{"id":71652,"date":"2022-04-16T16:53:53","date_gmt":"2022-04-16T14:53:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-prokurori-ervin-beqiri-u-penalizua-per-burimet-e-nje-apartamenti\/2022\/04\/16\/"},"modified":"2023-04-06T16:30:04","modified_gmt":"2023-04-06T14:30:04","slug":"vendimi-i-kpk-prokurori-ervin-beqiri-u-penalizua-per-burimet-e-nje-apartamenti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-prokurori-ervin-beqiri-u-penalizua-per-burimet-e-nje-apartamenti\/2022\/04\/16\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Prokurori Ervin Beqiri u penalizua p\u00ebr burimet e nj\u00eb apartamenti"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Elbasanit, Ervin Beqiri u shkarkua nga detyra m\u00eb 3 mars, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vler\u00ebsoi se ai kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2013. Hetimi administrativ p\u00ebr Beqirin u p\u00ebrfundua vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Komisionit konstatohet se Beqiri ka paraqitur deklarime t\u00eb reja gjat\u00eb hetimit administrativ lidhur me burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pagesat e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit, t\u00eb cilat jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb nivel deklarativ dhe jo t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, prokurori Beqiri ka pasqyruar blerjen e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 104.18 m2 n\u00eb vitin 2013, kundrejt \u00e7mimit 90 mij\u00eb euro. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ka deklaruar kursimet personale para martese; kursimet familjare gjat\u00eb martes\u00ebs dhe nj\u00eb hua pa interes t\u00eb marr\u00eb nga familjar\u00ebt, t\u00eb shlyer n\u00eb 2016-\u00ebn. Ai ka sqaruar se ka paguar shum\u00ebn 87 mij\u00eb euro dhe se detyrimi i mbetur ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3000 euro gjat\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2013, subjekti ka paraqitur shpjegime m\u00eb t\u00eb detajuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera ka deklaruar kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes dhe se ka paguar shum\u00ebn 80 mij\u00eb euro me burime nga kursimet familjare p\u00ebr vitin 2013 n\u00eb shum\u00ebn prej 1 milion 263 mij\u00eb lek\u00eb; nga kursimet familjare t\u00eb viteve t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb shum\u00ebn prej 4 milion\u00eb e 822 mij\u00eb lek\u00eb; huan\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga babai n\u00eb shum\u00ebn 5.1 milion\u00eb; si dhe detyrimin e mbetur 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar t\u00eb ardhurat e deklaruara se kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burime p\u00ebr kryerjen e pagesave nga ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr dy k\u00ebstet e shlyera n\u00eb vitin 2013, nj\u00eb n\u00eb muajin janar n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro dhe tjetrin n\u00eb korrik 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb pare n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro, Beqiri ka deklaruar si burime krijimi kursimet e m\u00ebparshme personale dhe familjare n\u00eb gjendje cash; dhe shum\u00ebn 5,1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb hua nga babai.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit, Komisioni ka konstatuar gjat\u00eb hetimit paraprak se n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2012 ai duhej t\u00eb zot\u00ebronte gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 930 mij\u00eb lek\u00eb. Nga verifikimi i burimeve t\u00eb deklaruara se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e likujditeteve cash dhe atyre n\u00eb bank\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb 2012-\u00ebs, ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 277 mij\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPK ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhura nga gjendja cash n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 652 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit administrativ se nga babai ka marr\u00eb dy hua, at\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 5.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2013, si dhe nj\u00eb tjet\u00ebr 1.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb mars t\u00eb po atij viti. Ai ka sqaruar se huat\u00eb jan\u00eb marr\u00eb pa afat dhe pa interes.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr huat\u00eb, Beqiri ka deklaruar kursimet e babait dhe n\u00ebn\u00ebs nd\u00ebr vite; shumat q\u00eb babai ka marr\u00eb hua nga vajzat e tij p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar k\u00ebto shuma; si dhe marrja hua prej t\u00eb atit e dy shumave nga t\u00eb af\u00ebrmit e tij, nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb dhe tjetra 800 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur s\u00ebrish nga Komisioni mbi burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb babait t\u00eb tij q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr dh\u00ebnien e huave 5.1 milion\u00eb lek\u00eb dhe 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, subjekti ka referuar edhe disa burime shtes\u00eb. Konkretisht, shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Fier n\u00eb vitin 2000; si dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga nj\u00eb prej motrave nga honoraret e pun\u00ebs s\u00eb kryer pran\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve p\u00ebr vitet 2007 \u2013 2019 dhe Qendr\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebrbimeve Arsimore, pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur detyrimin ligjor q\u00eb krahas deklarimit t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb deklaronte dhe t\u00eb provonte me dokumentacion justifikues ligjor edhe burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr likuidimin e k\u00ebsteve.<\/p>\n<p>Sipas trup\u00ebs s\u00eb KPK, Beqiri nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarime mbi burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb personave q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua t\u00eb atit, si dhe ka rezultuar se babai n\u00eb janar t\u00eb vitit 2013 ka disponuar llogari bankare n\u00eb vler\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, ku ka shtuar dhe 1 milion lek\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se huat\u00eb e marra nga babai i Beqirit prej dy t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij jan\u00eb deklaruar vet\u00ebm gjat\u00eb hetimit administrativ, si dhe p\u00ebr arsye se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsia financiare e huadh\u00ebn\u00ebsve, KPK i vler\u00ebson shpjegimet n\u00eb nivel deklarativ dhe nuk i ka konsoderuar si burim krijimi p\u00ebr shum\u00ebn 5.1 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb subjekti ka marr\u00eb hua nga i ati.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb pranuar si burim p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 5.1 milion\u00eb lek\u00eb shuma 1.5 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb Fier n\u00eb vitin 2000. KPK konstaton se prind\u00ebrit e subjektit, menj\u00ebher\u00eb pas shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Fier, kan\u00eb krijuar nj\u00eb tjet\u00ebr pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb vler\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se ajo q\u00eb kan\u00eb shitur banes\u00ebn e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2009, para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb ku ai zot\u00ebronte 80% t\u00eb vler\u00ebs, prej nga rezulton se babai ka disponuar vet\u00ebm 180 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se nuk \u00ebsht\u00eb gjetur asnj\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb deklaratat periodike dhe n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d p\u00ebr p\u00ebrdorimin e shum\u00ebs 1.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb Fier, si burim krijimi p\u00ebr huan\u00eb 5.1 milion\u00eb lek\u00eb. Nisur nga fakti se edhe ky pretendim \u00ebsht\u00eb parashtruar gjat\u00eb hetimit administrativ, KPK e ka konsideruar n\u00eb nivel deklarativ dhe nuk e ka konsideruar si burim t\u00eb huas\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka pranuar t\u00eb ardhurat e motrave t\u00eb subjektit, me argumentin se kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb trung familjar me prind\u00ebrit dhe nga kjo bashk\u00ebjetes\u00eb kan\u00eb krijuar edhe kursime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Trupi gjykues ka vler\u00ebsuar se nga t\u00eb ardhurat e babait dhe t\u00eb motrave p\u00ebr periudh\u00ebn 2009 \u2013 2012, \u00ebsht\u00eb i mundur disponimi i vler\u00ebs cash 4 milion\u00eb e 412 mij\u00eb lek\u00eb. Duke u bazuar dhe n\u00eb faktin se subjekti e ka kthyer huan\u00eb 5.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme, \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare mund\u00ebsia e kursimit t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb subjektit n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb e 412 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij burimi, trupi gjykues \u00e7mon se babai i subjektit ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 687 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 5.1 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 945 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2013, subjekti ka deklaruar gjat\u00eb hetimit administrativ se kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb gjitha vlerat e depozituara n\u00eb emrin e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb \u201cAlpha Bank\u201d, si dhe huan\u00eb e t\u00eb atit n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb. Kjo hua nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb deklaruar m\u00eb par\u00eb prej Beqirit.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se n\u00eb janar t\u00eb vitit 2013 babai i kishte dh\u00ebn\u00eb subjektit shum\u00ebn 5.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, si dhe nga deklarimet se ai kishte marr\u00eb hua 1.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e asaj vlere, Komisioni konsideron se nuk ka logjik\u00eb ekonomike q\u00eb i ati t\u00eb dispononte edhe vlera t\u00eb tjera monetare cash.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht se z. A. B., me deklarat\u00ebn e dat\u00ebs 11.11.2021, ka konfirmuar dh\u00ebnien e k\u00ebsaj shume n\u00eb favor t\u00eb djalit t\u00eb tij \u2013 n\u00eb mars t\u00eb vitit 2013 duket kontradiktor fakti se pse me deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb dat\u00ebs 18.3.2014 ai ka deklaruar se i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2013 shum\u00ebn 5,100,000 (pes\u00eb milion\u00eb e nj\u00ebqind mij\u00eb) lek\u00eb \u2013 duke mos u p\u00ebrmendur shuma tjet\u00ebr prej 1,200,000 (nj\u00eb milion e dyqind mij\u00eb) lek\u00eb, e materializuar n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit n\u00eb dat\u00ebn 6.3.2013,\u201d v\u00ebren KPK.<\/p>\n<p>Trupa e KPK konstaton se subjekti i rivler\u00ebsimit ka ndryshuar deklarimet duke shtuar si burim gjat\u00eb hetimit administrativ huan\u00eb nga babai n\u00eb shum\u00ebn 1,2 milion\u00eb lek\u00eb. \u201cTrupi gjykues krijon bindjen se k\u00ebto deklarime t\u00eb m\u00ebvonshme kan\u00eb vler\u00eb t\u00eb kufizuar, pasi rezultojn\u00eb si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrmbysjes s\u00eb nj\u00eb analize financiare negative,\u201d vler\u00ebson Komisioni dhe \u00e7mon se deklarata noteriale e babait e vitit 2021 nuk mundi t\u00eb prodhoj\u00eb besueshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Trupa e KPK \u00e7mon se Beqiri rezulton me munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 1.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe nuk e ka konsideruar k\u00ebt\u00eb vler\u00eb si burim t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, p\u00ebr krijimin e apartamentit Komisioni arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, pasi rezulton me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 945 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro dhe n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr k\u00ebstin e dyt\u00eb 30 mij\u00eb euro, t\u00eb dyja pagesa t\u00eb realizuara n\u00eb vitin 2013. Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr vitet 2014-2015 n\u00eb shum\u00ebn 534 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto konkluzione, trupa e KPK e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtar Roland Ilian, i vler\u00ebson t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori Ervin Beqiri nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb tij dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur me t\u00eb dhe e ka shkarkuar nga detyra.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Elbasanit, Ervin Beqiri u shkarkua nga detyra m\u00eb 3 mars, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vler\u00ebsoi se ai kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2013. Hetimi administrativ p\u00ebr Beqirin u p\u00ebrfundua vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Komisionit konstatohet se [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71653,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[118,119,131],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ervin-Beqiri-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ervin Beqiri pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71652"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71652"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71652\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71654,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71652\/revisions\/71654"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71653"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71652"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71652"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71652"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}