzhguesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, komisioneren \u00c7iftja dhe zgjidhjen e martes\u00ebs, Imeraj i cil\u00ebsoi t\u00eb lidhura me denoncimet anonime.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb mos ishin letrat e Rrahim Shehut, Komisioneri Publik do vler\u00ebsonte si n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tjera,\u201d v\u00ebrejti ajo.<\/p>\n<p>\u201cJam e hapur p\u00ebr hetim administrativ dhe penal n\u00eb qoft\u00eb se personi im ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb. Kur nuk ka dijeni asnj\u00eb institucion shtet\u00ebror, si ka mund\u00ebsi q\u00eb i dika Rrahim Shehu,\u201d tha Imeraj, nd\u00ebrsa i k\u00ebrkoi Kolegjit l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb 6 or\u00ebshe t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit u njoh me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elizabeta Imeraj. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u q\u00ebndroi t\u00eb gjitha shkaqeve t\u00eb ankimit dhe renditi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar gjetjet e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, mbi t\u00eb cilat e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71638,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[112,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Imeraj-pas-seances-.jpg","fifu_image_alt":"Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elizabeta Imeraj pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71637"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71637"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71637\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71639,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71637\/revisions\/71639"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71638"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71637"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71637"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71637"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}