{"id":71745,"date":"2022-03-28T21:32:18","date_gmt":"2022-03-28T19:32:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/taulant-banushi-jep-shpjegime-per-vendimet-qe-i-ka-rrezuar-apeli\/2022\/03\/28\/"},"modified":"2023-04-06T16:38:18","modified_gmt":"2023-04-06T14:38:18","slug":"taulant-banushi-jep-shpjegime-per-vendimet-qe-i-ka-rrezuar-apeli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/taulant-banushi-jep-shpjegime-per-vendimet-qe-i-ka-rrezuar-apeli\/2022\/03\/28\/","title":{"rendered":"Taulant Banushi jep shpjegime p\u00ebr vendimet q\u00eb i ka rr\u00ebzuar Apeli"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit, Taulant Banushi u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 28 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr konstatimet n\u00eb kriterin profesional, si dhe kund\u00ebrshtoi nj\u00eb raport negativ p\u00ebr figur\u00ebn. N\u00eb kriterin e pasuris\u00eb nuk u evidentuan probleme.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Banushi po kryhet nga trupa e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Taulant Banushi p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe pas nj\u00eb periudh\u00eb stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, u em\u00ebrua gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Fier. Ai vazhdon ta ushtroj\u00eb funksionin n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb prej 18 vitesh ku ka mbajtur dhe funksionin e kryetarit.<\/p>\n<p>Qirko paraqiti nj\u00eb relatim t\u00eb detajuar p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb duke evidentuar nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb transaksioneve t\u00eb kryera p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 108.12 m2 n\u00eb qytetin e Fierit n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr \u00e7mimin 5 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe p\u00ebr krijimin e likujditeteve cash dhe atyre bankare n\u00eb vite n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb konkluduar se subjekti ka pasur burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive dhe shpenzimet n\u00eb vite, subjekti ka deklaruar pagat e tij si gjyqtar dhe pedagog n\u00eb nj\u00eb universitet privat; t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga aktiviteti i saj privat dhe pagat si vet\u00ebpun\u00ebsuar aty; interesat bankare dhe 1.5 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e pjes\u00ebs takuese t\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb p\u00ebrfituar me privatizim s\u00eb bashku me prind\u00ebrit ku ai zot\u00ebronte 1\/3 pjes\u00eb takuese.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, Qirko e pyeti subjektin se ndryshe nga sa ishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn paraprake t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2012, ku nj\u00eb k\u00ebst do t\u00eb paguhej me kredi, nuk rezultonte q\u00eb Banushi apo bashk\u00ebshorjta e tij ta kishin p\u00ebrfituar apo p\u00ebrdorur nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Banushi shpjegoi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishte m\u00ebsuar se K\u00ebshilli Bashkiak do t\u00eb akordonte kredi p\u00ebr zyrtar\u00ebt, por se nuk kishte aplikuar pasi kishte konstatuar se nuk i plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr shkak se kishte t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb larta nga sa lejohej p\u00ebr aplikim. Ai tha se nuk e kishte kryer k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kredi.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb nuk u b\u00eb me dije q\u00eb subjektit t\u2019i jet\u00eb kaluar barr\u00eb prove dhe p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, megjith\u00ebse u evidentua se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK kishte ndryshuar raportin e par\u00eb ku konstatohej p\u00ebrshtatshm\u00ebria, duke konkluduar n\u00eb pap\u00ebrshtatshm\u00ebri bazuar n\u00eb informacione ku ngriheshin dyshime p\u00ebr veprime korruptive n\u00eb procese penale e civile.<\/p>\n<p>Qirko sqaroi se subjekti e kishte kund\u00ebrshtuar raportin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK-s\u00eb. Edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari Banushi deklaroi se pretendimet e ngritura nga DSIK nuk gjenin asnj\u00eb reflektim n\u00eb rezulatet e hetimit t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb perceptim i gabuar i atij q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb informacionin dhe n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq \u00ebsht\u00eb shpifje nga ndonj\u00eb person i pak\u00ebnaqur nga vendimarrjet e mia,\u201d deklaroi Banushi.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Qirko v\u00ebrejti se K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor kishte depozituar raport pozitiv p\u00ebr gjyqtarin Banushi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga 16 denoncime nga publiku q\u00eb jan\u00eb depozituar n\u00eb KPK, subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr tre prej tyre.<\/p>\n<p>Denoncuesi S.B. pretendon se gjyqtari Banushi nuk ka dh\u00ebn\u00eb vendim t\u00eb drejt\u00eb, pasi vendimarrja e tij \u00ebsht\u00eb prishur dhe nga Apeli. Sipas Qirkos, Apeli ka prishur vendimin me argumentin se vendimarrja e subjektit \u00ebsht\u00eb n\u00eb mosrespektim t\u00eb normave proceduriale, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb hetimi t\u00eb plot\u00eb gjyq\u00ebsor, si dhe duket se mungon arsyetimi ligjor.<\/p>\n<p>Banushi deklaroi se vet\u00eb denoncuesi S.B. referon n\u00eb denoncim se ka 25 vite q\u00eb b\u00ebn\u00eb gjyqe dhe se i ka humbur t\u00eb gjitha. Sipas subjektit, k\u00ebrkes\u00eb padin\u00eb e S.B. e ka rr\u00ebzuar pasi p\u00ebrb\u00ebnte gj\u00eb t\u00eb gjykuar.<\/p>\n<p>Gjyqtari Banushi shpjegoi se padit\u00ebsi ka paditur motrat dhe v\u00ebllez\u00ebrit p\u00ebr p\u00ebrpjestimin e nj\u00eb prone pas vdekjes s\u00eb babait dhe t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, duke pretenduar se kjo e fundit me an\u00ebn e nj\u00eb kontrate dhurimi i kishte l\u00ebn\u00eb atij nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb ishte ndar\u00eb me vendim gjyq\u00ebsor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr secilin.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e ka zgjidhur dhe prandaj e kam th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e gjykuar. Jam l\u00ebnduar nga apeli se gjyqtari apelit nuk mund t\u00eb sulmoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb\u201d, tha Banushi dhe pretendoi se nga faktet rezulton e kund\u00ebrta nga sa ka arsyetuar apeli.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, Apeli nuk e ka zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen dhe as nuk thot\u00eb se ku \u00ebsht\u00eb gabuar. \u201cKam marr\u00eb gjith\u00eb provat e ngritura dhe kam zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen. Vendimi i ka gjith\u00eb elementet\u201d, k\u00ebmb\u00ebnguli Banushi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuar nga L.Z., rezulton se Apeli e ka prishur vendimin e Banushit po p\u00ebr shkelje procedurale. Sipas Apelit, subjekti nuk ka mund\u00ebsuar sigurimin e mbrojtjes efektive t\u00eb nj\u00eb t\u00eb pandehuri, si dhe nuk ka evidentuar problemet e sh\u00ebndetit mendor q\u00eb kishte personi q\u00eb po gjykohej p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale. \u201cDuket se ka shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale\u201d, pohoi Qirko.<\/p>\n<p>Banushi shpjegoi se denoncuesja \u00ebsht\u00eb n\u00ebna e nj\u00eb t\u00eb pandehuri p\u00ebr \u201cvrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u201d. Ai v\u00ebrejti se trupa p\u00ebrb\u00ebhej nga tre gjyqtar\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk ishin konstatuar probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor tek i pandehuri.<\/p>\n<p>\u201cI pandehuri paraqiste alibi p\u00ebr t\u2019u shfaj\u00ebsuar. Nuk kemi konstatuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Apeli e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb. Madje \u00ebsht\u00eb kryer ekseprtim dhe nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb vuajtur nga sh\u00ebndeti mendor. Nuk e di se nga i ka dal\u00eb Apelit se kishte probleme mendore\u201d, sqaroi Banushi.<\/p>\n<p>\u201cSi ka mund\u00ebsi q\u00eb apeli konstaton se ka probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor dhe e mban n\u00eb arrest n\u00eb burg t\u00eb zakonsh\u00ebm dhe nuk e transferon n\u00eb spitalin e burgut? Duket se nuk e ka marr\u00eb seriozisht at\u00eb q\u00eb ka shkruar\u201d, v\u00ebrejti Banushi p\u00ebr kolegun e Apelit.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se i pandehuri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar gjithmon\u00eb me avokat\u00eb t\u00eb zgjedhur prej tij ose t\u00eb caktuar kryesisht. Lidhur me konstatimin p\u00ebr mosregjistrimin e seancave audio, ai shpjegoi se sistemi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Fierit ishte mund\u00ebsuar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2013, nd\u00ebrsa procesi gjyq\u00ebsor kishte filluar 10 muaj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin p\u00ebr mosshoq\u00ebrimin e nj\u00eb d\u00ebshmitari, Banushi sqaroi se e kishin thirrur tre her\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrfundim kishin udh\u00ebzuar shoq\u00ebrimin e detyruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Banushi \u00ebsht\u00eb denoncuar pran\u00eb KPK dhe nga nj\u00eb p\u00ebrmbarues gjyq\u00ebsor. Sipas subjektit, p\u00ebrmbaruesi p\u00ebrfaq\u00ebsonte t\u00eb dyja shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb i kishin borxhe nj\u00ebra -tjetr\u00ebs, ku nj\u00ebra n\u00eb vler\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, nd\u00ebrsa tjetra n\u00eb nj\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb padi t\u00eb kryer nga nj\u00eb prej pal\u00ebve, Banushi shpjegoi se i plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar, ndryshe nga sa pretendonte p\u00ebrmbaruesi. Sipas subjektit, kjo k\u00ebrkes\u00eb padi \u00ebsht\u00eb trajtuar si ankim pasi ishte e till\u00eb. \u201cP\u00ebrmbaruesi gjyq\u00ebsor thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb ndryshuar shkaku ligjor i padis\u00eb. P\u00ebrcaktimin e faktit e b\u00ebn\u00eb gjykata dhe jo pala\u201d, deklaroi Banushi.<\/p>\n<p>Banushi dha shpjegime dhe p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje civile pron\u00ebsie t\u00eb denoncuar nga shtetasi A.Y, i cili pretendonte se njohjen e bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb n\u00eb nj\u00eb objekt n\u00eb proces legalizimi, q\u00eb sipas tij e kishte nd\u00ebrtuar me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, por bashk\u00ebshortja e k\u00ebtij t\u00eb fundit kishte kryer e vetme k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr legalizim duke pretenudar se ishte pasur e krijuar prej saj.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, apeli ka konstatuar se Banushi nuk ka kryer hetim gjyq\u00ebsor t\u00eb plot\u00eb dhe shkelje procedurale. Banushi e kund\u00ebrshtoi vendimin e apelit duke arugmentuar se i kishte marr\u00eb t\u00eb gjitha provat e nevojshme.<\/p>\n<p>Qirko e pyeti subjektoin n\u00ebse kishte pasur ndonj\u00ebher\u00eb nd\u00ebrhyrje p\u00ebr p\u00ebrshpejtimin e k\u00ebtij procesi apo n\u00eb vendimarrje, por Banushi e mohoi nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. \u201cJo asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje. Apeli e ka prishur p\u00ebr aspekte procedurale\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Banushi dha shpjegime dhe p\u00ebr zgjatjen e gjykimit tej afateve t\u00eb disa \u00e7\u00ebshtjeve, p\u00ebr t\u00eb cilat tha se nuk ishin kryer si duhet p\u00ebrllogaritjet pasi ishin p\u00ebrfshir\u00eb dhe muaji gusht kur kishte qen\u00eb me leje. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb asnj\u00eb rast nuk kishte qen\u00eb ai shkak p\u00ebr shtyrjen e seancave p\u00ebr proceset p\u00ebr t\u00eb cilat ishte tejkaluar afati, por pal\u00ebt ose koleg\u00ebt q\u00eb kishin munguar n\u00eb rastet kur trupa p\u00ebrb\u00ebhej nga tre gjyqtar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij gjyqtari Taulant Banushi deklaroi se konsideronte se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 30 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit, Taulant Banushi u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 28 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr konstatimet n\u00eb kriterin profesional, si dhe kund\u00ebrshtoi nj\u00eb raport negativ p\u00ebr figur\u00ebn. N\u00eb kriterin e pasuris\u00eb nuk u evidentuan probleme. Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Banushi po [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71746,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[208,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/Taulant-Banushi-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Taulant Banushi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71745"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71745"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71745\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71747,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71745\/revisions\/71747"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71746"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71745"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71745"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71745"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}