{"id":71655,"date":"2022-04-14T18:10:03","date_gmt":"2022-04-14T16:10:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/duhet-te-presim-te-vdesi-nje-person-kpa-ngre-pikepyetje-mbi-hetimet-e-ild-se\/2022\/04\/14\/"},"modified":"2023-04-06T16:30:26","modified_gmt":"2023-04-06T14:30:26","slug":"duhet-te-presim-te-vdesi-nje-person-kpa-ngre-pikepyetje-mbi-hetimet-e-ild-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/duhet-te-presim-te-vdesi-nje-person-kpa-ngre-pikepyetje-mbi-hetimet-e-ild-se\/2022\/04\/14\/","title":{"rendered":"\u2018Duhet t\u00eb presim t\u00eb vdesi nj\u00eb person\u2019, KPA ngre pik\u00ebpyetje mbi hetimet e ILD-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Seanca publike e zhvilluar n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA p\u00ebr shqyrtimin e ankimit t\u00eb gjyqtares s\u00eb Kruj\u00ebs, Enkeleida Hoxha ndaj vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ p\u00ebr sharkimin e saj, u dominua nga debatet, komentet dhe pyetjet mes pal\u00ebve, ku n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur kryesuesja e trupit gjykues, Albana Shtylla t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e komunikimit duke k\u00ebrkuar qet\u00ebsi dhe zbatimin e procedur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb prej dy pyetjeve t\u00eb drejtuara nga an\u00ebtarja e Kolegjit Natasha Mulaj, p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD lidhur me praktik\u00ebn q\u00eb ky institucion ndjek p\u00ebr t\u00eb hetuar shkeljet e magjistrat\u00ebve, ekspozoi faktin se p\u00ebr t\u00eb filluar verifikimin p\u00ebr shkeljet e mundshme nevojitet nj\u00eb indicie e depozituar nga nj\u00eb autoritet apo subjekt tjet\u00ebr ose b\u00ebrja publike e rrethanave t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Nd\u00ebrsa nuk u dhan\u00eb sqarime n\u00ebse ka dhe mund\u00ebsi t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb verifikuar shkeljet e magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Enkeleida Hoxha gjendet n\u00eb paraburgim prej 11 shkurtit 2021, kur u arrestua bashk\u00eb me 11 persona t\u00eb tjer\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb strukture kriminale q\u00eb synonte t\u00eb lironte disa t\u00eb d\u00ebnuar q\u00eb e vuajn\u00eb d\u00ebnimin n\u00eb burgun e siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb, kundrejt p\u00ebrfitimeve monetare.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, Artur Metani kishte filluar hetim disiplinor ndaj Hoxh\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb lirimit t\u00eb dy t\u00eb d\u00ebnuarve p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve Hekuran Billa i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr vrasje n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar q\u00eb iu konvertua me 25 vjet burg n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; i cili u ekzekutua rreth nj\u00eb vit pasi fitoi lirin\u00eb. Pas arrestimit t\u00eb saj p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb lirimin e t\u00eb d\u00ebnuarve t\u00eb tjer\u00eb, KLGJ vendosi m\u00eb 17 mars q\u00eb ta largoj\u00eb nga detyra gjyqtaren Enkeleida Hoxh\u00ebn, vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pretenduara nga ILD, at\u00eb t\u00eb lirimit t\u00eb Bill\u00ebs.<\/p>\n<p>Enkeleida Hoxha k\u00ebrkoi t\u00eb enjten q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohej marrja e disa akteve n\u00eb zyr\u00ebn e saj n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kruj\u00ebs, t\u00eb sekuestruar nga SPAK, duke u ankuar se KLGJ nuk e kishte pranuar m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Hoxha sqaroi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr vendime t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kruj\u00ebs p\u00ebr lirimet e t\u00eb d\u00ebnuarve, q\u00eb sipas saj jan\u00eb raste t\u00eb ngjashme dhe nuk jan\u00eb verifikuar dhe hetuar prej ILD-s\u00eb<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se hetimi p\u00ebr Bill\u00ebn ishte filluar pas mediatizimit t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb saj. \u201cAs ILD dhe as KLGJ nuk e kan\u00eb marrr\u00eb parasysh veprimtarin\u00eb time si gjyqtare prej 17 vitesh duke vendosur nj\u00eb mas\u00eb ekstreme p\u00ebr nj\u00eb vendim\u201d, pohoi Hoxha dhe sqaroi se ishte kryefamiljare dhe n\u00ebn\u00eb e dy f\u00ebmij\u00ebve, ku nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb autik. Ajo dor\u00ebzoi si prova certifikat\u00ebn familjare dhe kartel\u00ebn mjek\u00ebsore t\u00eb nj\u00eb prej f\u00ebmij\u00ebve, q\u00eb u administruan nga KPA.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i gjyqtares Enkeleida Hoxha, avokati Ardian Visha i filloi parashtrimet me pretendimin se KPA nuk \u00ebsht\u00eb gjykata kompetente p\u00ebr shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes, por sipas tij Gjykata Kushtetuese. \u201cTrupa juaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u2018prer\u00eb\u2019 koka prokuror\u00ebsh e gjyqtar\u00ebsh, sesa p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat kushtetuese\u201d, v\u00ebrejti ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i KLGJ-s\u00eb, Qemal Zaimi dhe ajo e ILD-s\u00eb, Isida Koka theksuan n\u00eb parashtrimet e tyre se vet\u00eb KPA tashm\u00eb ka praktik\u00eb p\u00ebr raste t\u00eb tilla q\u00eb i ka rr\u00ebzuar pretendimet p\u00ebr kompetenc\u00ebn. \u201cMegjith\u00ebse u pretendua niveli kushtetues i \u00e7\u00ebshtjes, nuk u ngrit ansj\u00eb pretendim kushtetues\u201d, deklaroi Zaimi.<\/p>\n<p>Avokati Visha replikoi me Zaimin. \u201cZot\u00ebria duket se nuk e ka haberin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar. Ai nuk e njeh fush\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkon njohje t\u00eb thell\u00eb, jo vet\u00ebm t\u00eb gjyqtarit, por dhe t\u00eb redaktorit t\u00eb gjyqtarit\u201d, deklaroi Visha, por kryesuesja Albana Shtylla i k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ishte m\u00eb i kujdessh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e komunikimit dhe ti drejtohej gjykat\u00ebs e jo pal\u00ebs.<\/p>\n<p>Visha e cil\u00ebsoi t\u00eb sinkornizuar mediatizimin e \u00e7\u00ebshtjes me verifikimet e ILD-s\u00eb, si dhe me procesin penal ndaj saj. Ai e quajti dhe si nj\u00eb sulm politik procedimin disiplinor t\u00eb s\u00eb mbrojtur\u00ebs prej tij dhe t\u00eb pabazuar n\u00eb aspektin procedural e institucional.<\/p>\n<p>Avokati Visha solli n\u00eb v\u00ebmendje denoncimin e kryer nga Drejtori i Burgjeve n\u00eb ILD. \u201c\u00cbsht\u00eb ironike pasi denoncuesi \u00ebsht\u00eb vet\u00eb kontributor tek lirimi me kusht\u201d, theksoi Visha dhe konstatoi se ndaj tij nuk ka asnj\u00eb q\u00ebndrim, nd\u00ebrsa ndaj gjyqtares Hoxha \u00ebsht\u00eb marr\u00eb mas\u00eb shkarkuese.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb situat\u00eb ai e cil\u00ebsoi si prov\u00eb p\u00ebr subjektivizmin q\u00eb ka egzistuar n\u00eb goditjen e Hoxh\u00ebs. Ai shtoi se ILD ishte sjell\u00eb me arroganc\u00eb n\u00eb mospranimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr marrveshje lidhur me ato q\u00eb ai i cil\u00ebson shkelje jo t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebr shkak t\u00eb pakujdesis\u00eb, t\u00eb kyera nga subjekti. \u201cK\u00ebrkesa p\u00ebr marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb i jepet ILD-s\u00eb q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb si \u2018armik\u2019, por si korrigjues\u201d, argumentoi Visha.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e ILD-s\u00eb, k\u00ebmb\u00ebnguli se ankueses i ishte foruar nj\u00eb proces i rregullt ligjor, si gjat\u00eb hetimit disiplinor, ashtu edhe gjat\u00eb procesit dhe vendimarrjes n\u00eb KLGJ. Koka sqaroi se k\u00ebrkesa p\u00ebr marr\u00ebveshje ishe paraqitur n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb n\u00eb KLGJ kur ishte kryer hetimi dhe se nuk ishte dor\u00ebzuar asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare me shkrim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Visha e konsideroi mas\u00ebn e shkarkimit t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj, pasi sipas tij, normat ligjore p\u00ebr shkeljet disiplinore t\u00eb magjistrat\u00ebve ishin shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese n\u00eb periudh\u00ebn kur jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendimet nga Hoxha.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se n\u00eb rastin e lirimit t\u00eb Ilir Paj\u00ebs, KLGJ nuk kishte gjetur probleme, pasi vendimi i Hoxh\u00ebs \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga apeli. \u201cILD nga dy \u00e7\u00ebshtje n\u00eb nj\u00eb d\u00ebshton. A mundet q\u00eb nj\u00eb gjyqtar t\u00eb shkarkohet vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb kazus q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ankimuar e vler\u00ebsuar nga nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb e lart\u00eb\u201d, pohoi Visha.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e ILD-s\u00eb, e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb konstatim. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se prej Hoxh\u00ebs ishin marr\u00eb 6 vendime n\u00eb rastin e lirimit t\u00eb Bill\u00ebs.<\/p>\n<p>Visha vijoi duke pretenduar se vrasja e t\u00eb ndjerit Billa ishte interpretuar mediatikisht bazuar n\u00eb lirimin e tij nga gjyqtarja Hoxha. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb ironike. N\u00ebse ai do t\u00eb kishte vrar\u00eb po. Ai \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb dhe shteti nuk i garantoi jet\u00ebn\u201d, argumentoi Visha.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i KLGJ-s\u00eb, Qemal Zaimi u ndal gjat\u00eb n\u00eb argumentet ku ishte bazuar vendimarrja p\u00ebr shkarkimin e Hoxh\u00ebs. Ai theksoi se Hoxha ka shkelur r\u00ebnd\u00eb k\u00ebrkesat e ligjit \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e t\u00eb d\u00ebnuarve\u201d, pasi kishte kryer ulje t\u00eb d\u00ebnimit n\u00eb mas\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga sa lejohej sipas p\u00ebrcaktimeve ligjore.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebr uljet gjyqtarja i ka dh\u00ebn\u00eb fuqi ligjit shqiptar, kur duhej t\u00eb parashikohej ai i vendit t\u00eb huaj q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnimin. Zaimi v\u00ebrejti se Hoxha kishte marr\u00eb vendim pa administruar n\u00eb dosje dokumentacionin p\u00ebr karakteristikat e sjelljes s\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit Billa.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Zaimi evidentoi faktin se Hoxha kishte p\u00ebrllogaritur si koh\u00eb paraburgimi edhe periudh\u00ebn e burgimit pas d\u00ebnimit t\u00eb tij me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nga drejt\u00ebsia britanike. Zaimi theksoi se kjo p\u00ebrllogaritje ishte b\u00ebr\u00eb megjith\u00ebse ishte njohur me llogaritjen e prokuroris\u00eb q\u00eb ishte e ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cKjo shkelje disiplinore \u00ebsht\u00eb pranuar edhe nga magjistratja, por ajo pretendon se nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe ka kryer k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshje\u201d, pohoi Zaimi.<\/p>\n<p>Sipas tij, Hoxha ka gabuar edhe n\u00eb vendimarrjen p\u00ebr uljen e d\u00ebnimit sipas amnistis\u00eb. Zaimi theksoi se legjislacioni p\u00ebr amistin\u00eb ndalon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr vrasje dhe shtoi se subjekti e ka pranuar dhe k\u00ebt\u00eb shkelje duke k\u00ebrkuar marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problematik\u00eb q\u00eb KLGJ parashtroi si shkelje ishte edhe mosarsyetimi i vendimeve q\u00eb mund\u00ebsuan lirimin e Bill\u00ebs. Zaimi sqaroi se \u00ebsht\u00eb detyruese q\u00eb vendimet e gjykat\u00ebs t\u00eb jen\u00eb t\u00eb arsyetuara. Sipas tij, Hoxha nuk ka zbatuar edhe vendimet e gjykatave m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>\u201cGjyqtarja deklaron se ka 17 vjet pun\u00eb dhe nuk kupton t\u00eb ndaj\u00eb periudh\u00ebn e paraburgimit nga ajo e burgimit\u201d, deklaroi Zaimi.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin p\u00ebr procedimin disiplinor bazuar n\u00eb norma ligjore t\u00eb shfuqizuara, Zaimi deklaroi se \u00e7\u00ebshtja e Hoxh\u00ebs ishte zgjidhur bazuar n\u00eb nenin 140 t\u00eb Kushtetut\u00ebs ku parashikohen rastet e shkarkimit t\u00eb gjyqtarit. Ai i cil\u00ebsoi t\u00eb r\u00ebnda shkeljet e konstatuara n\u00eb gjykimet e Hoxh\u00ebs q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb lrimin e Bill\u00ebs dhe k\u00ebrkoi rr\u00ebzimin e ankimit t\u00eb saj. Q\u00ebndrime dhe argumente thuajse t\u00eb nj\u00ebjta paraqiti edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e ILD-s\u00eb, Isida Koka.<\/p>\n<p>Avokati Visha k\u00ebrkoi t\u00eb komentonte lidhur me parashtrimet p\u00ebr baz\u00ebn ligjore t\u00eb procedimit. Ai v\u00ebrejti se n\u00eb raportin e ILD-s\u00eb p\u00ebrmendej 15 her\u00eb norma ligjore e shfuqizuar, si baz\u00eb p\u00ebr hetimin disiplinor.<\/p>\n<p>Koka sqaroi se nuk e kishin mohuar faktin e shfuqizimit t\u00eb normave ligjore lidhur me shkeljet disiplinore t\u00eb magjistrat\u00ebve, por ajo shtoi se nuk kishin ndales\u00eb p\u00ebr t\u2019iu referuar Kushtetut\u00ebs. Visha replikoi s\u00ebrish duke theksuar se Kushtetuta t\u00eb \u00e7on tek ligji dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur Shtylla u t\u00ebrhoqi v\u00ebmendje pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb artikulonin duke respektuar solemnitetin e seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e ILD-s\u00eb u pyet edhe nga an\u00ebtarja e KPA-s\u00eb, gjyqtarja Natasha Mulaj lidhur me shkeljet e konstatuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i kan\u00eb konsideruar si t\u00eb r\u00ebnda bazuar n\u00eb nenin 140 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Koka u p\u00ebrgjigj se jan\u00eb argumentuar n\u00eb parashtrime shkeljet e r\u00ebnda sipas ligjit procedural dhe atij material. Ajo theksoi se shkeljet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura.<\/p>\n<p>Koka theksoi se magjistrati ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb forcoj\u00eb besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Ajo shtoi se shkeljet e kryera nga Hoxha disktretitojn\u00eb figur\u00ebn e magjistratit.<\/p>\n<p>Avokati Visha kund\u00ebshtoi duke pretenduar se nuk kishte pasur d\u00ebmtim t\u00eb imazhit tek nd\u00ebrkom\u00ebtar\u00ebt lidhur me lirimin e Bill\u00ebs, duke argumentuar se nuk ka asnj\u00eb koment t\u00eb shkruar. Ai theksoi se jehona mediatike nuk kishte lidhje, pasi i d\u00ebnuari i liruar nuk kishte kryer vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Lidhur me at\u00eb q\u00eb u quajt jehona mediatike e ngjarjes mbajti q\u00ebndrim edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i KLGJ-s\u00eb. Sipas tij, jeohna mediatike ka ndikim n\u00eb perceptimin e publikut tek drejt\u00ebsia. T\u00eb nj\u00ebjtin mendim shprehu dhe Koka lidhur me perceptimin e publikut. P\u00ebr d\u00ebmtimin e imazhit tek nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, ajo shtoi se n\u00eb k\u00ebto marrveshje parashikohet parimi i reciprocitetit. Sipas saj, n\u00ebse i d\u00ebnuari i transferuar lirohet para kohe, at\u00ebher\u00eb d\u00ebmtohet parimi i reciprocitetit. Por Visha e kund\u00ebrshtoi s\u00ebrish Kok\u00ebn, duke pretenduar se nuk egzistonte ky parim n\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, KPA vendosi t\u00eb administroj\u00eb fashikujt e KLGJ-s\u00eb lidhur me procedimin disiplinor t\u00eb Hoxh\u00ebs, si dhe aktet e dor\u00ebzuara nga kjo e fundit. Po ashtu, u mbyll hetimi gjyq\u00ebsor dhe seanca p\u00ebr paraqitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 10 maj, n\u00eb or\u00ebn 09:00.<\/p>\n<p><strong>Pik\u00ebpyetjet mbi fillimin e verifikimeve<\/strong><\/p>\n<p>Pasi pal\u00ebt kishin paraqitur parashtrimet lidhur me objektin e \u00e7\u00ebshtjes, dhe ishin duke u paraqitur komente e kryer pyetje, an\u00ebtarja e trupit gjykues t\u00eb KPA-s\u00eb, Natasha Mulaj i drejtoi dy pyetje p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb ILD-s\u00eb, Isida Koka, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave kishte t\u00eb b\u00ebnte me m\u00ebnyr\u00ebn e fillimit t\u00eb verifikimeve. Pasi v\u00ebrejti se seanca ishte publike dhe k\u00ebrkoi ndjes\u00eb ndaj familjar\u00ebve t\u00eb Hekuran Bill\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrmendjen e emrit t\u00eb tij, gjyqtarja Natasha Mulaj pyeti p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e ILD-s\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si fillohej hetimi p\u00ebr shkeljet e magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse i ndjeri Billa do t\u00eb ishte gjall\u00eb, do t\u00eb ishte kryer procedimi? P\u00ebrse nuk e kryet m\u00eb par\u00eb? Do duhej t\u00eb ishte filluar verifikimi me iniciativ\u00eb, apo duhet t\u00eb presim t\u00eb vdesi nj\u00eb person?\u201d, pyeti Mulaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e ILD-s\u00eb sqaroi se ILD kishte filluar t\u00eb funksiononte n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2020 dhe se verifikimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast kishte nisur me iniciativ\u00eb, pas publikimit n\u00eb media. Ajo u shpreh se sipas ligjit p\u00ebr faktet q\u00eb jan\u00eb publike fillon procedimi. \u201cN\u00eb muajin qershor, bazuar n\u00eb informacinet e publikuara n\u00eb media filloi verifikimi\u201d, sqaroi Koka dhe shtoi se m\u00eb von\u00eb, pasi ishin konstatuar shkeljet ishte konkluduar p\u00ebr fillimin e hetimit disiplinor.<\/p>\n<p>Koka deklaroi se veprohet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb edhe n\u00eb rastet e ankesave t\u00eb dor\u00ebzuara pran\u00eb ILD-s\u00eb nga qytetar\u00ebt dhe institucionet publike.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen zyrtare online t\u00eb ILD-s\u00eb, sqarohet se veprimtaria e k\u00ebtij institucioni bazohet edhe n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb siguara n\u00eb kuadrin e inspektimeve institucionale e tematike mbi \u00e7do aspekt t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb gjykatave, administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore, zyrave t\u00eb prokurorive dhe administrat\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seanca publike e zhvilluar n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA p\u00ebr shqyrtimin e ankimit t\u00eb gjyqtares s\u00eb Kruj\u00ebs, Enkeleida Hoxha ndaj vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ p\u00ebr sharkimin e saj, u dominua nga debatet, komentet dhe pyetjet mes pal\u00ebve, ku n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur kryesuesja e trupit gjykues, Albana Shtylla t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71656,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[352,327,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Enkelejda-Hoxha-e-shoqeruar-nga-policia-n\u00eb-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Enkeleida Hoxha e shoqeruar nga policia n\u00eb KPA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71655"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71655"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71655\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71657,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71655\/revisions\/71657"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71656"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71655"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71655"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71655"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}