{"id":71748,"date":"2022-03-28T19:51:36","date_gmt":"2022-03-28T17:51:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bledar-bejko-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2022\/03\/28\/"},"modified":"2023-04-06T16:38:25","modified_gmt":"2023-04-06T14:38:25","slug":"bledar-bejko-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bledar-bejko-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2022\/03\/28\/","title":{"rendered":"Bledar Bejko jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Bledar Bejko i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 28 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb profesionalizmit. Procesi i vetingut p\u00ebr Bejkon po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshi dhe an\u00ebtar Olsi Komici. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Bledar Bejko e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2007, ai u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe rreth 100 m2, t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit nga prind\u00ebrit e prokurorit Bejko n\u00eb vitin 1992, kur dhe ai ishte n\u00eb mosh\u00eb madhore dhe rezulton si bashk\u00ebpronar me 1\/3 pjes\u00eb takuese.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 96.5 m2 po n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr 87 mij\u00eb euro, relatorja Bekteshi sqaroi se subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb, konstatim q\u00eb ka rezultuar nga analiza financiare paraprake.<\/p>\n<p>Po ashtu, u konstatua pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e shlyerjes s\u00eb dy kredive konsumatore q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d \u00ebsht\u00eb pasqyruar tjet\u00ebr burim nga ato t\u00eb sh\u00ebnuara n\u00eb deklarat\u00ebn periodike dhe t\u00eb deklaruara gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Bekteshi sqaroi se n\u00eb n\u00eb vitin 2008, subjekti ka deklaruar si burim p\u00ebr apartamentin 57 mij\u00eb euro t\u00eb dh\u00ebna nga prind\u00ebrit e tij dhe 30 mij\u00eb euro kredi. Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka deklaruar 47 mij\u00eb euro t\u00eb transferuara nga prind\u00ebrit n\u00eb llogarin\u00eb e tij bankare.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, subjekti ka sh\u00ebnuar si burim dhe dy kredi konsumatore n\u00eb vler\u00ebn totale 9 mij\u00eb euro, nj\u00eb t\u00eb marr\u00eb prej tij dhe nj\u00eb nga bashk\u00ebshortja, q\u00eb i ka shlyer brenda vitit 2008 me t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit. Po ashtu, ka deklaruar dhe kredin\u00eb 30 mij\u00eb euro, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, Bejko i ka q\u00ebndruar deklarimit t\u00eb vitit 2008 duke k\u00ebmb\u00ebngulur se p\u00ebr blerjen e apartamentit kan\u00eb sh\u00ebrbyer 57 mij\u00eb euro t\u00eb dh\u00ebna prej t\u00eb atit dhe kredia 30 mij\u00eb euro. Ai ka shpjeguar se vlera e dh\u00ebn\u00eb prej prind\u00ebrve i p\u00ebrket \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb prej tyre n\u00eb vitin 2003 dhe t\u00eb shitur n\u00eb 2007-\u00ebn p\u00ebr shum\u00ebn 90 mij\u00eb euro, aq sa paraqitet dhe n\u00eb nj\u00eb prej kontratave noteriale.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni konstatoi se nga hetimi rezulton se prind\u00ebrit e kan\u00eb shitur apartamentin p\u00ebr \u00e7mimin 90 mij\u00eb euro, n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb hipotek\u00eb \u00e7mimi figuron n\u00eb shum\u00ebn 38 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb mospagimit t\u00eb detyrimeve p\u00ebr \u00e7mimin e shitjes 90 mij\u00eb euro, deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit administrativ \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb analiz\u00ebn financiare vlera 38 mij\u00eb USD\u201d, v\u00ebrejti Bekteshi dhe shtoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishte konstatuar balanca negative.<\/p>\n<p>Prokurori Bejko k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohej deklarimi i vitit 2008, duke argumentuar se ai deklarim ishte m\u00eb pran\u00eb veprimeve t\u00eb kryera, si dhe t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb analiz\u00eb vlera 57 mij\u00eb euro i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej prind\u00ebrve t\u00eb tij. Sh\u00ebnimin n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d se p\u00ebr shlyerjen e dy kredive konsumatore kishin kontribuar prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes e konsideroi si nj\u00eb \u2018lapsus formal\u2019.<\/p>\n<p>Ai theksoi se prind\u00ebrit kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme dhe se kishin pasur mund\u00ebsi q\u00eb t\u2019i jepnin vler\u00ebn 57 mij\u00eb euro n\u00eb 2008-\u00ebn.\u00a0 Subjekti shtoi se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr kontrat\u00ebn e dor\u00ebzuar n\u00eb hipotek\u00eb ku sh\u00ebnohej \u00e7mimi i shitjes 38 mij\u00eb USD. \u201c\u00cbsht\u00eb v\u00ebrtetuar dhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit se vlera reale e shitjes s\u00eb apartamentit nga prind\u00ebrit n\u00eb vitin 2007 ka qen\u00eb 90 mij\u00eb euro,\u201d v\u00ebrejti Bejko dhe renditi t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve deri n\u00eb koh\u00ebn kur ishin kryer pagesat e apartamentit.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se kishte paraqitur dokumentacion ligjor p\u00ebr t\u00eb ardhurat e t\u00eb atit nga pagat deri n\u00eb vitin 2002 dhe se vet\u00ebm prej pensionit n\u00eb periudh\u00ebn e m\u00ebvonshme babai kishte p\u00ebrfituar rreth 6.2 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Bejkos, prind\u00ebrit kishin p\u00ebrfituar rreth 4.1 milion\u00eb lek\u00eb nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb objekti prej vitit 1996 dhe se n\u00eb 2000-in n\u00ebna kishte shitur p\u00ebr \u00e7mimin 10 milion\u00eb lek\u00eb nj\u00eb magazin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se prind\u00ebrit i kishin investuar k\u00ebto shuma n\u00eb depozita bankare ku gjat\u00eb periudh\u00ebs 2000-2008 kishin fituar rreth 6 milion\u00eb lek\u00eb interesa. Bejko shtoi se dhe ai vet\u00eb kishte pasur t\u00eb ardhura n\u00eb mas\u00ebn 6.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe v\u00ebllai n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe se familja rezultonte me balanc\u00eb pozitive n\u00eb shum\u00ebn 3.8 milion\u00eb lek\u00eb pas dh\u00ebnies s\u00eb vler\u00ebs 57 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Bejko u pyet n\u00eb seanc\u00eb edhe p\u00ebr disa transaksione t\u00eb kryera nga bashk\u00ebjetuesja, e cila ka punuar si drejtore e nj\u00eb dege banke. Ai shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se bashk\u00ebshortja kishte kryer transaksione p\u00ebr familjar\u00ebt me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar shuma t\u00eb vogla nga kursi k\u00ebmbimit valutor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr gjetje e Komisionit kishte t\u00eb b\u00ebnte me blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb Gjermani nga prokurori Bejko n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb shoku t\u00eb tij, p\u00ebr \u00e7mimin 11 mij\u00eb euro dhe rreth 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb paguara p\u00ebr zhdoganimin. Bekteshi konstatoi se vlera 2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb prokurorit Bejko nga shoku i tij I.V., tejkalon limitin p\u00ebr t\u2019u kaluar n\u00eb pik\u00ebn e kalimit kufitar.<\/p>\n<p>Bejko sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se mjetin e kishte bler\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr llogari t\u00eb shokut t\u00eb tij dhe se nuk kishte pasur asnj\u00eb lloj p\u00ebrfitimi.<\/p>\n<p>Lidhur me vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb kaluar n\u00eb kufi, ai deklaroi se nj\u00eb pjes\u00eb e shum\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga shoku e kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, kurse pjes\u00ebn tjet\u00ebr e kishte ndar\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb me bashk\u00ebjetuesen, pasi kishin udh\u00ebtuar s\u00eb bashku drejt Gjermanis\u00eb. Prokurori Bejko v\u00ebrejti se ky fakt v\u00ebrtetohej nga sistemi TIMS dhe se secili prej tyre kishte pasur me vete n\u00eb pik\u00ebn kufitare vler\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl nga ajo e detyruar p\u00ebr t\u2019u deklaruar.<\/p>\n<p>I pyetur nga kryesuesja Qirko lidhur me fillimin e bashk\u00ebjetes\u00ebs, subjekti shpjegoi se ishte provuar se deri n\u00eb 2008-\u00ebn kishte jetuar me prind\u00ebrit. Pasi Qirko solli n\u00eb v\u00ebmendje deklarimin se n\u00eb vitin 2007 ai kishte udh\u00ebtuar me bashk\u00ebjetuesen drejt Gjermanis\u00eb, subjekti theksoi se fakti pse kishin udh\u00ebtuar bashk\u00eb nuk e b\u00ebnte person t\u00eb lidhur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte provuar burimet e ligjshme t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar dy raporte t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr prokurorin Bledar Bejko, ku n\u00eb t\u00eb parin e ka konsideruar t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dytin si t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Bekteshi sqaroi se DSIK e kishte ndryshuar q\u00ebndrimin bazuar n\u00eb informacione se gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb subjekti ushtron detyr\u00ebn n\u00eb Durr\u00ebs, mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime korruptive n\u00ebp\u00ebrmjet leht\u00ebsimit t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb t\u00eb pandehurve. Por, Bekteshi deklaroi se KPK i ka konsideruar k\u00ebto informacione t\u00eb lidhura me aspektin profesional dhe jo me figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Bejko e cil\u00ebsoi jologjik dhe t\u00eb padrejt\u00eb konstatimin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK. \u201cKomisioni nuk m\u00eb ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe \u00e7moj se kam arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm edhe p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs,\u201d pohoi Bejko.<\/p>\n<p>N\u00eb kriterin profesional, prokurori Bejko dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr 4 prej 21 denoncimeve t\u00eb depozituara nga publiku, pasi p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre Komisioni nuk ka gjetur probleme.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb denoncim t\u00eb kryer nga shtetasja V.A. e cila pretendon se nuk i \u00ebsht\u00eb njoftuar vendimi i pushimit duke i hequr t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit, Bejko sqaroi se kishte njoftuar avokatin e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb. Ai evidentoi nj\u00eb seri email-esh, ku fillimisht denoncuesja i ankohej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim dhe Kryeministrit, i cili ia kishte p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb email ankes\u00ebn Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, ky i fundit ia kishte kaluar Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe n\u00ebp\u00ebrmjet email-it t\u00eb drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb i kishte mb\u00ebrritur vet\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Subjekti sqaroi se bazuar n\u00eb datat e email-eve, rezultonte se denoncuesja kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr vendimin e pushimit dy dit\u00eb m\u00eb pas, pasi shprehej se \u201ce kishte telefonuar avokati dhe i kishte treguar se prokurori Bledar Bejko e kishte pushuar akuz\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb prej t\u00eb dyshuarve\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me ndryshimin e kualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb regjistruar fillimisht p\u00ebr vrasje n\u00eb bashk\u00ebpunim me dashje, por t\u00eb ndryshuar m\u00eb von\u00eb n\u00eb vrasje nga pakujdesia t\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb prej autor\u00ebve t\u00eb dyshuar, Bejko tha se kishte kryer n\u00eb vendim arsyetim t\u00eb gjer\u00eb se mungonin rrethanat dhe motivet p\u00ebr nj\u00ebrin prej t\u00eb dyshuarve. \u201cNuk provohet se ky person ka ushtruar veprime direkt\u201d, pohoi Bejko.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku subjekti ka leht\u00ebsuar k\u00ebrkimin p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb caktuar ndaj disa punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb post\u00ebs s\u00eb plazhit n\u00eb Durr\u00ebs, nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d Bejko sqaroi se bazuar n\u00eb provat e siguruara kishte r\u00ebn\u00eb niveli i dyshimit t\u00eb arsyesh\u00ebm. Sipas Bejkos, ky fakt ishte provuar dhe nga hetimi q\u00eb kishte rezultuar se efektivi ndaj t\u00eb cilit kishte k\u00ebrkuar leht\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, nuk kishte pasur lidhje.<\/p>\n<p>Subjekti dha shpjegime p\u00ebr pushimin e hetimit p\u00ebr nj\u00eb aksident t\u00eb ndodhur n\u00eb vitin 2009 n\u00eb vendin e quajtur \u201cShk\u00ebmbi i Kavaj\u00ebs\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs penale. Ai sqaroi se \u00e7\u00ebshtja i kishte kaluar p\u00ebr hetim n\u00eb vitin 2017, kur dhe ishte parashkruar vepra penale. Lidhur me pretendimin e ankuesve se nuk ishte kryer nj\u00eb akt-ekspertim, Bejko sqaroi se personi q\u00eb e kishte n\u00ebnshkruar kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe se ishte e pamundur t\u00eb sigurohej n\u00ebnshkrimi p\u00ebr krahasim.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, n\u00eb deklarat\u00ebn e t\u00eb d\u00ebmtuarit nuk kishte ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ngjarjen, pasi ai ishte shprehur se nuk ishte n\u00eb gjendje q\u00eb deklaronte pasi ishte i pamundur si pasoj\u00eb e gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore. Bejko tha se nuk kishte arsye q\u00eb oficeri policis\u00eb t\u00eb kishte falsifikuar n\u00ebnshkrimin n\u00eb procesverbalin e mbajtur, pasi nuk kishte asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb ndikonte n\u00eb hetim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim prokurori Bledar Bejko deklaroi se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si dhe nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin. \u201cMendoj se Komisioni duhet t\u00eb m\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb pasi i p\u00ebrmbush t\u00eb tre kriteret,\u201d k\u00ebrkoi Bejko. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 31 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Bledar Bejko i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 28 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb profesionalizmit. Procesi i vetingut p\u00ebr Bejkon po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71749,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/Bejko-plus-Sevdari.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Bledar Bejko pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71748"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71748"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71748\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71750,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71748\/revisions\/71750"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71749"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71748"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71748"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71748"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}