{"id":71697,"date":"2022-04-05T18:44:19","date_gmt":"2022-04-05T16:44:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-eriselda-bala-jep-shpjegime-per-pagesen-e-cuditshme-permes-bankes\/2022\/04\/05\/"},"modified":"2023-04-06T16:35:27","modified_gmt":"2023-04-06T14:35:27","slug":"prokurorja-eriselda-bala-jep-shpjegime-per-pagesen-e-cuditshme-permes-bankes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-eriselda-bala-jep-shpjegime-per-pagesen-e-cuditshme-permes-bankes\/2022\/04\/05\/","title":{"rendered":"Prokurorja Eriselda Bala jep shpjegime p\u00ebr pages\u00ebn e \u2018\u00e7uditshme\u2019 p\u00ebrmes bank\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Seanca p\u00ebr prokuroren e Tiran\u00ebs, Eriselda Bala q\u00eb u zhvilluar t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit u p\u00ebrqendrua n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb \u00e7udish\u00ebm dhe q\u00eb vet\u00eb prokurorja tha se ishte \u201ci palogjiksh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 u raportua n\u00eb seanc\u00eb nga relatorja Brunilda Bekteshi, q\u00eb ishte pjes\u00eb e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb bashk\u00eb me Suela Zhegun dhe Firdes Shulin, Bala dhe i shoqi ishin futur n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrjeje me nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi me inicialet O. dhe i kishin paguar asaj n\u00eb tre k\u00ebste shum\u00ebn 48 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Por KPK tha se kishte zbuluar nj\u00eb pages\u00eb po prej 48 mij\u00eb eurosh t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Bal\u00ebs nga nj\u00eb bank\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebsti t\u00eb vet\u00ebm. N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb para KPK-s\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e kompanis\u00eb kishte pranuar se pagesa ishte b\u00ebr\u00eb nga kompania p\u00ebr t\u00eb mbuluar detyrime t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Bala tha se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr pages\u00ebn n\u00eb bank\u00eb dhe se e kishte m\u00ebsuar pas hetimit nga KPK. Ajo tha se menj\u00ebher\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal p\u00ebr falsifikim dhe se nj\u00eb ekspertiz\u00eb e k\u00ebrkuar prej saj kishte provuar se firmat ishin t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se Bal\u00ebs i ishte kaluar po ashtu barr\u00eb prove edhe sa i p\u00ebrket nj\u00eb dhurate 1 milion lek\u00eb nga gjysh\u00ebrit dhe t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb vler\u00ebn rreth 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bala e ka filluar karrier\u00ebn si magjistrate n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2008 dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Pogradec. N\u00eb vitin 2015 ajo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kriteri i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisionerja Bekteshi relatoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se Bal\u00ebs i ishin k\u00ebrkuar fillimisht sqarime mbi burimin e nj\u00eb shume prej 5 mij\u00eb dollar\u00ebsh t\u00eb kursyer. Bala e kishte deklaruar shum\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si kursime nga bursa p\u00ebr Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, por KPK tha se llogaria ishte krijuar m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Bala sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb llogari q\u00eb ishte krijuar nga prind\u00ebrit, por p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ajo i kishte rimbursuar duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi parat\u00eb e marra nga bursa. Bala tha se p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij kontributi i kishte cil\u00ebsuar kursimet si t\u00eb sajat.<\/p>\n<p>Bal\u00ebs po ashtu iu k\u00ebrkuan sqarime n\u00eb lidhje me transaksionet n\u00eb blerjen e nj\u00eb makine dhe mosdeklarimin prej saj t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve doganore. Bala tha se nuk kishte pasur detyrim p\u00ebr t\u00eb deklaruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00eb vitin kur ishte b\u00ebr\u00eb deklarimi pasi ishte n\u00ebn vler\u00ebn e shumave q\u00eb deklaroheshin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nga relatimi doli se Bal\u00ebs i ishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb dokumentuar burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb personave q\u00eb e kishin ndihmuar me hua dhe dhurata p\u00ebr blerjen e apartamentit 48 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>KPK tha se Bala kishte sjell\u00eb dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e gjysh\u00ebrve n\u00eb Gjirokast\u00ebr, p\u00ebrfshi dokumente p\u00ebr llogari bankare prej vitit 2004. Komisioni po ashtu tha se kishte hetuar gjat\u00eb sa i p\u00ebrket p\u00ebrfitimeve p\u00ebr blet\u00ebrrit\u00ebsit, q\u00eb dilte t\u00eb ishte puna e gjyshit t\u00eb prokurores dhe po ashtu edhe p\u00ebr p\u00ebrfitimet e tjera t\u00eb \u00e7iftit.<\/p>\n<p>Nga sa doli n\u00eb relatim, shumat n\u00eb fjal\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb llogari bankare dhe investuar n\u00eb bono q\u00eb prej vitit 2006, para se Bala t\u00eb fillonte detyr\u00ebn dhe se k\u00ebto para ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhurimin.<\/p>\n<p>M\u00eb problematike u duk n\u00eb relatim barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit q\u00eb kishin kontribuar n\u00eb nj\u00eb shum\u00eb prej 2 milion lek\u00ebsh n\u00eb blerjen e sht\u00ebpis\u00eb. Bala pretendoi nj\u00ebsoj se t\u00eb ardhurat ishin dokumentuar dhe kishin origjin\u00ebn nga puna n\u00eb blegtori dhe puna si infermiere e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit. Ajo solli dokumente p\u00ebr regjistrimin si fermer t\u00eb babait t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe nj\u00eb p\u00ebrllogaritje t\u00eb fitimeve t\u00eb tij bazuar n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim\u00a0 nga Autoritetit t\u00eb Veterinaris\u00eb dhe Mbrojtjes s\u00eb Bim\u00ebve, AKVMB. Bala tha se bazuar n\u00eb k\u00ebto llogari\u00a0 p\u00ebr tufa me 80 deri n\u00eb 150 krer\u00eb si\u00e7 provohej t\u00eb kishte pasur vjehrri, ky i fundit mund ta krijonte shum\u00ebn prej 2 milion lek\u00ebsh n\u00eb dy vjet.<\/p>\n<p>Prokurorja megjithat\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb KPK t\u00eb mos e konsideronte si detyrim t\u00eb sajin dokumentimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, duke arsyetuar se ato i p\u00ebrkisnin bashk\u00ebshortit, pjes\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb apartament dhe po ashtu ishin krijuar para se ajo t\u00eb fillonte detyr\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Pagesa e dyfisht\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Fokusi i KPK-s\u00eb, bazuar edhe n\u00eb pyetjet e p\u00ebrgjigjet q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb Bal\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs nga an\u00ebtarja Firdes Shuli dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Tonci Petkovic, ishte pagesa dy her\u00eb e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb relatim, Bekteshi tha se kjo pages\u00eb e kryer n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit kishte ngjallur dyshime. Ajo tha se d\u00ebshmia e p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb kompanis\u00eb O, me t\u00eb cil\u00ebn ishte b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshja nuk kishte qen\u00eb sqaruese dhe se subjektit i ishin k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb informacione.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e b\u00ebra publike rezultoi se marr\u00ebveshja mes pal\u00ebve ishte q\u00eb pagesa t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb tre k\u00ebste dhe k\u00ebsti kryesor prej 39 mij\u00eb eurosh do b\u00ebhej n\u00eb qershor 2012, por Bala dhe bashk\u00ebshorti nuk i kishin pasur parat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kompanis\u00eb i ishte k\u00ebrkuar nj\u00eb shtyrje e afatit dhe Bala kishte b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn n\u00eb 23 korrik, pasi ishin t\u00ebhequr parat\u00eb nga llogarit\u00eb bankare dhe ishin kryer transaksionet e tjera. Pagesa sipas Bal\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb dor\u00eb n\u00eb zyrat e kompanis\u00eb dhe ajo paraqiti si prova faturat.<\/p>\n<p>Por KPK n\u00eb hetimin e saj kishte gjetur se n\u00eb bank\u00eb ishte kryer nj\u00eb transaksion i plot\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 48 mij\u00eb euro n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Bal\u00ebs n\u00eb muajin qershor. Kjo e b\u00ebnte Bal\u00ebn t\u00eb dilte me bilanc negativ, duke qen\u00eb se kjo shum\u00eb e dyt\u00eb nuk justifikohej dhe as ishte e deklaruar.<\/p>\n<p>Por prokurorja k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb se kishte pasur vet\u00ebm nj\u00eb pages\u00eb. Ajo tha se kishte b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal ndaj bank\u00ebs q\u00eb kishte lejuar transaksionin dhe se nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb personit q\u00eb kishte firmosur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj. Ajo tha se kishte k\u00ebrkuar ekspertiz\u00eb t\u00eb dokumentit dhe se ekspertiza e kishte nxjerr\u00eb dokumentin e p\u00ebrpiluar nga banka si plot\u00ebsisht t\u00eb falsifikuar.<\/p>\n<p>E pyetur nga Shuli dhe Petkovic se p\u00ebrse nuk kishte denoncuar kompanin\u00eb, duke qen\u00eb se ajo ose nj\u00eb punonj\u00ebs i saj kishin b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn dhe p\u00ebrdorur emrin e saj, Bala tha se kishte denoncuar vet\u00ebm faktin e falsifikimit dhe se prokuroria e Elbasanit q\u00eb po hetonte \u00e7\u00ebshtjen do t\u00eb zbulonte autor\u00ebsin\u00eb. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se banka kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke qen\u00eb se kishte rolin e kontrolluesit dhe nuk duhej t\u00eb kishte lejuar nj\u00eb transaksion t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Bala tha se n\u00eb kall\u00ebzim ishte po ashtu edhe kompania. \u201c\u00cbsht\u00eb e palogjikshme\u201d, tha ajo duke iu referuar transaksionit dhe b\u00ebri me dije se nuk e kuptonte se cilat ishin arsyet pas tij.<\/p>\n<p>Ajo tha se prov\u00eb q\u00eb pagesa e b\u00ebr\u00eb prej saj ishte n\u00eb dat\u00ebn q\u00eb ajo kishte deklaruar ishte kontrata e marrjes s\u00eb \u00e7el\u00ebsave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pas k\u00ebsaj pagese.<\/p>\n<p>Bala nuk kishte probleme t\u00eb figur\u00ebs dhe nuk iu vun\u00eb n\u00eb dukje probleme t\u00eb profesionalizmit. KPK megjithat\u00eb tha se kishte k\u00ebrkuar sqarime prej saj sa i p\u00ebrket tre dosjeve. Nj\u00ebra nga dosjet si\u00e7 u tha n\u00eb seanc\u00eb i p\u00ebrkiste vendimit t\u00eb mosfillimit t\u00eb nj\u00eb hetimi p\u00ebr dhun\u00eb ndaj nj\u00eb f\u00ebmije nga nj\u00eb edukatore kopshti. KPK tha se indicien p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast e kishte marr\u00eb nga nj\u00eb denoncim n\u00eb media.<\/p>\n<p>Komisioni tha se nga verifikimi i dosjes rezultonte se Bala kishte kryer 19 veprime hetimore, por se pas ankes\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, gjykata e kishte kthyer s\u00ebrish p\u00ebr hetim \u00e7\u00ebshtjen. Bala tha se me provat q\u00eb kishte pasur nuk mund t\u00eb provohej vepra penale. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb se kishte kryer detyr\u00ebn. Nd\u00ebr t\u00eb tjera prokurorja vler\u00ebsoi si t\u00eb thelluar hetimin e KPK-s\u00eb dhe vler\u00ebsoi Komisionin p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb. Ajo k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb. Seanca e njoftimit u caktua n\u00eb 7 prill.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seanca p\u00ebr prokuroren e Tiran\u00ebs, Eriselda Bala q\u00eb u zhvilluar t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit u p\u00ebrqendrua n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb \u00e7udish\u00ebm dhe q\u00eb vet\u00eb prokurorja tha se ishte \u201ci palogjiksh\u00ebm\u201d. Si\u00e7 u raportua n\u00eb seanc\u00eb nga relatorja Brunilda Bekteshi, q\u00eb ishte pjes\u00eb e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb bashk\u00eb me Suela Zhegun dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71698,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Eriselda-Bala-111-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Eriselda Bala pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71697"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71697"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71697\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71699,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71697\/revisions\/71699"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71698"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71697"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71697"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71697"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}