{"id":71646,"date":"2022-04-19T17:34:58","date_gmt":"2022-04-19T15:34:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/violeta-shkurta-u-largua-nga-detyra-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2022\/04\/19\/"},"modified":"2023-04-06T16:29:40","modified_gmt":"2023-04-06T14:29:40","slug":"violeta-shkurta-u-largua-nga-detyra-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/violeta-shkurta-u-largua-nga-detyra-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2022\/04\/19\/","title":{"rendered":"Violeta Shkurta u largua nga detyra p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 28 shkurt t\u00eb largoj\u00eb nga detyra drejtuesen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Violeta Shkurta, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb Komisionit, Shkurta rezultoi gjithashtu me balanc\u00eb negative prej 18 milion\u00eb lek\u00ebsh, kryesisht p\u00ebr periudh\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimit me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokurores Shkurta p\u00ebr rihetimin e pasuris\u00eb bazuar n\u00eb shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara prej saj, si dhe p\u00ebr verifikimin e dy kritereve t\u00eb tjer\u00eb, ajo u vler\u00ebsua e aft\u00eb n\u00eb aspektin profesional dhe se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kritetin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Rivler\u00ebsimi p\u00ebr prokuroren Shkurta u krye nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen.<\/p>\n<p>Violeta Shkurta e ka nisur karrier\u00ebn si oficere e policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb vitin 1989 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit. Prej vitit 2019, Shkurta u promovua si drejtuese e p\u00ebrkohshme e Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb konstatohet se mungesat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha financiare jan\u00eb gjetur n\u00eb transaksionet e kryera p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 180.3 m2 n\u00eb Fier, kundrejt shum\u00ebn 8 milion\u00eb e 60 mij\u00eb lek\u00eb. Komisioni kreu nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb gjith\u00eb burimeve t\u00eb deklaruara p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave jan\u00eb krijuar me t\u00eb ardhura nga puna n\u00eb emigracion dhe n\u00eb sektorin privat t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebrpara vitit 2000, q\u00eb jan\u00eb deklaruar si marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e koh\u00ebs t\u00eb paformalizuara.<\/p>\n<p>Burimet kryesore t\u00eb deklaruara p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga shitja e aparaturave t\u00eb nj\u00eb bingoje; t\u00eb ardhurat nga nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ai ka administruar n\u00eb vijim\u00ebsi; si dhe nj\u00eb kredie e marr\u00eb n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se apartamenti \u00ebsht\u00eb porositur n\u00eb prill t\u00eb 2005-\u00ebs p\u00ebr \u00e7mimin 8 milion\u00eb e 460 mij\u00eb lek\u00eb, por shuma 400 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb zbritur p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimit t\u00eb projektit dhe moskryerjes s\u00eb disa punimeve.<\/p>\n<p>K\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar dit\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb. Si burim p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebtij k\u00ebsti subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb aktiviteti t\u00eb llojit bingo t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion lek\u00eb dhe pjesa tjet\u00ebr nga t\u00eb ardhurat nga aktiviteti i nj\u00eb shoq\u00ebrie tjet\u00ebr t\u00eb zot\u00ebruar po prej tij.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohen burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e pajisjeve t\u00eb bingos n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb, pasi nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga emigracioni dhe nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave nga puna si menaxher n\u00eb disa bingo p\u00ebrpara vitit 2000.<\/p>\n<p>KPK i ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat nga shitja e k\u00ebtij aktiviteti n\u00eb vler\u00ebn 1.9 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ky konkluzion \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb deklarimet e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2005; paraqitjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes nga Shkurta; si dhe shitjen e pajisjeve t\u00eb bingos n\u00eb m\u00eb pak se gjysm\u00ebn e vler\u00ebs q\u00eb jan\u00eb bler\u00eb, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka pasur detyrim p\u00ebr pagim t\u00eb tatimit mbi fitimin e realizuar.<\/p>\n<p>Por n\u00eb analiz\u00ebn e kryer, KPK ka vler\u00ebsuar se \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb identifikohet se cili \u00ebsht\u00eb momenti i sakt\u00eb i p\u00ebrftimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave p\u00ebr sa koh\u00eb vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka paraqitur dokumente dhe shpjegime kontradiktore.<\/p>\n<p>Sipas trup\u00ebs, n\u00eb deklaratat periodike dhe p\u00ebrgjat\u00eb hetimit Shkurta ka deklaruar se k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2005, nd\u00ebrsa pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimit, subjekti i \u00ebsht\u00eb referuar nj\u00eb kontrate t\u00eb shitblerjes s\u00eb nj\u00eb mjeti n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2004-\u00ebs dhe ka pretenduar se shitblerja ka filluar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe ka p\u00ebrfunduar deri n\u00eb kryerjen e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto deklarime, Komisioni ka vler\u00ebsuar sipas dy skenar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisioni \u00ebsht\u00eb ndaluar edhe n\u00eb analiz\u00ebn e burimeve financiare t\u00eb deklaruara se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e pajisjeve t\u00eb bingos n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2000, \u00e7mimi shitjes s\u00eb t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr apartamentin. Sipas KPK, nuk jan\u00eb provuar me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga emigracioni, si dhe nj\u00eb pjes\u00eb nga ato t\u00eb p\u00ebrfituara nga puna e tij n\u00eb disa bingo. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e aparaturave n\u00eb vitin 2000, duke u gjendur n\u00eb kushtet e nj\u00eb deklarimi t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga hetimi lidhur me burimin nga t\u00eb ardhurat prej aktivitetit t\u00eb bingos, ka rezultuar se prej drejtoris\u00eb s\u00eb Tatimeve nuk konfirmohet regjistrimi i shoq\u00ebris\u00eb nga bashk\u00ebshorti. Subjektit i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumentacion regjistrimin e aktivitetit, nd\u00ebrsa Shkurta ka shpjeguar se n\u00eb vitin 2001 aparaturat jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira deri n\u00eb vitin 2003, ashtu si ka sh\u00ebnuar dhe n\u00eb deklarimin e atij viti, se n\u00eb periudh\u00ebn 2001-2002 qiraja mujore ishte 300 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb 2003-in, 150 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nuk \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion ligjor marr\u00ebdh\u00ebnia e qiras\u00eb dhe pagesa e detyrimeve tatimore mbi t\u00eb ardhurat nga qiraja e pajisjeve t\u00eb bingos dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ato nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si t\u00eb ardhura individuale t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Trupa e KPK-s\u00eb vler\u00ebson se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb as t\u00eb ardhurat n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb nga shoq\u00ebria e bashk\u00ebshortit e regjistruar n\u00eb vitin 2001, pasi nuk ka provuar shp\u00ebrndarjen e dividendit. Po ashtu, Komisioni v\u00ebren se subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk kan\u00eb pretenduar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d t\u00eb ardhura t\u00eb fituara nga aktiviteti tregtar, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb ardhurave nga paga si administrator i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>KPK nuk ka konsideruar edhe pretendimet se t\u00ebrheqjet nga llogarit\u00eb bankare n\u00eb emrin e bashk\u00ebshortit si individ, kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr nevojat familjare.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni vler\u00ebson se p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb subjekti nuk paraqiti asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur deklarimin e tij, nuk mund t\u00eb konkludohet me siguri mbi destinacionin e p\u00ebrdorimit t\u00eb fondeve t\u00eb t\u00ebrhequra dhe ato supozohet t\u2019i ken\u00eb sh\u00ebrbyer aktivitetit tregtar,\u201d citohet n\u00eb vendim dhe konkludohet se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb burim.<\/p>\n<p>Shkurta ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2006, pasi ka rezultuar me balanc\u00eb negative fondesh n\u00eb shum\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb tret\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb ka sh\u00ebrbyer nj\u00eb kredi e marr\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2006. Megjith\u00ebse kredia \u00ebsht\u00eb kosideruar si burim p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebtij k\u00ebsti, p\u00ebr vitin 2006 ka rezultuar balanc\u00eb negativ\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 283 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr shlyerjen n\u00eb vitin 2011 t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb mbetur t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb p\u00ebr apartamentin 108.3 m2, Shkurta ka deklaruar nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese t\u00eb p\u00ebrfituar nga Bashkia Fier, me destinacion blerje apartamenti.<\/p>\n<p>Por Komisioni konkludon se subjekti nuk plot\u00ebsonte kriteret e k\u00ebrkuara nga ligji \u201cP\u00ebr programet sociale t\u00eb strehimit p\u00ebr banor\u00ebt e zonave urbane\u201d, i ndryshuar, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredi leht\u00ebsuese nga Bashkia Fier n\u00eb vitin 2011, pasi n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishte n\u00eb pron\u00ebsi apartamentin me sip\u00ebrfaqe 180,3 m2.<\/p>\n<p>Sipas trup\u00ebs gjykuese, subjekti i ka ndryshuar destinacionin kredis\u00eb leht\u00ebsuese p\u00ebr strehim, duke e p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb kushte normale. Por nisur nga fakti se aplikimi dhe p\u00ebrfitimi i statusit t\u00eb t\u00eb pastrehut nga ana e subjektit, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ajo ka qen\u00eb e divorcuar nga bashk\u00ebshorti, Komisioni vler\u00ebson se problematika e konstatuar n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb kredi nuk arrin deri n\u00eb at\u00eb nivel saq\u00eb ndaj prokurores Shkurta t\u00eb aplikohet mas\u00eb disiplinore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, Shkurta ka shpjeguar se p\u00ebr periudh\u00ebn 2007-2011 ka qen\u00eb e divorcuar. N\u00eb k\u00ebto vite, bashk\u00ebshorti ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve dhe t\u00eb investimeve. P\u00ebr periudh\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, 1996-2002, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 11.2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitet 2003-2016 kur subjekti ka ushtruar detyr\u00ebn e prokurores, balanca negative ka rezultuar n\u00eb shum\u00ebn\u00a0 4.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 28 shkurt t\u00eb largoj\u00eb nga detyra drejtuesen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Violeta Shkurta, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb Komisionit, Shkurta rezultoi gjithashtu me balanc\u00eb negative prej 18 milion\u00eb lek\u00ebsh, kryesisht p\u00ebr periudh\u00ebn para fillimit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71647,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[118,119,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Violeta-Shkurta-vendim.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Violeta Shkurta gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71646"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71646"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71646\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71648,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71646\/revisions\/71648"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71647"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71646"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71646"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71646"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}