{"id":71730,"date":"2022-03-31T10:18:03","date_gmt":"2022-03-31T08:18:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/elizabeta-imeraj-mbrohet-ne-kpa-me-avokat-nga-strasburgu-pa-pagese\/2022\/03\/31\/"},"modified":"2023-04-06T16:37:19","modified_gmt":"2023-04-06T14:37:19","slug":"elizabeta-imeraj-mbrohet-ne-kpa-me-avokat-nga-strasburgu-pa-pagese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/elizabeta-imeraj-mbrohet-ne-kpa-me-avokat-nga-strasburgu-pa-pagese\/2022\/03\/31\/","title":{"rendered":"Elizabeta Imeraj mbrohet n\u00eb KPA me avokat nga Strasburgu, pa pages\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs Elizabeta Imeraj u paraqit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb seanc\u00ebn publike t\u00eb caktuar p\u00ebr shqyrtimin e ankimit t\u00eb Komisionerit Publik kund\u00ebr konfirmimit t\u00eb saj, s\u00eb bashku me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor t\u00eb huaj, avokatin e Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb s\u00eb Strasburgut,\u00a0<a href=\"https:\/\/spanishcriminallawyer.com\/team\/gregory-thuan-dit-dieudonne\/\">Gregory Thuan Dit Dieudonne<\/a>. Imeraj i kund\u00ebrshtoi t\u00eb gjitha shkaqet e ngritura n\u00eb ankim nga Komisioneri Florian Ballhysa i cili k\u00ebrkoi shkarkimin e saj, pasi ajo pretendoi se gjetjet e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit (ONM) q\u00eb rekomandoi apelimin, ishte nd\u00ebrtuar mbi \u2018copa letre anonime e dashakeqase\u2019, si dhe shtoi se gjith\u00e7ka vinte si pasoj\u00eb e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kishte hetuar kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe politik\u00ebs. Megjith\u00ebse seanca e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs zgjati p\u00ebr afro 7 or\u00eb, nuk ishte e mjaftueshme p\u00ebr paraqitjen e parashtrimeve nga t\u00eb dyja pal\u00ebt dhe Kolegji vendosi ta shtyj\u00eb p\u00ebr t\u00eb enjten n\u00eb or\u00ebn 12:30.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPA q\u00eb po shqyrton \u00e7\u00ebshtjen e Elizabeta Imerajt kryesohet nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00eb Mimoza Tasi, Albana Shtylla dhe Sokol \u00c7omo. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e vzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tonci Petkovic.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, prokurorja Imeraj prezantoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesin ligjor dhe pasi dor\u00ebzoi si prov\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi t\u00eb tij me nj\u00eb studio ligjore n\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb legjitomohej p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb process. K\u00ebrkesa e Imerajt q\u00eb u pranua nga trupa. Avokati Gregory Thuan foli shum\u00eb pak gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs. Duke iu referuar gjetjeve t\u00eb ONM-s\u00eb, pas vendimmarrjes s\u00eb Komisionit, ai argumentoi se n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tij \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Komisionerin Publik q\u00eb\u00a0t\u00eb ankimoj\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Thuan u shpreh se kishte shum\u00eb pyetje p\u00ebr Komisionerin p\u00ebr aspektin ligjor dhe e cil\u00ebsoi ankimin t\u00eb kryer jasht\u00eb afatit ligjor. Po ashtu shtoi se i dukej e \u00e7uditshme p\u00ebrse nuk ishte i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i ONM-s\u00eb Theo Jacobs.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN, prokurorja Elizabeta Imeraj nuk preferoi t\u00eb jepte sqarim lidhur me burimet financiare p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb saj ligjor, si dhe p\u00ebr udh\u00ebtimin dhe akomodimin. \u201cAvokati \u00ebsht\u00eb vet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb fakt dhe mund t\u2019iu thot\u00eb vet\u00eb n\u00eb raport me nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d, tha Imeraj. Pasi u njoh me pyetjen prej Imerajt, avokati Gregory Thuan shpjegoi se nuk paguhej p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje. \u201cPunoj me\u00a0<em>pro bono<\/em>, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ligjore me interes. Procesi i vetingut \u00ebsht\u00eb duke shkuar p\u00ebrtej kuadrit t\u00eb p\u00ebrgjiths\u00ebm n\u00eb rastin \u00e7\u00ebshtjen e Imerajt. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i papajtueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. Procesi i vetingut \u00ebsht\u00eb problematik n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, prandaj dhe futen gjith\u00eb interesat ligjor\u00eb\u201d, tha Thuan.<\/p>\n<p>I pyetur se si e zgjodhi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim, Thuan deklaroi se tashm\u00eb procesi i vetingut \u00ebsht\u00eb i njohur dhe disa \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb n\u00eb pritje p\u00ebr tu trajtuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>\u201cAtje jan\u00eb tet\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb pritje dhe jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb njohura publikisht,\u201d pohoi Thuan.<\/p>\n<p>Elizabeta Imeraj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 1 prill t\u00eb vitit 2021 nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Olsi Komici, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Suela Zhegun pasi konkludoi se ajo kishte arritur nivel t\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Konfirmimi i Imerajt u pasua nga shqet\u00ebsime t\u00eb m\u00ebdha mes nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt argumentuan se rasti i saj v\u00eb n\u00eb rrezik \u201cintegritetin, pavar\u00ebsin\u00eb dhe t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e procesit t\u00eb vetingut\u201d.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb, Komisioneri Ballhysa vendosi ankimimin duke argumentuar se provat n\u00eb d\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi duhej t\u00eb kishin sjell\u00eb shkarkimin e saj.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ballhysa v\u00ebrejti se p\u00ebrfundimet e Komisionit p\u00ebr pasurin\u00eb duke mos e ngarkuar subjektin me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, bazohen n\u00eb regjimin pasuror t\u00eb Imerajt dhe ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, t\u00eb pretenduar gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Ajo ka dor\u00ebzuar dhe nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb muajit mars 2007, ku \u00ebsht\u00eb sanksionuar se nj\u00eb nj\u00ebsi me dy banesa, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave n\u00eb Durr\u00ebs, tok\u00eb ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 1464 m2 dhe e drejt\u00eb reale mbi nj\u00eb pron\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb paluajtshme, jan\u00eb pasuri apo t\u00eb drejta t\u00eb krijuara p\u00ebrpara lidhjes s\u00eb martes\u00ebs dhe si t\u00eb tilla q\u00ebndrojn\u00eb individualisht ish-bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Ballhysa konstatoi se subjekti nuk e ka deklaruar asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb regjim pasuror gjat\u00eb periudh\u00ebs 2004-2016. Ai theksoi se hetimi administrativ ndaj Imerajt ka filluar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2018, por ajo e ka deklaruar regjimin martesor vet\u00ebm n\u00eb shtator t\u00eb 2020-\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ballhysa v\u00ebrejti se subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi, por pa e paraqitur rrethan\u00ebn e regjimit pasuror martesor t\u00eb pasurive t\u00eb ndara. Komisioneri solli n\u00eb v\u00ebmendje se bazuar n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit, deklarimet vjetore t\u00eb subjektit konsiderohen si prov\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai u ndal n\u00eb deklarimin e disa pasurive, mes tyre dhe disa prej t\u00eb cilave rezultonin t\u00eb ishin krijuar gjat\u00eb martes\u00ebs dhe n\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar kartela e pasuris\u00eb dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Prokurorja Elizabeta Imeraj theksoi se e kishte b\u00ebr\u00eb me dije se nuk ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb pasuri apo bashk\u00ebpron\u00ebsi n\u00eb emrin e saj. Ajo sqaroi se kishte siguruar dokumentet origjinale me vulat e arkiv\u00ebs s\u00eb noterit t\u00eb vitit 2007, lidhur me kontrat\u00ebn e regjimit martesor. Gjithashtu, renditi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash drejtuar Kadastr\u00ebs, Gjendjes Civile e Tatimeve, ku me p\u00ebrgjigjet e k\u00ebtyre institucioneve pohoi se provon se nuk ka zot\u00ebruar asnj\u00ebher\u00eb asnj\u00eb pron\u00eb, si dhe nuk ka rezultuar bashk\u00ebpronare n\u00eb asnj\u00eb pasuri. Imeraj k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto dokumente t\u00eb administrohen si prova.<\/p>\n<p>Ajo pohoi se pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit ishin krijuar para martes\u00ebs dhe me burime t\u00eb ligjshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, v\u00ebrejti se zgjidhja e martes\u00ebs nuk kishte sjell\u00eb pasoja p\u00ebr procesin e vetingut.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Imeraj theksoi se kartela e pasuris\u00eb ku ajo figuron si bashk\u00ebpronare e nj\u00eb pasurie, q\u00eb gjendet n\u00eb aktet e dosjes s\u00eb Komisionit, \u00ebsht\u00eb e falsifikuar. Ajo sqaroi se i kishte k\u00ebrkuar Kadastr\u00ebs vendosjen n\u00eb dispozicion t\u00eb kartel\u00ebs dhe ajo nuk figuron t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpronare. \u201cPra nuk kam asnj\u00eb lloj lidhje. Provohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kartel\u00eb e falsifikuar dhe \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb aktet e KPK-s\u00eb. P\u00ebrse futet nj\u00eb dokument i falsifikuar n\u00eb dosje dhe b\u00ebhet nj\u00eb nga shkaqet e ankimit\u201d, ngriti pik\u00ebpyetje Imeraj dhe shtoi se kishte kryer kall\u00ebzim penal.<\/p>\n<p>Imeraj shtoi se n\u00ebse Komisioneri do t\u00eb kishte verifikuar gjith\u00eb dokumentet p\u00ebr at\u00eb pron\u00eb, do t\u00eb kishte konstatuar se kartela ishte e falisfikuar.<\/p>\n<p>Duke pretenduar se t\u00eb ardhurat ishin n\u00eb p\u00ebrputhje me shpenzimet e jetes\u00ebs ajo theksoi se nuk kishte asnj\u00eb shkak n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb q\u00eb ta b\u00ebnte t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm vendimin e KPK.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr figur\u00ebn \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb ankim, Ballhysa evidentoi gjetjet e ONM-s\u00eb p\u00ebr ish-bashk\u00ebshortin dhe v\u00ebllain e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr d\u00ebnimin e tyre n\u00eb vitin 2002 nga Gjykata e Rom\u00ebs me nga 8 vjet burgim dhe gjob\u00eb prej 55 mij\u00eb euro, p\u00ebr\u00a0p\u00ebrfshirjen e tyre n\u00eb trafikimin e qenieve njer\u00ebzore dhe prostitucion. Ballhysa solli n\u00eb v\u00ebmendje rekomandimin e ONM-s\u00eb, sipas t\u00eb cilit bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjetje Imeraj ka kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, Komisioni nuk ka arsyetuar lidhur me arsyet e refuzimit t\u00eb gjetjeve, duke mos kryer ai vet\u00eb asnj\u00eb veprim hetimor p\u00ebr verifikimin e rrethanave. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto gjetje t\u00eb merren n\u00eb shqyrtim nga Kolegji dhe t\u00eb ballafaqohen me pretendimet e Imerajt.<\/p>\n<p>Subjekti tha se kishte kryer verifikime dhe p\u00ebr pretendimet lidhur me bashk\u00ebshortin e saj. Imeraj sqaroi se u kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesa Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, gjith\u00eb komisariateve, pikave kufitare, Interpol-it, Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe institucioneve t\u00eb tjera verifikuese, p\u00ebr t\u00eb pyetur n\u00ebse kishte donj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ish-bashk\u00ebshortin e saj dhe v\u00ebllain e tij p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb ndonj\u00eb vep\u00ebr penale, apo n\u00ebse jan\u00eb d\u00ebnuar, por sipas saj p\u00ebrgjigjet ishin negative.\u00a0Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebrgjigjet e k\u00ebtyre institucioneve t\u00eb administrohen si prova.<\/p>\n<p>Duke u bazuar n\u00eb gjetjet e ONM-s\u00eb, ajo evidentoi se personat q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar nga Gjykata e Rom\u00ebs n\u00eb Shkall\u00ebn e Par\u00eb jan\u00eb shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00eb apel dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka nj\u00eb d\u00ebnim ndaj tyre. Sipas Imerajt, bazuar n\u00eb vendimin e apelit, tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb diskutohet n\u00ebse personat e d\u00ebnuar jan\u00eb ose jo ish-bashk\u00ebshorti dhe v\u00ebllai i tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo deklaroi se kishte siguruar dokumentacion nga autoritetet italiane t\u00eb pajisur me vul\u00eb apostile ku p\u00ebrcaktohej se ish-bashk\u00ebshorti dhe ish-kunati nuk kan\u00eb qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Sipas Imerajt, legjislacioni p\u00ebrjashton nga p\u00ebrfshirja n\u00eb krimin e organizuar individ\u00ebt p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ka vendim pafaj\u00ebsie t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtjet profesionale<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr kriterin profesional Ballhysa evidentoi dy \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cilat subjekti ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe jan\u00eb transferuar p\u00ebr moskompetenc\u00eb. Duke iu referuar gjetjeve t\u00eb ONM-s\u00eb, Komisioneri konstatoi se n\u00eb nj\u00eb procedim penal, shtyrjet e afateve t\u00eb hetimit dhe transferimi i \u00e7\u00ebshtjes ka sjell\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019iu drejtuar gjykat\u00ebs me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr gjykim duke favorizuar pozit\u00ebn e personit t\u00eb hetuar. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr, ONM vler\u00ebson se mbetet e pashpjegueshme se \u00e7far\u00eb hetimesh jan\u00eb kryer dhe cilat prova jan\u00eb gjetur nga subjekti i rivler\u00ebsimit dhe prokuror\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb vendimin e tyre p\u00ebr shpalljen e moskompetenc\u00ebs s\u00eb ish-Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Ballhysa evidentoi dhe nj\u00eb gjetje n\u00eb shtes\u00ebn e rekomandimit t\u00eb ONM, lidhur me nj\u00eb procedim ndaj nj\u00eb shtetasi kolumbian dhe u shpreh se vendimi i ish-Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda mbetet p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs nga Kolegji.<\/p>\n<p>Duke iu referuar vendimit p\u00ebr d\u00ebnimin e shtetasit kolumbian, Imeraj shpjegoi se e kishte ndar\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr personat e tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ishin p\u00ebrfshir\u00eb dhe se hetimi vijonte ende. Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebmb\u00ebnguli se vler\u00ebsimi saj nuk mund t\u00eb bazohej vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vendim, pasi kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb ish-Gjykat\u00ebn e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda m\u00eb shum\u00eb se 100 \u00e7\u00ebshtje me rreth 160 t\u00eb pandehur, ku vet\u00ebm n\u00eb tre raste ishte dh\u00ebn\u00eb pafaj\u00ebsi. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohen t\u00eb gjitha vendimet dhe jo vet\u00ebm nj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb transferuara, ajo tha se ishte kryer me q\u00ebllim q\u00eb mos kuptohej nga t\u00eb dyshuarit \u201cgoditja e madhe\u201d q\u00eb do t\u00eb kryente Prokuroria, prandaj ishte vler\u00ebsuar t\u00eb hetoheshin ve\u00e7mas. Nd\u00ebrsa p\u00ebr procedimin tjet\u00ebr t\u00eb transferuar p\u00ebr moskopetenc\u00eb v\u00ebrtejti se ishte n\u00ebnshkruar dhe nga nj\u00eb koleg q\u00eb ishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb me form\u00eb t\u00eb prer\u00eb. Imeraj v\u00ebrejti se p\u00ebr prokurorin tjet\u00ebr Komisioneri nuk e kishte gjetur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, prokurorja Imeraj theksoi se kishte hetuar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe politik\u00ebs. Ajo deklaroi se kur prokuror\u00ebt e tjer\u00eb nuk pranonin t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb hetuarve, ajo ishte vet\u00ebofruar.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr etik\u00ebn\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr etik\u00ebn dhe vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, Ballhysa solli n\u00eb v\u00ebmendje \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ndikimin tek ish-v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar; lidhur me dor\u00ebheqjen e nj\u00eb prej an\u00ebtareve t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb; procedurat gjyq\u00ebsore t\u00eb zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs dhe sjellja gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore .<\/p>\n<p>Sipas rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb, sjellja e subjektit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore konsiderohet e mjaftueshme p\u00ebr minimin e besimit n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Ballhysa k\u00ebrkoi q\u00eb edhe k\u00ebto gjetje t\u00eb shqyrtohen nga Kolegji n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs. N\u00eb p\u00ebrfundim ai k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit dhe shkarkimin e prokurores Elizabeta Imeraj.<\/p>\n<p>Imeraj i kund\u00ebrshtoi edhe k\u00ebto shkaqe t\u00eb ankimit, kur n\u00eb hyrje t\u00eb parashtrimeve u ndal gjat\u00eb n\u00eb gjetjet e ONM-s\u00eb q\u00eb sipas saj ishin bazuar n\u00eb denoncime anonime. Subjekti ngriti dyshime mbi sh\u00ebndetin mendor t\u00eb nj\u00eb denoncueseje t\u00eb cil\u00ebn e identifikoi si E.P (emri \u00ebsht\u00eb anonimizuar nga BIRN), q\u00eb sipas saj kishte k\u00ebrkuar tek Komisioneri shkarkimin e subjektit. Imeraj e cil\u00ebsoi t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm faktin se si kjo denoncuese dinte gjith\u00eb gjetjet q\u00eb parashtroi Komisioneri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ishte zbardhur ende vendimi KPK. N\u00eb vijim ajo sqaroi se kishte kryer verifikime dhe kishte konstatuar se denoncuesja shfaqej me q\u00ebndrime q\u00eb sipas saj nuk tregonin aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb hartuar at\u00eb denoncim. P\u00ebr t\u00eb ilustruar k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, subjekti citoi disa statuse t\u00eb denoncueses t\u00eb postuara n\u00eb platform\u00ebn sociale Facebook.<\/p>\n<p>Po ashtu, ajo evidentoi dhe nj\u00eb denoncuese, duke pretenduar se bazuar n\u00eb informacionet e saj ONM kishte k\u00ebrkuar hetimin disiplinor t\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP p\u00ebr konflikt interesi n\u00eb votimin e saj si drejtuese e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Imeraj sqaroi se Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb e kishte pushuar \u00e7\u00ebshtjen pasi nuk ka konflikt interesi.<\/p>\n<p>Imeraj sqaroi se nuk kishte pasur asnj\u00eb q\u00ebllim gjat\u00eb komunikimit n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb KPK dhe sqaroi se nuk mund t\u00eb ndryshoj\u00eb z\u00ebrin e saj. \u201cDi t\u00eb them se q\u00eb nga dita e em\u00ebrimit n\u00eb detyr\u00eb jam sjell\u00eb dhe e kam ndjer\u00eb veten si prokurore\u201d, deklaroi subjekti.<\/p>\n<p>Ajo hodhi posht\u00eb dyshimet e ngritura nga ONM se mund t\u00eb kishte p\u00ebrgjuar nj\u00eb v\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr mua e turpshme, por p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb kemi virtyt mik\u00ebpritjen\u201d, pohoi Imeraj dhe sqaroi se kishte kryer vet\u00eb kall\u00ebzim penal q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetohej n\u00ebse dikush kishte p\u00ebrgjuar v\u00ebzhguesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Po ashtu, ajo sqaroi se u ishte drejtuar gjith\u00eb institucioneve ligjzbatuese k\u00ebrkes\u00eb n\u00ebse kishin ndonj\u00eb informacion t\u00eb till\u00eb, por p\u00ebrgjigjet sipas saj ishin negative.<\/p>\n<p>Imeraj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb gjitha provat e siguruara prej saj p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar gjetjet e ONM-s\u00eb dhe shkaqet e Komisonerit t\u00eb administrohen, si dhe k\u00ebrkoi nj\u00eb hetim t\u00eb thell\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebnash\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn faktike.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs Elizabeta Imeraj u paraqit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb seanc\u00ebn publike t\u00eb caktuar p\u00ebr shqyrtimin e ankimit t\u00eb Komisionerit Publik kund\u00ebr konfirmimit t\u00eb saj, s\u00eb bashku me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor t\u00eb huaj, avokatin e Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb s\u00eb Strasburgut,\u00a0Gregory Thuan Dit Dieudonne. Imeraj i kund\u00ebrshtoi t\u00eb gjitha shkaqet e ngritura n\u00eb ankim [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71731,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[354,112,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/Elizabeta-Imeraj-duke-hyrb-ne-KPA-Foto-nga-BIRN-Nensi-Bogdani-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Elizabeta Imeraj duke hyr\u00eb n\u00eb KPA | Foto nga BIRN?Nensi Bogdani","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71730"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71730"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71730\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71732,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71730\/revisions\/71732"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71731"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71730"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71730"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71730"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}