{"id":71721,"date":"2022-03-31T14:37:37","date_gmt":"2022-03-31T12:37:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-flutura-hoxha-fshehu-nje-apartament-pasi-nuk-justifikonte-burimet\/2022\/03\/31\/"},"modified":"2023-04-06T16:37:03","modified_gmt":"2023-04-06T14:37:03","slug":"kpk-flutura-hoxha-fshehu-nje-apartament-pasi-nuk-justifikonte-burimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-flutura-hoxha-fshehu-nje-apartament-pasi-nuk-justifikonte-burimet\/2022\/03\/31\/","title":{"rendered":"KPK: Flutura Hoxha fshehu nj\u00eb apartament pasi nuk justifikonte burimet"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Puk\u00ebs Flutura Hoxha u shkarkua nga detyra m\u00eb 25 shkurt, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se nuk provoi dot burimet e ligjshme t\u00eb pasurive dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte fshehur blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait. Nd\u00ebrkoh\u00eb ajo e vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe se kishte arritur nivel minimal kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Hoxha u krye nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon.<\/p>\n<p>Flutura Hoxha ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor shqiptar. Nga viti 1998 deri n\u00eb vitin 2006 ajo ka sh\u00ebrbyer si kryetare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Puk\u00eb. Gjat\u00eb periudh\u00ebs 2007-2011 ka mbajtur funksionin si inspektore n\u00eb ish-K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD dhe n\u00eb 2012-\u00ebn u rikthye n\u00eb Gjykat\u00ebn e Puk\u00ebs, ku dhe e ushtroi detyr\u00ebn deri n\u00eb vendimin e shkarkimit.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse subjekti rezulton t\u00eb jet\u00eb ndar\u00eb nga trungu familjar prej vitit 1993, ajo ka deklaruar gjat\u00eb hetimit administrativ se ka jetuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me prind\u00ebrit dhe n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme me motr\u00ebn dhe v\u00ebllain.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting ajo ka sh\u00ebnuar se deri n\u00eb vitin 2015 u ka dh\u00ebn\u00eb prind\u00ebrve kursime t\u00eb saj. Lidhur me k\u00ebt\u00eb deklarim, ILDKPKI-ja ka konstatuar pasakt\u00ebsi pasi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar sa \u00ebsht\u00eb vlera e tyre.\u00a0\u00a0Gjithashtu n\u00eb deklaratat e interesave private n\u00eb vite subjekti nuk \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Edhe Komisioni konstaton t\u00eb nj\u00ebjta gjetje. Referuar deklaratave vjetore p\u00ebr periudh\u00ebn 2004 \u2013 2007 subjekti ka deklaruar kursime cash n\u00eb vler\u00ebn totale progresive 2 milion\u00eb lek\u00eb, por n\u00eb k\u00ebto deklarata dhe n\u00eb ato n\u00eb vijim deri n\u00eb vitin 2017 nuk ka deklaruar asnj\u00ebher\u00eb dh\u00ebnien e kursimeve cash prind\u00ebrve t\u00eb saj apo ndryshim t\u00eb gjendjes cash.<\/p>\n<p>E pyetur nga KPK, Hoxha ka deklaruar se nuk ka mbajtur sh\u00ebnime p\u00ebr gjendjen cash nd\u00ebr vite, p\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklaratat periodike. \u201cPjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre kursimeve u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb prind\u00ebrve, nd\u00ebr vite, p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e jetes\u00ebs dhe shpenzime t\u00eb tjera n\u00eb form\u00eb kontributi familjar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst nuk ka qen\u00eb nj\u00eb dhurim n\u00eb vler\u00ebn totale t\u00eb vler\u00ebs cash t\u00eb deklaruar n\u00eb deklaratat periodike, por kontribute n\u00eb vlera dhe periudha t\u00eb ndryshme\u201d, ka sakt\u00ebsuar Hoxha.<\/p>\n<p>Ajo ka shtuar se pas vitit 2007 nuk ka pasur gjendje cash n\u00eb sht\u00ebpi dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka shtim apo pak\u00ebsim t\u00eb gjendjes cash, por se ka pasur vet\u00ebm debitime t\u00eb llogaris\u00eb s\u00eb pag\u00ebs p\u00ebr nevojat e jetes\u00ebs s\u00eb saj dhe familjes.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb rezultatet e hetimit administrativ, KPK e ka konsideruar gjendjen cash t\u00eb akumuluar deri n\u00eb vitin 2007 t\u00eb pandryshuar deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>\u201cVlera progresive e kursimeve cash, t\u00eb deklaruara nga subjekti n\u00eb deklaratat periodike, rezultoi 2,000,000 lek\u00eb. Kjo vler\u00eb arrihet n\u00eb vitin 2007 dhe, pas k\u00ebtij viti, nuk ka asnj\u00eb deklarim p\u00ebr kursimet cash nga subjekti. N\u00eb analiz\u00ebn financiare kjo gjendje progresive mbartet deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016. N\u00eb deklarat\u00ebn Vetting subjekti nuk deklaron kursime cash. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve, subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarime kontradiktore lidhur me kursimet cash dhe p\u00ebrdorimin e tyre\u201d, konstaton KPK dhe i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr disa gjetje t\u00eb bazuara n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer sipas deklarimeve periodike.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Hoxha ka shpjeguar se ka bashk\u00ebjetuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me prind\u00ebrit, nisur dhe nga statusi shoq\u00ebror, beqare. Sipas subjektit, edhe p\u00ebrpara detyrimit ligjor p\u00ebr deklarimin e pasuris\u00eb n\u00eb vitin 2004, t\u00eb ardhurat e saj kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nj\u00ebsuara me ato t\u00eb prind\u00ebrve dhe se jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shpenzime familjare dhe p\u00ebr kursime t\u00eb p\u00ebrdorura nga babai.<\/p>\n<p>Mosdeklarimin e pak\u00ebsimit t\u00eb kursimeve p\u00ebr p\u00ebrdorimin e tyre nga babai n\u00eb investimet n\u00eb bono thesari apo n\u00eb llogari bankare, Hoxha e ka konsideruar si pasakt\u00ebsi q\u00eb ka ardhur si rrjedhoj\u00eb e mosnjohurive t\u00eb duhura p\u00ebr plot\u00ebsimin e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb dhe p\u00ebr shkak t\u00eb statusit t\u00eb saj social.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni konstaton se subjekti nuk arriti t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb vler\u00ebn e sakt\u00eb ose t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb prind\u00ebrve dhe periudh\u00ebn e sakt\u00eb kur jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto dhurime, duke vler\u00ebsuar se ajo ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me kursimet cash dhe gjendjen e tyre n\u00eb fund t\u00eb viteve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare dhe deklarim i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr krijimin e depozitave n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme dhe shtesat n\u00eb vite nga babai, prej 2004-\u00ebs deri n\u00eb 2012-\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Komisioni ngre dyshime se gjyqtarja Hoxha ka fshehur nj\u00eb apartament q\u00eb ka bler\u00eb babai n\u00eb vitin 2008. N\u00eb vendimin e arsyetuar thuhet se subjekti ka deklaruar p\u00ebrdorimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2012 kur ajo punonte si inspektore pran\u00eb KLD-s\u00eb. Gjat\u00eb hetimit ajo ka shpjeguar se banesa \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me t\u00eb ardhurat e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes, p\u00ebrfshi dhe ato nga pagat e saj.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se, n\u00eb rastin konkret, subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur dhe ka lidhje interesi me k\u00ebt\u00eb pron\u00eb si bashk\u00ebkontribuese n\u00eb blerjen e saj, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit. Por nga hetimi ka rezultuar se Hoxha nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb p\u00ebrdorim apo si bashk\u00ebpronare n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, nuk ka pasqyruar kontributin financiar dhe as burimin e krijimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Subjekti ka sqaruar se apartamenti \u00ebsht\u00eb porositur nga i ati n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr vler\u00ebn 63 mij\u00eb e 250 euro dhe se pagesa e \u00e7mimit \u00ebsht\u00eb kryer e ndar\u00eb n\u00eb dy k\u00ebste, i pari n\u00eb shum\u00ebn 28 mij\u00eb e 70 euro dhe k\u00ebsti i dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb e 180 euro.<\/p>\n<p>Ajo ka shpjeguar se burimi kan\u00eb qen\u00eb kursimet nd\u00ebr vite t\u00eb prind\u00ebrve, t\u00eb ardhurat nga puna e babait n\u00eb sektorin privat si topograf; t\u00eb ardhurat e saj, t\u00eb v\u00ebllait dhe t\u00eb motr\u00ebs. Po ashtu, Hoxha ka sqaruar se p\u00ebr shlyerjen\u00a0e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2007 babai ka marr\u00eb dhe nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 1 milion nga nj\u00eb miku i tij, q\u00eb e ka shlyer n\u00eb dhjetor t\u00eb atij viti pas maturimit t\u00eb nj\u00eb investimi n\u00eb bono thesari.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar edhe transaksionet e kryera p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb, ku si burim kan\u00eb sh\u00ebrbyer bonot e thesarit n\u00eb vler\u00ebn totale afro 5.2 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr krijimin e t\u00eb cilave ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare KPK ka konsideruar t\u00eb ardhurat nga puna t\u00eb subjektit, n\u00ebn\u00ebs, v\u00ebllait dhe motr\u00ebs deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2007, ato nga pensioni i pleq\u00ebris\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga babai p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2007, si dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimi p\u00ebr nj\u00eb aksident sipas nj\u00eb vendimi gjykate t\u00eb vitit 1999. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e huas\u00eb, pasi nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet mund\u00ebsia financiare e huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Pasi Hoxha ka deklaruar se ka banuar me prind\u00ebrit gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, si dhe me motr\u00ebn dhe v\u00ebllain n\u00eb periudha t\u00eb kufizuara, n\u00eb analiz\u00ebn financiare jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e t\u00eb gjith\u00eb familjar\u00ebve prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni ka vler\u00ebsuar se subjekti nuk e ka deklaruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij apartamenti dhe burimet e krijimit n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d. Po ashtu, konstatohet se as gjat\u00eb hetimit administrativ Hoxha nuk ka deklaruar qart\u00eb burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti, duke mos p\u00ebrcaktuar pjes\u00ebn e saj takuese n\u00eb vler\u00eb monetare.<\/p>\n<p>KPK konstaton se gjyqtarja ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb me p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj banese q\u00eb nga momenti i blerjes, koh\u00eb kur ushtronte detyr\u00ebn si inspektore n\u00eb KLD, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prind\u00ebrit jetojn\u00eb n\u00eb Puk\u00eb dhe e p\u00ebrdorin vet\u00ebm n\u00eb rastet kur vijn\u00eb bashk\u00eb me subjektin n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb tilla si vendosja e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb saj, si person i cili nuk ishte i lidhur me subjektin (pasi nga gjendja civile v\u00ebrtetohet se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb certifikat\u00eb familjare me babain) dhe, si i till\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb deklaroj\u00eb pasurin\u00eb, me q\u00ebllim fshehjen e k\u00ebsaj pasurie\u201d, vler\u00ebson trupa e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMosdeklarimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nga subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting sipas k\u00ebrkesave t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u mos evidentuar dhe deklaruar n\u00eb ILDKPKI, sepse kjo pasuri sipas edhe konkluzionit t\u00eb Komisionit \u00ebsht\u00eb krijuar nga burime t\u00eb paligjshme nga subjekti dhe personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur[\u2026]. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, subjekti, n\u00ebse e kishte nga burime t\u00eb ligjshme do t\u00eb duhet ta kishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting\u201d, v\u00ebren KPK dhe konkludon se Hoxha ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm si dhe e ka fshehur k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 1996-2016, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 5.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Puk\u00ebs Flutura Hoxha u shkarkua nga detyra m\u00eb 25 shkurt, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se nuk provoi dot burimet e ligjshme t\u00eb pasurive dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte fshehur blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait. Nd\u00ebrkoh\u00eb ajo e vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[368,369,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Flutura-Hoxha.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Flutura Hoxha | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71721"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71721"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71721\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71723,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71721\/revisions\/71723"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}