{"id":71679,"date":"2022-04-07T20:27:17","date_gmt":"2022-04-07T18:27:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-parashtrimet-e-paleve-ne-ceshtjen-per-bujar-memine\/2022\/04\/07\/"},"modified":"2023-04-06T16:34:32","modified_gmt":"2023-04-06T14:34:32","slug":"kpa-degjon-parashtrimet-e-paleve-ne-ceshtjen-per-bujar-memine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-parashtrimet-e-paleve-ne-ceshtjen-per-bujar-memine\/2022\/04\/07\/","title":{"rendered":"KPA d\u00ebgjon parashtrimet e pal\u00ebve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr Bujar Memin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten me parashtrimet e prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs, Bujar Memia kund\u00ebr vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra, si dhe me parashtrimet e k\u00ebtij t\u00eb fundit dhe t\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD q\u00eb e konsideruan hetimin dhe vendimmarrjen t\u00eb bazuar n\u00eb ligj e n\u00eb prova. Seanca q\u00eb zgjati p\u00ebr afro 7 or\u00eb u p\u00ebrmbyll me administrimin e provave t\u00eb dor\u00ebzuara nga pal\u00ebt dhe u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 9 maj n\u00eb or\u00ebn 09:00, kur pritet q\u00eb pas debatit gjyq\u00ebsor t\u00eb paraqiten edhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare. N\u00eb disa raste, prokurori Memia i kund\u00ebrshtoi i tensionuar konstatimet e ILD-s\u00eb dhe t\u00eb KLP-s\u00eb dhe Kolegji i tor\u00ebhoqi v\u00ebmendjen.<\/p>\n<p>Bujar Memia u shkarkua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb m\u00eb 31 mars 2021 me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Inspektorit t\u00eb\u00a0Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb me argumentin se kishte q\u00ebndruar pasiv ndaj vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr lirimin me kusht t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale Ilir Paja dhe Hekuran Billa. Ky i fundit u ekzekutua pak koh\u00eb pas lirimit, m\u00eb 11 qershor 2020.<\/p>\n<p>Avokati i Memis\u00eb, Anteo Papa e cil\u00ebsoi q\u00ebndrimin e KLP-s\u00eb kontradiktor lidhur me p\u00ebrllogaritjet e koh\u00ebs s\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit nga Billa. Sipas Pap\u00ebs, vet\u00eb KLP konkludon n\u00eb vendim se Billa kishte kryer m\u00eb shum\u00eb se \u00be e d\u00ebnimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ngre pretendime se subjekti duhej t\u00eb kishte konstatuar se p\u00ebrllogaritja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull. Ai shtoi se seanca e caktuar nga gjykata p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Bill\u00ebs p\u00ebr lirimin me kusht ishte shtyr\u00eb dhe se Memia nuk kishte pasur lidhje me k\u00ebt\u00eb shtyrje. \u201cNuk ke se si rri pasiv kur seanca \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p>Papa kund\u00ebrshtoi konstatimet se Memia nuk kishte verifikaur sjelljen e mir\u00eb t\u00eb konkluduar p\u00ebr lirimin e Bill\u00ebs. Sipas tij, legjislacioni i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Institucionit t\u00eb Ekzekutimit t\u00eb Vendimit Penal, IEVP-s\u00eb, jo gjyqtarit dhe prokurorit. Avokati Papa solli n\u00eb v\u00ebmendje legjislacionin q\u00eb rregullon k\u00ebto kompetenca.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto jan\u00eb veprime t\u00eb kryera nga disa institucione shtet\u00ebrore dhe jan\u00eb kuror\u00ebzuar me vendim gjykate\u201d, pohoi Papa dhe sqaroi se kishin marr\u00eb p\u00ebrgjigje nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve se nuk ishte penalizuar asnj\u00eb prej punonj\u00ebsve q\u00eb kishin hartuar raportet p\u00ebr Bill\u00ebn dhe se ato konsideroheshin t\u00eb ligjshme. \u201cNuk mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr akte q\u00eb jan\u00eb prodhuar nga institucione t\u00eb tjera dhe q\u00eb konsiderohen t\u00eb ligjshme. Nuk ka akt t\u00eb paligjsh\u00ebm kur bazohet n\u00eb akte t\u00eb ligjshme\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p>Sipas Pap\u00ebs, vet\u00eb KLP i konsideron t\u00eb rregullta aktet e hartuara nga IEPV Kruj\u00eb, nd\u00ebrsa vendimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr lirimin me kusht t\u00eb Bill\u00ebs si t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Memia renditi gjith\u00eb raportet pozitive p\u00ebr Bill\u00ebn t\u00eb hartuara nga IEVP-Kruj\u00eb. Sipas tij nuk q\u00ebndron konstatimi se \u00ebsht\u00eb liruar nj\u00eb person me impakt dhe me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb, pasi n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, Billa kishte q\u00ebndruar n\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>\u201cKa pasur spekullim dhe \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb media p\u00ebr t\u00eb shkarkuar prokurorin. M\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb nuk e kam pasur kompetenc\u00eb, kur nuk kam qen\u00eb pjes\u00eb e gjykimit dhe nuk kam qen\u00eb pal\u00eb\u201d, pohoi Memia dhe shtoi se ka vepruar gjithmon\u00eb bazuar n\u00eb fakte dhe n\u00eb bindjen e brendshme.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje rastin e vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr lirimin me kusht t\u00eb Genc Tafilit, q\u00eb e kishte ankimuar pasi kishte konstatuar parregullsi. \u201cKur kam konstatuar paligjshm\u00ebri kam b\u00ebr\u00eb ankim\u201d, theksoi Memia.<\/p>\n<p>\u201cFunksionon me bindje t\u00eb brendshme. K\u00ebshtu e kam trurin. Kaq e kam diapazonin. Nuk kam devijuar nga bindja e brendshme\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb prej kat\u00ebr vendimarrjeve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kruj\u00ebs t\u00eb verifikuara nga KLP, avokati Papa sqaroi se subjektit i ishte vendosur n\u00eb dispozicion vendimi i arsyetuar pasi kishte kaluar afati 15-ditor i ankimit.<\/p>\n<p>Po ashtu, u pyet\u00ebn p\u00ebrfaq\u00ebsueset e ILD-s\u00eb n\u00ebse ka pasur hetim disiplinor t\u00eb filluar ndaj tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLP-s\u00eb q\u00eb kan\u00eb votuar p\u00ebr shkarkimin e Memis\u00eb, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte k\u00ebrkuar inspektimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hetuara prej tyre. Nisur nga kjo, Memia pretendon se tre prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLP-s\u00eb jan\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Prokurori memia ngre pretendime dhe p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor, duke argumentuar se nuk \u00ebsht\u00eb arsyetuar m\u00ebnyra e fillimit t\u00eb hetimit disiplinor, si dhe p\u00ebr \u00e7do prov\u00eb dhe vendimarrje.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KLP-s\u00eb paraqit\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb parashtrimeve nj\u00eb analiz\u00eb lidhur me aspektin kushtetues dhe procedural t\u00eb prokurorit. Sipas KLP-s\u00eb, nuk q\u00ebndron pretendimi se shfuqizimi i nj\u00eb togfjal\u00ebshi n\u00eb legjislacionin p\u00ebr vetigun e magjistrat\u00ebve nga Gjykata Kushtetuese nuk mund\u00ebsohej procedimi i tij disiplinor. Lidhur me vendimin, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KLP-s\u00eb sqaruan se ka qen\u00eb mjaft i gjer\u00eb, por do se ishte e pamundur t\u00eb arsyetohej mbi \u00e7do detaj t\u00eb akteve n\u00eb fashikullin me mij\u00ebra faqe.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin p\u00ebr konflikt intresi, u sqarua se nuk ka pasur hetim disiplinor ndaj tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLP-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KLP vijuan me argumentet p\u00ebr rrethanat e procedimit disoiplinor. Ata konstatuan se prokuoria p\u00ebrfaq\u00ebson shtetin dhe \u00ebsht\u00eb garante e mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave themelore t\u00eb individit, si dhe t\u00eb interesit publik.<\/p>\n<p>\u201cRoli i prokurorit \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb me pal\u00ebt n\u00eb proces p\u00ebr t\u00eb paraqitur akuz\u00ebn e shtetit. Prokurori ka detyrimin t\u00eb luaj\u00eb roli aktiv q\u00eb t\u00eb orjentoj\u00eb gjykat\u00ebn drejt nj\u00eb vendimi sa m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb\u201d, argumentoi nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i KLP-s\u00eb dhe shtoi se prokurori ka detyrimin t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn e tij dhe n\u00eb rastet e ekzekutimit t\u00eb vendimit penal.<\/p>\n<p>Sipas KLP, me shkeljet e kryera \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar edhe besimi i publikut tek drejt\u00ebsia, pasi jan\u00eb kryer nga nj\u00eb magjistrat q\u00eb ka p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jen\u00eb kryer nga pakujdesia.<\/p>\n<p>Avokati Papa i pyeti p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KLP-s\u00eb n\u00ebse vjet\u00ebrsia n\u00eb pun\u00eb ishte paramet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb konkluuduar se rrethana ishte e q\u00ebllimshme apo nga pakujdesia. Ata u shpreh\u00ebn se vler\u00ebsimi kishte t\u00eb b\u00ebnte edhe me p\u00ebrvoj\u00ebn n\u00eb pun\u00eb, pasi nj\u00eb magjistrat q\u00eb sapo kishte filluar detyr\u00ebn mund t\u00eb vler\u00ebsohej ndryshe.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KLP-s\u00eb sqaruan konstatimet lidhur me q\u00ebndrimet e prokurorit Memia n\u00eb kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat Gjykata e Kruj\u00ebs ka marr\u00eb vendime p\u00ebr lirime me kusht t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve. Sipas KLP-s\u00eb, Memia me q\u00ebndrimin pasiv nuk ka mund\u00ebsuar kontrollin e k\u00ebtyre vendimeve nga gjykata m\u00eb t\u00eb larta. \u201cKa koherenc\u00eb t\u00eb mosveprimeve t\u00eb prokurorit\u201d, v\u00ebrejt\u00ebn p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KLP-s\u00eb dhe k\u00ebkruan l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb Memis\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsueset e ILD-s\u00eb e p\u00ebrq\u00ebndruan analiz\u00ebn e tyre kryesisht mbi legjilsacionin q\u00eb p\u00ebrcakton shkeljen e r\u00ebnd\u00eb dhe procedimin disiplinor t\u00eb subjektit. Ato v\u00ebrejt\u00ebn se legjislacioni \u00ebsht\u00eb hierarkik dhe se kushtetuta q\u00ebndron n\u00eb maj\u00eb t\u00eb piramid\u00ebs. Sipas ILD-s\u00eb, kushtetuta e p\u00ebrcakton qart\u00eb rastin e shkeljes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb. \u201cParashikohet shkarkimi dhe nga pakujdesia q\u00eb sjell pasoja t\u00eb r\u00ebnda. Shkarkimi u k\u00ebrkua bazuar n\u00eb nj\u00eb dispozit\u00eb kushtetuese. Pse ishin shfuqizuar disa nene nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk duhet proceduar magjistrati bazuar n\u00eb dispozitat kushtetuese\u201d, deklaroi nj\u00eb prej p\u00ebrfaq\u00ebsueseve t\u00eb ILD-s\u00eb dhe v\u00ebrejti se vakumi i p\u00ebrkohsh\u00ebm nuk mund t\u00eb shmangi magjistratin nga kontrolli.<\/p>\n<p>Ato theksuan se subjektit i ishin siguruar t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor. Ashtu si KLP, edhe ILD konstaton se Memia me mosveprimet e tij nuk ka mund\u00ebsur kontrollin e vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs. Sipas ILD-s\u00eb, ankuesi nuk ka mbajtur q\u00ebndrim p\u00ebr lirimet me kusht, megjith\u00ebse ka marr\u00eb dijeni p\u00ebr vendimet. \u201cShkeljet jan\u00eb kryer me dashje dhe kan\u00eb synuar ardhjen e pasoj\u00ebs\u201d, deklaroi nj\u00eb prej p\u00ebrfaq\u00ebsueseve t\u00eb ILD-s\u00eb dhe v\u00ebrejti se ishin liruar persona p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale.<\/p>\n<p>ILD konstatoi si prokurori \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb pal\u00eb n\u00eb k\u00ebto procese, pasi mbron interesin publik.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs, avokati Papa ngriti dyshime mbi m\u00ebnyr\u00ebn e administrimit t\u00eb nj\u00eb akti nga ana e ILD-s\u00eb. Ai pyeti p\u00ebrfaq\u00ebsueset e k\u00ebtij institucioni se n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre kishin administruar dosjen e t\u00eb d\u00ebnuarit Ilir Paja, pasi sipas nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kruj\u00ebs nuk rezultonte t\u00eb kishte dal\u00eb nga ajo gjykat\u00eb. \u201cT\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb dosje nga hi\u00e7i\u201d, v\u00ebrejti ai.<\/p>\n<p>Lidhur me disponimin e vendimit t\u00eb Ilir Paj\u00ebs, nga sqarimet e dh\u00ebna prej p\u00ebrfaq\u00ebsueseve t\u00eb ILD-s\u00eb u kuptua se ishte marr\u00eb n\u00eb hetimin disiplinor t\u00eb kryer p\u00ebr gjyqtaren Enkeleda Hoxha.<\/p>\n<p>Prokurori Memia shkoi m\u00eb tej lidhur me k\u00ebt\u00eb pretendim duke deklaruar se ndaj tij ishte kryer komplot. \u201cT\u00eb vendosen t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb procedimin disiplinor tregon q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb m\u00eb shkarkonin\u201d, theksoi Memia.<\/p>\n<p>Ai pohoi se kishte hetuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr kapjen e nj\u00eb celulari nj\u00eb personi t\u00eb d\u00ebnuar, por e kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte ngritur akuz\u00eb p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe kishte k\u00ebrkuar \u201carrest n\u00eb burg\u201d. Sipas Memis\u00eb, n\u00eb momentin q\u00eb t\u00eb proceduarit prej tij i kishte p\u00ebrfunduar d\u00ebnimi i m\u00ebparsh\u00ebm, ishte i detyruar t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb qeli pasi kishte mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>Ai pohoi se e kishin z\u00ebvend\u00ebsuar pa e ditur me nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb ILD, i cili sipas tij, kishte k\u00ebrkuar detyrim paraqitje duke mund\u00ebsuar lirimin e proceduarit p\u00ebr mbajtjen e celularit n\u00eb qeli.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb mir\u00eb m\u00eb thoni hiq dor\u00eb se nuk t\u00eb duam. Por padrejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e keqe. Do mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi tek Zoti\u201d, deklaroi Memia.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej p\u00ebrfaq\u00ebsueseve t\u00eb ILD-s\u00eb v\u00ebrjeti se po dilej nga objekti i \u00e7\u00ebshtjes dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mosp\u00ebrmendeshin emra.<\/p>\n<p>I tensionuar, Memia theksoi se n\u00ebse kishte shkelur ligjin, at\u00ebher\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb korrupsion dhe goditi tavolin\u00ebn me p\u00ebll\u00ebmb\u00eb. Kryesuesja e Kolegjit Albana Shtylla k\u00ebrkoi q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb ruanin qet\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb mos p\u00ebrmendeshin emra, por Memia v\u00ebrejti se nuk kishte p\u00ebrmendur asnj\u00eb em\u00ebr. \u201c\u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj, t\u00eb fle gjum\u00eb kur t\u00eb tjer\u00ebt me bien n\u00eb qaf\u00eb. [\u2026] Doja t\u00eb thoja se nuk jam b\u00ebr\u00eb pal\u00eb me paligjshm\u00ebrin\u00eb\u201d, u shpreh gjat\u00eb seanc\u00ebs Memia.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u debatua edhe lidhur me konsiderimin e ligjit \u201cP\u00ebr aminstin\u00eb\u201d, ku Memia u shpreh se legjislacioni m\u00eb i fundit i kishte p\u00ebrjashtuar ndalimet e praktik\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, nd\u00ebrsa p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KLP dhe ILD e kund\u00ebrshtuan.<\/p>\n<p>Memia pretendoi se gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KLP ishte bullizuar nga drejtuesi seanc\u00ebs dhe k\u00ebrkoi administrimin e regjistrimit audio p\u00ebr ta verifikuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim KPA vendosi t\u00eb administroj\u00eb provat e dor\u00ebzuara nga pal\u00ebt dhe seanca u shty p\u00ebr konkluzionet p\u00ebrfundimtare m\u00eb dat\u00eb 9 maj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten me parashtrimet e prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs, Bujar Memia kund\u00ebr vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra, si dhe me parashtrimet e k\u00ebtij t\u00eb fundit dhe t\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD q\u00eb e konsideruan hetimin dhe vendimmarrjen [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71680,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[322,112,149,236],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bujar-memia.jpg","fifu_image_alt":"KPA d\u00ebgjon parashtrimet e pal\u00ebve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr Bujar Memin\u00eb","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71679"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71679"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71679\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71681,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71679\/revisions\/71681"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71680"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71679"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71679"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71679"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}