{"id":71688,"date":"2022-04-06T15:29:38","date_gmt":"2022-04-06T13:29:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurores-elfrida-bregova-i-kerkohen-shpjegime-mbi-transaksionet-bankare-dhe-huate\/2022\/04\/06\/"},"modified":"2023-04-06T16:35:02","modified_gmt":"2023-04-06T14:35:02","slug":"prokurores-elfrida-bregova-i-kerkohen-shpjegime-mbi-transaksionet-bankare-dhe-huate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurores-elfrida-bregova-i-kerkohen-shpjegime-mbi-transaksionet-bankare-dhe-huate\/2022\/04\/06\/","title":{"rendered":"Prokurores Elfrida Bregova i k\u00ebrkohen shpjegime mbi transaksionet bankare dhe huat\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Elfrida Bregova u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn me pik\u00ebpyetje mbi mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit po ashtu prokuror, Saimir Bahiti, n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti 104 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se Bregova rezultonte me fonde t\u00eb pamjaftueshme dhe nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb total prej 2.9 milion\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb si\u00e7 u tha n\u00eb seanc\u00eb, vinin nga mosnjohja si burim i ligjsh\u00ebm i nj\u00eb huaje 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, mosnjohja e shpenzimit t\u00eb nj\u00eb dhurate 10 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb transfert\u00eb e dyshimt\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit prej 21 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Bregova e mohoi transfert\u00ebn duke k\u00ebmb\u00ebngulur se ishte falsifikuar dhe solli si prov\u00eb n\u00eb seanc\u00eb se dit\u00ebn e transferimit t\u00eb fondeve n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, bashk\u00ebshorti n\u00eb fakt kishte qen\u00eb n\u00eb gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs.\u00a0 Ajo e cil\u00ebsoi pasakt\u00ebsi mosdeklarimin e shpenzimit t\u00eb shum\u00eb 10 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se huadh\u00ebn\u00ebsi i shum\u00ebs 1.2 milion\u00eb lek\u00eb kishte pasur t\u00eb ardhura dhe huaja duhej t\u00eb njihej e ligjshme.<\/p>\n<p>Bregova po ashtu u pyet nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs mbi etik\u00ebn e marrjes s\u00eb nj\u00eb huaje 50 mij\u00eb euro nga nj\u00eb biznesmen, q\u00eb si\u00e7 doli n\u00eb seanc\u00eb kishte pasur mund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Prokurorja nga ana e saj vler\u00ebsoi hetimin e Komisionit dhe theksoi se \u201cishte dakord me rezultatet e hetimit\u201d.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb hetoi Bregov\u00ebn \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Alma Faskaj kryesuese, Lulzim Hamitaj an\u00ebtar dhe Genta Tafa Bungo, relatore.<\/p>\n<p>Elfrida Bregova p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2006 dhe u em\u00ebrua fillimisht prokurore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs. Prej vitit 2010, ajo e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Hetimi mbi apartamentin dhe huat\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Genta Tafa (Bungo)\u00a0 vuri n\u00eb dukje gjat\u00eb relatimit se ndaj prokurores kishte nj\u00eb raport negativ nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI. Sipas relatores, ILDKPKI kishte dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurorja kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta, ishte n\u00eb pamund\u00ebsi financiare dhe po ashtu kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb e fshehje t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga relatimi n\u00eb KPK u kuptua se pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtij raporti ishte e fokusuar n\u00eb transaksionet e kryera p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti p\u00ebr shum\u00ebn 104 mij\u00eb euro. Bungo relatoi se burimet n\u00eb blerjen e apartamentit ishin kryesisht hua; \u00a0nj\u00eb shum\u00eb 50 mij\u00eb euro nga nj\u00eb biznesmen me emrin P.G, nj\u00eb hua nga I.H n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion lek\u00eb nga S.A. Pjesa tjet\u00ebr sipas deklarimit ishte mbuluar nga kursimet n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK tha se hetoi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve. Nga hetimi rezultoi se P.G, i cili para dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shitje pasurie me vler\u00eb mbi 1 milion euro, i kishte pasur mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb dhe e konsideroi at\u00eb burim t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs k\u00ebrkoi shpjegime shtes\u00eb nga Bregova. Pasi mori konfirmimin se huaja ishte dh\u00ebn\u00eb pa interes dhe duke iu referuar nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb nga Bregova dhe bashk\u00ebshorti p\u00ebr shlyerjen e saj, Jacobs tha se biznesmeni n\u00eb fjal\u00eb u kishte dhuruar 500 euro \u00e7do vit. Jacobs pyeti prokuroren n\u00ebse shihte probleme t\u00eb etik\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie mes dy magjistrat\u00ebve dhe nj\u00eb biznesmeni dhe p\u00ebr njohjen e saj me P.G.<\/p>\n<p>Prokurorja tha se biznesmeni ishte njohje shoq\u00ebrore e bashk\u00ebshortit dhe se ajo vet\u00eb nuk e kishte takuar dhe as kishte njohje me t\u00eb. Ajo tha se huamarrja kishte qen\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb se si ata mund t\u00eb mbulonin blerjen e apartamentit n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb kolaterali dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se ishte nevoja p\u00ebr sht\u00ebpi q\u00eb i kishte shtyr\u00eb drejt huave. Ajo tha se nuk kishte pasur konflikt interesi me huadh\u00ebn\u00ebsin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK nuk gjeti probleme as n\u00eb huan\u00eb 3 milion lek\u00eb marr\u00eb nga I.H, por vuri n\u00eb dukje se nga hetimet kishte rezultuar se nj\u00eb prej huadh\u00ebn\u00ebsve, i cili kishte dh\u00ebn\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion lek\u00eb nuk kishte pasur burime financiare p\u00ebr t\u00eb kursyer shum\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Bregova k\u00ebmb\u00ebnguli se personi me inicialet S.A kishte pasur mund\u00ebsi financiare. Ajo tha se kishte sjell\u00eb dokumente q\u00eb provonin burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb familjes s\u00eb S.A, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se ato ishin t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb dhurat\u00eb 10 mij\u00eb euro nga n\u00ebna e Bregov\u00ebs edhe pse rezultoi e mbuluar me burime t\u00eb ligjshme, nuk u pranua nga Komisioni t\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb huave t\u00eb marra. Bungo tha se dhurata nuk ishte deklaruar as si shtes\u00eb kursimesh dhe as si pak\u00ebsim n\u00eb vitin kur pretendohej se ishte p\u00ebrdorur n\u00eb shlyerje huaje.<\/p>\n<p>Bregova e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje. Ajo pranoi megjithat\u00eb se mosdeklarimi si shtim dhe pak\u00ebsim i dhurat\u00ebs nga n\u00ebna ishte nj\u00eb pasakt\u00ebsi e saj, por k\u00ebrkoi q\u00eb ajo t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb duke k\u00ebmb\u00ebngulur se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb harres\u00eb dhe keqkuptim dhe jo nj\u00eb shmangie nga detyrimi.<\/p>\n<p>Mosnjohja e huas\u00eb 1.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe shpenzimi i dhurat\u00ebs 10 mij\u00eb euro sillte sipas KPK nj\u00eb bilanc negativ rreth 2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dy prokuror\u00ebt n\u00eb vitin 2012 dhe 2013. Por prokurorja k\u00ebmb\u00ebnguli se provat e sjella e rr\u00ebzonin k\u00ebt\u00eb barr\u00eb prove dhe se t\u00eb ardhurat n\u00eb t\u00eb dy vitet kishin qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p><strong>Pagesa 21 mij\u00eb euro <\/strong><\/p>\n<p>Pjesa tjet\u00ebr e bilancit negativ, rreth 900 mij\u00eb lek\u00eb, ndikohej nga nj\u00eb pages\u00eb prej 21 mij\u00eb eurosh n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Bregov\u00ebs n\u00eb bank\u00eb n\u00eb vitin 2012. Pagesa ishte b\u00ebr\u00eb sipas relatimit p\u00ebr llogari t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit si pjes\u00eb e shlyerjes s\u00eb k\u00ebsteve.<\/p>\n<p>Por Bregova pretendoi se ata i kishin paguar detyrimet ndaj kompanis\u00eb n\u00eb vet\u00ebm dy k\u00ebste, p\u00ebr t\u00eb cilat prokurorja tha se kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion faturat duke mohuar pages\u00ebn n\u00eb bank\u00eb. Ajo pretendoi se nj\u00eb ekspertiz\u00eb grafike kishte dokumentuar se fatura n\u00eb fjal\u00eb ishte e falsifikuar dhe nuk ishte n\u00ebnshkruar nga bashk\u00ebshorti i saj.<\/p>\n<p>KPK tha se pas interesimit pran\u00eb kompanis\u00eb, kjo e fundit kishte pranuar kryerjen e transferimit n\u00eb bank\u00eb t\u00eb parave t\u00eb marra cash nga prokurori Bahiti p\u00ebr disa pagesa t\u00eb tjera, por kishte pretenduar se pagesa n\u00eb fjal\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nga vet\u00eb prokurori. KPK po ashtu doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se ekspertiza p\u00ebr firmat nuk mund t\u00eb merrej si baz\u00eb, pasi ishte b\u00ebr\u00eb mbi dokumente t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n<p>Por Bregova tha n\u00eb KPK se ata nuk kishin b\u00ebr\u00eb pages\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 shumave t\u00eb derdhura cash p\u00ebr kompanin\u00eb. Prokurorja tha se n\u00eb dat\u00ebn e pages\u00ebs, bashk\u00ebshorti i saj kishte qen\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Ajo tha se bazuar n\u00eb dokumentacionin nga Gjykata e Shkodr\u00ebs, i shoqi kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar prokurorin\u00eb n\u00eb tre seanca gjyq\u00ebsore q\u00eb kishin filluar pak pas or\u00ebs 9 t\u00eb m\u00ebngjesit dhe kishin p\u00ebrfunduar pas or\u00ebs 13 po at\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Bregova vuri n\u00eb dukje se pagesa n\u00eb bank\u00eb mbante or\u00ebn 9.44 minuta dhe tha se ishte e pamundur q\u00eb bashk\u00ebshorti t\u00eb ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe n\u00eb bank\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb edhe n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Shkod\u00ebr. Ajo tha se bashk\u00ebshorti udh\u00ebtonte \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb or\u00ebn 6 t\u00eb m\u00ebngjesit dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se dokumenti ishte i falsifikuar.<\/p>\n<p>E pyetur nga an\u00ebtari i trup\u00ebs, Lulzim Hamitaj se pse p\u00ebr t\u00eb kall\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb fakt kishin pritur 1 vit pas njohjes me sa kishte ndodhur, Bregova tha se fillimisht kishin tentuar t\u00eb merrnin informacion nga banka dhe shoq\u00ebria.<\/p>\n<p><strong>Probleme t\u00eb tjera <\/strong><\/p>\n<p>Hetimet e KPK-s\u00eb ishin fokusuar n\u00eb disa prej pasurive t\u00eb prokurores dhe transaksionet e kryera p\u00ebr p\u00ebrfitimin e tyre. Komisioni vuri n\u00eb dukje se Bregova nuk kishte deklaruar nj\u00eb tok\u00eb ar\u00eb n\u00eb fshatin Kuturman n\u00eb Librazhd me sip\u00ebrfaqe 2225 metra katror\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo dhe bashk\u00ebshorti kishin 20 p\u00ebr qind t\u00eb pjes\u00ebs.<\/p>\n<p>Bregova mohoi t\u00eb kishte pasur dijeni p\u00ebr tok\u00ebn q\u00eb ishte deklaruar nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2007. Ajo po ashtu tha se bashk\u00ebshorti nuk kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb blerje, pasi nuk kishte qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb koh\u00ebn kur ishte kryer transaksioni me vler\u00eb 100 mij\u00eb lek\u00eb dhe ai ishte kryer nga vjehrri q\u00eb kishte vendosur edhe emrat e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb ata t\u00eb \u201ckishin nj\u00eb lidhje me fshatin e tij t\u00eb origjin\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Bregova po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs se nga toka e bler\u00eb vite m\u00eb par\u00eb nuk ishte marr\u00eb asnj\u00eb fryt dhe ajo nuk ishte kultivuar.<\/p>\n<p>KPK nd\u00ebrkoh\u00eb tha se kishte hetuar edhe dyshimet e ngritura nga raporti i ILDKPKI mbi nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 2 mij\u00eb euro nga bashk\u00ebshorti i subjektit, por nuk kishte gjetur probleme n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se Bregova kishte pasur vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr profesionalizmin. Komisioni megjithat\u00eb tha se i kishte k\u00ebrkuar shpjegime prokurores n\u00eb lidhje me nj\u00eb rast tejkalimi afatesh dhe nj\u00eb rikthim \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr hetim nga gjykata.<\/p>\n<p>Bregova tha se tejkalimi i afatave kishte ardhur si pasoj\u00eb e ngarkes\u00ebs. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte kryer hetimet n\u00eb rastin e dyt\u00eb dhe se pyetja e nj\u00eb notereje nuk kishte qen\u00eb e nevojshme sa koh\u00eb q\u00eb pal\u00ebt kishin deklaruar se nuk kishin kryer veprime pran\u00eb saj. Ajo tha se ky q\u00ebndrim i saj ishte pranuar nga Gjykata e Apelit.<\/p>\n<p>Prokurorja po ashtu ishte vler\u00ebsuar e p\u00ebrshtatshme nga DSIK sa i p\u00ebrket figur\u00ebs, megjithat\u00eb institucioni kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni Komisionin se asaj dhe bashk\u00ebshortit u ishin revokuar vizat nga ambasada e SHBA. Si\u00e7 u citua n\u00eb seanc\u00eb, DSIK thoshte se ky revokim ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vit pas dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, por i k\u00ebrkonte KPK-s\u00eb ta shqyrtonte at\u00eb.<\/p>\n<p>Bungo nuk tha n\u00ebse KPK kishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb vler\u00ebsim, por se i kishte k\u00ebrkuar shpjegime Bregov\u00ebs mbi situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Prokurorja tha se nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb arsyeve. Ajo tha se nj\u00eb vit pas marrjes s\u00eb viz\u00ebs ishte thirrur n\u00eb ambasad\u00eb ajo dhe bashk\u00ebshorti dhe vizat e tyre ishin revokuar, nd\u00ebrsa ato t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve jo. Ajo tha se ky nuk mund t\u00eb ishte shkak penalizimi p\u00ebr t\u00eb, pasi n\u00eb t\u00eb gjitha rastet penalizimi ishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm kur ky fakt nuk ishte deklaruar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, Bregova k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Seanca e radh\u00ebs u caktua n\u00eb 8 prill n\u00eb or\u00ebn 9.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Elfrida Bregova u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn me pik\u00ebpyetje mbi mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit po ashtu prokuror, Saimir Bahiti, n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti 104 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. KPK vuri n\u00eb dukje se Bregova rezultonte me fonde t\u00eb pamjaftueshme dhe nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb total prej 2.9 milion\u00eb lek\u00ebsh, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71689,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Elfrida-Bregova-ne-sence-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Elfrida Bregova n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71688"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71688"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71688\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71690,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71688\/revisions\/71690"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71689"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71688"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71688"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71688"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}