{"id":71661,"date":"2022-04-13T17:36:41","date_gmt":"2022-04-13T15:36:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-pranon-prova-te-reja-dhe-mbyll-shqyrtimin-per-gjyqtaren-atalanta-zeqiraj\/2022\/04\/13\/"},"modified":"2023-04-06T16:32:52","modified_gmt":"2023-04-06T14:32:52","slug":"kolegji-pranon-prova-te-reja-dhe-mbyll-shqyrtimin-per-gjyqtaren-atalanta-zeqiraj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-pranon-prova-te-reja-dhe-mbyll-shqyrtimin-per-gjyqtaren-atalanta-zeqiraj\/2022\/04\/13\/","title":{"rendered":"Kolegji pranon prova t\u00eb reja dhe mbyll shqyrtimin p\u00ebr gjyqtaren Atalanta Zeqiraj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA pranoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn prova t\u00eb reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga gjyqtarja e Vlor\u00ebs, Atalanta Zeqiraj si dhe vendosi mbylljen e hetimit gjyq\u00ebsor. Gjithashtu, Kolegji u k\u00ebrkoi pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb seanc\u00ebn e ardhshme, q\u00eb u njoftua se do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 13 maj, n\u00eb or\u00ebn 09:00.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb 30 qershor 2021. Nga hetimi administrativ rezultoi se ajo nuk kishte pasuri t\u00eb paluajtshme, por p\u00ebrdorte pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga babai i saj n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Prej KPK-s\u00eb u konkludua se babai i subjektit kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb tjetri n\u00eb Tiran\u00eb &#8211; edhe kjo pasuri e p\u00ebrdorur nga gjyqtarja Zeqiraj gjat\u00eb kryerjes s\u00eb stazhit, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>ONM nga ana e saj rekomandoi q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb rishihej nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, duke argumentuar se interpretimi i KPK bazuar mbi proporcionalitetin nuk ishte i qart\u00eb dhe se KPA duhej t\u00eb interpretonte k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendimit dhe rihetonte pasakt\u00ebsit\u00eb e gjetura.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb rekomandim, komisioneri Darjel Sina konstatoi se n\u00eb vendimin e KPK paraqiten rrethana t\u00eb tilla ligjore q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij. Ai i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen dhe t\u00eb rib\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin e pasurive n\u00eb p\u00ebrdorim dhe posedim t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, me burim t\u00eb deklaruar nga t\u00eb ardhurat e personit tjet\u00ebr t\u00eb lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>Sina parashtroi n\u00eb Kolegj se n\u00eb rastin e vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr Zeqirjan ngrihen disa \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr zgjidhje dhe orientim, t\u00eb cilat mund t\u00eb ken\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi dhe p\u00ebr nj\u00ebsimin dhe vler\u00ebsimin e rasteve t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ai deklaroi se u q\u00ebndronte shkaqeve t\u00eb ankimit dhe i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb tyre, t\u00eb vendoste l\u00ebnien n\u00eb fuqi ose ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr Zeqirajn.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar ankimin e Komisionerit, duke theksuar se ishte provuar jo vet\u00ebm mund\u00ebsia e t\u00eb atit p\u00ebr krijimin e pasurive objekt hetimi, por edhe burimi i ligjsh\u00ebm i tyre.<\/p>\n<p><strong>Burimet e pasurive<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Darjel Sina renditi gjetjet e ONM-s\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb, ku p\u00ebr dy apartamente t\u00eb bler\u00eb nga babai i subjektit, nj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2014 dhe tjetri n\u00eb 2015-\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb konstatohet se konfirmohet mund\u00ebsia financiare e t\u00eb atit t\u00eb gjyqtares, por jo ligjshm\u00ebria e burimeve t\u00eb p\u00ebrdorura.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur nga Zeqiraj gjat\u00eb periudh\u00ebs 2014-2015 kur ajo kryente stazhin, v\u00ebrehet edhe mosdeklarimi i k\u00ebsaj t\u00eb drejte reale. Sipas Komisionerit, situat\u00eb e ngjashme paraqitet dhe n\u00eb lidhje me burimet e vlerave 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe 5000 euro t\u00eb dhuruara nga babai.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit Sina, KPK n\u00eb vler\u00ebsimin e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb apartamenteve dhe t\u00eb shumave t\u00eb dhuruara \u00ebsht\u00eb mjaftuar n\u00eb verifikimin e kapacitetit financiar t\u00eb babait t\u00eb subjektit, duke arsyetuar se n\u00eb rastin konkret nuk rezulton shmangie nga detyrimet tatimore. Por sipas tij, veprimet e p\u00ebrfitimit t\u00eb shumave t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr blerjen e k\u00ebtyre pasurive nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb duke shp\u00ebrndar\u00eb fitim n\u00eb fund t\u00eb vitit p\u00ebrkat\u00ebs, duke ngelur t\u00eb paprovuara plot\u00ebsisht k\u00ebrkesat kumulative n\u00eb aneksin e Kushtetut\u00ebs lidhur me cil\u00ebsimin e burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm financiar.<\/p>\n<p>Zeqiraj parashtroi me detaje argumentet dhe provat e saj, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se nga hetimi administrativ n\u00eb KPK ishin v\u00ebrtetuar burimet e ligjshme t\u00eb pasurive t\u00eb krijuara nga i ati.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni ka hetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thelluar t\u00eb ardhurat e babait tim, dokumentacionin ligjor dhe kontab\u00ebl t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb tij ku \u00ebsht\u00eb ortak i vet\u00ebm dhe administrator,\u201d deklaroi Zeqiraj dhe renditi nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb dokumenteve, ku sipas saj \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur KPK p\u00ebr vendimarrjen.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se kishte vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb KPK-s\u00eb t\u00eb gjitha transaksionet bankare t\u00eb kryera nga babai si individ dhe si p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor i shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb ai zot\u00ebron, dokumentacion ligjor e kontab\u00ebl, si dhe akte t\u00eb l\u00ebshuara nga Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, me t\u00eb cilat pretendon se \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm i t\u00eb ardhurave t\u00eb t\u00eb atit p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Zeqiraj v\u00ebrejti se kishte provuar gjith\u00eb transaksionet e kryera p\u00ebr blerjen k\u00ebtij apartamenti, nga huaja e marr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet transfert\u00ebs bankare nga i ati n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ku ai \u00ebsht\u00eb ortak i vet\u00ebm dhe deri tek pagesa e kryer p\u00ebr llogari t\u00eb pal\u00ebs shit\u00ebse. Ajo deklaroi se kishte depozituar dokumentacion t\u00eb institucioneve kompetente nga v\u00ebrtetohej se shoq\u00ebria e zot\u00ebruar nga i ati nuk ka pasur dhe nuk ka asnj\u00eb detyrim tatimor.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, burimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb babait rrjedh nga veprimtaria e ligjshme e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb ai zot\u00ebron. Zeqiraj shtoi se shoq\u00ebria ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs 3.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb Vlor\u00eb, pasi vet\u00ebm n\u00eb vitin 2015 kishte ark\u00ebtuar rreth 71.6 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa gjendja monetare totale kishte qen\u00eb 33 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb babait, Zeqiraj deklaroi se po dor\u00ebzonte si prov\u00eb nj\u00eb v\u00ebrtetim t\u00eb Drejtoris\u00eb Rajonale Tatimore Fier, ku sipas saj jepet informacion n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar dhe jan\u00eb p\u00ebrcaktuar taksat dhe tatimet e paguara sipas p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb sistemin tatimor p\u00ebr periudh\u00ebn 2013-2015. Ajo v\u00ebrejti se Tatimet kan\u00eb pasqyruar edhe qarkullimin dhe fitimin neto t\u00eb realizuar p\u00ebr periudh\u00ebn 2013-2015, q\u00eb \u00ebsht\u00eb objekt hetimi dhe se nuk rezulton q\u00eb shoq\u00ebria e t\u00eb atit t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb detyrim t\u00eb papaguar ndaj tatimeve.<\/p>\n<p>Zeqiraj theksoi se apartamenti i bler\u00eb nga i ati n\u00eb Vlor\u00eb nuk ka lidhje me detyr\u00ebn e saj. Ajo solli si argument edhe faktin se kjo pasuri ishte bler\u00eb nj\u00eb dit\u00eb para se ajo t\u00eb fillonte ta ushtronte detyr\u00ebn. Po ashtu, v\u00ebrejti se kishte v\u00ebrtetuar se nuk kishte shqyrtuar asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse pal\u00ebn shit\u00ebse t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Subjekti paraqiti argumente t\u00eb nj\u00ebjta edhe p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb nga babai n\u00eb vitin 2014 dhe dh\u00ebnien e shumave 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe 5000 euro, ku kjo e fundit ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti prej bashk\u00ebjetuesit t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit <\/strong><\/p>\n<p>Sina parashtroi edhe konstatimin e ONM-s\u00eb se subjekti nuk ka paraqitur shpjegime dhe prova lidhur me situat\u00ebn e mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit si pasoj\u00eb e kontratave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb zot\u00ebruar nga babai me autoritete publike. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit pretendon munges\u00ebn e dijenis\u00eb s\u00eb tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb deklaron se, n\u00eb \u00e7do rast gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, ka shmangur konfliktin e interesit,\u201d citoi Sina konstatimet e ONM-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, vler\u00ebsimi dhe arsyetimi i Komisionit nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb, pasi ndalet vet\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e k\u00ebsaj gjendjeje t\u00eb konstatuar n\u00eb raport me kriterin e pasuris\u00eb, duke mos e b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes apo dhe n\u00eb kontrollin e kriterit profesional. Ai theksoi se subjekti i rivler\u00ebsimi kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe detyrimin t\u00eb tregonte kujdesin e duhur p\u00ebr trajtimin dhe zgjidhjen e t\u00eb gjitha situatave t\u00eb mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit apo atij n\u00eb dukje.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Zeqiraj solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI kishte konkluduar se ajo nuk gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se kishte marr\u00eb nj\u00eb v\u00ebrtetim prej Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik, q\u00eb informon se shoq\u00ebria e zot\u00ebruar nga babai nuk ka lidhur kontrata publike me institucionet publike me juridiksion territorial n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn tetor 2015 kur ajo ka filluar t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn dhe n\u00eb vijim. Zeqiraj shtoi se tashm\u00eb kjo situat\u00eb ishte zgjidhur, pasi babai i kishte dhuruar kuotat e tij tek nj\u00eb shtetas q\u00eb ajo nuk \u00ebsht\u00eb person i lidhur.<\/p>\n<p>Lidhur me parimin e proporcionalitetit, subjekti v\u00ebrejti se ajo kishte deklaruar si adres\u00eb banimi apartamentet e babait ku ka jetuar dhe se i ka pasqyruar si pasuri n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb deklarat\u00ebn veting.\u00a0 Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj k\u00ebrkoi q\u00eb edhe KPA t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb bazuar n\u00eb parimet e objektivitetit dhe propocionalitetit dhe t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit p\u00ebr konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e subjektit, avokatja Romina Zano depozitoi 7 akte q\u00eb Kolegji i administroi si prova pas ri\u00e7eljes s\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor. Pasi u k\u00ebshillua n\u00eb vend, trupi gjykues i KPA vendosi edhe mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor dhe u k\u00ebrkoi pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA pranoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn prova t\u00eb reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga gjyqtarja e Vlor\u00ebs, Atalanta Zeqiraj si dhe vendosi mbylljen e hetimit gjyq\u00ebsor. Gjithashtu, Kolegji u k\u00ebrkoi pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb seanc\u00ebn e ardhshme, q\u00eb u njoftua se do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 13 maj, n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71662,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[148,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Atalanta-Zeqiraj-dhe-Romina.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj (djathtas) dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj ligjore, Romina Zano pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71661"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71661"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71661\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71663,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71661\/revisions\/71663"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71662"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71661"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71661"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71661"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}