{"id":71640,"date":"2022-04-20T18:27:05","date_gmt":"2022-04-20T16:27:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-florian-bonjaku-perballet-me-barre-prove-per-pasurine-dhe-figuren\/2022\/04\/20\/"},"modified":"2023-04-06T16:29:29","modified_gmt":"2023-04-06T14:29:29","slug":"prokurori-florian-bonjaku-perballet-me-barre-prove-per-pasurine-dhe-figuren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-florian-bonjaku-perballet-me-barre-prove-per-pasurine-dhe-figuren\/2022\/04\/20\/","title":{"rendered":"Prokurori Florian Bonjaku p\u00ebrballet me barr\u00eb prove p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kruj\u00ebs, Florian Bonjaku.<\/p>\n<p>Bonjaku iu n\u00ebnshtrua rivler\u00ebsimit n\u00eb t\u00eb tri kriteret nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Valbona Sabxhaktarin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte Steven Kessler.<\/p>\n<p>Komici tha gjat\u00eb relatimit se Bonjakut i ishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr \u201cc\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d n\u00eb lidhje me nj\u00eb kontrat\u00eb shit-blerjeje me vjehrrin dhe vjehrr\u00ebn q\u00eb prokurori pranoi se ishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm formalisht me q\u00ebllim marrjen e nj\u00eb kredie. Komici tha se Bonjakut i ishin k\u00ebrkuar shpjegime n\u00eb transaksionet e b\u00ebra cash p\u00ebr shitjen e nj\u00eb apartamenti 9.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe blerjen e nj\u00eb apartamenti p\u00ebr\u00a0 8.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bonjakut po ashtu iu k\u00ebrkuan shpjegime n\u00eb lidhje me zbutjen e akuz\u00ebs ndaj nj\u00eb personi t\u00eb arrestuar p\u00ebr kultivim narkotik\u00ebsh, por t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjykim p\u00ebr \u201cmoskall\u00ebzim krimi\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, prokurori Bonjaku k\u00ebmb\u00ebnguli se kontrata me familjen e bashk\u00ebshortes nuk kishte d\u00ebmtuar ask\u00ebnd dhe se kishte qen\u00eb e vetmja form\u00eb q\u00eb ai dhe familja t\u00eb b\u00ebheshin me sht\u00ebpi. Ai po ashtu tha se marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me t\u00eb tret\u00eb ishin t\u00eb provueshme bazuar n\u00eb kontratat noteriale t\u00eb koh\u00ebs dhe k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve t\u00eb b\u00ebra. Ai tha se akuza e ngritur prej tij n\u00eb rastin e kultivimit t\u00eb narkotik\u00ebve ishte e vetmja q\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb gjykat\u00eb. Bonjaku k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Seanca ndaj prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs pati m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje se seancat e zakonshme t\u00eb KPK-s\u00eb. Tre her\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs, t\u00eb pranishm\u00ebve, kryesisht familjar\u00eb t\u00eb Bonjakut, iu b\u00ebn\u00eb me dije rregullat, p\u00ebrfshi k\u00ebrkes\u00ebn specifike p\u00ebr t\u00eb mos fotografuar apo filmuar gjat\u00eb seanc\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e publikut ishte edhe rektori i Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artan Hoxha.<\/p>\n<p>Edhe pse Bonjaku u paraqit vet\u00ebm para trup\u00ebs, kryesuesja Xhensila Pine e pyeti at\u00eb n\u00ebse kishte p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor n\u00eb sall\u00eb. Bonjaku tha se nuk kishte.<\/p>\n<p><strong>Kontrata fiktive <\/strong><\/p>\n<p>Relatori Olsi Komici vuri n\u00eb dukje q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb relatimit t\u00eb tij se nj\u00eb kontrat\u00eb mbi nj\u00eb apartament n\u00eb Durr\u00ebs q\u00eb rezultonte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Bonjakut edhe gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ishte gjetur nga Komisioni me probleme.<\/p>\n<p>Hetimi i KPK-s\u00eb kishte zbuluar se Bonjaku kishte lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb kredie me kolateral apartamentin, por se n\u00eb deklarimet vjetore dhe n\u00eb at\u00eb veting kishte pranuar se parat\u00eb ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb i kishte kushtuar 20 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, vet\u00eb subjekti kishte pranuar n\u00eb shpjegime se kontrata p\u00ebr apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs ishte lidhur me prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes, p\u00ebr t\u2019i mund\u00ebsuar atij pasjen e nj\u00eb kolaterali p\u00ebr kredin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb vet\u00eb Bonjaku sqaroi me detaje arsyet e kontrat\u00ebs. Ai tha se ajo ishte b\u00ebr\u00eb pasi atij dhe bashk\u00ebshortes u mungonin n\u00eb fillimin e martes\u00ebs 30 p\u00ebr qind e shum\u00ebs q\u00eb u k\u00ebrkohej p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe se kontrata fiktive me vjehrrin ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar rimbursim t\u00eb plot\u00eb nga kredia p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi KPK i kishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr kontrat\u00ebn fiktive, Bonjaku tha se asnj\u00eb nga pal\u00ebt e p\u00ebrfshira nuk ishte d\u00ebmtuar dhe se kishte qen\u00eb banka q\u00eb e kishte sugjeruar. Ai tha se n\u00eb koh\u00ebn e marrjes s\u00eb k\u00ebsaj kredie nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb tjera dhe se KPK nuk duhej ta cil\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb si c\u00ebnim t\u00eb besimit apo t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb prokurorit. Sipas tij, sapo apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb ishte formalizuar, kontrata e kredis\u00eb ishte ndryshuar dhe ky i fundit ishte vendosur kolateral.<\/p>\n<p>KPK ngriti dyshime edhe p\u00ebr mosdeklarimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr disa vite n\u00eb deklarimet vjetore. Bonjaku k\u00ebmb\u00ebnguli se ajo ishte deklaruar si adres\u00eb dhe po ashtu kredia p\u00ebr blerjen e saj ishte deklaruar, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pakujdesi.<\/p>\n<p><strong>Pagesat cash <\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 doli nga relatimi, apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2003 p\u00ebr 20 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebrmes kredis\u00eb, Bonjaku e kishte shitur p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej rreth 9.6 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2011. Po t\u00eb nj\u00ebjtin apartament, bler\u00ebsi e kishte shitur tre vjet m\u00eb von\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej rreth 6 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Komici tha se diferenca n\u00eb \u00e7mimin e shitjes s\u00eb par\u00eb dhe asaj t\u00eb dyt\u00eb si dhe fakti q\u00eb transaksionet ishin b\u00ebr\u00eb cash, kishin ngritur dyshime p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim fiktiv. Komici tha se dyshimet ishin bazuar edhe n\u00eb \u00e7mimet e referenc\u00ebs s\u00eb zon\u00ebs, q\u00eb po ashtu ishin disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se \u00e7mimi me t\u00eb cilin e kishte shitur prokurori apartamentin.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, nj\u00eb akt rivler\u00ebsimi q\u00eb e kishte \u00e7muar apartamentn n\u00eb shum\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn ishte shitur ishte regjistruar n\u00eb hipotek\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb nuk gjendej fatura e paguar dhe as akti n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Zyra e ASHK-s\u00eb kishte pretenduar n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje se nuk e gjente dot dokumentin p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimit fizik t\u00eb arkiv\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Komici gjithashtu tha se personi q\u00eb e kishte bler\u00eb apartamentin nga prokurori ishte hetuar disa vite m\u00eb von\u00eb p\u00ebr trafik qeniesh njer\u00ebzore, nd\u00ebrsa hetimi ishte pushuar.<\/p>\n<p>Prokurori Bonjaku k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb se personin n\u00eb fjal\u00eb nuk e kishte njohur p\u00ebrtej marr\u00ebdh\u00ebnies tregtare dhe as kishte mbajtur kontakte me t\u00eb. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se \u00e7mimi i shitjes, bazuar n\u00eb aktin e rivler\u00ebsimit ishte real dhe solli si prova nj\u00eb ekspertiz\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tij q\u00eb e vler\u00ebsonte apartamentin edhe m\u00eb shtrenjt\u00eb nga sa ai e kishte shitur.<\/p>\n<p>Ai solli po ashtu si prov\u00eb njoftime n\u00eb gazet\u00ebn \u201c\u00c7el\u00ebsi\u201d t\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn sipas tij apartamente t\u00eb ngjashme kishin nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt. Ai rip\u00ebrs\u00ebriti p\u00ebrgjigjen e ASHK-s\u00eb p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e gjetjes s\u00eb aktit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pretendoi se personi i tret\u00eb q\u00eb kishte bler\u00eb apartamentin p\u00ebr rreth 44 mij\u00eb euro, i kishte th\u00ebn\u00eb se shit\u00ebsi k\u00ebrkonte t\u00eb kryente nj\u00eb transaksion t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb, Kesser k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh n\u00eb lidhje me veprimet mbi apartamentin dhe kontaktet e Bonjakut me bler\u00ebsin, p\u00ebrfshi dyshimet mbi vler\u00ebn e aktit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Kesser pyeti se si ishte lidhur me bler\u00ebsin.<\/p>\n<p>Bonjaku shpjegoi se bler\u00ebsi ishte prezantuar vet\u00eb pasi ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr apartamentin e nxjerr\u00eb n\u00eb shitje, por shtoi se nuk e mbante mend se si ai e kishte m\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Bonjaku sqaroi se ai kishte k\u00ebrkuar nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por kishte r\u00ebn\u00eb dakord t\u00eb shiste apartamentin p\u00ebr rreth 70 euro p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb m\u00eb pak. Kesser shprehu habin\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ishin n\u00eb cash 9.6 milion\u00eb lek\u00eb, por Bonjaku shpjegoi se transferimi i parave ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe parat\u00eb ishin num\u00ebruar aty.<\/p>\n<p>KPK i k\u00ebrkoi shpjegime Bonjakut edhe n\u00eb lidhje me apartamentin e bler\u00eb p\u00ebr 8.9 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb lagjen \u201cDon Bosko\u201d. Sipas Komisionit, pagesat p\u00ebr kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit ishin b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb person tjet\u00ebr dhe n\u00eb to ishte deklaruar se b\u00ebheshin p\u00ebr llogari t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Bonjaku dha si shpjegim se e kishte bler\u00eb apartamentin nga nj\u00eb person q\u00eb e kishte marr\u00eb at\u00eb prej kompanis\u00eb me \u201cklering\u201d dhe format se si ishte shprehur kjo n\u00eb kontrat\u00eb e shpjegonin marr\u00ebdh\u00ebnien n\u00eb fjal\u00eb. Ai tha se n\u00eb fund, pagesat ishin deklaruar p\u00ebr kompanin\u00eb edhe pse pron\u00ebsin\u00eb atij ia kishte transferuar shit\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb posa\u00e7me noteriale.<\/p>\n<p><strong>Dosja p\u00ebr kultivuesit<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Bonjaku u vler\u00ebsua pozitivisht sa i p\u00ebrket profesionalizmit, por Drejtoria p\u00ebr Sigurimin e Informacionit t\u00eb Klasifikuar kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb dyzuar, ku reflektohej edhe nj\u00eb denoncim mbi nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb ai kishte hetuar. Sipas Komicit, DSIK ia kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb KPK-s\u00eb t\u00eb vler\u00ebsonte mbi rastin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit u tha se Bonjaku kishte hetuar nj\u00eb grup t\u00eb dyshuar p\u00ebr kultivim t\u00eb kanabisit n\u00eb Kruj\u00eb. Hetimet dhe m\u00eb pas arrestimet ishin ngritur bazuar mbi p\u00ebrgjime dhe ndaj nj\u00eb prej personave kishte pasur nj\u00eb mesazh q\u00eb e implikonte n\u00eb veprimtarin\u00eb e kultivimit t\u00eb kanabisit.<\/p>\n<p>Por Komici tha se ky mesazh i paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mas\u00eb sigurie, ishte ndryshuar dhe ishte paraqitur i shkurtuar dhe i pakuptimt\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim t\u00eb p\u00ebrpiluar po nga prokurori.<\/p>\n<p>Komici tha se nga hetimi rezultoi se prokurori po ashtu kishte ndryshuar akuz\u00ebn p\u00ebr personin n\u00eb fjal\u00eb nga kultivim n\u00eb moskall\u00ebzim krimi. Gjykata e Kruj\u00ebs kishte rr\u00ebzuar pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit p\u00ebr gjykim dhe i kishte k\u00ebrkuar atij t\u00eb b\u00ebnte hetime shtes\u00eb sa i p\u00ebrket rastit n\u00eb fjal\u00eb. Pasi Bonjaku e kishte apeluar k\u00ebt\u00eb vendim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Tiran\u00eb, prokurori i Apelit q\u00eb duhej t\u00eb ndiqte \u00e7\u00ebshtjen ishte t\u00ebrhequr nga ankimi, duke b\u00ebr\u00eb me dije se e gjente t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kruj\u00ebs dhe se hetimet ishin t\u00eb mang\u00ebta.<\/p>\n<p>E kthyer p\u00ebr rihetim, kjo dosje nuk kishte pasur ndonj\u00eb fat t\u00eb ndrysh\u00ebm. Komici tha se dukej sikur prokurori kishte favorizuar t\u00eb pandehurin B.D n\u00eb rastin konkret dhe vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit kishte k\u00ebrkuar edhe aplikim t\u00eb nenin 59 p\u00ebr pezullim t\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Prokurori mohoi t\u00eb kishte trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb favorizuar B.D. Ai dha shpjegime mbi detajet t\u00eb hetimit dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si mesazhi n\u00eb fjal\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb indicie, por q\u00eb nuk provonte q\u00eb B.D t\u00eb kishte kultivuar kanabis. Prokurori tha se mesazhi n\u00eb fjal\u00eb nuk ishte shoq\u00ebruar me prova t\u00eb tjera dhe as me komunikime t\u00eb tjera nga B.D. Ai po ashtu la t\u00eb kuptohej se B.D ishte ngat\u00ebrruar me nj\u00eb prej t\u00eb akuzuarve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori pretendoi se vendimi i tij p\u00ebr t\u00eb ndryshuar akuz\u00ebn n\u00eb moskall\u00ebzim krimi ishte marr\u00eb pas nj\u00eb takimi konsultues me oficer\u00ebt e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore q\u00eb ishin pjes\u00eb e hetimit dhe drejtuesin e policis\u00eb kriminale dhe drejtuesin e prokuroris\u00eb. Bonjaku tha se i kishte dh\u00ebn\u00eb KPK-s\u00eb procesverbalin e takimit.<\/p>\n<p>Sipas prokurorit, ai e kishte kund\u00ebrshtuar vendimin e gjykat\u00ebs, pasi kjo e fundit nuk duhej t\u00eb ndante \u00e7\u00ebshtjen sepse n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb d\u00ebmtonte hetimet, por duhej t\u00eb kishte k\u00ebrkuar ndryshim t\u00eb akuz\u00ebs n\u00ebse e shihte t\u00eb arsyeshme. Sipas prokurorit, \u00e7\u00ebshtja shkoi n\u00eb gjykat\u00eb me akuz\u00ebn e p\u00ebrcaktuar prej tij dhe tashm\u00eb kishte vendim gjykate q\u00eb e kishte konfirmuar k\u00ebt\u00eb vendimmarrje. Ai po ashtu shtoi se n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb nuk kishte kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, pasi personat e akuzuar p\u00ebr kultivim narkotik\u00ebsh, neni 184 i Kodit Penal, nuk ishin n\u00eb list\u00ebn e atyre q\u00eb konsideroheshin kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Bonjaku po ashtu kund\u00ebrshtoi gjetjet mbi mosnjoftimin e kall\u00ebzuesve n\u00eb dy vendime mosfillimi e pushimi q\u00eb ai kishte marr\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, ai tha se vler\u00ebsonte hetimin e Komisionit dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej, duke th\u00ebn\u00eb n\u00eb seanc\u00eb se kishte mbajtur lart figur\u00ebn e prokurorit dhe kishte ruajtur veten nga ndikimi. \u201cNuk kam marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb hua dhe kam ruajtur distanc\u00ebn me t\u00eb tret\u00ebt,\u201d tha Bonjaku. \u00a0Seanca p\u00ebr shpalljen e vendimit u caktua m\u00eb 27 prill n\u00eb or\u00ebn 9.45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kruj\u00ebs, Florian Bonjaku. Bonjaku iu n\u00ebnshtrua rivler\u00ebsimit n\u00eb t\u00eb tri kriteret nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Valbona Sabxhaktarin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte Steven Kessler. Komici [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71641,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,236],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Florian-Bonjaku-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Florian Bonjaku pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71640"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71640"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71640\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71642,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71640\/revisions\/71642"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71641"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71640"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}