{"id":71664,"date":"2022-04-12T17:27:31","date_gmt":"2022-04-12T15:27:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-rrezon-si-te-panevojshme-shumicen-e-kerkesave-te-elizabeta-imerajt\/2022\/04\/12\/"},"modified":"2023-04-06T16:33:14","modified_gmt":"2023-04-06T14:33:14","slug":"kpa-rrezon-si-te-panevojshme-shumicen-e-kerkesave-te-elizabeta-imerajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-rrezon-si-te-panevojshme-shumicen-e-kerkesave-te-elizabeta-imerajt\/2022\/04\/12\/","title":{"rendered":"KPA rr\u00ebzon si t\u00eb \u2018panevojshme\u2019 shumic\u00ebn e k\u00ebrkesave t\u00eb Elizabeta Imerajt"},"content":{"rendered":"<p>Ndryshe nga tre seancat e para kur drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs Elizabeta Imeraj paraqiti p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra parashtrimet, provat, pretendimet dhe k\u00ebrkimet e saj, seanca e kat\u00ebrt t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 12 prill zgjati rreth gjysm\u00eb ore. Trupa gjykuese e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA njoftoi vendimmarrjen lidhur me k\u00ebrkesat e pal\u00ebve p\u00ebr administrimin e provave, si dhe \u00e7eljen e mbylljen e hetimit gjyq\u00ebsor, duke u k\u00ebrkuar pal\u00ebve p\u00ebrgatitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, Ina Rama njoftoi t\u00eb mart\u00ebn se \u00ebsht\u00eb \u00e7elur hetimi dhe jan\u00eb pranuar si prova disa prej akteve t\u00eb reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti i rivler\u00ebsimit q\u00eb jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb funksion t\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Rama renditi provat dhe k\u00ebrkimet e subjektit q\u00eb nuk u pranuan dhe sqaroi se ato jan\u00eb gjetur gjetur t\u00eb panevojshme p\u00ebr zgjidhjen shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankim nga Komisioneri, Florian Ballhysa.<\/p>\n<p>Imeraj u paraqit n\u00eb seanc\u00eb e shoq\u00ebruar me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e saj ligjor, avokatin e Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb s\u00eb Strasburgut, Gregory Thuan, i cili deklaroi m\u00eb par\u00eb se nuk po merr pages\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces dhe se punon me <em>pro bono<\/em>, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ligjore me interes. Ai e cil\u00ebsoi rastin e Imerajt si \u201cshembull t\u00eb papajtueshm\u00ebris\u00eb me Konvent\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut\u201d.<\/p>\n<p>Konfirmimi i Imerajt n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 1 prill t\u00eb vitit 2021 u pasua nga shqet\u00ebsime t\u00eb m\u00ebdha mes nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt argumentuan se rasti i saj v\u00eb n\u00eb rrezik \u201cintegritetin, pavar\u00ebsin\u00eb dhe t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e procesit t\u00eb vetingut\u201d. M\u00eb par\u00eb, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komision, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs paraqiti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb gjetjesh, p\u00ebrfshi dyshimet se Imeraj kishte tentuar t\u00eb ndikonte n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebrmes shantazhimit t\u00eb nj\u00eb v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm te nj\u00ebra prej komisionereve t\u00eb trup\u00ebs, por k\u00ebto konstatime u injoruan nga trupa e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pas rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb, Komisioneri Publik Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e Komisionit p\u00ebr shkaqe n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit; p\u00ebr pasurin\u00eb; past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs; profesionalizmin; si dhe p\u00ebr etik\u00ebn, duke i k\u00ebrkuar KPA-s\u00eb shkarkimin e Imerajt.<\/p>\n<p>Nga sa parashtroi Imeraj gjat\u00eb\u00a0tre seancave\u00a0maraton\u00eb n\u00eb KPA, u kuptua se ajo\u00a0ishte investuar\u00a0me k\u00ebrkime n\u00eb\u00a0dhjet\u00ebra institucione p\u00ebr t\u00eb\u00a0siguruar dokumente e p\u00ebrgjigje\u00a0t\u00eb cilat i dor\u00ebzoi si prova kund\u00ebr ankimit t\u00eb Komisonerit Publik.<\/p>\n<p>Prokurorja Imeraj i k\u00ebrkoi edhe Kolegjit q\u00eb\u00a0t\u00eb\u00a0investohej n\u00eb\u00a0marrjen e fashikujve t\u00eb\u00a0hetimeve t\u00eb\u00a0kryera\u00a0bazuar n\u00eb disa kall\u00ebzime t\u00eb saj, duke pretenduar se jepnin p\u00ebrgjigje mbi rivler\u00ebsimin \u00a0tendencioz t\u00eb kryer fillimisht n\u00eb KPK p\u00ebr shkak se ish-relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Genta Tafa Bungo kishte pasur konflikt me ish-bashk\u00ebshortin kur ai kishte qen\u00eb student, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb paragjykimeve krahinore.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb provuar k\u00ebto pretendime Imeraj paraqiti si prova n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb m\u00eb 31 maj dhe akte t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale lidhur me nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb kryer nga nj\u00eb punonj\u00ebse e KPK-s\u00eb. Subjekti sqaroi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr, por nd\u00ebrkoh\u00eb kall\u00ebzuesja ve\u00e7 shqet\u00ebsimeve t\u00eb saj, ishte shprehur dhe p\u00ebr urrejtjen q\u00eb kishte konstatuar se kishte komisionerja Genta Tafa Bungo ndaj Imerajt.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa v\u00ebrejti n\u00eb seancat e m\u00ebparshme se edhe trupa e KPK-s\u00eb q\u00eb e konfirmoi n\u00eb detyr\u00eb Imerajn, i kishte kaluar si barr\u00eb prove thuajse t\u00eb gjitha gjetjet e konstatuara gjat\u00eb hetimit paraprak p\u00ebr pasurin\u00eb, por i kishte konsideruar ato jopenalizuese. Sipas tij, ndryshim kishte vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi me disa kate p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove vet\u00ebm p\u00ebr burimet e nj\u00eb kati dhe jo p\u00ebr gjith\u00eb objektin ashtu si gjat\u00eb hetimit paraprak.<\/p>\n<p>Subjekti i k\u00ebrkoi KPA-s\u00eb q\u00eb t\u00eb investohej dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar fashikujt e hetimeve t\u00eb kryera lidhur me kall\u00ebzimet q\u00eb vet\u00eb Imeraj kishte kryer, duke k\u00ebrkuar n\u00ebse ishin p\u00ebrgjuar e shantazhuar v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe komisioner\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Provat e pranuara<\/strong><\/p>\n<p>Kryesuessja Rama sqaroi se Kolegji vendosi marrjen n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs t\u00eb akteve t\u00eb reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti i rivler\u00ebsimit. Gjat\u00eb seancave t\u00eb m\u00ebparshme Imeraj paraqiti si prova nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh p\u00ebrgjigjesh t\u00eb marra bazuar n\u00eb k\u00ebrkesat e saj drejtuar Kadastr\u00ebs, Gjendjes Civile e Tatimeve, me t\u00eb cilat pretendoi se v\u00ebrtetonte se nuk kishte zot\u00ebruar asnj\u00ebher\u00eb asnj\u00eb pron\u00eb, si dhe nuk rezultonte t\u00eb ishte bashk\u00ebpronare n\u00eb asnj\u00eb pasuri. Po ashtu, ajo paraqiti si prova edhe p\u00ebrgjigjet e gjith\u00eb komisariateve, pikave kufitare, Interpol-it, Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe institucioneve t\u00eb tjera verifikuese, t\u00eb cilave u kishte k\u00ebrkuar informacion n\u00ebse ish-bashk\u00ebshorti i saj dhe v\u00ebllai i tij, rezultonin ose jo t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb vep\u00ebr penale ose n\u00ebse ishin d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Kur i parashtroi k\u00ebto prova, Imeraj deklaroi se p\u00ebrgjigjet ishin negative dhe pretendoi se provonte faktin se nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb kishte dijeni p\u00ebr vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr d\u00ebnimin e ish-bashk\u00ebshortit dhe ish-kunatit, p\u00ebr trafikim t\u00eb q\u00ebnieve njer\u00ebzore dhe shfryt\u00ebzim prostitucioni.<\/p>\n<p>Ajo paraqiti si prov\u00eb t\u00eb re dhe nj\u00eb vendim t\u00eb ILD-s\u00eb q\u00eb nuk ka gjetur konflikt intersi p\u00ebr tre an\u00ebtar\u00ebt e KLP-s\u00eb n\u00eb votimin e saj si drejtuese e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata kishin t\u00eb pun\u00ebsuar familjar\u00ebt n\u00eb at\u00eb institucion, si dhe nj\u00eb akt t\u00eb Komisionerit p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi p\u00ebr ku pretendonte diskriminimin p\u00ebr shkaqe krahinore. Imeraj dor\u00ebzoi si prov\u00eb dhe nj\u00eb kartel\u00eb t\u00eb nj\u00eb pasurie, me t\u00eb cil\u00ebn pretendoi se provonte se akti q\u00eb gjendej n\u00eb dosjen e Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb ku ishte dhe emri i saj, ishte i falsifikuar.<\/p>\n<p>Kryesuesja Rama deklaroi se si prova t\u00eb subjektit do t\u00eb administrohen edhe t\u00eb gjitha pohimet e Imerajt n\u00eb seancat publike t\u00eb zhvilluara n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>Rama i dha p\u00ebrgjigje edhe k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Imerajt p\u00ebr moskonsiderimin si prov\u00eb t\u00eb gjetjeve t\u00eb ONM-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat ajo deklaroi n\u00eb seancat e m\u00ebparshme se jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb copa letre dhe se jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p>\u201cGjetjet e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prov\u00eb n\u00eb vetvete dhe do ti n\u00ebnshtrohen hetimit gjyq\u00ebsor n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit\u201d, deklaroi Rama.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se do t\u00eb shqyrtohen edhe dokumentet e paraqitura n\u00eb shtojc\u00ebn e ONM-s\u00eb, si dhe nj\u00eb gjetje e re e v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e dat\u00ebs 4 shkurt, s\u00eb bashku me dokumentet shoq\u00ebruese \u2013 t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me d\u00ebnimin e ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb Imerajt n\u00eb Itali dhe \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara prej saj n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Aktet dhe k\u00ebrkimet q\u00eb nuk u pranuan<\/strong><\/p>\n<p>Kryesuesja Rama listoi edhe aktet dhe k\u00ebrkimet e prokurores Elizabeta Imeraj, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb konsideruar prej Kolegjit p\u00ebr tu administruar si prova. Rama shpjegoi se n\u00eb k\u00ebto raste \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se aktet nuk jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr zgjidhjen e shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb paraqitur nga Komisioneri Florian Ballhysa.<\/p>\n<p>Konkretisht, KPA vler\u00ebson t\u00eb panevojshme thirrjen e si d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb subjektit dhe t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit p\u00ebr dh\u00ebn\u00eb deklarimet e tyre lidhur me situat\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs dhe p\u00ebr mosdijenin\u00eb p\u00ebr d\u00ebnimet n\u00eb Itali t\u00eb paraqitura nga ONM, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>E panevojshme u konsiderua edhe thirrja si d\u00ebshmitar e personit me t\u00eb cilin ish-bashk\u00ebshorti kishte shk\u00ebmbyer tok\u00ebn bujq\u00ebsore n\u00eb Mullet me truallin n\u00eb Tiran\u00eb. Po ashtu, u vendos t\u00eb mos k\u00ebrkohet informacion nga Bashkia e Tiran\u00ebs lidhur me vler\u00ebn e truallit dhe t\u00eb sip\u00ebrfaqes tok\u00eb-ar\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji konsideroi t\u00eb panevojshme p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes thirrjen n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit t\u00eb dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK q\u00eb konfirmoi Imerajn, komisioner\u00ebt Roland Ilia dhe Olsi Komici, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e ONM-s\u00eb, Theo Jacobs. Imeraj pretendoi gjat\u00eb parashtrimeve se komisioner\u00ebt ishin fyer dhe shantazhuar nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>KPA vler\u00ebsoi t\u00eb panevojshme edhe thirrjen si d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb denoncuesve t\u00eb Imerajt p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ajo pretendon se jan\u00eb t\u00eb rrem\u00eb; nj\u00eb gazetar; si dhe t\u00eb nj\u00eb eksperti q\u00eb ka kryer analiz\u00ebn financiare me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb subjektit, q\u00eb ajo e ka dor\u00ebzuar si prov\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi t\u00eb mospranoj\u00eb as k\u00ebrkesat e Imerajt p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u njohur me fashikujt e \u00e7\u00ebshtjeve hetimore lidhur me kall\u00ebzimet e kryera prej saj p\u00ebr p\u00ebrgjimet dhe shantazhet ndaj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve e komisioner\u00ebve, si dhe aktet e procedimit t\u00eb punonj\u00ebses s\u00eb KPK-s\u00eb me t\u00eb cilat subjekti pretendon se provohet hetimi administrativ tendencioz n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e kryer nga Imeraj p\u00ebr administrimin e regjistrimit audio t\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb KPK, lidhur me gjetjen p\u00ebr etik\u00ebn ku Komisioneri pretendon se sjellja e subjektit nuk \u00ebsht\u00eb e duhura, kryesuesja Rama solli n\u00eb v\u00ebmendje se \u00ebsht\u00eb i administruar procesverbali i shkruar i gjith\u00eb seanc\u00ebs dhe sipas saj nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme.<\/p>\n<p>Trupa vendosi t\u00eb mos hetoj\u00eb disa denoncime t\u00eb depozituara n\u00eb Kolegj, duke konsideruar se ato nuk p\u00ebrmbushin kriteret ligjore, si dhe nuk gjenden indicie.<\/p>\n<p>Rama i k\u00ebrkoi Imerajt q\u00eb t\u00eb depozitoj\u00eb kopjet origjinale t\u00eb disa akteve me t\u00eb cilat ajo pretendon se v\u00ebrteton pages\u00ebn e qiras\u00eb s\u00eb banes\u00ebs ku jeton.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, prokurorja Imeraj e pyeti Komisionerin Ballhysa n\u00ebse ai kishte ndonj\u00eb q\u00ebndrim lidhur me kartel\u00ebn e nj\u00eb pasurie q\u00eb gjendet n\u00eb dosjen e KPK-s\u00eb, q\u00eb sipas saj \u00ebsht\u00eb e falsifikuar.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa v\u00ebrejti se kartela n\u00eb fjal\u00eb nuk ishte objekt i shkaqeve t\u00eb ankimit. \u201cShkak n\u00eb ankim \u00ebsht\u00eb titulli i pron\u00ebsis\u00eb dhe m\u00ebnyra se si subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb juridikisht me k\u00ebt\u00eb pron\u00eb\u201d, sqaroi Ballhysa.<\/p>\n<p>Avokati Gregory Thuan k\u00ebrkoi koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur dhe paraqitur konkluzionet p\u00ebrfundimtare me shkrim. Pasi u t\u00ebrhoq, trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00eb Mimoza Tasi, Albana Shtylla dhe Sokol \u00c7omo, vendosi t\u00eb mbylli hetimin gjyq\u00ebsor dhe u k\u00ebrkoi pl\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgatisin dhe paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare m\u00eb dat\u00eb 20 prill, n\u00eb or\u00ebn 13:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndryshe nga tre seancat e para kur drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs Elizabeta Imeraj paraqiti p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra parashtrimet, provat, pretendimet dhe k\u00ebrkimet e saj, seanca e kat\u00ebrt t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 12 prill zgjati rreth gjysm\u00eb ore. Trupa gjykuese e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA njoftoi vendimmarrjen lidhur me k\u00ebrkesat e pal\u00ebve p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71665,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,114,2,115],"tags":[354,112,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Elizabeta-Imeraj-duke-dale-nga-seanca-e-KPA-se-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Elizabeta Imeraj duke dal\u00eb nga seanca e KPA-s\u00eb | Foto : BIRN\/Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71664"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71664"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71664\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71666,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71664\/revisions\/71666"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71665"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71664"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71664"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71664"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}