{"id":71742,"date":"2022-03-29T15:49:35","date_gmt":"2022-03-29T13:49:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/erjon-shehaj-perballet-me-gjetjet-per-profesionalizmin-dhe-kallezimet\/2022\/03\/29\/"},"modified":"2023-04-06T16:38:01","modified_gmt":"2023-04-06T14:38:01","slug":"erjon-shehaj-perballet-me-gjetjet-per-profesionalizmin-dhe-kallezimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/erjon-shehaj-perballet-me-gjetjet-per-profesionalizmin-dhe-kallezimet\/2022\/03\/29\/","title":{"rendered":"Erjon Shehaj p\u00ebrballet me gjetjet p\u00ebr profesionalizmin dhe kall\u00ebzimet"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Erjon Shehaj dha shpjegime p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 29 mars, pas vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar m\u00eb 7 janar, prokurori Shehaj dha shpjegime dhe dor\u00ebzoi prova lidhur me mosp\u00ebrputhjet, pasakt\u00ebsit\u00eb dhe munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb huave t\u00eb marra nga babai p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ri\u00e7elej hetimi p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin ishte p\u00ebrfunduar hetimi paraprak deri n\u00eb at\u00eb moment, si dhe t\u00eb \u00e7elej hetimi p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Po m\u00eb dat\u00eb 7 janar, KPK njoftoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Shehaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka qen\u00eb i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet e reja p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Qriko sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ri\u00e7eljes s\u00eb hetimit p\u00ebr kriterin pasuror, jan\u00eb kryer disa verifikime n\u00eb lidhje me dh\u00ebnien e huas\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro nga nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb favor t\u00eb babait t\u00eb sbjektit, vler\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 94 m2 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Qirkos, i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar informacin noterit lidhur me regjistrimin e akteve t\u00eb deklarat\u00ebs noteriale t\u00eb vitit 2009 p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb, si dhe jan\u00eb verifikuar kompetencat e adminsitratorit p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Qirko shpjegoi se subjekti ka paraqitur prova dhe dokumentacion ligjor lidhur me huan\u00eb e marr\u00eb prej t\u00eb atit nga nj\u00eb shoq\u00ebri, q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Prokurori Shehaj e fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr hetimin e kryer. Ai theksoi se pasuria e gjith\u00eb familjes s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 94 m2 dhe nj\u00eb autovetur\u00eb me vler\u00eb 300 mij\u00eb lek\u00eb. \u201cVler\u00ebsoj se kam pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Shehaj sqaroi se kishte provuar me dokumentacion se shoq\u00ebria q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb hua t\u00eb atit kishte qarkulluar n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb vler\u00eb tre her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga huaja.<\/p>\n<p><strong>Figura pa probleme<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raportin e saj t\u00eb par\u00eb, Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurorit Shehaj p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn. Nd\u00ebrsa n\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije se mund t\u00eb ngrihen dyshime n\u00eb lidhje me figur\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast konkluzioni t\u00eb mbetet n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Qirko sqaroi se nga hetimi Komisionit nuk jan\u00eb gjetur indicie q\u00eb mund t\u00eb c\u00ebnonin past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb prokurorit Shehaj dhe informacionet e servirura nga institucionet verifikues \u00ebsht\u00eb vendosur t\u00eb shqyrtohen n\u00eb vler\u00ebsimin profesional.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Relatoja Qirko u ndal m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb gjetjet p\u00ebr kriterin profesional. Megjith\u00ebse raporti i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb ka qen\u00eb pozitiv, nga hetimi i Komisionit jan\u00eb evidentuar disa probleme n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e hetuara prej subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej pes\u00eb dosjeve t\u00eb shortuara, me t\u00eb pandehur shtetasin N.Ll. p\u00ebr t\u00eb cilin Shehaj ka vendosur pushimin e procedimit, ka rezultuar se subjekti ka zgjatur hetimet p\u00ebr tre muaj n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2014, por nuk ka kryer n\u00eb vijim asnj\u00eb veprim hetimor q\u00eb t\u00eb justifikonte k\u00ebt\u00eb vendimarje. Po ashtu, Qirko v\u00ebrejti se subjekti nuk ia ka njoftuar t\u00eb pandehurit vendimin p\u00ebr shtyrjen e afatit t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb verifikimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb konstatuar se ka pasur rrethana q\u00eb tregojn\u00eb se kall\u00ebzuesi \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnuar p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb ushtronte si oficer policie, por prokurori Shehaj nuk i ka hetuar k\u00ebto fakte, duke vijuar regjistrimin e procedimit vet\u00ebm p\u00ebr \u201cgoditje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, duke mos sh\u00ebnuar dhe vepr\u00ebn penale p\u00ebr \u201ckanosje\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti nuk duket q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kryer nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb veprimeve procedurale dhe fakteve t\u00eb rezultuara nga hetimi p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb konkluzion bazuar n\u00eb lidhje me vendimin e pushimit. \u201c[\u2026]Duket se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka konsideruar edhe faktin se personi n\u00ebn hetim ishte n\u00eb k\u00ebrkim si i dyshuar p\u00ebr kryerjen e disa veprave penale\u201d, konstatoi Qirko.<\/p>\n<p>Po ashtu, u evidentua fakti se subjekti nuk kishte hetuar n\u00eb lidhje me ndryshimin e deklarimit t\u00eb kall\u00ebzuesit, i cili n\u00eb vijim kishte k\u00ebrkuar q\u00eb shtetasi N.Ll. t\u00eb mos ndiqej penalisht.<\/p>\n<p>Prokurori Shehaj deklaroi e ndaj vendimit t\u00eb pushimit nuk kishte pasur ankim. Regjistrimin e vet\u00ebm nj\u00eb vepre penale ai e justiifkoi me faktin se ae kishte orientuar drejtuesi i prokuroris\u00eb me sh\u00ebnim.<\/p>\n<p>Subjekti sqaroi se pas regjisrimit t\u00eb procedimit ishin kryer disa veprime hetimore, por ishte vler\u00ebsuar t\u00eb kryheshin dhe t\u00eb tjera, si sekuestrimi i pamjeve t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb dhe marrja e deklarimeve t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb vendngjarje. Por, Shehaj deklaroi se nuk kishte pasur kamera sigurie q\u00eb t\u00eb mbulonin vendin e ngjarjes dhe nuk kishte qen\u00eb e mundur marrja e deklarimeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Lidhur me mosnjoftimin e vendimit p\u00ebr zgjatjen e hetimit, ai u shpreh se pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb kishte vendosur pushimin dhe kishte njoftuar k\u00ebt\u00eb vendimarrje. \u201cVendimi i pushimit i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb drejtuesit q\u00eb ka vendosur arkivimin e \u00e7\u00ebshtjes\u201d, deklaroi Shehaj dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb prokuroria ishte institucion i centralizuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr dosje t\u00eb shortuar t\u00eb vitit 2014, me t\u00eb pandehur G.L., ku dhe n\u00eb k\u00ebt rast Shehaj ka vendosur pushimin e hetimeve p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cplagosje e leht\u00eb me dashje\u201d duke arsyetuar se vepra penale ndiqet me ankim n\u00eb gjykat\u00eb nga i d\u00ebmtuari, Komisioni konstaton se subjekti duket se nuk ka b\u00ebr\u00eb cil\u00ebsimin juridik t\u00eb duhur t\u00eb vepr\u00ebs penale. Po ashtu, n\u00eb vendimin e pushimit subjekti i referohet nj\u00eb akti ekspertimi q\u00eb i p\u00ebrket nj\u00eb procedimi tjet\u00ebr n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>Prokurori Shehaj pohoi se sendi i p\u00ebrdorur nga i kall\u00ebzuari nuk ishte arm\u00eb e ftoht\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga akt ekspertimi mjeko-ligjor d\u00ebmtimet kishin rezultuar p\u00ebr paaft\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb pun\u00eb deri n\u00eb 9 dit\u00eb. Sipas ij, n\u00eb k\u00ebto raste b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr kundravajtje penale q\u00eb ndiqej nga i d\u00ebmtuari n\u00eb gjykat\u00eb, prandaj dhe ishte pushuar.<\/p>\n<p>KPK ka verifikuar edhe ankesat dhe kall\u00ebzimet e regjistruara ndaj prokurorit Erjon Shehaj. Qirko shpjegoi se n\u00eb vitin 2021, Prokuroria e Kruj\u00ebs ka regjistruar procedim penal ndaj Shehajt p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d, pas kall\u00ebzimit t\u00eb kryer nga shtetasit M.M. dhe F.M., t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pretenduar se subjekti dhe disa magjistrat\u00eb, i kan\u00eb proceduar dhe gjykuar p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb hetuar dhe gjykuar nj\u00eb her\u00eb m\u00eb pare.<\/p>\n<p>Prokurori Shehaj sqaroi se hetimi dhe ngritja e akuz\u00ebs ndaj k\u00ebtyre personave ishte kryer nga nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror, nd\u00ebrsa ai vet\u00ebm e kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjykat\u00eb. Sipas tij, gjykata e ka pranuar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim si dhe i ka d\u00ebnuar personat n\u00eb fjal\u00eb, duke e \u00e7muar t\u00eb ligjsh\u00ebm hetimin dhe akuz\u00ebn.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko shpjegoi se ndaj subjektit jan\u00eb depozituar disa kall\u00ebzime p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2015 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kurbinit, q\u00eb jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb procedim t\u00eb vet\u00ebm. N\u00eb seanc\u00eb u sqaruar se p\u00ebr k\u00ebto kall\u00ebzime ishte vendosur fillimisht mosfillimi i hetimeve. Bazuar n\u00eb ankimin e kall\u00ebzuesit D.G., Gjykata e Kurbinit ka shfuqizuar vendimin e prokuroris\u00eb dhe ka urdh\u00ebruar regjistrimin e procedimit, vendim q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi dhe nga apeli.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto vendime, Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar n\u00eb vitin 2018 procedim penal ndaj subjektit p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d, por ka k\u00ebrkuar n\u00eb vitin 2021 pushimin me arsyetimin se ndjekja penale \u00ebsht\u00eb parashkruar, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar nga gjykata respektive. Ndaj k\u00ebtij vendimi ka ushtruar s\u00ebrish ankim kall\u00ebzuesi D.G., q\u00eb pritet t\u00eb shqyrtohet n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Qirko shpjegoi se nga verifikimi materialeve kall\u00ebzuese t\u00eb shtetasit D.G., ka rezultuar se ndaj k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb vitin 2015 \u00ebsht\u00eb regjistruar procedim p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018kanosja e gjyqtarit\u201d, me pretendimin se kishte kanosur prokurorin Erjon Shehaj dhe drejtuesin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Procedimi \u00ebsht\u00eb regjistruar bazuar n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb prokurori, me p\u00ebrmbajtje n\u00eb dukje k\u00ebrc\u00ebnuese.<\/p>\n<p>Pasi subjekti ka kryer veprimet e para hetimore, ka vendosur moskompetenc\u00ebn dhe kalimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, e cila po n\u00eb vitin 2015 ka vendosur pushimin e hetimeve ndaj D.G..<\/p>\n<p>\u201cDuket se subjekti n\u00ebp\u00ebrmjet angazhimit apo pranimit p\u00ebr hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn referohej emri i tij, ka c\u00ebnuar standartet e etik\u00ebs dhe vlerave profesionale t\u00eb nj\u00eb magjistrati\u201d, konstatoi Qirko dhe shtoi se subjekti ka pasur detyrimin t\u00eb hiqte dor\u00eb p\u00ebr nga hetimi pasi kishte interes t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Shehaj deklaroi se ishte caktuar prej drejtuesit si prokuror i \u00e7\u00ebshtjes dhe pas kryerjes s\u00eb verifikimeve paraprake kishte konkluduar me ndalimin e personit n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb ishte vler\u00ebsuar i ligjsh\u00ebm dhe nga gjykata. \u201cNuk gjendesha n\u00eb konflikt interesi. N\u00eb momentin e ngritjes s\u00eb pretendimeve n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb shpalla moskopetenc\u00ebn\u201d, shpjegoi Shehaj.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se kjo ankes\u00eb ishte shqyrtuar m\u00eb par\u00eb nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme q\u00eb kishte gjetur shkelje t\u00eb kryer nga drejtuesi i prokuroris\u00eb, nd\u00ebrsa veprimet e tij procedurale ishin vler\u00ebsuar t\u00eb ligjshme. K\u00ebt\u00eb rast, Shehaj e cil\u00ebsoi si nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb gjykuar.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e hetuar prej subjektit n\u00eb vitin 2020 p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cdrejtimi i automjeteve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt\u201d, ku sipas KPK, duket se Shehaj ka leht\u00ebsuar pozit\u00ebn e t\u00eb pandehurit. Qirko sqaroi se i pandehuri nuk u ishte bindur urdh\u00ebrave t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr kryerjen e vullnetshme te testit t\u00eb alkoolit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb vijim pasi \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar dhe i \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kampion gjaku. Sipas KPK, i pandehuri nuk ishte vendosur para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr mosbindjen.<\/p>\n<p>Prokurori Shehaj deklaroi se q\u00ebndrimi i t\u00eb pandehurit duke mos pranuar kryerjen e testit t\u00eb alkoolit me apparat mat\u00ebs, nuk mund t\u00eb konsiderohej si mosbindje. \u201cMospranimi \u00ebsht\u00eb subjektiv p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme dhe nuk p\u00ebrb\u00ebn\u00eb mosbindje ndaj urdh\u00ebrit t\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb policicis\u00eb\u201d, tha Shehaj dhe shtoi se i pandehuri i ishte bindur urdh\u00ebrit p\u00ebr t\u2019u shoq\u00ebruar si dhe kishte pranuar p\u00ebr marrjen e kampion\u00ebve t\u00eb gjakut.<\/p>\n<p>Qirko sqaroi se ndaj prokurorit Shehaj jan\u00eb depozituar n\u00eb Komision 24 denoncime nga publiku, p\u00ebr t\u00eb cilat ai ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim prokurori Erjon Shehaj k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 31 mars n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Erjon Shehaj dha shpjegime p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 29 mars, pas vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit administrativ. N\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar m\u00eb 7 janar, prokurori Shehaj dha shpjegime [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71743,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[366,118,379,299],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/Erion-Shehaj-duke-kale-nga-seanca-degjimore-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Erjon Shehaj (djathtas) duke dal\u00eb nga KPK | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71742"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71742"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71742\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71744,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71742\/revisions\/71744"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71743"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71742"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71742"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71742"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}